• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, October 26, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

“Në linjat nga Tirana për në Kukës, Pukë, ‘Bajram Curri e Peshkopi, ndalesa e parë bëhej te ‘Kafja e Maries’ në Milot, e njohur për…”/ Historia e panjohur e Agjencisë së Transportit të Udhëtarëve në Tiranë, te “Sahati”
Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!
“Pohimet se ‘Dr. Gjëlpëra’ është një vepër letrare e shkruar për të zbuluar se kush i vrau dy turistët amerikanë në Mamurras’, dëshmojnë se…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për librin e përfolur të Konicës
“Mbreti Zog u tha komandantëve të Ushtrisë se; në qoftë se siguroni disa batalione në Mokër, Skrapar, Mat dhe Korçë, unë nuk iki nga Shqipëria dhe…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
Memorie.al
“Hitleri i dërgoi një Mercedes-Benz sportive, Musolini katër vazo bronzi, që i përkisnin Napoleonit, një statujë dragoi erdhi nga Mbreti Vittorio Emanuele…”/ Historia e panjohur e dasmës së Mbretit Zog në ‘38-ën

Memorie.al / Në fund të viteve ’30 në Shqipëri do të sanksionohej me ligj një kod i ri veshje. Te “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, Bernd J. Fischer jep detaje se si u hoq ferexheja dhe se si burrave shqiptarë iu ndalua…! Në fund të viteve ’30 në Shqipëri do të sanksionohej me ligj një kod i ri veshje. Te “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, Bernd J. Fischer jep detaje se si u hoq ferexheja dhe se si burrave shqiptarë iu ndalua që të vishnin rrobat popullore në jetën e përditshme.

Ndërsa evidenton përpjekjet e mëparshme që ishin bërë në këtë drejtim, Fischer ndalet te vigjilja e vitit të ri 1936 ku me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor. E në këtë pritje fundviti, Mbreti Zog do të deklaronte: “Ne duhet të bëjmë hapa të shpejtë dhe të mëdhenj drejt kulturës dhe qytetërimin perëndimor. Një gjë e tillë na imponohet prej historisë, prej gjeografisë, pozitës sonë politike dhe prej karakterit të kombit tonë”

Fischer shkruan se brenda pak javësh Mbreti kishte përgatitur një projekt konkret social dhe ekonomik me qellim që të vinte në jetë një plan të tillë. Në fushën shoqërore, Zogu propozonte heqjen e perçes që mbulonte fytyrën e grave myslimane dhe eliminimin e veshjeve të përziera shqiptare dhe europiane midis meshkujve.

“Mbreti filloi nga zbatimi i reformës sociale e cila mund të kryhej pa ndonjë prekje të madhe të buxhetit. Në mars, Parlamentit iu paraqit një ligj, i cili u votua menjëherë, sipas të cilit konsiderohej shkelje e dënueshme me gjobë që shkonte deri në 500 franga ari, për çdo grua që e mbulote fytyrën tërësisht apo pjesërisht. Ligji parashikonte një dënim edhe më të rëndë për të gjithë ata që i ndalonin ose përpiqeshin t’i bindnin gratë, të mos e zbatonin këtë ligj” shkruan Fischer.

Gjithashtu mund të lexoni

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Në këtë kuadër, do të kryhej një punë përgatitore para se të kalohej në zbatim konkret të kësaj risie. “Së pari, Mbreti dërgoi tri prej motrave të tij të pamartuara dhe myslimane, princeshat Myzejen, Ruhije dhe Mexhide për një vizitë të papritur në qytetin e Shkodrës, zona të cilat supozoheshin si qendrat e mbeturinave të fanatizmit.

Qëllimi i kësaj vizite ishte kryesisht të jepej një provë bindëse dhe e prekshme e mundësisë dhe prakticitetit të zbulimit të grave shqiptare, duke treguar para të gjithëve fytyrat e këndshme të motrave të Zogut.

Të tri princeshat, veshur me rroba të modës së fundit europiane, me funde të shkurtra e të ngushta dhe me fytyra të lyera, qëndruan në Shkodër një javë, të shoqëruara nga Juka, Aranitasi dhe nëpunës të tjerë shtetërorë.

Motrat bënë vizita në shkolla, kisha, xhami, spitale, tregje, qendra arkeologjike dhe kaluan një kohë të mirë në takime me njerëz të ndryshëm. Aktiviteti ekonomik i Shkodrës u pezullua krejtësisht.

Princeshat, të cilat deri në atë kohë kishin qenë praktikisht të mbyllura si robina në pallatin mbretëror dhe që deri atëhere dilnin në publik vetëm për ndonjë shëtitje me kalë, shoqëruar prej rojesh të armatosura nëpër rrugët e veçuara pranë Tiranës, në Shkodër dolën kudo hapur, duke dhënë dreka e darka, gjithmonë në praninë e fotografëve. Turneu pati jashtëzakonisht sukses” shkruan Fischer.

Paralelisht me këtë turne, Zogu do të kujdesej që të kishte edhe mbështetjen e komuniteteve fetare, megjithatë për këtë nismë nuk do të mungonin kundërshtitë. Krahas elementeve të tjerë, një ndër kundërshtitë lidhej me pamundësinë e shqiptarëve për të përballuar çmimet e larta për blerjen e veshjeve të kohës.

“Filluan të qarkullonin fjalë mbi mundësinë e një kundërshtimi ndaj këtij veprimi në Shkodër, si edhe të organizimit të një opozite të heshtur pasive në formën e një greve të grave në shtëpi. Por më në fund, në krejt vendin nuk u vu re kurrfarë kundërshtimi reale dhe në fakt thuajse krejt elementet e shoqërisë shqiptare e mirëpritën këtë ndryshim me gëzim.

Grupi i vogël i ciganëve të Shqipërisë, i cili deri atëhere i kishte skandalizuar qytetarët e Shkodrës e të krahinave të tjera duke ndenjur zbuluar, u gëzua pa masë kur pa se kishte pasur kurdoherë të drejtë.

Merita e pranimit të kësaj mase prej popullit shqiptar në këtë kohë i përket Zogut, pasi ai që më parë kishte mundur të përgatiste themelet që bënin të mundur marrjen e një vendimi të tillë, ndonëse nuk shkoi më larg.

Ai kërkoi heqjen e perçes duke u lënë grave të drejtën të vazhdonin të ruanin veshjen e mëparshme, duke përfshirë këtu edhe shaminë e kohës. Autoritetet mjaftoheshin edhe me zbulimin qoftë të vogël të një pjesë të fytyrës” vijon Fischer te “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”.

Veshjet e burrave

Edhe pse me një ndjeshmëri tjetër, e njëjta rrugë do të ndiqej për aplikimin e një kodi të ri veshje për burrat. Në verën e vitit 1937, do të adoptohej kodi i ri i veshjes për meshkujt sipas të cilit kostumet kombëtare do të lejoheshin vetëm me rastin e festave kombëtare./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 26 Tetor 2026

Next Post

“Një rivalitet mes Enver Hoxhës dhe ministrit të Brendshëm Mehmet Shehu, duket se është i parëndësishëm, pasi të dy kontrollohen nga Kremlini dhe...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 24, 2026
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 23, 2026
Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?
Art & Kulture

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

October 3, 2026
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Art & Kulture

Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

September 26, 2026
“Mirush Kabashi ishte korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar dhe…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për aktorin e famshëm të skenës dhe kinematografisë
Art & Kulture

“Mirush Kabashi ishte korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar dhe…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për aktorin e famshëm të skenës dhe kinematografisë

September 17, 2026
“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës
Art & Kulture

“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës

September 13, 2026
Next Post
“Më 27 shkurt 1950, ministri i Brendshëm Mehmet Shehu, u largua urgjent nga një mbledhje, dhe kur u kthye pas një ore, tha se ministri i Transporteve, kishte vrarë veten…”/ Dokumentet e deklasifikuara të CIA-s

“Një rivalitet mes Enver Hoxhës dhe ministrit të Brendshëm Mehmet Shehu, duket se është i parëndësishëm, pasi të dy kontrollohen nga Kremlini dhe...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme