• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, July 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nën ritmin e orkestrave popullore, çingijet e gdhinin bashkë me dasmorët apo klientët e zgjedhur të lokaleve e, në vende të fshehta me të pasurit…”/ Historia e panjohur e “femrave të përdala” të Elbasanit

Nga Besim Dybeli

Memorie.al / Kush nuk ka dëshirë sot të shohë femra të bukura, lozonjare e kërcimtare, balerina në disko, pube apo edhe në dasma e gëzime të tjera! Kërcejnë me veshje transparente, me lëvizje trupore deri në joshje. Pse jo, ftohen edhe në dasma, qoftë si këngëtare me emër, qoftë si kërcimtare të rralla. Quhen femra moderne. Kuptohet, të kohës që jetojmë. Çdo brez ka ata që thyejnë tabutë e kohës që i përkasin, por harrojmë që çdo brez që ka ikur ruan edhe një pjesë të krenarisë të asaj që ka qenë. Kështu, shekull pas shekulli e mot pas moti, termi “modern”, merr kuptimin dhe vlerën e kohës kur është quajtur i tillë.

Kështu edhe me vajzat “çingije”, një term ky i panjohur për brezin e ri, ndoshta dhe të mesëm, por për brezat më përtej, ato (çingijet) sikur vërtiten në kujtesën e mjegullt të kohës që ka ikur. Është një kohë që u përket të paktën dy shekujve më parë. Ato janë vajzat “çingije”, kërcimtare të bukura e të rralla.

Kjo kategori femrash, që theu tabunë e kohës, vjen sot, sërish e mjegullt, nga më të moshuarit, pasi duket se nuk ka një studim të mirëfilltë etnomuzikor. Historia jonë, që më tepër mbetet një përpjekje vlerësuese, lidhet më shumë me periudhën e dy shekujve më parë, në qytetin e Elbasanit, paçka se në krah të tij kanë qenë edhe Berati, Tirana apo Shkodra.

Gjithashtu mund të lexoni

“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

ÇINGIJET E ELBASANIT

Nuk kanë qenë më tepër se dhjetëvjeçarë ata që ruajnë sot sadopak në kujtesë famën e namin e vajzave çingije. Shkëlqimi i tyre nuk ka zgjatur pak, afërsisht një shekull, ku mesatarisht ndërthuren dy-tre breza. Aty rreth viteve 1840-1940, ndoshta më tej, por jo më pas. Pushtimi italian duket se zëvendësoi “perandorinë” e çingijeve me të ashtuquajturat “shtëpi publike” të kohës, jo më tepër se pesëvjeçare.

Por një zëvendësim i tillë u përqas vetëm në atë të qejfit apo epshit, jo të kulturës muzikore dhe të kërcimit. Çingijet, “femrat e përdala” të kohës, patën tjetër mision, që vetëm një kategori njerëzore, mund t‘i kuptonte apo vlerësonte. Shumica, pjesa nën nivelin mestar të intelektit dhe botëkuptimit të kohës, do t‘i përfliste deri në termin “femra pa moral”. Por ama s‘kishin si të mos i vlerësonin, së paku në estetikë dhe në artin e të kërcyerit.

Maja e ndriçimit të tyre në qytetin e Elbasanit nuk përmbledh më tepër se 50-60 vjet, ndoshta aty nga vitet 1880-1940, kohë kur kjo perëndoi. “Mbaj mend se në qytetin tonë, vepronin rreth tri-katër grupe çingijesh, që ishin në konkurrencë me njëra-tjetrën”, tregon Rexhep Shabanaj, sot 86 vjeç. “Ta kishte ënda t‘i shihje! Bukuri e rrallë e kërcime që askush si to nuk mund të lëvizte.

I shihnim me nezë (zili), por dhe larg syve të grave tona. Kështu bënin edhe të parët tanë, që e kanë jetuar të plotë këtë kohë”, – shton xha Rexhepi. Në Elbasan, sipas kujtuesve të kohës, vepronin rreth katër grupe çingish, që drejtoheshin nga vajza më e talentuar dhe që ishin në rivalitet për të qenë të ftuar në dasmat apo lokalet e qejfit të asaj kohe. Në një farë mënyre, si orkestrat e sotme, apo më konkretisht si këngëtarët që ftohen në dasma apo, veprimtari të spikatura muzikore në lokale luksoze.

Tushi i Vajes, Sheja e Peqinit, Xhekja e madhe dhe e vogël, si dhe Tosulla maqedonase. Grupet e vajzave, që përbëheshin jo më shumë se tre-katër, përshiheshin në të gjithë trevën e Elbasanit, por kryesisht në qytet, duke mos përjashtuar vendet e qejfit që quheshin hamame.

Si risi e kohës, natyrisht që është importuar nga perandoria turke, si në kërcime, ashtu dhe në veshje, pavarësisht se u bë pjesë jetike dhe organike e shoqërisë shqiptare në qytetet më të zhvilluara.

VESHJET DHE KËRCIMET

Kishin veshjet më të shtrenjta . Çitjanet, të quajtura ndryshe dimiq, ishin të qëndisura me fije ari ose gjymryshi, me pëlhurë të pambuktë disi të hollë, të sjella nga shtetet arabe ose Stambolli. Sipas më të moshuarve, çitjanet që vishnin trupin femëror me disa pala ishin aq të gjera, sa mund të mbanin brenda madhësisë së tyre tre-katër gra.

Ato mbanin opinga të lehta e çorape të bardha, me dekoracione të qëndisura, jelek mbi mëngoren e bardhë që luante për bukuri rolin estetik të reçipetave të gjoksit femëror dhe bizhuteritë më të shtrenjta të kohës, ndërsa grimi, ndër më të arrirët, përbëhej nga solucione të përziera me zhivë për faqet, këna për flokët e, të kuq natyral për buzët.

“Ato arrinin të kryenin kërcime fantastike, saqë nuk mund të krahasohen me balerinat e kohës”, – pohon etnomuzikologu Thanas Meksi. Sipas tij, çingija më e mirë duhej të arrinte kërcimin në tepsi. Kjo e fundit, një enë prej bakri e kallajisur, me përmasa të mëdha, vendosej mbi një tavolinë të rrumbullakët, ku mes dasmorëve apo frekuentuesve të lokaleve të kësaj natyre, çingijet arrinin kulmin e kërcimit.

Para ose pas këtij riti, vajzat kërcimtare kërcenin ballë dasmorëve, kryesisht burra ose edhe në prehër të të pasurve nëpër lokale. Karakteristikë mbetej dredhja e belit, pjesa e barkut jashtë, një pjesë e gjoksit dhe harkimet trupore në harmoni me lëvizjet e këmbëve.

Nën ritmin e orkestrave popullore të kohës, çingijet e gdhinin bashkë me dasmorët apo klientët e zgjedhur të lokaleve dhe vetëm më pas ose ktheheshin në shtëpitë e tyre, ose në vende sekrete e të fshehta me të pasurit apo elitën intelektuale të kohës. Tek e fundit, një natë e gjatë, e lodhshme, por dhe argëtuese, për to përkthehej me shuma të mëdha parash që “xhananët” apo qejflinjtë e kohës, u hidhnin pa kursim.

NETËT E FLIRTEVE ME TË PASURIT

“Ato nuk ishin të përdala, paçka se kështu quheshin në atë kohë”, – tregon Abdulla Shabanaj, rreth nëntëdhjetë vjeç. Sipas tij, ato kishin zgjedhur këtë profesion, duke dalë mbi thashethemet dhe turpin e kohës dhe kishin preferuar që në jetë të mos martoheshin kurrë.

Moshën e pamundur për kërcime e kalonin, ose me paratë e fituara në kohën e karrierës, ose me ndonjë punë tjetër nëpër lokale ose mjedise familjare. Mësohet se ndërsa në dasma e lokale fitonin shuma të mëdha parash, nuk pranonin që në flirtet me më të pasurit apo intelektualët, të merrnin para si shpërblim për kontaktet intime.

Sidoqoftë, VIP-at e asaj kohe natyrisht që mund t‘i mos i kursenin darovitjet në para, apo dhuratat në bizhuteri të shtrenjta. Nga ana tjetër, krijuesit popullorë nuk kishin si të mos thurnin këngë për lavdinë e tyre, apo dhe bukurinë. Në kohën tonë vijnë ende kujtimet e këngëve për “Tushin e Vajes” apo “Shejen e Peqinit”.

“Vetëm nga këngët e tyre kanë mbetur vargjet: ‘Ulu mal të dali hana‘, ose ‘lujma, lujma belin‘ e të tjera, që jo pak interpretohen edhe sot në këngët me bazë folklorike shumë të vjetër”, – shpjegon studiuesi Thanas Meksi. Madje, ky ngacmim e ka frymëzuar Shtëpinë e Kulturës së Elbasanit, të paraqitej me vallen e çingive në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës.

“Ngritëm një grup valleje vetëm me vajza, me veshje si të çingive, të kamufluara me stilin popullor, ku kryesonte Eser Qatipi, motra e këngëtares Suzana Qatipi dhe në pamundësi për arsye të censurës së kohës, e quajtëm ‘vallja e vajzave beqare‘”, – tregon Meksi.

Sidoqoftë, një studim për vlerat dhe afeksionet e çingive deri më sot mungon. Dukuria “çingije” ruan vlerat muzikore të kohës që lamë pas, “inkuizicionin” e opinionit për ato që thyenin tabutë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur drejtori i burgut të Strugës, u thotë: ‘ju jeni enveristë’, Kadriut, që i kishin ngrirë këmbët dhe ishte i rraskapitur, ia kthen...”/ Historia e trishtë e K. Biçakut e F. Doskut, që u arratisën në Maqedoni, në mars 1965

Next Post

“Hysen Devolli u dallua për trajtimin e kompozimeve me tematikë historike, por edhe një gamë e gjerë bocetesh të emisioneve filatelike...”/ Historia e panjohur e “Aristokratit të Skenografisë” shqiptare

Artikuj të ngjashëm

“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

July 22, 2026
“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur
Dossier

“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

July 21, 2026
“Sipas raporteve nga Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku, të Divizionit V të UNÇSH, në mars 1945, partizanët shqiptarë u zhvendosën me urdhër të Komandës Jugosllave…”/ Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Sipas direktivave të Moskës që u njoftuan në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, u zhvilluan ndërlidhjet me partitë komuniste jugosllave, malazeze, greke, maqedonase…”/ Refleksionet e historianit të njohur

July 21, 2026
“Në Kosovë po thellohen kontraditat me serbët, por kosovarët mbështeten nga kroatët e sllovenët, që thonë: le ta fillojë e para Kosova…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjet e ’81-it; Enver Hoxha kishte dijeni, por…!
Dossier

“Mendimin tuaj, që Kosovës të mos i jepet statusi i republikës, ne e quajmë të drejtë dhe patriotik, një qëndrim të kundërt, ne do ta luftojmë…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën, shtator 1970

July 21, 2026
“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

“Ka historianë që mendojnë se këtu kemi të bëjmë me një stërgjysh të Skënderbeut, i cili ishte në shërbim të sundimtarit serb të Vlorës, por ky pohim…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur
Dossier

“Ka historianë që mendojnë se këtu kemi të bëjmë me një stërgjysh të Skënderbeut, i cili ishte në shërbim të sundimtarit serb të Vlorës, por ky pohim…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur

July 21, 2026
Next Post

“Hysen Devolli u dallua për trajtimin e kompozimeve me tematikë historike, por edhe një gamë e gjerë bocetesh të emisioneve filatelike...”/ Historia e panjohur e “Aristokratit të Skenografisë” shqiptare

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme