• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Hysen Devolli u dallua për trajtimin e kompozimeve me tematikë historike, por edhe një gamë e gjerë bocetesh të emisioneve filatelike…”/ Historia e panjohur e “Aristokratit të Skenografisë” shqiptare

Nga Dash Frashëri

Memorie.al / Hysen Devolli është një nga skenografët e parë shqiptarë. Emri i tij është përfshirë në Enciklopedinë Botërore të Skenografisë. Hysen Devolli u lind në Gjakovë, më 11 gusht 1924, në një familje patriotike me origjinë nga Kosova, por mësimet fillore i mori në Tiranë. U nda nga jeta më 29 mars 2013, në moshën 89-vjeçare. Për veprimtarinë tij të gjatë më shumë se 60-vjeçare, Hysen Devollit i janë akorduar një serë titujsh, dekoratash e medaljesh. Në moshë shumë të re, Devolli mori pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit të vendit, nisur nga talenti i spikatur për artet figurative, u dërgua për studime në Bukuresht, në Akademinë e Arteve të Bukura “Nikolae Grigoresku” të Rumanisë, ku diplomohet në degën e Skenografisë në atelienë e skulptorit N. Ziegrid.  Në këtë institut kanë studiuar edhe Perikli Çuli, Spiro Kristo e, Isuf Sulovari, si dhe më parë Lasgush Poradeci.

“Grupet e para të të diplomuarve nisën të ktheheshin aty nga gjysma e dytë e viteve ’50-të. Emra si; Sali Shijaku, Kristaq Rama, Jakup Keraj, Zef Shoshi, Kujtim Buza, Agim Zajmi, Llambi Blido, Rafael Dembo, Mumtaz Dhrami, Shaban Hadëri, Thanas Papa, Vilson Kilica e Guri Madhi, studiuan në Bashkimin Sovjetik, ndërsa Thoma Thomai, Hektor Dule, Ksenofon Dilo, Halim Beqiraj e Llazar Myzeqari, në Pragë; Hysen Devolli, Perikli Çuli, Spiro Kristo e Isuf Sulovari në Bukuresht; Danish Jukniu e Shaban Hysa në Varshavë e, Aristotel Papa në Zagreb”, shkruan Dr. Ermir Hoxha në librin e tij studimor, “Arti në Shqipëri në vitet 1945-2000”.

Pas kthimit në atdhe, në vitin 1952, emërohet në detyra të ndryshme shtetërore, fillimisht drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe më pas drejton sektorin e skenografisë të Teatrit Popullor dhe të Teatrit të Operës dhe Baletit. Gjatë veprimtarisë së tij krijuese ka realizuar me profesionalizëm të lartë rreth 300 punime në skenografi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nëpërmjet ‘Onufrit’, Bujar Hurdhri ka ndërtuar jo vetëm një institucion botues, por një hapësirë dinjiteti për letërsinë shqipe, pasi…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur, për botuesin e Kadaresë

“Bujar Hurdhri mori mbi vete rrezikun dhe barrën e një misioni kulturor, ta shndërronte Shtëpinë Botuese ‘Onufri’ në një tempull të…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur, për botuesin e Kadaresë

Puna e tij si skenograf në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, është shumëvjeçare. E fillon me shfaqjen e parë operistike “Rusalka”.

Opera “Rusallka” u shfaq premierë në vitin 1953.  Skenografia mbante emrin e një mjeshtri të njohur Hysen Devolli. Për të vazhduar më tej me skenografitë e veprave të tjera si: operat “Ivan Susanjin”; “Nusja e shitur”; “Jollanta”; “Borana”; “Përtej mjegullës”; operetën “Agimi”; “Dhëndri u transferua”, baletit “Cuca e maleve”, “Bijtë e peshkatarit”, etj.

“Agimi” është opereta e parë në krijimtarinë shqiptare, e cila u kompozua me rastin e 10 vjetorit të çlirimit në vitin 1954, nga kompozitori Kristo Kono, “Artist i Popullit”. Realizuesit e saj ishin regjisori Pandi Stillu, piktori Hysen Devolli, dirigjenti Kostandin Trako dhe koreografi Panajot Kanaçi. Opera “Nusja e shitur”, erdhi premierë në skenë, më datë 19 maj 1956. Kjo ishte opera e tretë e vënë në skenën shqiptare.

Vepra është e kompozitorit Bedrich Smetana, dirigjent Mustafa Krantja, regjisor Milada Jeraskova, piktor Hysen Devolli, mjeshtër kori Kostandin Trako, koreograf Bohumil Çegan. Më 9 janar 1968, (me rastin e 500- vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 1468), u shfaq për herë të parë në skenën e Pallatit të Kulturës Durrës, opera “Bijtë e Skënderbeut”. Skenografë ishin Hysen Devolli dhe Zef Ujkaj.

“Goca e Kaçanikut” është opera e parë e kompozitorit kosovar Rauf Dhomi, si dhe opera e parë shqiptare e Kosovës, e kompozuar më 1972, premiera e së cilës u shfaq nga trupa e Teatrit të Operës dhe Baletit, në korrik të vitit 1979. Skenograf ishte Hysen Devolli.

Opera shqiptare “Borana” i takon vitit 1984. Kompozitor Avni Mula, libreti Gjergj Zheji, regjisor Dhimitër Pecani, koreograf Pëllumb Agalliu, dirigjent Ermir Krantja, skenograf Hysen Devolli. “Gratë gazmore të Uindsorit” shkruar nga Ulian Shekspiri, u vu në skenë më 6 Shkurt 1959.

Regjisor: Kujtim Spahivogli. As/regjisor: Kadri Roshi. Skenograf: Hysen Devolli. Muzika: Çesk Zadeja. Firmën e tij e mbajnë shumë vepra të fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Me këtë krijimtari ai është përfaqësuar denjësisht thuajse në të gjitha ekspozitat kombëtare, por edhe të vendeve të tjera, si në Bienalen e Egjiptit etj.

Si piktor, Devolli u dallua për trajtimin e kompozimeve të fuqishme, me tematikë historike, por dhe nga jeta e përditshme. Po kështu firmës së tij i përkasin edhe një gamë e gjerë bocetesh të emisioneve filatelike shqiptare, veçanërisht me portrete figurash të shquara, si dhe seti me kartëmonedhat shqiptare, të emetuara në vitin 1964.

Banka e Shtetit Shqiptar e ka nderuar luftën për çlirim kombëtar nga pushtuesit e huaj, me kartëmonedhën 50 Lekë të vitit 1964, të dizenjuar nga piktori Hysen Devolli. Devolli është marrë edhe me ilustrime librash. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nën ritmin e orkestrave popullore, çingijet e gdhinin bashkë me dasmorët apo klientët e zgjedhur të lokaleve e, në vende të fshehta me të pasurit...”/ Historia e panjohur e “femrave të përdala” të Elbasanit

Next Post

“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe...”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi

Artikuj të ngjashëm

“Bujar Hurdhri mori mbi vete rrezikun dhe barrën e një misioni kulturor, ta shndërronte Shtëpinë Botuese ‘Onufri’ në një tempull të…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur, për botuesin e Kadaresë
Art & Kulture

“Nëpërmjet ‘Onufrit’, Bujar Hurdhri ka ndërtuar jo vetëm një institucion botues, por një hapësirë dinjiteti për letërsinë shqipe, pasi…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur, për botuesin e Kadaresë

May 17, 2026
“Bujar Hurdhri mori mbi vete rrezikun dhe barrën e një misioni kulturor, ta shndërronte Shtëpinë Botuese ‘Onufri’ në një tempull të…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur, për botuesin e Kadaresë
Art & Kulture

“Bujar Hurdhri mori mbi vete rrezikun dhe barrën e një misioni kulturor, ta shndërronte Shtëpinë Botuese ‘Onufri’ në një tempull të…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur, për botuesin e Kadaresë

May 22, 2026
“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t
Art & Kulture

“Thanas Dino nuk ishte nga ata që mund të ‘ngujohej’ brenda fatit të tij, të kthehej thjesht në një kronist manikin, por ai…”/ Historia e gazetarit gjirokastrit që u kritikua nga Enver Hoxha në vitin 1972

April 25, 2026
“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Të shkruash saktë në gegënishte sot, nuk është thjesht çështje dëshire; është një akt rezistence intelektuale, pasi ata ‘100 veta’ që e mbajnë gjallë atë, janë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

April 24, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Gjatë bisedës, Lasgushi përmendi vetëm Ismail Kadaren, kuptohet për mirë, si dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine dhe Leopard, duke thënë se…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit dhe regjisorit të njohur

April 19, 2026
“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936
Art & Kulture

“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936

April 4, 2026
Next Post
“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe…”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi

“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe...”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme