• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Zbulohet relacioni sekret: “S. Ramaj, njeh gjuhën austriake, M. Shaqiri, nuk është i përgatitur, por ka vullnet, V. Uka, shofer kapriçoz, M. Hazbiu, i vetëkënaqur dhe…”/ Karakteristikat e 50 diplomatëve, në ’79-ën

Zbulohet relacioni sekret: “P. Çaushi, me perspektivë, V. Boriçi, kuadër i përgatitur, S. Plaka, burokrat, I. Bardhi, shok i mirë, V. Zarka, shofer, për bën për diplomat…”/ Karakteristikat e 50 diplomatëve, në ’79-ën

Letra për Enver Hoxhën: “UDB-ja më arrestoi në ‘Arapska Kala’ të Shkupit, kur po zbuloja një bazë ushtarake jugosllavo-ruse, në territorin maqedonas dhe…”/ Relacioni sekret nga Parisi, në ’70-ën
Zbulohet relacioni sekret: “S. Ramaj, njeh gjuhën austriake, M. Shaqiri, nuk është i përgatitur, por ka vullnet, V. Uka, shofer kapriçoz, M. Hazbiu, i vetëkënaqur dhe…”/ Karakteristikat e 50 diplomatëve, në ’79-ën
Relacioni sekret i zv/ministrit Ksenofon Nushi, dhjetor ‘72: “Ambasadori vietnamez në Tiranë, më njoftoi për bisedimet në Paris, por unë i thashë të kenë kujdes, pasi SHBA-ës, janë të pabesë dhe…”/
Zbulohet relacioni sekret: “S. Ramaj, njeh gjuhën austriake, M. Shaqiri, nuk është i përgatitur, por ka vullnet, V. Uka, shofer kapriçoz, M. Hazbiu, i vetëkënaqur dhe…”/ Karakteristikat e 50 diplomatëve, në ’79-ën
Zbulohet relacioni sekret: “S. Ramaj, njeh gjuhën austriake, M. Shaqiri, nuk është i përgatitur, por ka vullnet, V. Uka, shofer kapriçoz, M. Hazbiu, i vetëkënaqur dhe…”/ Karakteristikat e 50 diplomatëve, në ’79-ën
Zbulohet relacioni sekret: “S. Ramaj, njeh gjuhën austriake, M. Shaqiri, nuk është i përgatitur, por ka vullnet, V. Uka, shofer kapriçoz, M. Hazbiu, i vetëkënaqur dhe…”/ Karakteristikat e 50 diplomatëve, në ’79-ën
Zbulohet relacioni sekret: “S. Ramaj, njeh gjuhën austriake, M. Shaqiri, nuk është i përgatitur, por ka vullnet, V. Uka, shofer kapriçoz, M. Hazbiu, i vetëkënaqur dhe…”/ Karakteristikat e 50 diplomatëve, në ’79-ën
0
Shares
809
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me siglën “Sekret” të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1979 dhe janë pjesë e një dosje ku ndodhet një korrespodencë e gjatë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Tiranë dhe Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, me relacione, raporte, informacione, udhëzime, telegrame, etj., lidhur me shërbimin diplomatik shqiptar, që vepronte në shtete të ndryshme të botës. Në dosjen në fjalë ndodhen dy raport-informacione, ku janë shënuar karakteristikat e 50 punonjësve të shërbimit diplomatik shqiptarë, që shërbenin në shtete të ndryshme të botës, si Berlin, Varshavë, Bukuresh, Pekin, Phenian, Budapest, Pragë, Stokholm, Vienë dhe Beograd.  Në raport-informacionin e parë që mban datën 25. 7. 1979, i hartuar nga Palush Semini dhe Esat Riba, (funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë), të cilët kanë shkuar në disa përfaqësi diplomatike shqiptare, të akredituara në vende të ndryshme të botës, ku kanë marrë pjesë në mbledhjet e organizatave bazë, si dhe janë takuar me të gjithë punonjësit e shërbimit diplomatik, që shërbenin në ato ambasada, si: ambasadorë, sekretarë ambasadash, oficerë të Zbulimit Shqiptar (të kamufluar si diplomatë), atashe ushtarakë, të ngarkuar me punë, atashe tregtarë, përfaqësues tregtarë, shoferë, përkthyes, etj., ku bënin pjesë: Dhimitër Karanxha, Idriz Bardhi, Mirjan Beqiri, Piro Vaso, Llazar Muço, Leonard Zisi, Selim Begolli, Simon Çiço, Nasip Kaçi, Idriz Shehu, Simon Poreçi, Perlat Çaushi, Fatbardh Dedja, Ligor Dhamo, Fiqri Doda, Mehmet Bylykbashi dhe Shqipe Bylykbashi,ndërsa në dokumentin tjetër që mban datën 24. 7. 1979, ku ndodhet relacioni i përgatitur nga Kostaq Lazri dhe Peçi Orgocka, (funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme), ndodhen karakteristikat e punës së diplomatëve dhe punonjësve të shërbimit diplomatik të akredituar në disa vende të tjera të botës, si: Jani Polena, Jani Dhimgjini, Perikli Çuko, Ajaz Isufi, Ramadan Stroka, Vasil Zarka, Agim Kasa, Halit Ibra, Ilo Boçi, Ndricim Greça, Mehdi Shaqiri, Robert Dapi, Kujtim Jaho, Maksim Dingu, Vahit Boriçi, Myfit Hazbiu, Beqir Plaku, Sefer Ramaj, Piro Trebicka, Çerçiz Sala, Simon Qirici, Sazan Bejo, Elsa Mëhilli, Sokrat Plaka, Mustafa Kadiu, Idajet Gurra, Polikron Koçi, Jorgo Themeli, Ila Robo, Vait Uka, Valdete Jaho dhe Lumnije Boriçi.

                                                   Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Dokumenti sekret me relacionin e përgatitur nga Kostaq Lazri dhe Peçi Orgocka, dërguar Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, ku ndodhen karakteristikat e punës së punonjësve të shërbimit diplomatik shqiptar, të akredituar në: Budapest, Pragë, Stokholm, Vjenë dhe Beograd

MBI GJENDJEN E KUADRIT DHE PROBLEMET QË DALIN NË PËRFAQËSITË TONA NË BERLIN, VARSHAVË, BUKURESHT, PEKIN DHE PHENIAN

Përveç vlerësimit të punës nëpërmjet relacionit, kemi këto mendime për punën e disa kuadrove në veçanti.

Disa mendime për kuadrin

1-Ndriçim Greca: Është kuadër i ri e i mirë. Punon për ngritjen e nivelit profesional si dhe ka mësuar jo keq gjuhën çeke. Ka perspektivë që në të ardhmen ai, të bëhet një diplomat i mirë.

2-Mehdi Shaqiri: Nuk është i përgatitur, po ka vullnet për të ecur përpara. Ndjen vështirësi për t’i kapur në kohë problemet, pasi dhe nivelin ideo-profesional, nuk e ka për detyrat që i ngarkohen. Ka kryer kursin dyvjeçar të Ministrisë së Jashtme.

3-Robert Dapi: Është më i shkathët se Mehdiu, ka të njëjtën përgatitje dhe i kap më në kohë detyrat që i ngarkohen. Punon pak për ngritjen profesionale, por po ecën mirë me gjuhën çeke.

  • Ambasada në Stokholm

1-Kujtim Jaho: Është njeri i përgatitur dhe i rregullt në punë. Njeh problemet dhe me gjuhën po ecën mirë. Na u duk me perspektivë. Duhet të punojë më shumë me kosovarët e atjeshëm.

2-Maksim Dingu: Është njeri i shkathët e punëtor. Po ecën mirë me gjuhën suedeze, dhe i është futur jo keq njohjes së lëvizjes komuniste në Suedi.

3-Vait Boriçi: Nuk është i angazhuar në Parti, por është kuadër i përgatitur dhe njeh mirë gjuhën suedeze, si dhe po ecën me anglishten. Punon mirë me skeda dhe kartelizime. Ka horizont dhe perspektivë për të ecur në fushën e diplomacisë.

4-Myfit Hazbiu: U zgjodh dhe Sekretar i Organizatës Bazë. Është i përgatitur dhe njeh mirë jo vetëm detyrën si sekretar partie, por edhe ato të tregtisë. Përpiqet që të thellohet në punë, por tek ai vumë re njëfarë vetëkënaqësie.

5-Beqir Plaku: Është i ri në detyrë dhe jo i përgatitur mirë. Tregohet pak i përciptë, konfuz, dhe, jo sistematik në punë. Diskutimi i tij në organizatën bazë, është nga më të dobëtit.

Në Suedi pamë se dhe disa gra të shokëve, mund të aktivizohen në perspektivë kështu p.sh., Valdete Jaho, ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë dhe mund të autorizohet që të bëjë stazhin në klinikat e Stokholmit, nëse ka mundësi për t’u specializuar për profile të veçanta (ndryshe duhet që të kthehet një vit, për të bërë stazhin e diplomës), kurse Lumnije Boriçi, që këtu ka qenë përgjegjëse e Katedrës së Frëngjishtes në Universitet, mund të aktivizohet si diplomate, qoftë dhe për çështjet konsullore.

  • Ambasada në Vjenë

1-Sefer Ramaj: Na u duk i përgatitur dhe punëtor. Përballon mirë detyrat si dhe njeh gjuhën austriake. Ai, është lajmëruar për transferimin dhe ka dërguar familjen në Shqipëri. Mund të jepte më shumë për lëvizjen komuniste në Austri.

2-Pirro Trebicka: Atashe-tregtar dhe ish-Sekretar i Organizatës Bazë të Partisë, detyrë që nuk e ka realizuar siç duhet. Na u duk konfuz e i ngathët. Vështirë se mund ta përballojë volumin e punës së tregtisë këtu. Mendojmë se duhet të zëvendësohet.

3-Çerçiz Sala: Zv/Atashe Tregtar. Na u duk i dobët, dhe i përciptë, për problemet e diplomacisë. Por, ishte i shkathët në punën rutinore të përditshme. Meqë i ka mbaruar afati, mendojmë se duhet të zëvendësohet.

4-Simon Qirici: U zgjodh dhe si Sekretar i Organizatës Bazë. Megjithëse i ri atje, i është futur mirë punës si dhe njeh sektorin e vet. Është dinamik e kërkues, si dhe ka perspektivë për të ecur mirë në linjën e vet.

5-Sazan Bejo: Është njeri i përgatitur pasi, kryen mirë detyrën jo vetëm si përgjegjës i Agjensisë Telegrafike Shqiptare, por edhe si diplomat kur ngarkohet nga shokët. Ka perspektivë që të ecë përpara dhe në diplomaci.

6-Elsa Mëhilli: Nëpunëse e Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Të gjithë na thanë që është e ngathët në punë. Duhet të zëvendësohet pasi, nuk po e kryen siç duhet detyrën.

  •  Ambasada në Beograd

1-Sokrat Plaka: Na u duk njeri punëtor dhe i përgatitur. Njeh mirë, gjendjen dhe detyrat për Jugosllavinë por, ka një stil pak burokratik në punë. Nuk krijon afërsi me bashkëpunëtorët, sidomos me shokët e sektorit special. Ai, kishte disa ankesa për ta, por edhe ata nuk flisnin mirë për të. Ka një kohë të gjatë jashtë shtetit, prandaj duhet të qarkullojë.

2-Mustafa Kadiu: Është njeri punëtor, dhe komunikues me njerëzit. Mban qëndrim kritik dhe autokritik. Na u duk se ai, duhet të jetë më i kujdesshëm në marrëdhëniet me titullarin.

3-Idajet Gurra: Na u duk i mirë, i shkathët, si dhe njeh mirë veçanërisht problemet e Kosovës. Është i shtruar në punë, si dhe ka mësuar gjuhën serbo-kroate. Ka kohë që punon atje prandaj, duhet që të qarkullojë.

4-Polikron Koçi: Njeri i përgatitur dhe punëtor. Gjuhën serbo-kroate po e mëson mirë. Njeh mirë sektorin ku punon si dhe ka perspektivë për të ecur përpara, në sektorin që mbulon.

5-Jorgo Themeli: U zgjodh Sekretar i Organizatës Bazë. Është njeri punëtor, kërkues, si dhe ndjek detyrat me partishmëri. Ka filluar që të ndjek gjerësisht çështjet e tregtisë.

6-Ilia Robo: Është i ri, por duket se ka vullnet në punë. Kryen detyrat me ndjenjë përgjegjësie, si dhe bën përpjekje për ngritjen e mëtejshme të nivelit ku duhet të punojë, për tju përgjigjur detyrave.

7-Vait Uka: Shofer. Njeri kapriçoz dhe i rrëmbyer. Ka thyer urdhrat e titullarit, si dhe ka përplasur makinën. Qëndrimi i tij ndaj titullarit, është i patolerueshëm. Ky qëndrim, u kritikua rreptësisht në mbledhjen e organizatës bazë. Mjaft shokë, janë të mendimit që ai duhet të kthehet në atdhe. Po kështu edhe ne, po të këtij mendimi jemi pasi, është njeri jo korrekt dhe i padisiplinuar. Memorie.al

       24.7.1979

                                   Përgatitën

                                  Kostaq Lazri

                                  Peçi Orgocka

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Dr. Hubert Neuwirth, në librin e tij ‘Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri (1939-1944)’, e rendit Rrok Gerën, krahas figurave, si; Konica, Mehdi e Mithat Frashëri, Abaz Kupi etj.,…”/ Historia e panjohur e 7’prillit ‘39

Next Post

“Ka denigruar sekretarin e parë, sikur ka dërguar djalin në Francë se i dhimbte veshi, gruaja i ka sjellë një kone që e ushqen me bërxolla dhe…”/ Relacioni për “parullat armiqësore”, në ’90-ën

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
“Ka denigruar sekretarin e parë, sikur ka dërguar djalin në Francë se i dhimbte veshi, gruaja i ka sjellë një kone që e ushqen me bërxolla dhe…”/ Relacioni për “parullat armiqësore”, në ’90-ën

“Ka denigruar sekretarin e parë, sikur ka dërguar djalin në Francë se i dhimbte veshi, gruaja i ka sjellë një kone që e ushqen me bërxolla dhe…”/ Relacioni për “parullat armiqësore”, në ’90-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!