• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, April 26, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Thanas Dino nuk ishte nga ata që mund të ‘ngujohej’ brenda fatit të tij, të kthehej thjesht në një kronist manikin, por ai…”/ Historia e gazetarit gjirokastrit që u kritikua nga Enver Hoxha në vitin 1972

Nga Arben Iliazi

Memorie.al / “Gjethet e tij janë duart e mia, / Rrënjët e tij janë zëmra ime, / Trungu i tij janë vitet e mia, / Qumështi i tij , pikon pik pik, është jeta, / Arkitektura e tij e çuditshme është gjuha ime. / Unë jam fik deti”! Kjo poezi me ndjesi të forta, me karakter të brendshëm simbolik e metaforik, e titulluar; “Unë jam fik deti”, është botuar për herë të parë në nr.10 të revistës “Nëntori”, të vitit 1972, nga poeti gjirokastrit Thanas Dino. Por ai poet, asokohe 23 vjeçar, i sapodalë nga shpërngajtë, nuk ekziston më. Atë e gëlltiti censura komuniste e apokalipsit revolucionar të Plenumit të IV-ët, kur e flakën brutalisht, nga gazeta “Drita”, në fshatrat e Kurveleshit, duke e përjashtuar nga letërsia. Ndodhi diçka e pabesueshme. Poezia u konsiderua një anatemë çmistifikuese, një kundërvënie artistike ndaj metodës së realizmit socialist.

Akuzonjësit u drithëruan si në ethe. Vetë “Njëshi” i Partisë do ta lakonte emrin e tij sa nga njëra mbledhje te tjetra, sa nga njëri takim te tjetri: “Ç’është ky i lajthitur që do të bëhet fik deti”?! Tani ekziston shkrimtari Thanas Dino, që ngrihet kundër monotonisë së moralit, duke dekonspiruar mitet, ajër për zemra të forta e shpirt të lirë, i cili thotë: Nuk ka kohë heroike, vetëm njerëz heroikë! Ndonëse minoritar dhe bilinguist, humanizmi në veprat e tij nuk njeh kufij.

Më kish folur për këtë poezi, diku rreth vitit ’78-të të shekullit të kaluar, poeti dhe miku im Agim Mato, kur takoheshim në studion e tij në Sarandë. Me Thanasin u takova për herë të parë në vitin 1983, në zyrën e profesor Dalan Shapllos, udhëheqësit tim të temës së diplomës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Të shkruash saktë në gegënishte sot, nuk është thjesht çështje dëshire; është një akt rezistence intelektuale, pasi ata ‘100 veta’ që e mbajnë gjallë atë, janë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

“Gjatë bisedës, Lasgushi përmendi vetëm Ismail Kadaren, kuptohet për mirë, si dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine dhe Leopard, duke thënë se…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit dhe regjisorit të njohur

Thanasi sapo kishte filluar punë si korrespondent i gazetës “Zëri i popullit”. Duke i dhënë detyrën e reporterit, autoritetet e larta shpresonin se e ishin nxjerrë jashtë kontekstit talentin e tij letrar, e kishin zhveshur nga fuqia krijuese.

Duke i shkatërruar shpirtin, mendonin se ngrehina shpirtërore e tij do të digjej e bëhej hi. Por artin e tij, të mirën, të vërtetën, të bukurën, Dino i mbajti si kategori të amshuara në qiellin e kujtesës dhe fantazisë së tij, për t’i shfaqur të sublimuara vite më vonë, si margaritarë të zbritur nga qielli. Gazetari Dino nuk ishte nga ata që mund të “ngujohej” brenda fatit të tij, të kthehej thjesht në një kronist manekin.

Kishte vetëm dy miq të shenjtë: Ismail Kadarenë dhe Arshin Xhezon (kryeredaktorin e “Zërit”). Ai ndoqi rrjedhën e ngjarjeve njëra pas tjetrës, hyri në kuptimësinë e kohës, të njeriut; nisi të interesohet për historinë dhe u armatos me norma universale, që shpjegojnë ngadhënjimin e shkallëshkallshëm të arsyes mbi zakonet e paragjykimet, ndarjen e arsyes nga historia. Tablonë racionale të së ardhmes e skicoi në mendjen e tij, i hodhi sytë nga Sokrati dhe njerëzit e tij, por edhe nga Spinoza e Kanti.

Nga përvoja si gazetar, kuptoi çelësin e artë të letërsisë së vërtetë, se të gjithë njerëzit kanë mënyrën e tyre për të qenë të pashembullt dhe të papërsëritshëm dhe nuk ka asgjë më të lartë se sa shumësia e shpirtrave kolektivë, ku të gjitha vlerat mbi kombëtare, qofshin juridike, estetike apo morale, zhvishen nga sovraniteti i tyre.

Nga gjithë përvoja gati 25 vjeçare në gazetari, deri në vitin 2005, Thanas Dino kuptoi se në vend që t’ua nënshtrosh faktet normave ideale, duhet të kuptosh më parë se norma të tilla kanë një kontekst e një gjenezë të tyren; shkurt, ato nuk janë gjë tjetër veçse fakte.

Ndërsa pasuria e njerëzimit qëndron vetëm e vetëm në shumëllojshmërinë e mënyrave të jetesës, nëse vlerat estetike dhe kulturore, që i japin kuptim jetës, dalin në pah, në sajë të vjegave të kujtesës afektive.

Kur e ndjeu se nuk mund t’i jepte llogari askujt pos vetes së tij, kur u bind se fjalës së lëkundur hyjnore duhej t’i kthehej pushteti i saj i epërm, gazetari Thanas Dino, si njeri i shpresave mesianike, i armatosur me imprerativat e antropologjisë sociale dhe i sigurt në kuptimësinë e kohës, me zjarr të përqendruar frymëzimi, i ktheu borxhin e vjetër letërsisë, me mbi 30 libra në qarkullim si:

‘Nata me dy hëna’, ‘Shenja e Shenjtë’, ‘Mesi’, ‘Vetëvrasja mbi trëndafil’ ose ‘Dhjetëvjetëshi i fundit’, ‘Prishja ose Ndërrimi’ dhe ‘Ndalimi’, ‘Dielli i ulët’, ‘Fshati i prerë’, ‘Mbi tokën e ngushtë’, 2021; ‘Dimra lufte’ – ‘Hotel Balzaku ’73’, ‘Ciklopi i Glinës’, etj.

Ishte mbyllja e parë e llogarive me veten, rikthimi në botën vetjake, ndryshimi shpirtëror tërësor, ku u shfaq artisti i vërtetë, brenda dhe jashtë kohës së tij.

Thanas Dino zbuloi Jugun, në të gjitha përmasat e tij, të diversitetit kulturor, doktrinave, historisë, vitalitetit, shterpësisë, trullosjeve, besëtytnive, mpirjeve morale, harbimeve të shfrenuara, padjallëzisë dhe gëzimit. E tërë filozofia e tij e krijimit mban erë jug dhe flet me gjuhën e erës së jugut, me siguri të pagabueshme, duke nuhatur afërsinë, thelbin, shpirtin e çdo njeriu.

Ajo herë buçet e ngazëllyer dhe shungullon më fort se tepria e dritës, herë bëhet e ngurtë, arrogante, shpërthyese, që kërcënohet vrullshëm nga shëmtia, në alegorinë më të lartë, dhe ka forcë emocionale të ngjashme me tingujt e një kambane të stërlashtë. Fantazia e shkrimtarit është e hijshme, joshëse, e epshme, harmonike.

Në të gjitha këto libra Thanasi rrëfen histori njerëzore, si një fat i përbashkët, të lidhura me një botë personale. E gjithë esenca antropologjike dhe estetike e veprave të tij përfaqëson entitete të gjalla, të atilla ku secila mbrun lëndën e saj, shoqërinë, me formën e vet, pasionet e veta, jetën, vullnetin, ndjeshmërinë e vet.

Porsi një filozof i thjeshtë dhe praktik, Dino, edhe pse nderoi parime estetike abstrakte dhe, ndonjëherë, jashtë letrare, nuk u druajt të shkelë me këmbë paragjykimin, traditën, lashtësinë, mitet, autoritetin, me një fjalë, gjithçka që mban nën zgjedhë morinë e shpirtrave.

Nën shembullin e Platonit, ai e ngre të mirën përmbi çdo gjë që ekziston, duke filluar me mënjanimin e fakteve dhe duke dalë kundër lektisjeve, pas mjegullnajave metafiziko-morale, si bartës i privilegjuar i kujtesës popullore, duke ruajtur të gjallë mishin e jetës, gjakun dhe shpirtin.

Novacioni i Dinos është shumë më i madh në planin simbolik, se sa në planin e psikologjisë. Ai i shtron problemet e mëdha estetike të veprave të tij dhe i zgjidh ato thjesht dhe me ndjeshmëri njerëzore, duke arritur, në mënyrë befasuese, drejt thelbit universal.

Duke përdorur një tipologji kallëzuesore narrative me motive dinamike dhe statike, me një imagjinatë demoniake për të paraqitur një univers fantazmash, rrëfimet e tij janë të përkryera, me një shqetësim të përhershëm, të thukët, përvëluese në të gjitha pikat e shpirtit. Tipari më i theksuar i ligjërimit të tij është aftësia për të përzier lirisht linguistikën me meta-linguistikën.

Te Thanas Dino mund të gjesh lëndë të pabesueshme për të hartuar dhjetëra ese. Ai, në të vërtetë nuk ka nevojë për apologji sokratike. Ftesa ime publike është: Lexoni sa më shpejt veprat e tij!

(Kjo ese u shkrua më 21 prill 2026, pas promovimit të krijimtarisë së Thanas Dinos, nga Shtëpia e mirënjohur Botuese “Neraida”, në qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare)

BIGRAFIA

Thanas Dino ka lindur më 12 dhjetor 1949 në Gjirokastër. Shkollën e mesme e kreu në qytetin e tij të lindjes. Më pas vazhdoi studimet në fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi dhe menjëherë pas përfundimit të tyre u emërua redaktor në gazetën “Drita”, ku qëndroi deri në vitin 1973.

Thanas Dino vlerësohej si një nga penat më të talentuara të brezit të vet, por qëndrimet e tij jo konformiste dhe etiketimi i krijimtarisë së tij si moderniste dhe e papërshtatshme me frymën e kohës, pas Plenumit IV të KQPPSH, shkaktuan largimin e tij nga Tirana për të punuar mësues në Picar të Gjirokastrës. Nga viti 1983 deri në vitin 2005 Thanas Dino punoi korrespondent i gazetës “Zëri i popullit” për rrethet e Jugut të Shqipërisë.

Krijimtaria letrare e Thanas Dinos është e shumtë dhe e larmishme. Nga librat e tij përmendim: ‘Burrat e lirisë’, dramë, 1979; ‘Vëllezër me malet’, tregime, 1980; ‘Biblioteka e Jugut’, publicistikë letrare: ‘Opozita popull’, 1997; ‘Historia vllahe në tregime njerëzore’, 2003; ‘20 ditë në ishullin e Homerit’, 2003; ‘Xhevat Avdalli dhe Laver Bariu’, 2004; ‘Raport nga Jugu’, 2005; ‘Malet e Shqipërisë rreth gjëmuan’, 2007; ‘Nga Blloku dhe nga Magnetofoni’, 2007; ‘Brumi prej guri’, 2009; ‘Themele dhe rrënoja’, 2010; ‘Fjala ka këmbë’, 2013; ‘Prej kohe’, 2015; ‘Thënësit’, 2017; ‘Nga Fjala’, 2018; ‘Dy – Me Ismail Kadarenë’, ‘Njolla në biografinë time’, 2019; ‘Banojmë në fjalë’, 2020.

Romane: ‘Nata me dy hëna’, 2012; ‘Shenja e Shenjtë’, 2015; ‘Mesi’, 2016; ‘Vetëvrasja mbi trëndafil ose Dhjetëvjetëshi i fundit’, 2017; ‘Prishja ose Ndërrimi dhe Ndalimi’, 2018; ‘Dielli i ulët’, 2019; ‘Fshati i prerë’, 2020; ‘Mbi tokën e ngushtë’, 2021; ‘Dimra lufte – Hotel Balzaku’ ’73, 2021. ‘Lëndë për ëndrra’ (2025). / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos...”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën

Next Post

“Një ditë në burgun te shtëpia e Bishqemit në Elbasan, përplasin në tokë një njeri të gjakosur, i cili ishte...”/ Si vdiq nga torturat e Sigurimit, Dr. Shkencave Emin Haxhimusai, i diplomuar në Vjenë?

Artikuj të ngjashëm

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Të shkruash saktë në gegënishte sot, nuk është thjesht çështje dëshire; është një akt rezistence intelektuale, pasi ata ‘100 veta’ që e mbajnë gjallë atë, janë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

April 24, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Gjatë bisedës, Lasgushi përmendi vetëm Ismail Kadaren, kuptohet për mirë, si dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine dhe Leopard, duke thënë se…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit dhe regjisorit të njohur

April 19, 2026
“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936

April 4, 2026
“Ai ishte jo vetëm i yni, por edhe i disa familjeve të tjera shqiptare, ai ishte një mik i madh i shqiptarëve, për të cilët…”/ Historia e panjohur e Prof. Dr. Robert Baird Shuman, autor i 60 veprave të botuara

March 30, 2026
“Laokoonti’ i heshtur: vuajtja, maskimi dhe disidenca e fshehtë e Ismail Kadaresë në regjimin komunist, është forma më e lartë e rezistencës, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe botuesit të njohur

April 1, 2026
“Falë Revistës ‘Cirka’, në mars 1936, në Kino ‘Rozafat’, organizohet i pari koncert me muzikë klasike në Shqipëri, ku para nji publiku të zgjedhun…”/ Historia e panjohur e pianistit të famshëm Tonin Guraziu

March 29, 2026
Next Post
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948

“Një ditë në burgun te shtëpia e Bishqemit në Elbasan, përplasin në tokë një njeri të gjakosur, i cili ishte...”/ Si vdiq nga torturat e Sigurimit, Dr. Shkencave Emin Haxhimusai, i diplomuar në Vjenë?

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme