• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, October 29, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mehmet Shehu e Hysni Kapo, me forcat që komandonin, filluan veprimet luftarake me sulmin ndaj Dukatit…”/ Historia e panjohur e masakrës ndaj fshatit “Ballist” në nëntor ’43, e njohur si “Nata e Shën-Bartolomeut”

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
“Enveri dërgonte Haxhi Lleshin në Banovinë të Vardarit dhe porosiste që të demaskonin çështjen e Shqipërisë Etnike, komisari politik i Divizionit të Parë, Hysni Kapo…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra
Në shtator 1943, në Berat, gjermanët lëviznin lirshëm nëpër qytet dhe kjo marrëveshje u bë prej Gjin Markut dhe gjermanëve, nëpërmjet Iljaz Sevranit…”/ Letra Mit’hat Frashërit, për britanikët, prill ‘45
Memorie.al
“Dhionis Karbunarën, ish-këshilltarin e konsullatës italiane, e torturonin që të tregonte vlonjatët që kishin marrë para për pushtimin e Shqipërisë, por Hysni Kapo, i tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ballistit nga Vlora
“Për masakrën e 21 tetorit të 43′-it, ku vetëm nga familja ime ishin pesë të pushkatuar, fisi ynë ka bërë një kallëzim penal në ’94-ën, ndaj Mehmet Shehut, por…”/ Dëshmia e avokat Artan Murrizit

Nga Eugen SHEHU

Memorie.al / Kapitullimi i forcave fashiste italiane në Shqipëri, në shtatorin e vitit 1943, u përcuall me një ndjenjë maturie të thellë, tek gjithë shqiptarët. Ndonëse disa ditë përpara këtij kapitullimi, ishin pikërisht italianët që me makinën e tyre të luftës, shkatërruan e dogjën mijëra shtëpi, kësaj radhe, çuditërisht shqiptarët nuk u hakmorën. Forcat komuniste dhe ato nacionaliste,mundën të çarmatosnin dy divizione italiane, me ç’rast siguruan armë e municione për veprimet e ardhme luftarake. Ndërsa fshatarët shqiptarë, në të shumtën e rasteve i futën robërit në shtëpitë e tyre, duke ndarë me ta kafshatën e thatë të bukës. Ndërkaq rënia e Italisë, po konturonte situata të tjera politike jo vetëm në Ballkan por në krejt Evropën.

Brenda këtij teatri të veprimeve politike,ishte përfshirë padyshim edhe Shqipëria. E vërteta është se kundër Italisë fashiste, të parët kishin luftuar nacionalistët shqiptar, madje rezistenca e tyre lidhej drejtpërsëdrejti me 7 prillin e vitit 1939. Më tej kjo rezistencë pati vijuar pothuajse në krejt viset etnike shqiptare, duke u shndërruar në fund, në një revoltë mbarë popullore. Gjirokastra e Saranda, Tirana e Durrësi, Kruja dhe Dibra e deri Ferizaj, u kthyen në karakollë të qëndresës shqiptare kundër okupatorit të huaj.

Ndërsa tani, me kapitullimin e forcave italiane, vihej re një lëvizje tejet e madhe e nacionalçlirimtarëve shqiptar,ani pse të krijuar në vjeshtën e vitit 1941 (atëherë kur burgjet italiane mbanin të izoluar mbi 100 nacionalistë shqiptarë), ani pse ata u drejtuan që në natën e parë të krijimit prej mësuesve të ardhur enkas nga Beogradi, klika komuniste e shtetit amë, donte të merrte me çdo kusht pushtetin, në duart e saj. Është kjo një ndër arsyet madhore, me ç’rast kjo klikë e ndyrë e Enver Hoxhës, nisi luftën vëllavrasëse, nën pretekstin e “tradhtisë” së Mukjes.

Gjithashtu mund të lexoni

“Vasil Gjymyshana nga Berati tregonte; Enveri është sjellë ndaj meje si prind, përzemërsia dhe dashuria e madhe që tregonte për mua, shtëpinë e tij e kisha si…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e 1969

“Regjimi i Enver Hoxhës përballet me lëvizjet kundërshtare me masa represive, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje, që operojnë në…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Historiografitë e Tiranës dhe Beogradit, ndonëse donin ta fshihnin të vërtetën, nuk  ia dolën ta mbajnë gjatë “enigmën”. Komunistët e Tiranës, duke para-ndjerë se pjesa dërmuese e popullit shqiptar në vitin 1943, kish mbushur radhët e nacionalistëve shqiptarë, në mënyrë tejet djallëzore, krahas propagandës false, përdori edhe terrorin e kuq. Sipas modeleve bolshevike. Me anë të këtij terrori, të kombinuar me atë serbo-sllav në trevat etnike shqiptare, Mugosha, Popoviçi, Hoxha dhe kompania, kërkonin të zhduknin përfundimisht vetëdijen morale të kombit tonë, për të instaluar në të pastajmen komunizmin, këtë kancer të ardhur nga Azia. Po pse u piketua pikërisht fshati Dukat (në shtetin amë), për të kryer masakrën e madhe?

Pa dashur të shkojmë tej, në historinë e largët të Vlorës (e shoh të nevojshme t’u kujtoj lexuesve), pothuaj të gjitha shtëpitë e fshatit Dukat, kishin nxjerrë burra trima. Këta burra ishin krah të Ismail Qemalit, më 1912, në krah të Selam Musait më 1920 dhe po ashtu, të parët që pritën me pushkë fashistët italian më 1939. Gjatë viteve 1939-1943, në të dy fshatrat Dukat-mal dhe Dukat-fushë, vepruan 4-5 çeta nacionalistësh vlonjatë, të cilët, u shndërruan në tmerr e frikë ndaj formacioneve të ushtrisë italiane. Janë disa beteja legjendare që ballistët e Dukatit kanë zhvilluar në këto vite, në rrethina të Vlorës, duke e ngritur nacionalizmin shqiptar në nivelet e larta politike të asaj kohe. Por Dukati u vriste sytë armiqve të nacionalizmit shqiptar, edhe për një arsye tjetër.

Në vitet 1942-1943, aty ishte shtabi ushtarak i njësive balliste të jugut, ku luftonin, jetonin e punonin: Skender Muço, Hysni Lepenica, Ismail Golemi, Murat Budo, Bego Gjonzeneli e dhjetëra prijës të tjerë, të shquar, të nacionalizmit në ato treva. Për më tepër, kur pas dy-tri bisedash të Enver Hoxhës me Hysni Lepenicën, u bë e qartë  lufta vëllavrasëse, klika e Tiranës, nuk mund t’ia falte lehtë kapedan Lepenicës, demaskimin që ai po u bënte në popull nacionalçlirimtarëve.

Në këtë mënyrë, sipas vetë të dhënave të historiografisë komuniste  shqiptare, në dokumentet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, në nëntorin e vitit 1943, në luginën e lumit Shushic, si edhe në afërsi të fshatit Dukat, ndodheshin në gatishmëri të lartë luftarake mbi 1500 forca, prej të cilave, 3 ishin batalionet e Brigadës së Parë Sulmuese, të udhëhequra nga Mehmet Shehu e Dushan Mugosha dhe dy batalione të tjera ishin të Brigadës së Pestë Sulmuese. Shtabi i kësaj force nacional-çlirimtare, e shihte Dukatin si fortesë të rëndësishme të nacionalizmit dhe për këtë mori një varg masash.

Ndonëse forcat gjermane të korpusit XXI, ndodheshin po në atë zonë, për klikën e Tiranës kjo nuk përbënte ndonjë shqetësim të madh. Së pari, ata donin të vijonin luftën vëllavrasëse nëpërmjet terrorit të kuq, mandej po t’u mbeteshin armatim, mund të hidhnin ndonjë fishek në drejtim të gjermanëve. Është kjo arsyeja që në komunikatën e atyre ditëve, komanda e Brigadës së Parë Sulmuese, pos të tjerave porosiste; “Pa tërhequr vëmendjen nga lëvizjet e forcave gjermane në zonën midis Shushicës dhe Vlorës, të zhvillohet luftë e ashpër, me çdo mjet, ndaj ballistëve, të pushkatohen pa gjyq të gjithë ata që shkojnë pas forcave të Ballit”. (Arkivi Qendror i Ushtrisë. Fondi Brigada e I-rë Sulmuese, dosja. 17, fleta 4).

Sidoqoftë komanda partizane, bënte çmos të ruante sekretin e goditjes së fshatit, duke ditur se aty mund të përqendroheshin forca të mëdha balliste. Në karakterin e veprimeve të tyre, nacionalçlirimtarët patën tejet të zhvilluar dinakërinë, e cila, në shumë raste, vinte si detyrim nga misionarët jugosllav. Lidhur me përgatitjen e fshehtë për masakrën e Dukatit, na bënë me dije edhe Villiam Tilman, një nga përfaqësuesit e misionit britanik në shtabin nacional-çlirimtar shqiptar.

Vite më vonë në kujtimet e tij, ky misionar britanik do të shkruante tekstualisht; “Komandanti i Brigadës, Mehmet Shehu, një ushtarak i rreptë dhe komunist i flaktë, sikur u ngrys me tepër kur na pa neve. Ai kishte dyshim se nuk do të kalonin dot nëpër fshatin ballist të Dukatit, ku na duhej të shkonim për të marrë udhërrëfyesin tonë, por ai njëkohësisht nuk e hodhi fare fjalën për synimet që kishin ndaj atij fshati…!

 Të nesërmen në mëngjes herët, unë dhe Mehmeti, kaluam vargun e Lungarës, nëpër një qafë të ngushtë, nga ku kapëm me një vështrim detin Adriatik dhe bregun italian që mezi shquhej. Pastaj zbritëm teposhtë, nëpër një pyll dushku e pishe në Dukat. Para se të hynim në fshat, Mehmeti bëri kujdes, duke hequr yllin e kuq nga kapelja”. (Villiam Tilman “Kur takohen njerëzit dhe malet”, – Tiranë 1997, faqe 43).

Natyrisht Mehmet Shehu nuk mund t’i tregonte oficerit britanik për masakrën që do të kryente, por vajtja e tij në Dukat, lidhej me një veprim tejet antishqiptar. Duke flakur tej krenarinë bolshevike (Heqjen e yllit nga kapela), në të vërtetë komandanti “i famshëm” shndërrohej në anonimë, duke dashur të përçajë ballistët, duke premtuar disave se me marrjen e pushtetit, ata do të viheshin në udhëheqje të vendit. Por edhe kjo lojë dinake vajti dëm, përpara mendimit të ndershëm nacionalist, i cili askurrë nuk mund të bënte pazare me fatet e kombit.

Më 27 nëntor të vitit 1943, ngase përqendrimet nacionalçlirimtare në brigjet e Shushicës (në shtetin amë) u rritën së tepërmi, u vendos krijimi i komandos operative. Në krye të kësaj komande u vendos një tjetër bolshevik, Hysni Kapo, i cili, sidoqoftë, kishte një farë emri në krahinën e Vlorës. Të dy së bashku, Shehu e Kapo, bashkërenduan veprimet luftarake, duke patur si objekt të parë të sulmeve fshatin e Dukatit e më tej, çfarë t’u dilte përpara. Hysni Kapon në çdo minutë e ndiqte pas një truprojë prej 30-40 vetash nga fshati i tij, të cilët, ishin të gatshëm të kryenin çdo krim, vetëm e vetëm të zbatonin urdhrat paranojake të komandantit të tyre.

Më 27-29 nëntor 1943, njësitë luftarake partizane, iu afruan në fshehtësi të madhe fshatit Dukat, në tri drejtime,sipas një strategjie dhe taktike të veçantë, a thua se do të luftonin me divizione të tëra gjermane. Meqenëse pjesa dërmuese e partizanëve, ishin vendas, ata e njihnin terrenin dhe mund të lëviznin lirisht natën, duke bërë kujdes që të mos konfrontoheshin padashur me forcat e Divizionit të XXI gjerman.

Lidhur me këto përgatitje, historiografia komuniste shqiptare, ende sot, duke shkruar për ato vite, në mënyrë të turpshme deklaron; ”Komanda partizane, vendosi të kryeje goditjen e parë të përbashkët, kundër bazës balliste të Dukatit, që ishte kthyer në një postë roje të gjermanëve. Aty ishin grumbulluar rreth 300 ballistë…”(Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar” –Tiranë 1988, vëll. 3, faqe 486).

Gjithë ditën e 30 nëntorit 1943, partizanët shqiptar, të armatosur deri në dhëmbë me pushkët e italianëve dhe mësimet e Mugoshës, ndejën nëpër pozicionet e tyre rreth Dukatit. Dita ishte e ftohtë dhe me shi por ato nuk ndezën asnjë zjarr, për të mos u diktuar nga fshatarët. Në heshtje, komanda operative e drejtuar nga Hysni Kapo, priste të binte nata, për t’iu lëshuar shtëpive nacionaliste, ashtu si bisha gjahut të vet. Rreth orës 24.00 të po asaj mbrëmjeje, midis shiut që binte, radhët nacionalçlirimtare i ngjiteshin fshatit Dukat-mal.

Ka qenë pikërisht komandanti i patrullës balliste të fshatit, i cili ka ndjerë hapa dhe duke marrë pozicionin ka pyetur se kush ishin ata udhëtarë e ku donin të shkonin! Por thirrjes së ballistit Avdyl Hasko, partizanët i janë përgjigjur menjëherë, me breshëri automatiku. Kjo breshëri, ka shërbyer sakaq për sulmin e fuqishëm të nacionalçlirimtarëve, të përgatitur me kujdes, ditë të tëra. Pas-këtej, në drejtim të shtëpive dukatäse, u derdhën për katër orë rresht, një arsenal i tërë i armëve të artilerisë dhe atyre të këmbësorisë. Në fillim banorët e Dukatit, nuk mund ta kuptonin çfarë po ndodhte.

Madje dikush prej tyre,duke menduar se fshati qëllohej se mos kishte gjerman, thirri fort për minuta të tëra, se asnjë gjerman nuk kishte, për të pushuar luftën vëllavrasëse. Por edhe pas kësaj thirrjeje krismat dhe bataret vazhduan me po atë tërbim, me ç’rast, dukatasit e kuptuan sa i shenjtë do të ishte për ta çmimi i nacionalizmit. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se brenda orëve të para të atij zjarri të dendur të armëve, duke përfituar nga terreni i vështirë, si edhe nata me shi, çetat e Ballit Kombëtar (4-5 të tilla) u organizuan mjaft mirë duke zënë pozicionet kyçe nga pritej sulmi partizan.

Komandantët e këtyre çetave u bënë të qartë luftëtarëve se duhej të luftonin për jetë a vdekje, ngase nacionalçlirimtarët ishin të vendosur në luftën vëllavrasëse dhe me çdo mjet ata kërkonin që duke djegur këtë fshat, të vrisnin përfundimisht shpresën vlonjate dhe krejt shqiptarëve për pushtet demokratik, të lirë, të çliruar nga prangat sllavo-komuniste. Njëri prej këtyre komandantëve të këtyre çetave, Isuf Shehu, i cili pat mbaruar akademinë e lartë ushtarake në Romë, në krye të 60 burrave, zuri barrikadë e pakapërcyeshme për forcat partizane.

Ndërkaq edhe trimat e tjerë si Maliq Koshena, Xhelo Koçiu, Murat Budo dhe Muharrem Xhezo, me njësitë e tyre, duke zënë pozicione nëpër kreshtat shkëmbore të Dukatit, hapnin zjarr pa reshtur në drejtim të nacional – çlirimtarëve, ndonëse herëpashershme, dikush ngrihej nga pozicioni duke thirrur; ”Është turp o shqiptarë, po i bëjmë qejfin serbit!”. Megjithatë, partizanët jo vetëm që nuk donin t’ia dinin për këtë thirrje kaq tragjike, por përkundrazi, andej nga vinte zëri, në errësirën e natës, qëllonin akoma më me tërbim, duke sharë Ballin Kombëtar.

Ata nuk mund të ktheheshin dot mbrapa, sepse Mehmeti dhe Dushani i vrojtonin me dylbi dhe i pushkatonin pa gjyq, sipas stilit bolshevik. Ndonëse nacionalçlirimtarët e patën përgatitur për disa ditë rresht sulmin kundër Dukatit, ndonëse ata kishin epërsi në fillim të këtij sulmi të befasishëm, përsëri nuk munden të hyjnë dot në fshat. Madje në mëngjes, kur drita nisi të zbardhe dhe formacionet e shumtë nacionalçlirimtare kishin nisur të zbuloheshin nëpër pozicionet e tyre, mësymja komuniste drejt fshatit u bë thuajse e pamundur.

E vetmja mënyrë, për të çuar deri në fund qëllimin strategjik të këtij sulmi, ishte tërheqja e tyre dhe riorganizimi. Këtë e pranon vet historiografia komuniste e Tiranës, e cila shkruan tekstualisht: ”Sulmi filloi ende pa aguar 1 dhjetori. Pasi u ndeshën fillimisht me rojet balliste, forcat tona hynë brenda në fshat. Luftimet u zhvilluan të ashpra. Edhe armiqtë organizuan një qëndresë të fuqishme, duke u mbrojtur nëpër shtëpitë…! Përballë situatës së krijuar shtabi operativ vendosi tërheqjen”. (“Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar”-Tiranë, 1988, vëllimi 3, faqe 486).

Dita e 1 dhjetorit 1943, do të vazhdonte sërish me luftime ndonëse këto nuk do të ishin në shkallë të gjerë. Të egërsuar për faktin që u tërhoqën turpëruar, Mugosha dhe Shehu kërkojnë afrimin e forcave partizane në drejtim të fshatit Dukat-mal. Gjithashtu, në rrugën automobilistike Vlorë-Himarrë, nacionalçlirimtarët shqiptarë ngrenë disa prita deri dhe me autoblinda, me ç’rast donin të pengonin forcat nacionaliste të Vlorës, Radhimës e Kaninës, për t’u ardhur në ndihmë fshatrëve të Dukatit.

Madje në mesditën e 1 dhjetorit 1943, përmes asaj kohe të keqe, u zhvilluan disa përleshje midis partizanëve dhe çetave  të Ballit Kombëtar, që me çdo kusht donin t’i drejtoheshin Dukatit. Vetëm disa luftëtarë nacionalistë (rreth 25) të cilët ishin në shtëpitë e tyre, në Dukat-fushë, duke kaluar përmes forcave të shumta nacionalçlirimtare. Këta në lagjen “Thilpat” të këtij fshati, kur panë se ishin vrarë dy-tri fëmijë në prag të derës së shtëpisë, nuk duruan dot dhe u hodhën në sulme të ashpra. Partizanët të tmerruar, muarën arratinë por brenda 3-4 orëve, të organizuar, ata iu drejtuan sërish asaj lagjeje.

Trimat si Maliq Koshena (ish-komandant i 300 dukatasve në epopenë e Vlorës, më 1912), Hamdi Gjoni e Mustafa Mislliu, vazhduan gjithashtu rezistencën deri ne muzgun e thellë të 1 dhjetorit. Dhe pikërisht kur po binte nata, kur dukatasit mendonin se si duhej të largoheshin nga fshati, nëpërmjet errësirës, forcat partizane, transmetuan gojë me gojë urdhrin e prerë të komandës operative: “Për çdo partizan të vrarë, dhjetë fshatarë të pushkatuar. Në sulm”. Kjo do të ishte ora e mbrame e tragjedisë. Shën Bartolomeu po përsëritej shekuj më pas, në një natë të ftohtë dhjetori, ku një lukuni ujqish (partizan të yshtur nga Beogradi), do t’u vërsuleshin vëllezërve të një gjaku, për t’u pirë gjakun.

Ndërsa burrat dhe pleqtë luftonin nëpër pozicionet, ishin gratë që u rrinin afër, u çonin bukë e fishekë. Nacionalçlirimtarët nuk do të kursenin as nënat e tyre. U plagosën rëndë gratë: Zako Velja, Xhemile Shajakja, Xhixho Jazo, ndërsa Symbul Nelo, ashtu e përgjakur, midis jetës a vdekjes, u qëllua me predhë mortaje vetëm e vetëm pse ndihmonte bijtë e saj. Në lagjen e quajtur “Gjongjileka”, aty ku ishte shtabi nacionalist dhe dy misionarë anglo-amerikan, sulmet ishin akoma më të rrepta. Por, kur panë partizanët se këta misionarë ishin tërhequr, në luftim e sipër u vunë zjarrin 7-8 shtëpive pranë e pranë.

Ende sot, banorët e vjetër të Dukatit, mbajnë mend se në një prej shtëpive që digjeshin, dëgjoheshin klithmat e një fëmije. Kur gruaja vrapoi në shtëpi, ajo u qëllua nga partizanët duke rënë e vdekur në pragun e shtëpisë. Ende pa ardhur mëngjesi i 2 dhjetorit, po në lagjen “Thilpat”, binin si burrat me armë në dorë; Beqir Elamazi, Salo Mehilli e Shyqri Nezha. Ndërsa djali i Shyqyrit ende i parritur, ndërsa shihte të atin si jepte shpirt, qëllohet prapa shpine nga pushkët komuniste. “Në lagjen ‘Sotiran’, në tërheqje e sipër, nacionalçlirimtarët gjetën të sëmurë në shtëpi Bino Deron, vëllanë e tij Selim Deron, të cilët i therën, duke kryer një akt makabër. Kështu e mbylli kuçedra komuniste sulmin në Dukat”. (Gazeta “Balli i Kombit” – Tiranë 28 maj 1992).

Mbi 30 banorë të pafajshëm të Dukatit u dogjën, pushkatuan apo masakruan me thikë, në 1 dhjetorin  e vitit 1943. Një paralele e hequr në drejtim të Bihorit, qindra kilometra larg Dukatit, na vënë në mendime. Vetëm disa ditë më parë, edhe në Bihor, njësitet kriminale serbe kishin kryer të njëjtën masakër, për çka u akuzua jo vetëm nga opinioni shqiptar, por edhe ai evropian. Një grup nga paria e Kosovës së asaj kohe, ka dërguar deri në Tiranë, kokat e prerë, sytë apo veshët e prerë të shqiptarëve, vetëm e vetëm që të denoncohej maskara dhe bashkëpunimi me serbo-sllavët, por prishja e atij bashkëpunimi veç ishte kotë, komunistët e shtetit amë, kishin lidhur “vëllezërinë” me komunistët sllav.

Ndërsa 130 kilometra larg Tiranës, nacional-çlirimtarët shqiptarë, nën udhëheqjen e kriminelëve serb, kryenin të njëjtin akt makabër duke dëshmuar çmendurinë ideologjimin e skajshëm të tyre. Maskara e Dukatit nuk do të kalonte pa jehonë dhe në dhjetorin e vitit 1943, vetë Skender Muço, ky nacionalist i zjarrtë dhe avokat i rreptë, në traktin që shkruajti me dorën e tij dhe që u përhap në krejt Shqipërinë, do të kumtonte;

“Popull shqiptar, zgjohu! Vëllezërit tanë prej një nënë janë verbuar nën shtypjen e ideologjisë komuniste. Ata po vrasin e po presin pa pyetur, ata po u vënë flakën atyre vatrave prej nga lindën. Dukati ishte gjëma e parë e tyre, por je e fundit. Të mblidhemi rreth nacionalizmës shqiptare, ti demaskojmë përgjithmonë këta kriminelë me njollën  e turpit! Vdekje tradhtarëve!”

Komiteti Qarkor Komunist i Vlorës, po atë ditë, nxirrte nëpër rrugët e qytetit një trakt ku në mënyrë cinike, mashtrohej populli, ata kërkonin t’ia dedikonin këtë masakër gjermanëve, por populli nacionalist i Vlorës nuk i besoj, përkundrazi, i hapi dyert dhe zemrat për fshatarët trima të Dukatit, shtëpitë e të cilëve ishin rrënuar. Ata u shndërruan në revoltë të fuqishme popullore, ditën e varrimit të të vrarëve, duke u betuar se kujtimi i tyre nuk do të shuhej askurrë. Sidoqoftë “Nata e Shën Bartollomeut” do të ishte tejet e gjatë për banorët e Dukatit.

Rreth 80 përqind e familjeve të këtij fshati, pas “fitores” madhështore të komunistëve më 29 nëntor 1944, do të provonin kalvarin e rëndë të vrasjeve, pushkatimeve, burgimeve dhe internimeve, nën akuzën se; “jeni i vetmi fshat tërësisht ballist në Shqipëri”. Bijtë dhe nipërit e atyre që ranë në luftë apo u masakruan në dhjetorin e vitit 1943, jetuan gjithashtu ferrin e vërtetë të diktaturës komuniste, e cila, i shihte kurdoherë si kundërshtarë real të saj. Por ata,ashtu si etërit e tyre, vazhdojnë ende sot, të mbajnë të pa-fikur në gjoks, zjarrin e shqiptarizmit./ Memorie.al

*Bern-Zvicër

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 29 Tetor 2026

Next Post

“Regjimi i Enver Hoxhës përballet me lëvizjet kundërshtare me masa represive, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje, që operojnë në...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t
Dossier

“Vasil Gjymyshana nga Berati tregonte; Enveri është sjellë ndaj meje si prind, përzemërsia dhe dashuria e madhe që tregonte për mua, shtëpinë e tij e kisha si…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e 1969

October 28, 2026
“Regjimi i Enver Hoxhës përballet me lëvizjet kundërshtare me masa represive, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje, që operojnë në…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Regjimi i Enver Hoxhës përballet me lëvizjet kundërshtare me masa represive, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje, që operojnë në…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 28, 2026
“Goni Treska tregonte për Enver Hoxhën, që merrte dollarë të Zogut si dylber i një kasapi me emrin ‘Kia’, raportet me vajzën fisnike Gallata, për gratë e ‘Grupit Komunist’ të Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Dossier

“Foto Bala tregonte se Enveri, shkonte në sallën ‘Le Jardin de l’esplanade’ ku jepte konferenca Partia Komuniste franceze, më kish thënë edhe mua, por unë…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969

October 27, 2026
“Pak para se të arratisej, ai ishte shumë i shqetësuar, dyshonte për vdekjen e vëllait dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gruas së Panajot Plakut, ish-ministrit dhe gjeneralit që u arratis në Jugosllavi
Dossier

“Sipas informacioneve tona, në mes të vitit 1948, raportohet se kundërshtimi i heshtur ndaj regjimit të Enver Hoxhës, mbizotëron në rreth 80% të popullatës, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 29, 2026
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
Dossier

“Drama ku Enveri luante rolin e Zylyftar Podës, u dha në sallën e liceut në korrik 1928 dhe të ardhurat nga biletat shkuan për statujën e Çerçiz Topullit…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e 1969

October 27, 2026
Si na stërvitnin amerikanët në kampet e Gjermanisë për të desantuar në Shqipëri kundër Enver Hoxhës…/Deponimi i diversantit (fotot e papublikuara)
Dossier

“I gjithë projekti për përmbysjen e regjimit të Hoxhës duhet të ri hartohet, në mos të braktiset krejtësisht, nëse sovjetikët me një grusht shteti në Jugosllavi, do të…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 28, 2026
Next Post
“Regjimi i Enver Hoxhës përballet me lëvizjet kundërshtare me masa represive, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje, që operojnë në…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Regjimi i Enver Hoxhës përballet me lëvizjet kundërshtare me masa represive, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje, që operojnë në...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme