• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Zoti Rakipaj, ju përgëzoj për kurajën tënde të palëkundur, për të denoncuar e demaskuar, krimet e përbindëshme të Enver Hoxhës dhe…”/ Letra e shkrimtarit të njohur, për ish-të dënuarin politik

“Zoti Rakipaj, ju përgëzoj për kurajën tënde të palëkundur, për të denoncuar e demaskuar, krimet e përbindëshme të Enver Hoxhës dhe…”/ Letra e shkrimtarit të njohur, për ish-të dënuarin politik
“Klithmat kundër regjimit në poezitë e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit, duket sikur i ndeshim te ‘Tabir Saraji’ i Kadaresë…”/ Refleksione mbi jetën e veprën e dy poetëve të pushkatuar
“Zoti Rakipaj, ju përgëzoj për kurajën tënde të palëkundur, për të denoncuar e demaskuar, krimet e përbindëshme të Enver Hoxhës dhe…”/ Letra e shkrimtarit të njohur, për ish-të dënuarin politik
“Zoti Rakipaj, ju përgëzoj për kurajën tënde të palëkundur, për të denoncuar e demaskuar, krimet e përbindëshme të Enver Hoxhës dhe…”/ Letra e shkrimtarit të njohur, për ish-të dënuarin politik
“Zoti Rakipaj, ju përgëzoj për kurajën tënde të palëkundur, për të denoncuar e demaskuar, krimet e përbindëshme të Enver Hoxhës dhe…”/ Letra e shkrimtarit të njohur, për ish-të dënuarin politik

Nga Shpendi Topollaj 

 -ISH-I BURGOSURI POLITIK, MAKSIM RAKIPAJ, DENONCUESI E DEMASKUESI I MADH I DIKTATURËS DHE KRIMEVE KOMUNISTE-

Memorie.al / I nderuar Maks! Nuk dua të ndalem as te talenti yt, dhe as te mjeshtëria artistike, apo kultura me të cilën ti, i ke shkruar librat e t’u. Për aq sa e kam ndjekur krijimtarinë tënde, preferoj të theksoj diçka, shumë më të rëndësishme që të karakterizon ty, qoftë si shkrimtar, qoftë si qytetar, apo qoftë edhe si atdhetar dhe që më detyron të të quaj, ashtu sikurse e thotë vetë emri yt, se; vërtetë për këtë vlerë je; “më i madhi”.

E kam fjalën për qartësinë dhe kurajën tënde të palëkundur për të denoncuar, dënuar e demaskuar krimet e përbindshme të komunizmit, ndaj këtij populli fatkeq, që për gati gjysmë shekulli, e varfëruan, e masakruan, e poshtëruan, e tjetërsuan, e diskredituan.

Gjithashtu mund të lexoni

“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës

“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57

Qartësinë dhe kurajën tënde, ti e pagove me shumë vite burg, i akuzuar për agjitacion e propagandë, kur për këtë akuzë, duheshin futur në burg ata që të dënuan ty, pasi ata gënjenin, kur ti, thoje vetëm të vërtetën…!

Pas këtyre tre dekadash demokracie, teksa shohim se mentaliteti, praktikat dhe vetë nostalgjikët interesaxhinj e pa parime, si dhe dredhitë e luftës, për të fituar sa më shumë ndjekës nga ana e politikanëve të etur për pushtet, që e kanë lënë atdheun tonë në duart e të huajve, po lulëzojnë në Shqipëri, indiferentizmi, mefshtësia, heshtja apo thënë troç; frika e intelektualëve dhe sidomos e historianëve dhe shkrimtarëve, është e pafalshme.

Duke folur për këtë çështje, shkrimtari ynë me famë botërore, dhe disa herë kandidat i Çmimit “Nobel”, “Nderi i Kombit”, Ismail Kadare, ka thënë se; “Letërsia autentike, nuk përputhet me diktaturat.

Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave”. Jo se gjatë kësaj periudhe kanë munguar artikujt e librat që janë marrë me këto probleme, por ato para tragjedisë që ju shkaktua këtij vendi, janë fare pak.

Teksa analizonte urdhrin që mori Oresti nga Apolloni, që të merrte hak për vrasjen babait, Janis Benekos, ka shkruar: “Larja e krimit, ishte një ligj i patundur, për grekët e lashtë. Në se të liqtë mbeteshin pa u ndëshkuar, atëherë e keqja do të shumohej dhe shoqëria do të shkatërrohej”.

A nuk janë aktuale për çdo vend e për çdo kohë këto fjalë? Dikush mund të thotë se ne kemi nisur rrugëtim tjetër. Por Franz Kafka, mësonte se; “Besimi te progresi, nuk do të thotë se progresi është kryer.

Kështu, nuk do të ishte një besim”. Dikush tjetër, mund të thotë se është kaluar ajo fazë dhe tani duhet të shohim vetëm nga e ardhmja dhe këto gjëra t`ja lëmë historisë. Kam bindjen se të tillëve, u duhet kujtuar se historia, ka dhe koshin e saj të plehrave.

Duke u ndalur te ky moment, në një shkrim timin, të botuar para pak ditësh, citova diçka monumentale, nga libri i famshëm i Aleksandër Sollzhenjcinit “Arkipelagu Gulag”, ku gjithkush mund të gjejë kopjen, akoma më të shëmtuar të fatit tone, në atë Ferr.

Ai, tekstualisht thoshte: “Por vetë ata, të cilët na kishin vënë prangat në duar, tashmë qetësisht, ngrinin duart dhe thoshin: Nuk duhet!… Nuk duhet ngacmuar e kaluara…! Kush përmend të vjetrën… atij i duhet nxjerrë njëri sy”!

Mirëpo fjala e urtë përfundon: “Atij që harron, i duhen nxjerrë të dy”! Në një fjalimin e tij, Presidenti i SHBA-ës, Ronald Regan, jo si kino-aktor, por si politikan, ka thënë se;

“Komunist është ai që lexon Marksin dhe Leninin (për të cilin ti ke botuar një dokument shumë domethënës dhe maskë çjerrës). Antikomunist – vazhdon ai – është ai që kupton Marksin dhe Leninin”.

Ti, mesa duket i dashur mik, je nga ajo kategori që i ke kuptuar mirë ata, pa harruar “Vlad Tepes Draculeat”, e kohëve moderne, Josif Stalin, Pol Pot dhe Enver Hoxha. Dhe pikërisht për këtë, nuk resht për asnjë çast, stigmatën tënde.

Kurse fakti që këtë e bën nga Italia, ku qëndron prej shumë vitesh, është jo vetëm një akt i përgjegjshëm dhe burrëror, por edhe shumë domethënës. Është fundja, shembulli që duhet të ndjekë gjithkush nga ne.

Kam bindjen se; ti vepron si misionar, dhe jo për përçarje, pasi e ke kuptuar mesazhin që jep Oriana Fallaci: “Bashkë me shtypjen dhe derdhjen e gjakut, vulgaritetit dhe shijes së hidhur, karakteristika kryesore e një diktature është injoranca, përçmimi ndaj kulturës, analfabetizmi”.

Dhe për ta mbyllur, po huazoj përsëri fjalët e saj të para 46 viteve, që duhet të na shërbejnë të gjithëve si mësim: “Kam gjetur në mosbindjen ndaj shtypjes, të vetmen mënyrë për të përdorur mrekullinë e jetës njerëzore”.

Ti je në këtë rrugë; shkruan prozë e shqipëron kryevepra të poezisë botërore, vazhdoje i dashur mik, dhe uroj të kesh gjithmonë suksese! Memorie.al     

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Fotografi dhe pamje nga Himara, Vunoi e Spile në vitet 1929-1950

Next Post

Kalendari Historik 07 Qershor 2023

Artikuj të ngjashëm

“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës
Dossier

March 3, 2026
“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57
Dossier

“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57

March 2, 2026
“Tomor Allajbeut, nipit të Abaz Ermenjit, vetëm pse tha; ‘S’punoj unë, të hajë Nexhmija’, pas një muaji hetuesi speciale, i shtuan edhe 13 vjet…” Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit të Spaçit!
Dossier

“Policisë në Mamurras u thashë se ato 15 gra, m’i bëri ‘peshqesh’ kryetari i Degës së Brendshme, Gjolek Alia, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik, me familjarët e të burgosurve të Burrelit

March 1, 2026
“Kur dy shkrimtarët e njohur, Fatmir Gjata me Llazar Siliqin, e pyetën Alizotin për romanin ‘Këneta’ dhe poemën ‘Mësuesi’, ai iu përgjigj…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur Alizoti më tha; ti je nga fshati i Ismail Golëmit, e kam pasur mik, ishte burrë i zgjuar’, hej bela thashë me vete, ai është pushkatuar nga Partia…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit dhe publicistit të njohur

February 28, 2026
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur vdiq në Tiranë Dr. Vejseli, Alizoti i tha Hoxhë Hyqmetit, ta lajmëronte nga maja e minares kur të këndonte, por njerëzit e kuptuan për Dr. Vasil Labovitin dhe…”! / Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës

February 27, 2026
“Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë e nënoficerin e postës kufitare dhe u nisën drejt Italisë me komandantin e policisë e 3 ushtarë, të cilët…”/ Zbulohen dokumentet sekrete, të “eksodit marsit” ‘91

Kalendari Historik 01 Qershor 2023

Kalendari Historik 07 Qershor 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme