• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, October 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Konica ka shkruar arritjet dhe mangësitë që ka krijimtaria naimiane, pasi sipas tij, poezia e Frashërit ishte e papërpunuar dhe Faiku…”/ Historia e panjohur e “përplasjeve” të kolosëve të letrave shqipe

“Si mik me Konicën, i lindi kureshtja për të vizituar Shqipërinë dhe për të nxjerrë disa tipa shqiptarësh…”/ Historia tragjike e piktorit të famshëm Paul Nocquet, ku punët e tij si “Gratë e Sulit”, etj., janë në Luvër
“Në gazetën e tij ai shkruante; Kryefytyra e ‘Trumbetës së Krujës’, është përvijësuar me mjeshtëri nga një artist i Bostonit, z. Morse, siç i thashë…”/ Historia e panjohur e piktorëve të famshëm që ndihmonin Faik Konicën
“Në librin ‘Historia e Letërsisë Shqiptare’, gjenden shumë të pavërteta, shpifje e fyerje për Faik Konicën, duke e etiketuar si; ‘reaksionar’, ‘i paskrupull’, ‘mistik’, etj.  …”! / Refleksionet e publicistit të njohur
“Çfarë tha Fishta për mua dhe ç’më ndodhi kur përktheva katër vargjet e fundit të Dantes në Fushë-Krujë…”?! / Dëshmia e panjohur e Pashko Gjeçit dhe letra për Enverin
“Noli dënoi vrasjen barbare të Zai Fundos nga Enver Hoxha dhe në ‘51’-in, ai deklaroi publikisht; unë nuk jam e s’kam qenë kurrë komunist dhe nuk kam predikuar…”/ Dalin dokumentet arkivore
“Konica ka shkruar arritjet dhe mangësitë që ka krijimtaria naimiane, pasi sipas tij, poezia e Frashërit ishte e papërpunuar dhe Faiku…”/ Historia e panjohur e “përplasjeve” të kolosëve të letrave shqipe

Nga NEKI KOTHERJA

Memorie.al / Konica: “Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe tragjik”. Këtë frazë e gjejmë të shkruar midis shënimeve që na ka lënë Konica për kulturën. Bir i këtij trualli që, sipas tij, endet mes mrekullisë dhe tragjizmit historik të fatit të tij, te karakteri i Konicës sonë të madh do të spikasin shumë herë këto tipare të skajshme, tipare këto që shumë bukur i ka skicuar Koliqi në një thënie të tij për Faikun: “Zejtar i shkrimit, qi i shëndron fjalët në djamanta”. I lindur në një familje të madhe më 15 mars 1876 në qytetin e vogël Konicë pranë maleve të Pindit, jo shumë larg kufirit të sotëm shqiptar me atë grek, Faiku, fëmija i shtatë, pas rreth një dekade, do t’i drejtohej kryeqendrës së veriut, Shkodrës, ku do të ndjekë mësimet pranë kolegjit saverian.

Rast i rrallë ky, kur një fëmijë mysliman ndjek mësimet pranë një kolegji katolik. Ndërsa më 1890-n, ai shkon në Francë për të vazhduar studimet në Lisjë, më pas në Karkason e më vonë do të regjistrohej në Universitetin e Dizhonit më 1895-n, të cilin e kreu për filologji romane. Studimet i përfundoi në Universitetin e Harvardit, pasi kishte përvetësuar frëngjishten mesjetare, latinishten dhe greqishten në “College de France”.

Faik Konica është ndër të paktët, ndoshta rasti unik në historinë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, që megjithëse fizikisht e ka mbyllur jetën e vet, vepra i qëndron e hapur. Edhe pse ai filloi të botojë më shumë se një shekull më parë, përsëri nuk është arritur të bëhet një bilanc i plotë e i saktë i trashëgimisë së tij letrare. Vetë sa ishte gjallë, ai nuk bëri asnjë përpjekje për t’i përmbledhur shkrimet e veta në një vëllim. Në një kronikë që boton te gazeta “Dielli” (mars 1909) shprehet se së shpejti do të botojë një përmbledhje nën titullin “Kandili i kuq”.

Gjithashtu mund të lexoni

In memoriam / Teodor Laço, rrëfimtari e protagonisti i letrave dhe politikës shqiptare

“Zemra nuk plaket nga mosha, por nga mungesa e lëvizjes dhe…”/ Refleksione mbi estetikën e ligjërimit të Prof. Dr. Spiro Qirko

Por, ky libër nuk e pa dritën e botimit as atëherë e as më vonë. Fatkeqësisht sot nuk njohim përmbajtjen e këtij vëllimi që Konica do të botonte. Konica në gjithçka që vepronte ishte i habitshëm. Si edhe në këtë çështje: një personalitet i madh, një monument i gjallë kulturor dhe atdhetar, ku Faik Konica nuk la asnjë vepër të botuar në gjallje të vet, përveç një vëllimi që përmban përkthime të përrallave arabe “Njëmijë e një net”, të cilat ai i solli në shqip me titullin “Nën hijen e hurmave”. Në bibliografinë e letërsisë shqiptare, emri i Konicës nuk figuron me asnjë vepër origjinale të dalë nga dora e tij.

Konica, për fat të keq shkroi pak letërsi të mirëfilltë, por si kritik, eseist, publicist dhe politikan, ai pati ndikim shumë të fortë në zhvillimin e kulturës te ne. Me shkrimet e shumta të botuara nëpër organe shtypi të ndryshme dhe mbi të gjitha të botuara në revistën që ai e formësoi e i dha jetë “Albania”, bëri që kultura shqiptare dhe letërsia shqipe të njihej e të vlerësohej në qarqe të ndryshme nëpër Europë. Fan Noli ka shkruar për revistën “Albania”: “Është enciklopedia e rilindjes së kombit shqiptar”.

Faik Konica, në kohën e sotme, qëndron mes së njohurës dhe të panjohurës. Nuk njohim pothuajse asnjë nga prodhimtaria e Konicës publicist. Konsiderohet “e humbur” komedia “Mustaqet”, që u shfaq prej një grupi diletant në Boston në vitin 1923, përkthimin e veprës së Shekspirit “Nata e dymbëdhjetë”, si dhe “Reomeo e Zhuljeta”; nuk njohim tregimin “Vallëzimi i shqiptarëve”, fragmente të “Iliada” dhe “Odisea” që Konica ka përkthyer nga greqishtja e vjetër dhe sa e sa shkrime, artikuj e libra të tjerë që ai ka botuar nëpër botë apo që akoma sot ndoshta janë stok në arkivin e kishës së Shën Gjergjit apo edhe në zyrat e Federatës “Vatra”. Por të flasim pak për Konicën si publicist.

Faiku e çmonte shumë këmbimin e lirë të ideve. Në faqet e “Albania”-s, ai kishte rezervuar shtylla, të cilat i vuri në dispozicion të kundërshtarëve të tij, të cilëve u kundërvihej me zgjuarsi dhe argumente. Konica kritikonte shpërthimet vulgare apo të pamotivuara të nacionalizmit dhe, duke qenë me formim perëndimor, e kishte të vështirë të pajtohej me romantikun Frashëri. Konica ka shkruar arritjet dhe mangësitë që ka krijimtaria naimiane. Edhe pse, sipas Konicës, poezia e Frashërit ishte e papërpunuar, Faiku nuk mundohej që ta zhvishte nga vlerat krijimin e Naimit.

Stili i rrjedhshëm që përdori ai bashkë me Nolin, bëri që të perfeksionohej proza e dialektit toskë, e folme kjo që vite më vonë do të ishte baza e gjuhës së sotme letrare shqipe. Spontaniteti dhe përsosmëria e prozës së Konicës, aprovohet dhe pëlqehet nga të gjithë. Nga vëllimet që në frontespic mbajnë për autor emrin e Faik Konicës, përmend “Shqipëria, kopsht shkëmbor i Europës Juglindore”, botuar me interesimin e publicistit Qerim Panariti më 1957-n në Boston; “Nën hijen e hurmavet”; “Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit” etj.

Vepra që mund të quhet si përfaqësuese e stilit të Konicës pa dyshim që përmendet romani i papërfunduar “Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”. Ngjarja që e shtyu Konicën për të shkruar këtë vepër interesante është vrasja gabimisht e dy turistëve amerikanë në afërsi të Mamurrasit, në mesin e vitit 1924. Për këtë u ndie edhe një incident diplomatik mes qeverisë amerikane dhe asaj të kryesuar nga Fan Noli.

Duke shfrytëzuar faktin se kabineti i Nolit u tregua shumë i butë më Ahmet Zogun (që mendohej gabimisht se ishte shkaktari i vrasjes së turistëve), Konica filloi të shkruajë “Dr. Gjëlpërën…” dhe ta botojë atë si fillim pjesë-pjesë në faqet e “Diellit”, gazetës më të madhe të shqiptarëve të Amerikës, themelues i së cilës ishte ai vetë. Pas një viti, kur Konica i rregulloi marrëdhëniet me përfaqësuesit e Zogut e me atë vetë, e ndërpreu botimin e ndodhisë së cilës me aq interes i dha titullin thumbues “Doktor Gjëlpëra…”.

Mendime të vyera Konica ka dhënë për gjuhën shqipe, për formësimin e saj dhe karakteret (fonemat). Që në vitin 1897, Konica mendon për formimin e një gjuhe kombëtare të kodifikuar dhe të njehsuar, e cila do të shërbejë më tej në perfeksionimin e kulturës dhe shkollës kombëtare. Këto ide interesante dhe të çmuara, Konica i përcjell në faqet e revistës së tij “Albania”, në artikullin “Për themelimin e një gjuhe letrarishte shqip”.

Propozimi i Konicës për njehsimin e alfabetit vinte natyrshëm, sipas tij. Ai sugjeronte zgjidhjen më të kuptueshme për të gjithë, shkrirjen dhe pastaj njehsimin shkallë-shkallë të dialekteve toskë e gegë. Faik Konica ishte partizan i idesë që gjuha shqipe duhej shkruar me germa latine dhe ishte kundër propozimeve të germave arabe etj.

Nëse kthejmë sytë nga profili tjetër i Konicës, do të shohim se ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e gazetarisë dhe botimit të periodikëve në shqip. Përveç botimit të “enciklopedisë së Rilindjes” – “Albania” – Konica ka meritën se formësoi dhe u dha jetë edhe disa organeve të tjera të shtypit shqiptar, si p.sh. shtojca e revistës “Albania”, me titull “Albania e vogël”, “Trumpeta e Krujës”, “Dielli”, “Shqiptari i Amerikës” etj. Konica, fituesi i laureatit “Kapela e Lartë e diplomatit të ditur”, vdiq në Uashington më 15 dhjetor 1942 dhe u varros në varrezat Forest-Hills në Boston.

Ky ishte polemisti i rreptë me një qartësi mendimi që s’ka shok në botën shqiptare, krijuesi me një bagazh të jashtëzakonshëm, por që siç thotë Noli; “çdo punë që e zente me dorë, nuk e çonte kurrë në funt”. Gjithsesi ky mbetet Konica, kolosi i letrave shqipe për aq sa i kontribuoi atyre dhe për leksionet e vyera që dha në drejtim të shkrimit dhe punimit të esesë, menyja “new entry” në vazhdën e krijimeve shqiptare./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Qeveria vendosi që Pallati i Kulturës të bëhet më i madh, të shtohet e të mos mbetet siç e kishin menduar sovjetikët...”/ Historia e panjohur e projektuesit me “kleçkë” në biografi, që mbeti anonim...?!

Next Post

Kalendari 27 Qershor 2026

Artikuj të ngjashëm

In memoriam / Teodor Laço, rrëfimtari e protagonisti i letrave dhe politikës shqiptare
Personazh

In memoriam / Teodor Laço, rrëfimtari e protagonisti i letrave dhe politikës shqiptare

September 27, 2026
“Zemra nuk plaket nga mosha, por nga mungesa e lëvizjes dhe…”/ Refleksione mbi estetikën e ligjërimit të Prof. Dr. Spiro Qirko
Personazh

“Zemra nuk plaket nga mosha, por nga mungesa e lëvizjes dhe…”/ Refleksione mbi estetikën e ligjërimit të Prof. Dr. Spiro Qirko

September 23, 2026
DISA MENDIME TË FILOZOFIT, PROF. ISUF LUZAJ
Personazh

DISA MENDIME TË FILOZOFIT, PROF. ISUF LUZAJ

September 23, 2026
“Gjergj Kokoshi, kishte besim tek misionet anglo-amerikane në Shqipëri dhe influenca e tyre mbi qeverinë e Enver Hoxhës, për t’i bërë presion, për shtyrjen e zgjedhjeve…”/ Libri i studiueses dhe historianes së njohur
Personazh

“Tashti që po të shkruaj kam vuajtë shumë, tre ditë pa bukë e ujë, 20 ditë në çimento, pa shtrojë e mbulojë dhe…”/ Zbulohet letra e ish-deputetit të Shkodrës, Riza Dani, para pushkatimit

September 21, 2026
“Në pranverën e 1929-ës, Gabriel Meksi na mbledh ne nxënësit ortodoksë të Gjimnazit, që të organizojmë një kor të vogël për të psalur shqip…”/ Kujtimet e Jakov Milaj, për “shkjetë” e Shkodrës
Personazh

“Në pranverën e 1929-ës, Gabriel Meksi na mbledh ne nxënësit ortodoksë të Gjimnazit, që të organizojmë një kor të vogël për të psalur shqip…”/ Kujtimet e Jakov Milaj, për “shkjetë” e Shkodrës

September 19, 2026
ARRESTIMI I FRANC NOPÇËS NË PUKË DHE TALLJA E TIJ ME KAJMEKAMIN
Personazh

ARRESTIMI I FRANC NOPÇËS NË PUKË DHE TALLJA E TIJ ME KAJMEKAMIN

September 18, 2026
Next Post
Kalendari 01 Qershor 2026

Kalendari 27 Qershor 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme