• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, September 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Tirana po zhvillohet më shumë nga jugë-perëndimi, d.m.th. drejt fushës dhe shumë pak drejt kodrave të bukura të lindjes, rrëzë Dajtit, pasi…”/ Diskutimi i arkitektit të njohur, Sokrat Moskë, në vitin 1971

“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që…”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm

Nga Kastriot Kotoni

Pjesa e parë

Memorie.al / Më 6 maj 1971, në Tiranë, në sallën e leksioneve të Pallatit të madh të Kulturës, zhvilloi punimet takimi i parë kombëtar i arkitektëve i organizuar nga kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në takim merrnin pjesë arkitktë, inxhinierë ndërtimi, skulptorë, piktorë student të degës së arkitekturës së Universitetit Shetëtor të Tiranës e, punonjës të artit e letërsisë. Midis tyre ndodheshin edhe anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, Manush Myftiu, Ramiz Alia e Spiro Koleka, anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë, Dashnor Mamaqi, Fadil Paçrami e Nexhmije Hoxha, ministri i Arsimit e Kulturës Thoma Deliana, kryetari i Komitetit Ekzekutiv i Këshillit Popullor të rrethit Myqerem Fuga, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë Dhimitër Shuteriqi, sekretari i parë i Komitetit Qëndror të Bashkimit Rinisë së Punës Shqipërisë, Agim Mero, e të tjerë.

Takimin e hapi ministri i Ndërtimit Shenasi Dragoti. Pastaj, Sokrat Mosko, anëtar i komitetit drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve mbajti referatin kryesor, shkruan korrespodenti i të përmuajshmes letrare-artistike shoqërore-politike “NËNDORI”. (Nr.6 Viti XVIII I BOTIMIT QERSHOR 1971.

Gjithashtu mund të lexoni

“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90

“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Nga fjala e arkitektit të mirënjohur Sokrat Mosko, i cili i bën një përmbledhje arritjeve dhe sukseseve dhe problemeve që shfaqeshin në arkitekturën shqiptare në takimin e parë të këtij lloji për krijimtarinë arkitektonike.

Natyrisht duhet patur parasysh kontekstin kohor dhe fryma e kohës kur është mbajtur ky takim, por ai përbën dhe një dëshmi të kohës se si ka ecur arkitektura e qyteteve tona. Viti 1971 është shndërruar në një epokë bumi në ndërtime, si pas Sokrat Moskos, “Tirana ka sot më shumë banorë nga sa kishin gjithë qytetet e Shqipërisë të marrë së bashku më 1938.

Regjimit të Zogut do t’i duheshin jo më pak se 850 vjet për të kryer ndërtimet e këtyre 27 vjetëve të realizuara vetëm nga ndërmarrjet shtetërore. Shoqëria na mëson që të mbajmë një qëndrim eksigjent ndaj ndërtimeve, të kemi kërkesa shumë të përparuara ndaj urbanistikës të kërkojmë rrugë të reja dhe përherë e më të përsosura për arkitekturën, të dimë të kombinojmë në bazë kriteresh shkencore e artistike cilësitë e ndërtimeve tona të shumta”.

Mosko përmend disa vepra dinjitoze banesa të bukura në Shkodër, Laç, Durrës, Tiranë, Korçë, Elbasan, Lushnje, Çorovodë, Fier etj…, të projektuara nga Ibrahim Prushi, Miço Pepa, Vlash Goga, Petraq Kolevica, Mauricio Bega, Sami Pashallari, Fatbardha Daja, Kostandin Mona, spitalet në Tiranë dhe Pogradec të Skënder Luarasit dhe Mërgim Çanos, hoteli në Sarandë i Anton Lufit, Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore në Tiranë e Koço Mihos, kinemaja dhe hoteli në Elbasan të Valentina Pistolit, Shkolla e Partisë në Tiranë, hotel “Pensioni” në Fier, Hotel Turizmi në Korçë të Koço Çomit, Shtëpia e Kulturës në Rrëshen i Bujar Ferës, etj.

Spitali në Vlorë i Adem Stërmasit, hoteli dhe banesat në Krujë të Haxhi Subashit, stadium i lojërave me dorë në Fier i Kosta Çomorës, Hotel Turizmi në Shkodër i Niko Titkës e Albert Shanit, Komiteti i Partisë dhe kinemaja e Beratit të Faik Idrizit, komplekset e konvikteve të Universitetit dhe Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë të Besim Dajës, Enver Fajës, Vasilika Cickos, Ilia Papanikollës e Robert Kotes, mjaft vepra industriale të projektuara nga Kostaq Sahatçiu e Pandeli Borova, shumë plane rregulluese e studime të Misto Meles, Zija Fterrës, Keti Qanos, Rustem Myteveliut, Faik Alimehmetit e Agim Shehut e, shumë e shumë të tjera.

Arkitekti Mosko në këtë diskutim përqendrohet në hartimin e planeve rregulluese dhe e quan sukses të urbanistikës. Por ai vë shpesh në dukje edhe dukuri negative ku shumë vepra të ndërtuara pa studime përkatëse urbanistike, shumë plane rregulluese nuk u shoqëruan me studime të thelluara të pjesshme, duke lënë shteg vendosjes spontane, volumeve monotone, pa kërkime të mjaftueshme për organizimin estetik të hapësirës, për arritjen e një fizionomie të qartë për çdo qytet a zonë në përputhje me madhësinë kushteve klimaterike, ambientin natyral dhe relievin.

Parashikimet 15 vjeçare për shumë plane rregulluese si ai i Beratit, Tiranës, Vlorës, Elbasanit, janë tejkaluar brenda 5-10 vjetëve. P.sh. Tirana e tejkaloi që më 1967 numrin e popullatës, që sipas të dhënave të planit rregullues, duhej ta arrinte më 1973.

“Po të kemi parasysh edhe rritjen e volumit të ndërtimit, s’është e vështirë të kuptohet gjendja e koklavitur e krijuar për çeljen e fronteve të punës, gjendje që çoi edhe në një sërë të metash e gabimesh. Këto të meta bien në sy, në radhë të parë në vendosjen e godinave në rresht, pa ide kompozicionale, pa marrë parasysh lidhjen e tyre të përshtatshme me terrenin, pa shfrytëzuar në maksimum trojet e ndërtimit, siç ka ndodhur me p.sh, me banesat në “Rrugën Bajram Curri” në Tiranë, me banesat në hyrje të Beratit, me banesat dykatëshe në dalje të Fierit për në Vlorë, me banesat njëkatëshe dhe depot në hyrje dalje të Lushnjes, me depot në hyrje të Shkodrës”.

Në Laç me vendosjen e furrave të bukës e të lavanterisë në Tiranë me vendosjen e restorant “Vollga”, pranë godinës së hotel “Tiranës”. Gabime të tilla si në Pogradec ku është vendosur autoparku mbrapa varrezave të dëshmorëve, e Komiteti i Partisë në Shkodër.

Dobësia e planeve rregulluese dhe studimeve të pjesshme thekson Mosko, qëndron pikërisht në përdorimin e pak skemave kompozicionale, të cilat dendur përsëriten nga një vend në tjetrin duke krijuar monotoni, që forcohet edhe më tepër nga volume monotone të vetë godinave.

Duhet përmendur shembujt për mirë duke kaluar nga blloku “50 vjetori” te blloku “Partizani” në Tiranë, si dhe nga studimet për Cërrikun e Prrenjasin te ato për Laçin, Kuksin, Ballshin, Vlorën etj… shohim qartë përparimet në zgjerimin e ideve kompozicionale.

Këto përparime të krijimtarisë urbanistike janë veçanërisht të dukshme sidomos në studimin e zhvillimit të qytetit të Vlorës, në zonën e Skelës dhe të “Ujit të Ftohtë”. Këtu gjejmë një konceptim të pastër modern të kuartallit të banimit, tepër funksional të orientuar e të ajrosur mirë. Një trajtesë të veçantë ka arkitekti Mosko për monotoninë e lartësisë së banesave.

“Krahas monotonisë së vendosjes dhe të volumeve, monotonia e lartësive përbën sot për ndërtimet tona një problem që duhet të na tërheq vëmendjen. Ky problem duhet të zgjidhet në mënyrë të larmishme edhe me lartësi të përshtatshme, mbasi, siç dihet, ai përbën një nga elementët e rëndësishëm të kompozicionit urbanistik dhe arkitektonik.

Loja e volumeve dhe e lartësive, aq e nevojshme për të zhdukur sëmundjen e monotonisë, duhet të përdoret më drejt nga urbanistët dhe arkitektët tanë në të gjithë larminë e variacioneve të shumta për të rritur forcën e efektit estetik të ndërtimeve tona.

Për këtë është e nevojshme të tërheqim vëmendjen në dy faktorë kryesorë; në atë të përdorimit të lartësisë optimale e të theksimit të volumeve si elemente të rëndësishëm kompozicionalë dhe në atë të shtrirjes së ndërtimeve edhe në zona me pjerrësi, ç’ka është më ekonomike për kursimin e tokës bujqësore, ndërsa nga ana tjetër krijon kushte shumë më të përshtatshme funksionale dhe për variacione në kompozimin e volumeve e të lartësive. Pak vjet më parë ne kemi ndërtuar me 2 e 3 kate, më pak me 4 dhe 5 kate.

Ndërtimet pesëkatëshe për mungesë të ashensorëve, të hekurit e të çimentos, por edhe si pasojë e qëndrimit, nënvleftësues ndaj mundësive dhe aftësive të ndërtimit, janë bërë limiti i ndërtimeve tona. Por cili do të jetë vallë limiti i lartësive për qytetet tona këtu e mbas dhjetë a pesëmbëdhjetë vjetëve”? Kjo pyetje e bërë nga arkitekt Mosko në vitin 1971, është thembra e Akilit edhe sot më 2023. Ja si e vazhdon më tej diskutimin Mosko.

“Ndërtimet më të larta do të sjellin një notë të re në tingullin e arkitekturës së qyteteve tona ashtu sikurse e sjellin sot disa godina të veçanta me gjashtë dhe shtatë kate në Tiranë, Korçë, Elbasan, Sarandë, Shkodër. Në shumë qytete, tendencat e zhvillimit të mëtejshëm janë drejtuar përgjithësisht nga fushat.

Kështu Tirana po zhvillohet më shumë nga jugë-perëndimi, d.m.th drejt fushës dhe shumë pak ose aspak drejt kodrave të bukura të lindjes, rrëzë Dajtit. Kështu po ndodh në Lushnje me Pogradecin, Beratin e mjaft qytete të tjerë. Durrësi, p. sh., është futur e po ndërton në tokat e ish kënetës, me shpenzime shumë të mëdha për themelet duke iu larguar kodrave e pjesëve të tyre të shëndosha e jo të rrëshqitshme.

Edhe rëndësia e përdorimit të ngjyrës si element i rëndësishëm i shprehjes arkitektonike që ndihmon për të perceptuar më mirë të bukurën në arkitekturë, duhet të shikohet me kujdes të veçantë nga arkitekti si pjesë përbërëse e idesë kompozicionale.

Ngjyrat bëhen edhe ato shqetësuese kur nuk përdoren me vend siç ka ndodhur me banesën në P.T.T. e në disa banesa të tjera në Korçë dhe në një godinë në Berat, ku ngjyrat e përdorura me shumicë e pa vend dhe në trajta që nuk përputhen me idenë kompozicionale dhe me tektonikën e veprave, nuk i ka ndihmuar, por i kanë dëmtuar pamjet e tyre. Prirja tepër skematike e thatë pa mendim e pa kërkime kompozicionale është shumë e dëmshme në ndërtimin e godinave dhe banesave të ndërtimit.

Kjo në një farë mënyre përcakton fytyrën e qyteteve tona dhe i shkaktojnë një dëm të madh arkitekturës sonë. Secili nga arkitektët tanë projekton në të njëjtën kohë disa vepra, gjë që u le shteg zgjidhjeve skematike të shpejtuara e të pa arritura, e që bëhet pengesë për një punë më të thelluar në secilën prej tyre, për zgjidhje më funksionale, më ekonomike e të shprehura me forma më të bukura.

Nuk janë të rralla rastet kur projektet e zbatuara në një qytet merren e zbatohen edhe në vende të tjera pa asnjë kriter krijues në kushte krejt të ndryshme. Kështu rrethimi i Shkollës së Partisë në Tiranë ka marrë rrugët. Atë e gjejmë edhe në sektorin e Suaukut të fermës “Gjergj Dimitrov” edhe në qytetin e Kavajës dhe në kooperativën e Novoselës. Nga ana tjetër monotonia ushqehet nga tipizimi dhe e standardizimit, i cili, krahas anëve pozitive, bart në vetvete edhe farën e uniformitetit.

Kjo kontradiktë e brendshme e tipizimit duhet të zgjidhet nga arkitektët dhe inxhinierët tanë nëpërmjet një pune të madhe, të vazhdueshme dhe këmbëngulëse. Këtu fjalën e kemi kryesisht te banesat, shkollat, kopshtet e çerdhet e fëmijëve. Dihet që kjo përbën një burim të theksuar të monotonisë”.

Një vëmendje tjetër arkitekti Mosko i kushton interierit si funksion estetik edhe pse është pak i lëvruar ose tepër skematik. Një arkitekt duhet të shfrytëzoj në mënyrë të përsosur çdo centimetër jo vetëm i dyshemesë, por edhe i mureve, që ato t’i përgjigjen organizimit më të mirë të procesit të jetës që zhvillohet në to dhe që nga ana tjetër, të jenë sa më të bukur. Kjo përbën pa dyshim një nga boshllëqet kryesore të arkitekturës sonë. Arikitekt Mosko jep lajmin e rëndësishëm se Universiteti i Tiranës nxjerr këtë vit kontingjentin e parë të arkitektëve.

Kjo është ngjarje e rëndësishme për arkitekturën tonë. (Dihet se shumë fëmijë të nomenklaturës së lartë komuniste janë brezi i parë i studentëve të laureuar, ndaj dhe shumë vepra mbajnë emrin e tyre). Në fund vihet theksi për një harmoni mes arkitekturës dhe arteve figurative të aplikuara. Kënaqësia estetike dhe edukimi i shijes artistike nëpërmjet arkitekturës ka një rëndësi të dorës së parë, por edhe një ndërthurje me artin figurativ do e shtonte vlerën dhe jetëgjatësinë e çdo ndërtimi. / Memorie.al

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 13 Gusht 2026

Next Post

“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se...!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62

Artikuj të ngjashëm

“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91
Dossier

“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90

September 27, 2026
“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 27, 2026
“Kafe – Pastiçeri ‘Tirana’, ishte një oaz perëndimor që frekuentohej nga elita e artistëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, si; Shuteriqi, Paskali, Petro Marko etj.,…”/ Historia e panjohur lokalit të famshëm

September 26, 2026
“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990

“Anija ‘Petrovski’ e regjistruar në BRSS, gjatë lundrimit ndaloi në Durrës mes datave 10 dhe 15 janar 1952, ku shkarkoi 12 tanke të një tipi të ri, që ngjanin me modelin T-34…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90

“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62

“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se...!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme