• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, May 31, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Gjatë takimit me Molotovin, më 24 qershor ‘48, ai i tha Enverit; ju shokët shqiptarë, duhet t’a shqyrtoni vetëvrasjen e Nako Spirut, pasi ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

“Tuk Jakova është në dijeni se ndiqet nga organet tona, pasi në Qytetin ‘Stalin’, ai i tha bashkëpunëtorit ‘Nuredini’, se Sigurimi…”/ Raport-survejimi, Berat, 1955
“Mërgim Korçës iu akordua titulli i lartë; ‘Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës’, me urdhër të vetë Enver Hoxhës, i cili në këtë rast…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës
“Pas dhënies së dënimit me vdekje për Bahri Omarin në ‘Gjyqin Special’, motra e Enverit, erdhi tek ne dhe i tha babait…”/ Rrëfimi i të birit të Koçi Xoxes, për ngjarjen e shumëpërfolur
“Kur Prokurori i tha, a kishte ndonjë porosi për të lënë, dënuari përgjigjet: S’kam gjë, të rrojë Partia, Republika dhe Stalini. Mua më gjykoi dhe më dënoi…”! / Fjalët e fundit të Koci Xoxes, para pushkatimit, 11 qershor ‘49
“Enveri, ishte egoisti pasionant’ i etur për fuqi e lavdi, diktatori i pashpirt e i egër, por, a do të qe ky një mendim disi i…”? / Refleksionet e ish-funksionarit të lartë, që vuajti 15 vjet në Burrel
“Hallkat që lidhin dy popujt tanë, s’mund t’i këpuste më, as shpata e shtypësve, as vjershat e poetit të imperializmit dhe agjentit italian, shovinistit At Gjergj Fishta …”/ Fjala e Enverit, Beograd 1946
“Takimi ynë me Mao Ce Dunin u zhvillua më 16 gusht 1967 dhe zgjati plot 90 minuta, gjë jo e zakonshme për Maon, ku ai na foli me hollësi për…”/ Dëshmia e rrallë e ish-përkthyesit Myfit Mushi

Nga Mërgim Korça

Pjesa e katërt

Memorie.al / Shtysa që na bën t’a kundrojmë periudhën historike përfshirë mes viteve 1939 – 1945 me një pamje të gjerë, të themeltë, përgjithësuese edhe tërësisht shkencore, kërkon që të ndriçohen e pastaj edhe të mbështetemi edhe në fakte historike jo vetëm lënë në harresë por edhe shtrembëruar qëllimisht nga historianët e periudhës së diktaturës. Prandaj detyrohemi t’a fillojmë analizën duke përcaktuar fillimisht kriteret bazë të mirëfillta shkencore lidhur me përdorim caqesh gjuhësore pa u a shfytyruar kuptimin atyre, pa le në vazhdim edhe të lejojnë interpretime të gabuara, (prirur nga shtysa karakteri ideologjie politike), të cilat nga ana e tyre në vazhdim çojnë pashmangshëm në përfundime krejtësisht të gabuara. 

                                                    Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“I torturuar tmerrësisht, regjisori Vsevolod Meyerholdi deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Pasternaku…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Pikërisht tashti u erdhi radha të ndriçojmë dy momente shumë kuptimplote se si janë nëpërkëmbur edhe bërë kurban dy personalitete dore të parë të hierarkisë komuniste shqiptare, (së bashku me grupazhe imagjinare të tyre.). Po i sjellim këta dy shembuj se njeri për interesa të menjëhershme pikësynimi kolaboracioni politik vetëm për ruajtje interesash egoiste personale, kurse tjetri me objektiv qitje disi më të largët, por gjithmonë…prirur nga po ai pikësynim nga Enver Hoxha!

Në dokumenta arkivalë ësht’e dokumentuar se si Koçi Xoxe në pohimet e tij ka thënë, pa as më të voglën mëdyshje, se si për të gjitha ekzekutimet që kryheshin me urdhrin e tij, por pa u dënuar nga trupa gjykuese, ishte marrë nga ai, (K.Xoxe – shënim i M.K.) miratimi i Enver Hoxhës. Gjatë viteve 1945 e në vazhdim, jo vetëm që ndikimi jugosllav ishte maksimal, por edhe zbatimi i direktivave të tyre kishte marrë trajta absolute, (duke filluar fillimisht me krime makabre e pastaj edhe me gjyqe krejtësisht të inskenuara e tejet të pathemeltë), kundra atdhetarëve si edhe intelektualëve nga më të shquarit laikë, si edhe klerikë paçin qenë, me objektivin e tyre t’i zhduknin pikërisht ata si kategori shoqërore!

Viti 1947 e kishte filluar konturimin e tij si një vit shumë problematik për Shqipërinë, pala jugosllave nuk po u përgjigjej marrëveshjeve kontraktuake duke ngadalësuar lëvrimet e objekteve si edhe furnizimeve Shqipërisë. Kjo dukurí sa vinte edhe e bënte pakënaqësinë’ e Nako Spiros, si përgjegjës kryesor i ekonomisë së vendit, të rritej dukshëm. Nga ana tjetër jugosllavët po e shtonin trysnín’e tyre lidhur me njësimin e vlerës monedhës sonë lekut me dinarin e tyre, heqjen e barrierave doganore si edhe njësimin e çmimeve! Enver Hoxha jo se nuk i ndiente këto shqetësime të prekshme, por duke qenë se  marrëdhëniet si partiake e gjithashtu shtetërore shqiptare me Bashkimin Sovjetik, kalonin nëpër forumet jugosllave, (dhe Bashkimi Sovjetik e kishte pranuar gjendjen si të mirëqenë), ai i a bënte hyzmetin mbajtjes së miqësisë me Marshallin Tito, me pikësynimin që në Shqipëri, si republik’e ardhshme e federatës Jugosllavisë, ai së pakut t’a ruante pozitën e tij prej udhëheqësi.

Më 29 maj të vitit 1947, në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror, u vendos që duke filluar që nga qershori i vitit në vazhdim të zbatoheshin si njësimi i monedhës shqiptare me atë jugosllave e, gjithashtu edhe njësimi çmimeve me gjithë heqjen e barrierës doganore mes të dy shteteve, (me gjithë pasojat negative për Shqipërinë).

Këtu nuk e lë dot pa përmendur faktin se kur u kthye nga Jugosllavia Nako Spiru ku, nën trysnín’e vazhdueshme të radiogrameve nga Enver Hoxha, ai vërtet i nënshkroi të gjitha marrëveshjet me Jugosllavinë por duke qenë i pandërgjegjshëm për sa po bënte, e kishte shfaqur publikisht në biseda mes udhëheqësish partie këtë fakt, të cilin Enver Hoxha kurrë nuk i’a harroi! Edhe fakt është se më 22 nëntor të vitit 1947, “gabimisht, duke luajtur me armën e tij, vetëvritet Nako Spiru”!  (Kjo deklarata zyrtare e lëshuar nga udhëheqja komuniste e shtetit shqiptar).

Pra, deri në atë datë Enver Hoxha ishte plotësisht dhe 100% nën ndikimin jugosllav, të cilën gjë, nisur nga interesat e tija personale, ai e pranonte si të mirëqenë. Mirëpo erdhi 28 marsi i vitit 1948, kur u shpërndahet dhe u bëhet e njohur udhëheqjeve të partive anëtare të Kominformbyrosë, letra e Komitetit Qendror e Partisë Komuniste (bolshevike) të Bashkimit Sovjetik, lidhur me prishjen e Bashkimit Sovjetik me Jugosllavinë! E për t’ia komplikuar problemin Enver Hoxhës, gjatë takimit të tij me Vjaçesllav Molotovin, më 24 qershor të vitit 1948, ministri i Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik, i thotë shprehimisht udhëheqësit shqiptar; “… Ju shokët shqiptarë, duhet t’a shqyrtoni dhe analizoni vetëvrasjen e Nako Spirut!”

Përzgjedhjet e mundshme për Enver Hoxhën, ishin vetëm dy:

1 – Vazhdim i kolaboracionit tradhtar me Jugosllavinë.

2  – Pozicionim kundra Jugosllavisë, duke e mbështetur Bashkimin Sovjetik.

Mirëpo të dy këta qëndrime kishin edhe rrjedhojat e tyre si vijon:

1/a – Enver Hoxha do të vazhdonte të ishte udhëheqësi i Partisë Komuniste Shqiptare, si edhe i shtetit shqiptar, sa kohë t’a linte Jugosllavia pa e aneksuar Shqipërinë por, edhe me nivel ndihme ekonomike në kufijt’e përcaktuar nga vetë Jugosllavia. Kurse Bashkimi Sovjetik si fuqí e madhe mbështetëse e Shqipërisë, potencialisht dilte nga kjo orbitë.

1/b – Me t’u thithur Shqipëria në kuadrin e Jugosllavisë federative, si republik’e shtatë e saj, (nga që Titua i u shkëput diktatit nga Partisë Komuniste (bolshevike) e Bashkimit Sovjetik), jo vetëm që Enver Hoxha do t’a kishte përnjëhershëm mareshallin jugosllav mbi kokë, por edhe …s’kishte më se kujt t’i ankohej për asnjë problem.

2/a – Enver Hoxha do t’i kishte marrëdhëniet tashmë të drejtpërdrejta me Bashkimin Sovjetik pa ndërmjetësinë jugosllave, duke qenë vetë udhëheqësi i Shqipërisë.

2/b – Si udhëheqës i Partisë Komuniste Shqiptare që i ishte nënshtruar totalisht ndikimit të Partisë Komuniste Jugosllave që nga krijimi nga ana e të dërguarve të saj Miladin Popoviçit si edhe Dushan Mugoshës, e në vazhdim i përzgjedhur prej tyre, t’a drejtonte si i Partisë Komuniste Shqiptare e gjithashtu edhe luftën e quajtur fillimisht; Luftë Nacional Ҫlirimtare por, e kthyer në vazhdim në luftë civile po prej tyre për interesat e Partisë Komuniste Jugosllave, Enver Hoxha duhej të ballafaqohej me një rrethanë tejet të vështirë: duhej bindur Stalini dhe Partia Komuniste (bolshevike) e Bashkimi Sovjetik, se ai vetë, në krye edhe të Partisë Komuniste Shqiptare, si edhe të Shtetit Shqiptar, jo vetëm që me ndërgjegje të plotë shkëputeshin nga Jugosllavia por edhe se do të vepronin besnikërisht dhe në nënshtrim të plotë ndaj Bashkimit Sovjetik dhe udhëheqësit të saj, Mareshallit Stalin!

Në këto kushte, ndjenja e vetë-qendërzimit të Enver Hoxhës e gërshetuar ngushtë me pragmatizmin e tij, jo vetëm që nuk u step t’a merrte vendimin, por edhe brenda katër ditësh, mbasi kishte patur takimin me Vjaçesllav Molotovin, e pra më 28 qershor të vitit 1948, ia dërgon Mareshallit Stalin n’emrin e Komitetit Qendror, letrën me të cilën i shpreh konfirmimin total të Shqipërisë ndaj vendimeve të Kominformbyrosë! Ky edhe hapi i parë për t’a fituar besimin e Bashkimit Sovjetik.

Por ky hap duhej ndjekur edhe me masa të tjera thelbësore bindëse që t’a dëshmonin katërcipërisht shkëputjen e Shqipërisë nga Jugosllavia. Përgjatë këtij shtegu ku, objektivat e arritjeve personale vetë qëndruese Enver Hoxha i kishte krejtësisht të qarta, mbas Plenumit të X-të të Komitetit Qendror të partisë, mbas shpalljes së Rezolutës Informbyrosë, Enver Hoxha mblodhi Plenumin e XI-të, nga 13, deri më 24 shtator të vitit 1948, ku sulmoi hapur dhe shumë egër politikën e Jugosllavisë, rehabilitoi Nako Spirun me gjithë të shoqen Liri Belishovën, gjithashtu edhe Mehmet Shehun, dhe nga ana tjetër e shkarkoi si Sekretar organizativ të Partisë Koçi Xoxen, (Duke mos e përjashtuar nga Byroja Politike), por duke i përjashtuar Pandi Kriston si edhe Kristo Themelkon nga Byroja, por jo nga Komiteti Qendror.

Mbas këtyre masave kundra-jugosllave Enver Hoxha vëzhgonte reagimin Sovjetik, i cili nuk vonoi dhe erdhi. Masat e marra si edhe ndryshimet ishin për mirë por…jo akoma plotësisht bindëse.  Fillë mbas mbylljes së punimeve të Plenumit të XI-të të Komiteti Qendror, e ritheksoj këtë moment fillë mbas mbylljes së punimeve të Plenumit XI-të Komitetit Qendror:, Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Kristo Themelko, Nesti Kerenxhi etj., papritmas u shkarkuan nga të gjitha pozicionet e tyre politike si edhe shtetërore që mbanin!

Në vazhdim, pikërisht tre muaj mbas Plenumit të XI-të, mblidhet Kongresi i I-rë i Partisë Komuniste Shqiptare, ku ish-sekretari Organizativ i Partisë, Koçi Xoxe, del në podium t’a marrë fjalën … e cila nuk i lejohet nga zhurma dhe përplasjet e këmbëve në sallë! E ndjek më 28 nëntor arrestimi i tij, i cili pasohet më 30 maj të vitit 1949, me pushkatimin e tij!

Me masat drastike edhe kriminale të marra nga Enver Hoxha ndaj bashkëpuntorvet të tij më të ngushtë, ai mundi t’a fitojë më në fund besimin e Josif Visarionoviç Stalinit! Natyrshëm shtrohet pyetja: sa zgjati ky besim? Teorikisht, sa kohë që të mbahej më këmbë KOLABORACIONI ME NËNSHTRIM INTERESASH KOMBËTARE TË SHQIPËRISË NDAJ ATYRE TË BASHKIMIT SOVJETIK? Ndërsa, e përcaktuar saktësisht, që nga 30 maji i vitit 1949, ditë kur u pushkatua Koçi Xoxe, (e në vazhdim kur një e nga një i u vu shenja e barazimit me tradhtar të atdheut edhe armiq të partisë, duke i dënuar ashpër ata që u quajtën grupi armiqësor dhe antiparti i Koçi Xoxes).

Vijmë tashti tek data 5 mars e vitit 1953, kur vdekja e Stalinit e mbuloi në zi Shqipërinë! Atë ditë Enver Hoxha e uli në gjunjë turmën e mbledhur para shtatores së Stalinit, për t’a nderuar kujtimin e tij. Kjo njëra anë e medaljes. Kurse ana tjetër, (akoma edhe më e trishtë dhe që kurrë nuk u zu në gojë), qenë me dhjetëra pjesëmarrësit e atij mitingu mortor që u arrestuan dhe u kalbën burgjeve, vetëm e vetëm sepse nuk pranuan atë ditë të uleshin në gjunjë, ose u treguan gazmorë në vend që të qanin, (ose së paku të bënin sikur qanin)! Po paraqesim në vazhdim kalime nga betimi që u lexoi pjesëmarrësve të atij mitingu mortor vetë Enver Hoxha para shtatores Stalinit:

“… Popujt e Bashkimit Sovjetik dhe neve, edhe gjithë popujt e botës, na ka mbuluar sot një fatkeqësi e madhe. Udhëheqësi, mësuesi dhe Ati jonë i shtrenjtë Josif Visarjonoviç Stalin mbylli sytë përgjithmonë, pushoi së menduari mendja e gjeniut më të madh dhe më të ndritur të kohërave tona…! Betohemi se do ta forcojmë dhe çelikosim dashurinë tonë të sinqertë e të thellë për popujt vëllezër të Bashkimit Sovjetik…! Partia e Lavdishme Komuniste e Bashkimit Sovjetik me Komitetin e saj Qendror leninian-stalinian, me në krye shokun Malenkov, do të jenë si gjithmonë për ne burim i madh dhe i pashterur i dritës në rrugën tonë drejt të ardhmes së lumtur…”!

Vetëm tre muaj mbas vdekjes Stalinit, në qershorin e vitit 1953, vete në Moskë një delegacion i nivelit të lartë i Partisë i kryesuar personalisht nga  Enver Hoxha. Malenkovi e priti ftohtë Enver Hoxhën. Në vazhdim filloi të marrë trajtë gjendja sipas së cilës përvijohej dukuria, se tashmë periudha kohore gjatë së cilës diktatori shqiptar e gëzonte të plotë besimin e Bashkimit Sovjetik kishte perënduar. Kohët e reja duheshin përballuar edhe ato me … qëndrime të rinj.

Një vit më vonë, në qershorin e vitit 1954, vete sërishmi në Moskë Enver Hoxha, në krye të një delegacioni së bashku me Hysni Kapon. Nga takimet me Hrushovin ata e kuptuan qartë se tre ishin objektivat e tija sa u takon pozicionimeve politike:

a) Spastrimi i aparatit partiak dhe i shtetit nga stalinistët.

b) Luftë frontale kultit të individit stalinist.

c) Zbutje e marrëdhënieve me Jugosllavin’ e Titos.

Tashmë Enver Hoxha kishte përvojë e duhej t’i përvishej punës nga  dhe si duhej kthyer guna që mos të nëpërkëmbej vetqëndërzimi i tij. Cilët do të ishin fillimisht heronjtë e në vazhdim kurbanët e ardhshëm, për hir të këtyre interesave të tija vetjake?

Fillimisht, t’i fitonte hiret e udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik Nikita Hrushovit, doemos a e luajti “kartën Liri Belishova”! Kjo e fundit me gjithë të shoqin tashmë të vdekur, Nako Spirun, (“i vetëvrarë gabimisht duke luajtur me koburen e tij” më 22 nëntor 1947), të  rehabilituarit e politikës pro-sovjetike, filloi të përdorej si katalíte në marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik! Në mos gjë tjetër, Enver Hoxha kësisoj së paku një farë kredie në marrëdhënie me Hrushovin dhe patjetër që edhe kohë, fitonte. Një shenjë pozitive ishte fakti që kur më 14 maj të vitit 1955, u mblodhën udhëheqësit e tetë vendeve të Lindjes dhe themeluan “Traktatin e Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke”, që e emërtuan “Traktati i Varshavës”, edhe Shqipëria u ftua në atë kuvend me të drejta të plota.

Kësisoj, pa hyrë në hollësira që dalin nga objektivi i kësaj analize, me ngritje edhe me ulje vazhduan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, me pikë qendërzimi interesat e udhëheqësit të Shqipërisë. Kështu më 1 janar 1959 “Zëri i Popullit” botoi një përshëndetje drejtuar Bashkimit Sovjetik, ku integralisht, mes të tjerave, Enver Hoxha theksoi; “… I gjithë populli ynë me mirënjohje të pakufishme, i drejton sot falënderimet më të zjarrta Bashkimit të lavdishëm Sovjetik, Partisë mëmë komuniste të Bashkimit Sovjetik, Komitetit Qendror të saj dhe shokut Nikita Hrushov. Ne i sigurojmë me ta jemi të lidhur përjetë me një miqësi dhe besnikëri që nuk do të kenë mortje kurrë …!”

Në vazhdim, më 26 maj 1959, po në gazetën “Zëri i Popullit”, botohet fjala e Enver Hoxhës në pritjen që i bëhet Nikita Hrushovit në krye të delegacionit Sovjetik, kur ata zbritën në aeroportin e Rinasit; “…Miqësinë me Bashkimin Sovjetik populli shqiptar e çmon si thesarin më të shtrenjtë…! Miqësia jonë është e fortë si graniti dhe e përjetshme si malet tona!”  Katër ditë më vonë, e për të qenë të saktë pikërisht më 30 maj 1959, Nikita Hrushovi shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës! Ky akt si edhe mbjellja e përbashkët e “Pemës së Miqësisë” nga udhëheqësit e Partisë Komuniste (bolshevike) të Bashkimit Sovjetik, si edhe P.P.SH.-ja, jepnin iluzionin se udhëheqësi shqiptar më në fund i kishte fituar hiret e Baba Nikitës, (siç i drejtohej ato ditë në mënyrë të përsëritur Enver Hoxha udhëheqësit sovjetik, Nikita Hrushovit)!

Mirëpo ky flirt nuk zgjati shumë. Në kuadrin e luftës frontale nga ana e Hrushovit kundra kultit të individit aq të zgjatur të Stalinit si diktator i padiskutueshëm i Bashkimit Sovjetik, si edhe insinuatat e udhëheqësit të ri sovjetik lidhur me udhëheqjen shqiptare, e cila kishte 16 vite në krye të partisë dhe të shtetit Shqiptar e duhej t’u a linte frenat drejtuesve të rinj, nuk mund kaloheshin pa shkaktuar marrjen pozicion nga ana e Enver Hoxhës.

Përgjatë kësaj hullie na vjen në ndihmë edhe vepra dy vëllimshme e Andre Fontain me titullin “Historia e Luftës së ftohtë”, ku në Vëllimin e II – të , fq. 395 lexojmë: “…Tito kurrë nuk e kishte mos përfillur se shtegu që e udhëhiqte ndaj likuidimit të armiqve të tij shqiptarë, e çonte atë drejtë pajtimit të tij të plotë me Nikita Hrushovin. Dhe dihej se Hrushovi ishte i prirur që këtë dhuratë t’i a blatonte Mareshallit jugosllav…”. Më 14 shtator të po atij viti, Kina e madhe Popullore na e lëvroi të gjithë sasin’e grurit që i kishim kërkuar në një kohë që, sipas Enver Hoxhës; “…Bashkimi Sovjetik po e linte Shqipërinë të vuante urie që t’a ulte në gjunjë”!

Shpejt erdhi nëntori i vitit 1960 kur, mbas mbledhjes së 81 partive komuniste, Shqipëria u shkëput nga Bashkimi Sovjetik REVIZIONIST, vetëm e vetëm që Enver Hoxha të vazhdonte e t’a ruante FRONIN E TIJ PERANDORAK! E doemos me shkëputjen nga Bashkimi Sovjetik, gjë që sillte me vete edhe mospasjen më interesash vetjake të Enver Hoxhës lidhur me udhëheqësin e tij, Nikita Hrushovin, perëndoi sërishmi, këtë herë përfundimisht edhe “ylli i Liri Belishvës”, e cila u përjashtua nga Byroja Politike, nga Komiteti Qendror si dhe nga partia, duke u internuar, sipas akuzës tanimë standarde, si; “agjente e revizionizmit sovjetik”!

Sipas Enver Hoxhës, Liria, çdo bisedë të zhvilluar në Pekin me Liu Shao Ҫinë, i a kishte raportuar ambasadës së Bashkimit Sovjetik në Pekin. Le që në Moskë ajo kishte ngrënë drekë edhe me Brezhnjevin edhe me Kozllovin, por pa informuar hollësisht rreth bisedave të zhvilluara me ta! Kësisoj diktatori e flaku Lirinë sërishmi, në po atë “kosh” nga e kishte nxjerrë…kur i a kishte nevojën!

Në vazhdim, nuk kam se si mos t’a ze në gojë edhe një fotografi, e cila qëllimin e kishte t’i a tregonte të dokumentuar Nikita Hrushovit, unitetin e pathyeshëm të partisë me Enver Hoxhën, Në shtëpinë ku u themelua partia, ishin radhitur e kapur dorë për dore me duar ngritur lart, 13 anëtarë dhe kandidatë Byroje Politike (veç Enver Hoxhës, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Gogo Nushi, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Petrit Dume, Ramiz Alia, Rita Marko, Adil Ҫarçani, Spiro Koleka e Pilo Peristeri). Fotografia mban datën 8 nëntor 1961. Lind pyetja normale logjike, si u zhvilluan ngjarjet rreth atij uniteti të çeliktë në vazhdim?

Dora dorës gjashtë prej atyre të 13-tëve, u pushkatuan si armiq dhe tradhtarë, pa zënë në gojë me këtë rast dhjetëra anëtarë Komitetit Qendror, anëtarë qeverie si edhe ushtarakë me grada madhore, të pushkatuar ose të kalbur burgjeve! Kështu Enver Hoxha, mes qëndrimesh skajshëm gjakatare brenda vendit, si edhe të tjerash gjoja parimore staliniste në politikën e jashtme, u hodh nga “kali sovjetik” në galop e sipër, tek ai kinez!

Kjo lëvizje, në vazhdim të së gjithë vazhdës demagogjike të saja për t’a ruajtur pushtetin e tij të paprekur, çoi drejt cakut që Shqipëria u bë i vetmi aleat i Kinës, nga të gjitha shtetet e Evropës Lindore! Ishin kohët kur përfaqësuesit tanë në O.K.B., e ngrinin zërin e tyre duke theksuar se revizionistët sovjetikë hynin në të njëjtën kategori me amerikanët, duke bërë propagandë shpifjeje dhe urrejtjeje për t’a forcuar histerinë kundra-sovjetike në mbarë botën!

Këtij shtegu, mbasi u thyen betimet dhe u prishën miqësit’e përjetshme, të sinqerta dhe të pathyeshme shqiptaro – sovjetike, sapo u duk në horizont një cënim potencial i pushtetit të diktatorit shqiptar nga ana e Hrushovit, po sjell sa për kërshëri pjesë nga fjala e Enver Hoxhës e publikuar në Zërin e Popullit të datës 1 tetor 1966 ku ai shprehet për Kinën, flirtin e tij të ri: ”Populli heroik dhe i talentuar kinez nën udhëheqjen e drejtë marksiste-leniniste të Partisë Lavdishme komuniste  të Kinës me shokun Mao Ce Dun në krye, ka arritur fitore të shkëlqyera me rëndësi historike…”. Kurse një muaj më vonë, e pikërisht më 9 nëntor 1966, po “Zëri i Popullit” publikon fjalën e Enver Hoxhës në Kongresin e V-të të P.P.Sh.-së, prej së cilës shkëpusim ndonjë kalim:

“… Në Kongres u shpreh uniteti i pathyeshëm dhe miqësia luftarake e partisë dhe popullit tonë me Kinën popullore 7oo milionëshe, me këtë kështjellë të pathyeshme të socializmit e revolucionit që udhëhiqet nga Partia e lavdishme e Kinës me në krye marksist-leninistin e shquar, mikun e madh të popullit tonë, shokun Mao Ce Dun dhe në mesazhin historik që i drejtoi Kongresit të V-të të Partisë tonë shpreh ndjenjat dhe vendosmërinë tonë të përbashkët, kur thotë: ‘Të jeni të sigurtë se pavarësisht nga çfarëdo të ndodhë në botë, dy partitë dhe dy popujt tanë me siguri do të qëndrojnë së bashku, do të luftojnë së bashku dhe do të fitojnë së bashku…”.

 Në vazhdim të elozheve për Kinën dhe Kryetarin Mao Ce Dun, Enver Hoxha shprehet gjithashtu: “…Fitorja e revolucionit të Madh kulturor proletar, shpartallimi i komploteve kundër-revolucionare të Liu Shao Ҫisë, Lin Biaos dhe të Ten Hsiao Pinit, kanë krijuar një gjëndje revolucionare…! Kina ka dalur me prestigj të rritur në botë të lidhura këto fitore drejtpërsëdrejti me emrin, mësimet dhe udhëheqjen prej revolucionari të madh të shokut Mao Ce Dun, mikut të madh të Partisë dhe popullit tonë!” Mirëpo edhe këtij flirti shqiptaro-kinez i erdhi fundi, pikërisht kur ajo mike dhe mbrojtëse e jona e madhe filloi zbutje të politikës së saj intransigjent daç ndaj Sh.B.A,-ve imperialiste, e gjithashtu ndaj Jugosllavisë revizioniste!

Mos më besoni mua, por gjejeni vëllimin “SHËNIME MBI KINËN” edhe qëmtoni në faqet 304 – 305, ku po ai kryetar gjenial Mao Ce Dun, vjen e ravijëzohet nga Enver Hoxha si vijon: “Mao Ce Duni ishte një ëndërrues, po njëkohësisht një perandor dhe despot në pikëpamjet e tij…ato ishin të pajisura me idetë e theksuara perandorake, konfuciane, mistike, të shartuara këto me ide të reja të zhvillimit botëror të pa përtypura e të papranueshme, të paasimiluara prej tij…!

Mao Ce Duni e çoi vendin nga të frynte era, mjaft që ai të ishte në krye dhe që në fakt tërë kohën qëndroi në krye. Të gjithë duhej t’i bindeshin atij…të zbatonin idetë e tija “gjeniale”, po që në realitet nuk çonin në ndërtimin e një Kine më moderne, më të përparuar, më të organizuar…i lejonte oborrtarët t’i thurnin himne e diritambe…me veprime perandorake ai merrte masa, masa ushtarake, gjyqësore, bënte demaskimin politik dhe ideologjik…më në fund i dënonte ata edhe me pushkatim.”

Kësisoj erdhi pashmangshëm edhe dita kur Enver Hoxha, mbas prishjes me Kinën nuk gjeti më ndonjë partner i cili, i interesuar në ç’mund t’i blatonte Shqipëria, me të cilin të lidhej ideologjikisht, miqësisht, pazgjidhshmërisht, përjetësisht ,,, e shto të shtojmë ndajfolje me mbrapa-shtesa kisht, sisht, risht, etj., etj. dhe me përvojën e tij prej krimineli gjakatar, vazhdoi t’i terrorizonte mbështetësit e tij e nëpërmjet tyre edhe popullin shqiptar, edhe për thuajse një dhjetëvjeçar tjetër me Shqipërinë e izoluar 100 %! / Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 31 Maj 2026

Next Post

“I torturuar tmerrësisht, regjisori Vsevolod Meyerholdi deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Pasternaku...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“I torturuar tmerrësisht, regjisori Vsevolod Meyerholdi deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Pasternaku…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“I torturuar tmerrësisht, regjisori Vsevolod Meyerholdi deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Pasternaku…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 30, 2026
“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 29, 2026
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Dossier

“Atentati i poshtër që armiku i egër i popullit tonë dhe i Bashkimit Sovjetik, na bëri kundër Legatës Sovjetike në Tiranë, është…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja, mbi “kolaboracionizmin”

May 31, 2026
“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja
Dossier

“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

May 30, 2026
“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 30, 2026
“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 29, 2026
Next Post
“I torturuar tmerrësisht, regjisori Vsevolod Meyerholdi deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Pasternaku…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“I torturuar tmerrësisht, regjisori Vsevolod Meyerholdi deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Pasternaku...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme