• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, April 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Letra me emrat e 41 klerikëve dibranë në ’67-ën: “Ju shoku Enver, po transformoni atdheun t’onë socialist, ne s’do jetojmë më me djersën e…”

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga një dosje voluminoze e fondit të ish-Komitetit Qendror të PPSH-së që i përket vitit 1967 kur sapo kishte nisur fushata e egër e luftës kundër fesë dhe besimeve fetare si dhe prishjen e objekteve të kultit, si kisha, xhamia, manastire, teqe, tyrbe etj. 

Gjë e cila hasi në një rezistencë të madhe jo vetëm nga ana e tre besimeve fetare, ku klerikë të ndryshëm, myslimanë, bektashinj, katolikë e ortodoksë, si dhe besimtarë të ndryshëm, nisën shumë letra në adresë të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxhës, ku reagonin ndaj asaj që po ndodhte dhe i bënin thirrje që të ndalohej sa më parë ajo fushatë që sapo kishte nisur.

Për t’i paraprirë një reagimi mbarë popullor, disa komitete partie të rretheve, për t’u dukur se po i zbatonin dhe ishin në rregull me direktivat e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe “fjalimit programatik të shokut Enver”, të mbajtur më 27 shkurt të vitit 1967  “mbi luftën ndaj zakoneve prapanike…”, bënë manipulime të shumta, duke inskenuar letra të ndryshme, që gjoja i dërgoheshin Komitetit Qendror të PPSH-së dhe personalisht, “udhëheqësit të dashur të Partisë dhe të popullit, shokut Enver Hoxha”, nga klerikë dhe besimtarë të ndryshëm.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në 1977-ën, Kardinali Humberto Medeiros i Bostonit dhe Peshkopi ortodoks shqiptar Marko Lipe, bënë një deklaratë për ligjet antifetare në Shqipëri, ku…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

“Tito ka qenë kundër autonomisë së Kosovës, ai ka akuzuar Kardelin dhe Bakariqin, si arkitektë të kushtetutës së ‘74-ës…”/ Dëshmitë e studiuesit që deglorifikon figurën e ish-kreut të Jugosllavisë

Siç është një letër e datës 25 shkurt të vitit 1967-të, dërguar personalisht sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxhës, nga 41 klerikë të rrethit të Dibrës, ku në atë kohë ishte sekretar i Parë i Komitetit të Partisë, Sul Baholli, e cila po publikohet pjesërisht në këtë shkrim dhe ku duket qartë nga faksimilja përkatëse se nuk asnjë firmë nga 41 klerikët që kanë emrat aty.

Letra e 41 klerikëve myslimanë të rrethit të Dibrës për Enver Hoxhën

I DASHTUNI SHOKU ENVER

Ne, një grup klerikësh dhe besimtarë të rrethit të Dibrës, të frymëzuar nga vendimet historike të Kongresit të V-të të Partisë si dhe nga fjala juaj botue në gazetën “Zëri i Popullit” më 7 shkurt 1967-të dhe nga letra drejtue 75 pleqve të rrethit të Kukësit, analizuem veprimtarinë dhe pozitën tonë në shoqërinë socialiste.

Para syve tanë po ndodhin ndryshime të mëdha. Populli ynë nën udhëheqjen e Partisë me në krye Juve shoku Enver, po transformon atdheun tonë në një vend të lulëzuar socialist. Po krijohet njeriu i ri i pajisur nga Partia me virtytet të larta që nga mënyra të vetëdijshme ja kushton çdo gjë interesave të popullit dhe të Atdheut.

Duke studiue me vëmendje letrën që i drejtohet kuvendit të pleqve të Kukësit, ne shohim kjartë se Ju shoku Enver me zëmër të hapun shfaqni preokupacionin t’uej dhe të Partisë për t’ardhmen e ndritun të këtij populli, prandaj edhe ne vetë po ju flasim me zemër të hapun dhe me besim te madh tek Partia, populli dhe tek Ju, se do të na kuptojnë e kuptoni drejt.

Ne si pjesëtarë të kësaj shoqërie, që marshon drejt së ardhmes së ndritun po e kuptojmë se nuk kemi marrë pjesë aktive në ndërtimin socialist. Para ardhësit tanë me pikëpamje fetare rrënjosën tek ne ndjenjën që të jetojmë me djersën e të tjerëve. Ne po kuptojmë se kështu i shërbenim jo qëllimit të naltë të popullit dhe të Atdheut, por mbeturinave të ish klasave shfrytëzuese, nuk i shërbenim së resë, por së vjetrës.

Në letrën drejtue kuvendit të pleqve në Kukës, Juve shoku Enver theksoni: “Zakonet e këqija duhet t’i zhdukim, na mëson Partia: dhe vazhdoni: “Më falni t’ju flas hapur, ashtu siç më folët dhe ju. Me këto që do të them, unë s’kam asnjë qëllim të prek besimet t’uaja”. Gjithashtu edhe neve shoku Enver, po ju themi edhe njëherë haptas, pavarësisht nga besimi i jonë, ne me veprimet….

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Shëndet dhe jetë të gjatë Juve shoku Enver, të rroni sa malet kreshnike për të mirën e Atdheut dhe të popullit tonë.

                         Me respekt

                  Nga 41 klerikë dhe besimtarë të

                      Rrethit të Dibrës

Sali Hoxha, Besim Shehu, Baba Myslymi,  Nimet Shehu, Ymet Hoxha, Shefki Rama, Sinan Lleshi, Qazim Selimi, Hoxha Gjymyshka, Ibrahim Hoshafi, Xhevat Shehi, Elmaz Karabrahimi, Rruzhdi Shehu, Shaban Shehi, Rruzhdi Shehi, Vehbi Hoxha, Shehat Shehi, Mensur Shehu, Hashim Shehi, Xhdevdet Shehi, Lam Lami, Sefer Dalipi, Hasan Shehi, Shaqir Shehi, Haxhi Shehi, Murat Shehi, Jonuz Shehi, Surja Shehi, Zabit Paci, Imer Rustani, Hilmi Hoxha, Besnik Shehi, Tofik Piku, Behxhet Hoxha, Veli Shehi, Osman Hoxha, Hasan Shehi, Sali Shehi, Sadik Shehi, Hafuz Qamili./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Historia e panjohur e familjes Kërçiku: Nga Sulejmani, Komisari i Policisë që arrestoi Haxhi Qamilin, Hajdari kryearkitekti i Bashkisë së Grazit në Austri, te Dr. Kadriu, mjeku i famshëm

Next Post

Romani "Murtaja" i Albert Camus-ë, më i kërkuari në botë në këtë periudhë pandemie

Artikuj të ngjashëm

“Në 1977-ën, Kardinali Humberto Medeiros i Bostonit dhe Peshkopi ortodoks shqiptar Marko Lipe, bënë një deklaratë për ligjet antifetare në Shqipëri, ku…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës
Dossier

April 13, 2026
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit
Dossier

“Tito ka qenë kundër autonomisë së Kosovës, ai ka akuzuar Kardelin dhe Bakariqin, si arkitektë të kushtetutës së ‘74-ës…”/ Dëshmitë e studiuesit që deglorifikon figurën e ish-kreut të Jugosllavisë

April 12, 2026
“Në atë farë skene të kampit të Spaçit, doli i pari i burgosuri Dhimitër Furxhi, njihej, aktor i vërtetë profesionist, i cili filloi të…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, ish-i dënuar politik
Dossier

“Kur mbarë populli mbante zi për vdekjen e shokut Enver Hoxha, i dënuari Bedri Blloshmi, u tha të dënuarve të tjerë që po hanin bukë…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit për kampin e Spaçit, 11 prill ‘85

April 14, 2026
“Kryehetuesi, zotni Qemali, më tha; ‘Fol për Fishtën, thuej të vërtetën, edhe kur të dalësh, thuej asht patriot, asht artist, – e përsëriti me delikatesë, – por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-Ipeshkvit të Shkodrës
Dossier

“Ndalimi i fesë në Shqipëri, kaloi pa u vënë re jashtë vendit dhe ngjalli pak protesta, me përjashtim të gazetës së Vatikanit, ‘L’Observatore Romano’…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit nga SHBA-ës

April 13, 2026
“Punë e madhe që vdiq Enver Hoxha, po të kish vdekur më përpara, do të ish gjallë Mehmet Shehu, i cili do të…”/ Dokumentet e Sigurimit për “komentet e elementit armik” në rrethin e Vlorës, 11 prill ‘85

“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Në 1967 kur Enver Hoxha filloi sulmin frontal kundër fesë, bota myslimane reagoi ashpër dhe gazeta ‘Al Arabi’ e Kuvajtit, botoi për Shqipërinë një…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit nga SHBA-ës

April 13, 2026
Next Post
Romani “Murtaja” i Albert Camus-ë, më i kërkuari në botë në këtë periudhë pandemie

Romani "Murtaja" i Albert Camus-ë, më i kërkuari në botë në këtë periudhë pandemie

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme