• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, September 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

‘Në Spaç na mbante gjallë Zoti”, të mbijetuarit rrëfejnë besimin që nuk ua theu dot regjimi komunist dhe vitet me Dom Ernest Simon Troshanin

Në ish burgun e Spaçit, aty ku për dekada u shtypën liria dhe besimi, mesha e kremtuar nga Imzot Ernest Simoni Troshani u kthye edhe një herë në një moment kujtese për të mbijetuarit e ferrit komunist.

Mes mureve të Spaçit, ku dikur vuajtën qindra të dënuar politikë, kujtesa e të mbijetuarve rikthehet përmes historive që kanë brenda dhimbje, qëndresë dhe besim në Zot. Tre ish-të burgosur të këtij kampi, Gjet Kadeli, Zenel Drangu dhe Nikoll Prenga Tuci, rrëfejnë përballjen e tyre me regjimin komunist dhe figurën e Dom Ernest Simon Troshanit, i cili sot rikthehet në Spaç si kardinal.

Në ish burgun e Spaçit, aty ku për dekada u shtypën liria dhe besimi, mesha e kremtuar nga Imzot Ernest Simoni Troshani u kthye edhe një herë në një moment kujtese për të mbijetuarit e ferrit komunist.

Mes mureve të rrënuara, tre prej ish-të burgosurve në këtë burg: Gjet Kadeli, Zenel Drangu dhe Nikollë Prenga Tuci, rikthejnë historitë e tyre, të lidhura nga vuajtja, besimi në Zot dhe kujtimet për meshtarin që sot kthehet në Spaç si kardinal.

Gjithashtu mund të lexoni

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Gjet Kadeli: ‘Besimi nuk m’u shua kurrë’ 

Kalvari i familjes Kadeli nisi në vitin 1949, pas vrasjes së Bardhok Bibës. Familja u internua fillimisht në kampin e Tepelenës dhe më pas jetoi për vite të tëra nën përndjekjen e regjimit komunist.

Vetë Gjet Kadeli u arrestua për herë të parë në vitin 1962. Pas një tjetër dënimi në vitin 1972, ai u dërgua në burgun e Spaçit, ku u bë pjesë e revoltës së njohur të të burgosurve politikë.

“Ishte ideja ime që revoltës t’i jepnim karakter politik. Donim t’i tregonim regjimit se nuk do të dorëzoheshim,”,- kujton Kadeli

Përpara Spaçit kishte kaluar edhe 12 vite në burgun e Burrelit, ndërsa në Spaç vuajti edhe një vit e gjysmë.  Por, mes izolimit dhe dhunës, besimi mbeti i palëkundur.

“Kam qenë gjithmonë besimtar në Zot,”, thotë ai.

Një nga episodet që nuk harron lidhet pikërisht me besimin. Ai përshëndeste bashkëfshatarët e tij me fjalët: “Rroftë e qoftë Jezu Krishti!”. Kur dikush i kërkoi të mos i përdorte më ato fjalë, Kadeli iu përgjigj:

“Do të vijë koha kur kambanorja e Abacisë së Oroshit do të ngrihet përsëri, edhe më lart se ka qenë.”

Fjalët u raportuan menjëherë te komanda e burgut dhe ai përfundoi në birucë.

Kur mbërriti në Spaç, më 18 janar 1973, aty gjeti edhe Dom Ernest Simon Troshanin.

“Ishte vetëm një birucë e vogël me një dritare. Bëra nëntë ditë grevë urie dhe më pas më nxorën,” kujton ai.

Zenel Drangu: “Në SPAÇ kishte uri, por edhe harmoni fetare” 

Zenel Drangu e njeh çdo cep të burgut të Spaçit. Ai mbërriti aty në fillim të vitit 1973 dhe u lirua vetëm në fund të vitit 1989, pasi kishte kaluar rreth 17 vite në burg, 15 prej tyre pikërisht në Spaç.

Ai tregon kushtet çnjerëzore të jetesës.

“Në një dhomë flinin 54 veta. Secili kishte vetëm rreth 60 centimetra hapësirë për të fjetur. Ishte tmerr” thotë Drangu

Racionet ushqimore ishin minimale.

“Kishim vetëm pak gram oriz, sheqer dhe disa pika vaj. Me atë ushqim duhej të punonim në minierë” thotë ai. 

Sot ai shpreh keqardhjen që burgu është lënë të degradojë.

“Ky është një holokaust shqiptar. Politikës nuk i ka interesuar ta ruajë këtë vend si dëshmi” shton Drangu. 

Drangu është sot kryetar Shoqatës kombëtare të ish-të burgosurve politikë dhe vazhdon të udhëheqë vizitorë shqiptarë e të huaj në Spaç.

Besimi, thotë ai, nuk u zhduk as në burg.

“Po, besonim në Zot. Kishte një harmoni të rrallë fetare mes të burgosurve” thotë ai. 

Për Dom Ernest Simon Troshanin flet me respekt të veçantë.

“Kardinali që vjen sot këtu ka qenë miku im i ngushtë. E kam respektuar kur ishte vetëm një meshtar i përndjekur, jo sepse kishte poste” tregon Drangu.

Çdo vit, thotë ai, Troshani rikthehet në Spaç për të kremtuar meshë në kujtim të katër të pushkatuarve të revoltës dhe të gjithë atyre që humbën jetën në burg.

Drangu kujton se shumë të burgosur ishin dënuar vetëm për shkak të besimit.

“Feja ishte ndaluar me ligj dhe konsiderohej agjitacion e propagandë” shton ai. 

Edhe Dom Ernest Simoni u dënua fillimisht me vdekje, dënim që më pas iu kthye në 25 vite burg, pasi kishte kremtuar meshë për Presidentin amerikan John F. Kennedy pas atentatit ndaj tij.

“Këtë ua tregoj edhe vizitorëve amerikanë. Habiten dhe preken kur mësojnë çfarë ka ndodhur në Shqipëri” thotë Drangu

Nikolla Prenga (TuciI): “Festat fetare i kremtonim fshehurazi” 

Nikoll Prenga Tuci u dënua me 28 vite burg, nga të cilat vuajti 24. Rreth dhjetë vite i kaloi në Burrel, ndërsa pjesën tjetër në kampe dhe burgje të ndryshme.

Me Dom Ernest Simon Troshanin u njoh fillimisht në kampin e Elbasanit, ku ndërtohej fabrika e çimentos.

“Ishte një njeri shumë dinjitoz, i urtë dhe i dashur me të gjithë. Gëzonte respektin e çdo të burgosuri” thotë Prenga.

Edhe ai thotë se besimin nuk e humbi asnjëherë.

“Kam qenë gjithmonë besimtar” shton ai. 

Në vitin 1967, kur regjimi mbylli kishat dhe xhamitë, ndodhej në Shkodër. Aty, për shkak të lidhjeve familjare me At Pjetër Tucin, u identifikua nga Sigurimi dhe më vonë u arrestua.

Por pavarësisht ndalimit të fesë, të burgosurit i ruanin traditat fetare.

“Festat i kremtonim fshehurazi. Myslimanët e dinin kur ishin Krishtlindjet dhe na uronin. Edhe ne i uronim ata për Bajram” thotë Prenga.

Ndonjëherë ndanin një karamele apo një filxhan kafeje që ua sillnin familjarët.

“Kur vinte Pashka, Krishtlindja apo Bajrami, ndonjë polic i mirë na lejonte të merrnim dru për zjarr ose mbyllte një sy” tregon ai.

Edhe pse kujton se kishte njerëz të mirë mes policëve, ai e cilëson regjimin komunist si sistemin më të përgjakshëm që ka njohur Shqipëria.

Në Spaç, mesha e Imzot Ernest Simon Troshanit nuk është vetëm një rit fetar. Për të mbijetuarit, ajo është një rikthim në vendin ku besimi u vu në provën më të vështirë dhe ku, pavarësisht torturave, urisë dhe izolimit, shumë prej tyre nuk hoqën dorë kurrë nga Zoti.

Marrë nga Shqiptarja.com

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti...”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91

Next Post

Kalendari 03 Gusht 2026

Artikuj të ngjashëm

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
Dossier

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

September 20, 2026
Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
Dossier

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën
Dossier

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

September 19, 2026
“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus
Dossier

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të
Dossier

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

September 19, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
Next Post
Kalendari 01 Gusht 2026

Kalendari 03 Gusht 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme