• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, June 18, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Romani “Murtaja” i Albert Camus-ë, më i kërkuari në botë në këtë periudhë pandemie

Gjithashtu mund të lexoni

“Shfaqjet e trupës së teatrit ‘Aleksandër Moisiu’, kishin dekorin dhe skenografinë e Ismail Hidrit, i cili…”/ Historia e panjohur e piktorit të parë durrsak, që mjeshtërinë e tij ja trashëgoi të birit, Niaziut

“Nëse do ta kundrosh Shqipërinë së epërmi, është Macukulli, fshati ku na magjepsin lulet e kumbullave, por njeriu ia ka kthyer shpinën kësaj perle…”/ Reportazh nga fshatrat e braktisur të Matit dhe Mirditës

Mbi romanin “Murtaja” të Albert Camus-ë, Botimi i Shtëpisë Botuese “Fan Noli”, Tiranë me President z. Rexhep Hida

Këto ditë të vështira të izolimit nga pandemia e coronavirus-it, përvec shëndetit fizik, e rëndësishme është të kujdesemi edhe për shëndetin shpirtëror.
Në kushtet e izolimit një nga mjetet  më efikase nga të gjitha psikologët botërorë konsiderohet libri.
Kështu, në krye të librave më të kërkuar e më të lexuar e që sugjerohet nga të gjitha agjecitë botërore, është romani “Murtaja” i shkrimtarit të shquar francez Albert Camus. Këtë gjë e kanë shpallur dy revistat më prestigjioze botërore  “Los Angeles Times” në SHBA, dhe “The Guardian Weekly” në Londër.
Romani “Murtaja” bën pjesë në ciklin e librave të revoltës, ku bashkohen 3 vepra të A. Camus-ë—“Murtaja”, “Njeriu i revoltuar” dhe “Të Drejtët”.  Këto vepra mundësuan që më 1957 autori të merrte Cmimin Nobel të Letersisë me romanin “I Huaji”.
Theksojë se romani “I Huaji” është romani i parë privat në Shqipëri, botuar në maj 1991 nga Shtëpia botuese “Fan Noli” , shqipëruar nga përkthysja e talentuar Rajmonda Vucini.
Romani “Murtaja’ është shqipëruar nga shkrimtari dhe përkthyesi i talentuar Bashkim Shehu, dhe është botim  i Shtëpisë botuese “Fan Noli”, Tiranë, me drejtues z. Rexhep Hida, President i kësaj shtëpie botuese.
Autori në roman  shtron një varg cështjesh që lidhen me natyrën e fatit dhe gjendjen shpirtërore të shoqërisë njerëzore. Personazhet në libër, duke filluar nga mjekët e deri te pushuesit e të arratisurit, të gjithë ndihmojnë për të kufizuar efektet e murtajës mbi një popullsi të tërë.
Romani “Murtaja” konsiderohet si një veper klasike ekzistencialiste, pavarësisht kundërshtimit të Camus për etiketimin. Narrativi I romanit  është i ngjashëm me atë të Kafkës, pasi ne te shume  fjali barin disa kuptime. Materiali shpesh  paraqitet si  alegori e mirefillte e vetëdijes fenomenale dhe e gjendjes shpirterore te njeriut
Romani ështe trajtim alegorik i rezistencës franceze ndaj pushtimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për më tepër, ai më tej ilustron reagimin njerëzor ndaj “absurdit”. Romani “ Murtaja” tregon se si bota merret me nocionin filozofik të Absurdit, një teori e shtjelluar ne disa vepra nga  Camus, si te Miti I Sizifit, I huaji (me te cilin A. Camus mori Cmimin Nobel te Letersise me 1957), Te Drejtet etj.
Subjekti i romanit bazohet në ngjarjet e vitit të murtajës në Oran (Algjeri), me 1944 e 1945, një epidemi e tmerrshme që i shtyu banorët e qytetit në humnerën e vuajtjeve dhe te vdekjes. Dr.  Rieux, një njeri tejet racional që njeh vetëm fakte.  flet për këtë Ai përpiqet për saktësinë e paraqitjes së kesaj situate,  pa përdorur ndonjë zbukurim  artistik. Për nga natyra, botëkuptimi, natyra e profesionit, rrjedha e ngjarjeve, ai përqendrohet vetëm te arsyeja dhe logjika, nuk njeh paqartësi, kaos, iracionalitet. Dr. Rieux përmbush detyrën e tij si mjek, ai ndihmon pacientët, rrezikon jetën e vet, duke mos vënë në dyshim asnjëherë rolin e tij si mjek në luftën kundër një sëmundjeje kaq te rrezikshme e te vecante, e madje, mund te themi  me të keqen në përgjithësi. Personazhe të tjera mblidhen rreth tij, siç është Tarrou. Për ta, murtaja,, e keqja është diçka e pandashme nga njeriu, dhe madje edhe ai që nuk eshte sëmurur ende, e bart sëmundjen në zemrën e tij.
Që nga momenti i shpalljes së karantinës, banorët e qytetit fillojnë të ndihen sikur janë në burg. Atyre u eshtë ndaluar të dërgojnë letra, të notojnë në det, të dalin jashtë qytetit, të ruajtur nga roje të armatosura. Qytetit gradualisht po i mbaron ushqimi, situate kjo qe shfrytezohet  nga kontrabandistët e tipit  Kottar; hendeku po rritet mes të varfërve, të detyruar të perballojne një ekzistencë të mjerueshme, dhe banorëve te pasur të Oranit, të cilët kane mundesi të blejnë ushqime në tregun e zi me çmime të kripura, të krekosen neper kafene dhe restorante dhe të vizitojnë vendet argëtuese. Askush nuk e di se sa do të zgjasë ky tmerr. Njerëzit jetojnë duke shijuar vetem një ditë pasi me tej s’ dihet se c mund te ndodhe.
Permes ngjarjeve te kesaj vepre A. Camus tregon se njerëzit  vullnetmirë janë në gjendje ta mposhtin një të keqe te caktuar, por ata nuk mund ta zhdukin atë si një kategori të universit. Dhe prandaj, në mbyllje të romanit, për brohoritjet e qytetarëve që festojnë çlirimin nga sëmundja e tmerrshme, Dr. Rieux tund koken me dyshim dhe mendon se ky gëzim është i përkohshem, pasi ai e di  se “… mbase do të vijë dita kur kjo epidemi, murtaja,  do të zhduket, por kjo nuk jmafton pasi nje e keqe tjeter, me e madhe do te rishfaqet, pasi kjo lidhet me individualizmin, egoizmin, ligesine njerezoe. Ajo duhet te beje qe t ‘i zgjojë njerëzit dhe do t’i dërgojë ata të jetojne ne  një qytet të lumtur e te qete, pa veset e tanishme njerezore.

Share151TweetPinSendShareSend
Previous Post

Letra me emrat e 41 klerikëve dibranë në ’67-ën: “Ju shoku Enver, po transformoni atdheun t’onë socialist, ne s’do jetojmë më me djersën e…”

Next Post

“Në sallën e Konservatorit të Vienës, Laro dhe Madhi interpretuan me nivel, kryeveprat e Beethoven-it, Mozart-it, etj., dhe…”/ Viti ‘86-të, kur gazetat austriake shkruanin për dy mjeshtrat

Artikuj të ngjashëm

“Shfaqjet e trupës së teatrit ‘Aleksandër Moisiu’, kishin dekorin dhe skenografinë e Ismail Hidrit, i cili…”/ Historia e panjohur e piktorit të parë durrsak, që mjeshtërinë e tij ja trashëgoi të birit, Niaziut
Art & Kulture

June 14, 2025
“Nëse do ta kundrosh Shqipërinë së epërmi, është Macukulli, fshati ku na magjepsin lulet e kumbullave, por njeriu ia ka kthyer shpinën kësaj perle…”/ Reportazh nga fshatrat e braktisur të Matit dhe Mirditës
Art & Kulture

“Nëse do ta kundrosh Shqipërinë së epërmi, është Macukulli, fshati ku na magjepsin lulet e kumbullave, por njeriu ia ka kthyer shpinën kësaj perle…”/ Reportazh nga fshatrat e braktisur të Matit dhe Mirditës

June 12, 2025
“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 5, 2025
  MOS ZBUKURONI FERRIN!
Art & Kulture

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

June 4, 2025
“Nga anëtar i “Debatikut” e partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe aktor në role kryesorë të kinematografisë…” ! / Historia e panjohur e Gaqo Spirut

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“I ‘infektuar’ nga ‘Lufta e Trojës’, nga Homeri dhe Eskili, shkrimtari Kadare, me ‘Përbindëshin’, shënoi ngjitjen në nivelin më të mirë të letërsisë europiane, pasi…”/ refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës.

June 3, 2025
Next Post
“Në sallën e Konservatorit të Vienës, Laro dhe Madhi interpretuan me nivel, kryeveprat e Beethoven-it, Mozart-it, etj., dhe…”/ Viti ‘86-të, kur gazetat austriake shkruanin për dy mjeshtrat

“Në sallën e Konservatorit të Vienës, Laro dhe Madhi interpretuan me nivel, kryeveprat e Beethoven-it, Mozart-it, etj., dhe…”/ Viti ‘86-të, kur gazetat austriake shkruanin për dy mjeshtrat

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme