• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, July 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj…“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81

Autokritika e dytë e Mehmet Shehut: “I jam për jetë mirënjohës shokut Enver që s’më la të gaboja dhe familja ime është gati që…”/ Dokumenti ‘Tepër sekret’ 14 nëntor ‘81
“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj…“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81
“Mehmet, mua më ka ardhur një sekretar i parë rrethi dhe më ka thënë se, ju keni biseduar edhe çështje kufijsh…”?!/ Akuzat e Enverit në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj…“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81
“Ju Kadri, keni bërë një gabim tragjik, pasi jo vetëm rezidentët i keni lidhur me KGB-në, por rusëve u keni dhënë…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82
“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj…“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81
Dokumenti sekret: Kur Enveri i kërkonte Francës ekstradimin e Abaz Kupit dhe pajtoi avokatin Zhuvenel, e dy dëshmitarët nga Tirana.…
“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj…“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit
“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj…“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81
Letra për Ramiz Alinë: “Fadil Hoxha më porositi t’ju them, që ju të kritikoni Lidhjen e Komunistëve, por mos e përmendni…”/ Relacioni sekret i Drejtorit të Sigurimit në ’68-ën
“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj…“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dytë

Memorie.al / Ngjarjet e pranverës së vitit 1981 në Kosovë, që nisën në fillimin e muajit mars me protestat dhe demonstratat e rinisë studentore e më pas edhe të popullit të Kosovës, të cilët u ngritën për të kërkuar liritë dhe të drejtat e tyre të ligjshme, si dhe statusin e republikës, ashtu siç i kishin dhe i gëzonin të gjithë popujt dhe etnitë e tjerë që ndodheshin asokohe në Republikën Federative Socialiste të Jugosllavisë me në krye boshnjakun Cvijetin Mijatović (kryetar i Presidencës , maj 1980, maj 1981), siç dihet tashmë, patën një reagim të ashpër nga Beogradi zyrtar. Udhëheqja e lartë e Serbisë së asaj kohe me në krye kryeministrin Ivan Stamboliç (kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Republikës Socialiste të Serbisë), nga e cila varej asokohe Krahina Autonome Socialiste e Kosovës, dërgoi atje forcat e blinduara dhe i shtypi me dhunë ato protesta, jo vetëm me forcat policore, por duke nxjerrë edhe ushtrinë e tanket në rrugët dhe sheshet e Prishtinës dhe qyteteve të tjera ku u zhvilluan ato protesta paqësore, ku gjatë gjithë atyre ditëve (11 mars – 11 prill 1981), pati gjithsej 12 viktima.

Këto ngjarje të cilat u bënë lajm i parë në të gjitha mediat botërore, si dhe reagimin publik të Tiranës zyrtare, tashmë janë tepër të njohura nga dhjetëra shkrime apo dhe dokumenteve arkivore që janë publikuar pas viteve ’90-të kryesisht, por ajo gjë që ka mbetur ende një enigmë e madhe dhe nuk është bërë e ditur deri më sot, është ajo se; si ka reaguar fillimisht ndaj atyre ngjarjeve udhëheqësi i Shqipërisë komuniste Enver Hoxha, cili ishte impakti i parë i tij rreth asaj që po ndodhte në Kosovë dhe çfarë hapash ndërmori më pas Tirana zyrtare, për t’ju ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve të saj në Krahinën Autonome Socialiste të Kosovës? A iu mbajt Enver Hoxha asaj çka kishte thënë në vitin 1970, se Fadil Hoxha dhe udhëheqja e lartë e Kosovës po bënin shumë mirë që ishin kundra që Kosovës t’i jepej statusi i Republikës në kuadrin e Federatës Jugosllave, apo kishte ndërruar mëndje dhe qëndrimin e tij?!

Gjithashtu mund të lexoni

“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës

“Kjo lloj diplomacie që e mbajti Shqipërinë me shekuj nën sundimin e ndyrë të Turqisë, e mbyti në varfëri, i mbylli dritën e qytetërimit…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

Lidhur me këto etj., na njohim disa dokumente arkivore që ndodhen në Arkivin Qendror të Shtetit (fondi personal i Enver Halil Hoxha) të cilat kanë qenë të panjohura deri më sot dhe do të publikohen për herë të parë dhe në disa numra nga Memorie.al. Nga dokumentet në fjalë, vihet re se që nga 4 marsi 1981, (kur filluan për herë të parë protestat spontane të rinisë studentore në Prishtinë), e deri më datën 3 prill kur Enver Hoxha ka zhvilluar një takim pune me kryeministrin Mehmet Shehu dhe Ramiz Alinë për ngjarjet në Kosovë, pra për një muaj rresht, ka pasur një heshtje të plotë dhe nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e Byrosë Politike apo sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, pra asnjë reagim nga udhëheqja e lartë e PPSH-së e Tirana zyrtare

Po kështu, ajo që vihet re në këto dokumente, është paniku që ka pushtuar udhëheqësin kryesor të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, i cili ka qenë i dyzuar dhe i pavendosur mbi qëndrimin që duhet të mbante Tirana zyrtare mbi ngjarjet në Kosovë, aq sa në një bisedë tjetër në Shtëpinë e Partisë më 5 prill 1981 me “shokët e udhëheqjes”, (Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Hekuran Isai, Kadri Hazbiu, Pali Miska, Spiro Koleka, Rita Marko, Pilo Peristeri, Simon Stefani e Qiriako Mihali, Nedin Hoxha e Behar Shtylla), ku ata shkonin për kafe, apo për të luajtur me letra, bilardo etj., Enveri i pyet ata: “Ç’mendoni për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne? A duhet të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo”? Po kështu gjatë një bisede tjetër të shkurtër që Enver Hoxha ka pasur në zyrën e tij me Ramiz Alinë afro një muaj më pas (më 13 maj 1981), ai i ka thënë atij: “Për ngjarjet në Kosovë, mua më duket se duhet të mendojnë edhe vartësit tanë dhe të mos pritet prej tyre që të mendoj vetëm unë”!

Lidhur me këto etj., na njohin këto dokumente arkivore të cilat i përkasin periudhës prill-qershor 1981, ku Enver Hoxha ka zhvilluar disa biseda dhe takime, si me dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, (kryeministrin Mehmet Shehu dhe sekretarin e Komitetit Qendror, Ramiz Alia), ashtu dhe me Byronë Politike, e sekretariatin e Komitetit Qendror, të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al.

                                                       Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME BISEDËN E ENVER HOXHËS ME ANËTARËT E BYROSË POLITIKE NË SHTËPINË E PARTISË NË TIRANË, LIDHUR ME NGJARJET NË KOSOVË, SIPAS SHËNIMEVE TË MBAJTURA NGA BEHAR SHTYLLA

SHËNIME NGA BISEDA E SHOKUT ENVER ME SHOKËT E BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH PËR NGJARJET E FUNDIT NË KOSOVË

Sonte, në shtëpinë e Partisë dolli shoku Enver. Njëri pas tjetrit erdhën edhe shokët Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Hekuran Isai, Kadri Hazbiu, Pali Miska, Spiro Koleka, Rita Marko, Pilo Peristeri, Simon Stefani e Qiriako Mihali. Ishim edhe shoku Nedin Hoxha dhe unë. Pas çështjeve të tjera, shoku Enver iu drejtua shokëve me pyetjen:

– Ç’mendoni për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne? A duhet të mbajmë qëndrim e të shqetësohemi apo jo? Lajmet të gjithë i kemi lexuar dhe për këtë çështje duhet të vendosim. Me qenë se këtu sonte jemi pothuaj e gjithë udhëheqja, mirë është të bisedojmë.

Në fillim shoku Enver pyeti shokun Spiro, se ç’mendonte. Shoku Spiro shfaqi mendimin se duhet të shprehemi me një artikull në mbrojtje të përpjekjeve të popullit të Kosovës për të drejtat e tyre dhe kundër masave shtypëse barbare të udhëheqjes jugosllave.

Pas tij e mori fjalën shoku Adil, i cili gjithashtu u shpreh për artikull duke argumentuar se kjo është e drejtë dhe detyrë e jonë, dhe nuk është aspak ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë.

Shoku Hekuran Isai, duke argumentuar me konjunkturat dhe interesat e Sigurimit të vendit tonë, shfaqi mendimin se mbase në këtë kohë nuk duhet dalë publikisht për këtë çështje.

Shoku Rita Marko tha se duhet të dalim me artikull, edhe populli ynë edhe populli i Kosovës, pret ç’do të thotë Partia jonë, dhe kjo do të ketë efekt pozitiv.

Shoku Kadri, me gjithë se ngjarjet në Kosovë i konsideron pozitive dhe e quan të drejtë që Partia jonë të mbajë qëndrim, mendon se mbase qëndrimi publik mund të mos shprehet menjëherë këto ditë, por të shikohet kur do të jetë më e përshtatshme.

Shoku Pali u shpreh për të dalë me artikull.

Në këtë çast, mori fjalën shoku Enver, tha se me sa duket të gjithë shokët janë të një mendjeje që duhet të mbajmë qëndrim, me përjashtim të Hekuranit që mendon se kjo duhet bërë në një kohë tjetër. Unë, vazhdoi shoku Enver, kam biseduar me Mehmetin dhe Ramizin, dhe kështu kemi vendosur, siç thatë dhe ju, që të dalim me pikëpamjen tonë për ngjarjet e fundit në Kosovë.

Shoku Enver tha se kemi menduar që të veprojmë në këtë mënyrë:

  1. Të martën të botojmë në shtyp një lajm të zgjeruar mbi këto ngjarje, duke u mbështetur në lajmet e “Tanjugut” dhe në fjalimet e krerëve të ndryshëm të Kosovës, Serbisë e Jugosllavisë, duke cituar ato pjesë e ato karakterizime të cilat, pastaj, do të përdoren në artikull edhe si fakte edhe për t’i goditur.
  2. Të mërkurën ose të enjten të botojmë një artikull për këto ngjarje.

Pastaj shoku Enver zhvilloi arsyet pse është e nevojshme të mbajmë qëndrim publik për këto ngjarje. Idetë kryesore që zhvilloi, shkurtimisht janë këto:

  1. Partia dhe shteti ynë duhet të shprehin qëndrimin e tyre publikisht për këto ngjarje, sepse ne mbajmë qëndrim flakë për flakë për ngjarje të rëndësishme kudo në botë, edhe në vende të largëta. Si të heshtim atëhere për këto ngjarje që ndodhin në kufirin tonë, në Kosovë, për vëllezërit tanë?! Këtë heshtje nuk do ta kuptonte as populli ynë dhe as Kosova.
  2. Qëndrimin e Partisë tonë për këto ngjarje e pret populli ynë brenda, e pret populli i Kosovës, e pret opinioni publik botëror; kjo duhet edhe për brenda në Jugosllavi. Të vëmë pikat mbi i, ta shikojnë mirë që të gjithë qëndrimin e drejtë, parimor, konsekuent e të palëkundur të Partisë e të Shtetit tonë.
  3. Kjo do të jetë një përkrahje e madhe për popullin e Kosovës. Vëllezërit tanë në Kosovë do të shikojnë edhe këtë radhë se mëma Shqipëri është me ta në çdo rast të vështirë, ashtu si do të jetë kurdoherë edhe Kosova në përkrahje të Shqipërisë, ta kuptojnë edhe jugosllavët, se ne nuk lejmë të bëjnë si të duan me popullin shqiptar në Kosovë e gjetkë. Kjo ka shumë rëndësi.

Shoku Enver, duke bërë vlerësimin e ngjarjeve në Kosovë, vuri në dukje këto, me aspekte kryesore:

  1. Ngjarjet që u zhvilluan në mars dhe ditët e para të prillit në Prishtinë e në vise të tjera të Kosovës, janë pozitive dhe kanë rëndësi të madhe. Studentët, punëtorët, populli i Kosovës luftojnë për të drejtat e tyre që u a njeh edhe Kushtetuta Jugosllave, por që në fakt u mohohen. Mbase momenti dhe rruga e zgjedhur për këtë veprim mund të mos ishin më të përshtatshmet e aktualisht, por këto i kanë gjykuar ata; ata veprojnë për një çështje të drejtë.
  2. Me sa del, këto ngjarje nuk janë spontane. Aty ka organizim dhe jo vetëm në Prishtinë, por në gjithë Kosovën. Këto ngjarje ishin të përgatitura, dhe kjo dihesh që më parë. Ne nuk kemi gisht në këto ngjarje, qëndrimin tonë parimor në çështjen e Kosovës e dinë mirë edhe jugosllavët, pavarësisht nga aluzionet që bëhen në shtypin e në fjalimet e tyre, por natyrisht në këtë rritje të ndërgjegjes kombëtare e të frymës luftarake në Kosovë, kanë influencën e tyre politika e partisë tonë, lidhjet e ndryshme, shkëmbimet kulturore e të njerëzve tanë me Kosovën.
  3. Udhëheqja e krahinës, ajo e Serbisë dhe e Jugosllavisë, janë vërsulur me tërbim e egërsirë të paparë kundër popullit të Kosovës, kanë marrë masa jashtëzakonisht të rënda e brutale, deri në vrasje: shtetrrethim, arrestime, bastisje e tortura, patrullim me tanke e aeroplanë. Me kaq sa dimë, pse hollësira nuk kemi, në Kosovë po ushtrohet një shtypje e egër dhe ne s’mund të heshtim.

ç. Me këtë rast, krerët e Kosovës dhe gjithë udhëheqja e Serbisë e e Jugosllavisë s’lanë akuza e poshtërsi pa thënë kundër kosovarëve, edhe Fadil Hoxha e Xhavit Nimani me shokë vollën vrer, sidomos Fadili. Këtë e bënë me dëshirë ose të detyruar, kjo pak rëndësi ka. Në televizion Xhavit Nimani kur fliste s’ngrinte kokën, kurse Fadili shfrynte me urrejtje e përpiqte grushtin në trapezë.

Ata arritën deri në shpifje të përbindshme, sikur demonstruesit kishin vënë përpara fëmijët që policia të mos qëllonte dot. Do ta themi në artikull, tha shoku Enver, se shqiptarët s’e kanë zakon këtë e nuk kanë frikë, këto i bëjnë gangsterët, por në rast se kanë qenë dhe fëmijët e shkollave, kjo vërteton se demonstratat kanë patur karakter paqësor.

Kurse pohimi i kaporionëve jugosllavë do të thotë që, po të mos kishin qenë fëmijët në demonstratat, policia do të kishte bërë masakra e, do të kish lëshuar tanket kundër demonstruesve.

Ç’probleme do të trajtohen në artikull?

Shoku Enver zhvilloi shkurtimisht temat kryesore që mendohet të trajtohen në artikull. Kryesisht do të jenë këto:

a – Politika parimore e Partisë tonë ndaj popullit jugosllav dhe Jugosllavisë si në kohën e LNÇ ashtu edhe pas çlirimit.

b- E drejta e Partisë dhe e shtetit tonë për t’u interesuar për popullsinë shqiptare të Kosovës dhe viseve të tjera, kjo është edhe detyra e jonë, – dhe kjo nuk mund të konsiderohet ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë.

c – Ç’kërkojnë kosovarët dhe pse duallën në demonstratë: për probleme e të drejta që u a njeh kushtetuta jugosllave, por që udhëheqja jugosllave i injoron ose nuk i merr parasysh.

ç – Gjendja ekonomike e Kosovës në krahasim me krahinat dhe republikat e tjera të Jugosllavisë: diskriminim flagrant me faktet e dhëna nga vetë jugosllavët.

d – Kërkesat për liri e republikë: jo shkëputje, por brenda kushtetutës dhe të argumentuara: ç’këputje nga Serbia (fjalimi shovinist i Vidiçit) dhe republikë federale në kuadrin e Jugosllavisë.

dh – Nacionalizmi e irredentizmi: doktrina politike të njohura, dhe si duhen kuptuar ato në rastin e Kosovës. Për irredentizëm nuk mund të flasin ata që janë vetë irredentiste, etj.

e – Masat represive e shtypja e kosovarëve.

të marrin fund. Ata që mendojnë se do të trembin shqiptarët me policë e me tanke, gabojnë. Populli i Kosovës është trim e i duruar, por nuk lejon të merren nëpër këmbë të drejtat e tij.

ë – Ripohim i qëndrimit tonë në marrëdhëniet me Jugosllavinë.

  1. – Shoku Enver informoi shokët për udhëzimet që i janë dhënë qysh dje Ambasadorit tonë në Beograd, i cili që mbrëmë ka kërkuar takim në Ministrinë e P. të Jashtme në Beograd. Ai do të thotë se ka marrë vesh nga kolegët se këta janë thirrur në MPJ e janë informuar për ngjarjet e Kosovës, kurse ai, Ambasadori i Shqipërisë, nuk është thirrur. Ai do të protestojë për këtë diskriminim. Njëkohësisht do të thotë se ka mësuar nga shtypi ngjarjet e fundit në Kosovë dhe do të kërkojë që t’u jepet fund masave shtypëse të padrejta, etj.

Të gjithë shokët u shprehën plotësisht dakord me mendimet e shokut Enver.

Shoku Enver, pas një ndërhyrjeje të shokut Mehmet, shfaqi mendimin se nuk përjashtohet që artikulli ynë për ngjarjet e Kosovës, të ketë efekt në çështjen e arit tonë që mban Anglia dhe të dëmshpërblimeve nga Gjermania, mbasi qeveritë perëndimore, si borgjezë që janë, do të kujtojnë se tani Shqipëria po prishet me Jugosllavinë dhe mund të afrohet me Bashkimin Sovjetik, prandaj të bëjnë hapa në çështjen e arit e të reparacioneve për të evituar një afrim të tillë nga Shqipëria. (Këto shoku Enver, i tha me të qeshur).

Takimi vazhdoi deri ora 20 e 40′. Kur u ngrit shoku Enver tha se kjo mbledhje, me gjithë që nuk u mbajt protokoll, është e nevojshme ta bënim se çështja ka rëndësi dhe duhesh të vendosnim bashkërisht.

SHËNIM: Këto shënime i hodha me njëherë në letër, pasi u ktheva nga shtëpia e Partisë. Ato përmbajnë idetë kryesore./ Memorie.al

Behar Shtylla

Tiranë, 5 prill 1981, e djelë, ora 22 30′

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin...”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës

Artikuj të ngjashëm

“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës
Dossier

“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës

July 27, 2026
“Kjo lloj diplomacie që e mbajti Shqipërinë me shekuj nën sundimin e ndyrë të Turqisë, e mbyti në varfëri, i mbylli dritën e qytetërimit…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914
Dossier

“Kjo lloj diplomacie që e mbajti Shqipërinë me shekuj nën sundimin e ndyrë të Turqisë, e mbyti në varfëri, i mbylli dritën e qytetërimit…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 28, 2026
“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës
Dossier

“Armiqtë tanë mendojnë se mund ta nxisin Shqipërinë të ndërhyjë, të veprojë, pasi erdhi koha për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ne…”/ Zbulohet biseda sekrete e Enverit me Mehmetin e Ramizin, 3 prill ‘81

July 28, 2026
“Kur u mbaruan fishekët edhe dera e kullës u thye, malazezët u lëshuan drejt katit të dytë të kullës, ajo e tërhoqi pas dere Sadrinë dhe…”/ Historia e panjohur e Kajë Gale–Selmanja
Dossier

“Turqia e ropi pasurinë e shqiptarëve dhe sipas ministrit të Jashtëm të Italisë, qyteti i Vlorës paguante 1.000.000 franga në vit dhe vetëm 20.000…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 28, 2026
”Kur Princ Widi zbriti nga vaporri në portin mjeran të Durrësit, ’i’u kujtua aristokracia europiane ku burrat mbanin bastun, kurse këtu mbanin…”/ Libri i suedezit për Shqipërinë
Dossier

“Tragjedia e gabimeve filloi para se të vinte Princ Vidi në Durrës, pasi Esad Pasha, pa pasur autorizim prej popullit, shkoi dhe…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 27, 2026
“Ndër gratë Shqiptare dashuria dhe bukuria nuk luajnë një rol me rëndësi, por ajo që ia shton rëndësinë gruas pranë burrit, është…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914
Dossier

“Ndër gratë Shqiptare dashuria dhe bukuria nuk luajnë një rol me rëndësi, por ajo që ia shton rëndësinë gruas pranë burrit, është…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 26, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme