• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Vuajta 21 vjet burgjeve politike të Enver Hoxhës, por pas ’90-ës, nga vështirësitë ekonomike, u detyrova dhe u vesh polic, guardian burgu, për 20 vjet…”/ Dëshmia e rrallë e Neim Pashaj, nga Tepelena

“Nga tre të arratisurit, Naumin e sharruan me automatik dhe trupin e tij, me zorrët jashtë, e vunë aty te kazanët e gjellës, ku unë u afrova e…”/ Ngjarja tronditëse, në kampin e Laçit, në ’67-ën

Nga Brikena Metaj

Memorie.al / Ishte vetëm 19 vjeç, kur përfundoi në birucat e kohës së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Për 12 vjet, ka përjetuar ferrin në Burgun e Spaçit, duke u përballur me vuajtjen, torturat, urinë, gënjeshtrën dhe mashtrimin. Ka qarë në heshtje kur, ia kanë vrarë shokët para syve. Dhe pas shumë vitesh, në kohën kur sistemi i egër diktatorial u përmbys, është rikthyer sërish në qelitë e burgut, duke veshur uniformën që, ai e urrente aq shumë, atë të policit. Për afro 20 vjet të tjera (deri në vitin 2013), ka punuar si gardian në Burgun e Bënçës. Bëhet fjalë për 70-vjeçarin Neim Pashaj, nga Tepelena, i cili shprehet se u dënua në vitin 1966, vetëm për një fjalë goje, me akuzën: “Agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisje”. Në këtë intervistë, Pashaj, tregon tmerret që ka përjetuar në Burgun e Spaçit. Ai thotë se, i ka lënë gjurmë të pashlyera në kujtesë, vrasja e shokut të tij, Naum Kondakçi, në Kampin e Laçit, ku të burgosurit ndërtonin Uzinën e Superfosfatit. Ndërsa, tregon me detaje se si nisi revolta në burgun e Spaçit dhe si e ngriti flamurin me shqiponjën e vizatuar nga një i burgosur, por pa yllin e kuq komunist me pesë cepa. Gjithashtu, ish-i burgosuri politik, Neim Pashaj, deklaron se, për shumë vite i ka urryer policët, ndërsa arriti të kuptonte rolin e Policisë e, tani ndihet me të vërtetë polic.

Zoti Pashaj, kur ke rënë në burg për herë të parë dhe cila ishte arsyeja?

Isha vetëm 19 vjeç, kur kam rënë në burg për herë të parë, më 4 qershor të vitit 1966. Arsyeja e burgosjes, ishte një bisedë me dajat e mi, për t’u arratisur në Greqi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

E ndërsa vërtet isha përgatitur shpirtërisht për këtë hap, njëri prej dajave të mi, mori vetëm njërin vëlla dhe u arratis. Mua m’u duk si prerje në besë. Në gjyq u tha se, grupi që do të arratisej, ishte në ndjekje.

Si ishte për ty të qenët në burg, në një moshë aq të re?

Kisha dëgjuar për burgun më parë edhe nga daja im. Edhe babai më këshillonte shpesh, të tregohesha i kujdesshëm, sidomos nëse shoqërohesha me dajën, që dikur ishte arratisur, sepse ai ishte përherë në ndjekje. Për një fjalë goje, jam dënuar me 12 vjet burg. Nuk e dija që daja kishte ikur.

Në atë kohë, ai punonte në Delvinë, ndërsa unë isha në Memaliaj, në minierë. Më arrestuan duke më thënë se unë kisha dijeni për arratisjen e tij.

Më kanë torturuar shumë, dhe për një të ri në atë moshë, që është mosha e ëndrrave të bukura, kjo ishte shumë e rëndë. Në burg gjeta njerëz me botë të madhe, që kishin përfunduar studimet jashtë shtetit.

Për mua ata ishin mësuesit e parë që më futën në botën e politikës, e cila deri atëherë ishte e panjohur për mua. Kam mësuar shumë prej tyre. Mësova të vërtetën e madhe se çfarë ishte ai sistem dhe çfarë thuhej për të. Në burg njoha vuajtjen, mashtrimin, gënjeshtrën, urinë.

Ka pasur ndonjë ngjarje që ka lënë gjurmë në jetën tënde?

Kam parë tmerre të vërteta. Thuhet se vetëvrasja është e dënueshme, por ky akt kërkon edhe një forcë shumë të madhe. Raste të tilla kishte shumë, dhe të gjitha ishin të dhimbshme. Sidomos kur bëhej fjalë për shokët, për të cilët edhe kam qarë. Një nga këta ka qenë Naum Kondakçi, të cilin, në tentativë për t’u arratisur, e vranë.

E kishin sjellë natën dhe e kishin hedhur pikërisht në vendin ku ndanin gjellën, përpara fjetinës. Ishte një vend gati 10 m i gjatë me çimento ku nxirrnin kazanët. Unë e kisha shok. Ai ishte i ri, as 30 vjeç. Në mëngjes, kur dëgjova se kanë vrarë Naumin, nxitova për aty.

Ai mbante gjithmonë një peshqir në qafë. Ishte një ditë me shi e 6 dhjetorit të vitit 1961. E kishin plagosur në këmbë dhe ai e kishte lidhur me peshqir. Më pas predhat e kishin goditur në bark, ndërsa zorrët i kishin dalë jashtë. U tmerrova, megjithatë u afrova.

Ia zgjidha peshqirin nga këmba, i’a futa zorrët brenda dhe ia hodha peshqirin përsipër. Të burgosurit më rrethuan, ndërsa policët më rrahën për atë që bëra. Kjo është një ngjarje shumë e rëndë për kujtesën time. Me kalimin e viteve, ngjarje të tilla filluan të më dukeshin “normale”.

Ti ke qenë pjesë e revoltës së Spaçit. Cili ishte shkaku i saj?

Në ’73-in urrejtja, torturat e vazhdueshme bënë që zemërimi të rritej, ndaj dhe shpërtheu revolta. Shkaku i parë ka qenë një kosovar që rrinte në Shijak, Pal Zefi, i cili ishte dënuar bashkë me të vëllain.

Kam qenë i pranishëm rreth datës 20 shkurt, kur na nxorën në oborr dhe ai kish vënë në qafë një shall leshi të kuq, me vija të bardha. Roja e ktheu dhe i kërkoi ta hiqte, pasi veshjet civile nuk lejoheshin.

Ai kundërshtoi dhe e futën një muaj në birucë. Por, kur koha e daljes u plotësua, ata nuk po e nxirrnin. Pali shfrytëzoi momentin kur policët ndërroheshin dhe erdhi në kamp.

U dënua edhe dy muaj të tjerë, deri në 20 maj. Kur doli nga biruca, ai mori një levë, ndërsa u rrethua nga policët. Ky ka qenë momenti kur revolta shpërtheu.

Cili ka qenë roli yt në këtë revoltë?

Revolta ishte e një përmase të madhe. Unë kam marrë pjesë plotësisht. Numri i saktë nuk dihet, por qenë shumë të paktë ata që nuk morën pjesë.

Shumica u hodhën në veprime konkrete. Unë kam qenë pjesë e grupit të ngritjes së flamurit. Isha unë që dhashë idenë për t’i dhënë një karakter të fortë politik kësaj revolte.

Ku e gjetët flamurin?

Ishte thjesht rastësi. Unë kisha parë në dritaren e katit të dytë që njëri prej të burgosurve kishte mbuluar dritaren me një beze të kuqe, por kush shkova aty vura re që ajo ishte me pika të bardha në të.

Fati deshi që njëri prej të burgosurve të dhomës, kishte një beze të kuqe të përshtatshme. Me Shuaip Ibrahimin, e ngritëm me një ristelë pa shqiponjë. Por, të burgosurit nuk na lanë.

“Nuk jemi në luftë, – na thanë, – duhet shqiponja”. Në dhomën nr. 11, Mersin Vlashi ishte piktor; dikush gjeti një kuti bojë dhe flamurin me shqiponjë pa yll e vendosëm në cepin e tarracës. Ishim shumë të emocionuar në momentin kur ngritëm flamurin.

Nuk kam për t’i harruar kurrë ato vite të vështira në burg. Por, jeta është e çuditshme. Nuk e mendoja se do të rikthehesha pas shumë vitesh në burg, ndonëse krejt ndryshe.

Ju burgosën sërish?

Jo jo. Pas rrëzimit të sistemit të diktaturës, unë pranova të punoj si gardian burgu.

Si është të jesh gardian burgu, pasi ke qenë për aq shumë vite i burgosur?

Policinë e asaj kohe e kam urryer, dhe kjo është e natyrshme për mendësinë që kisha në atë kohë. Mendoja që policët janë të përgatitur vetëm për të torturuar njerëzit. Në ’91-in, u krijua Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë, ku unë u zgjodha sekretar i saj.

Kryetari i Degës së Brendshme i asaj kohe, më kërkoi të punoja si polic. I shpjegova se nuk mund ta përballoja gërvishtjen e hekurit, atë zhurmë që e kisha dëgjuar për vite me radhë.

Po atëherë pse pranove të punoje si gardian burgu?

Pas disa kohësh, rashë në vështirësi ekonomike. Kisha krijuar familje dhe kisha mbetur pa zgjidhje. Miniera ishte mbyllur. Një ditë pashë vajzën time që po rrinte vetëm afër shkollës dhe e pyeta se, ku i kishte shoqet.

Ajo më tha se shoqet e saj kishin shkuar në një dyqan, ndërsa ajo nuk kishte përse shkonte, se nuk kishte lekë. U trishtova shumë, ndaj dhe vendosa të pranoja propozimin e dikurshëm. Kam punuar si gardian, për afro 20 vite, deri në vitin 2013.

Si ishte dita e parë e punës si gardian burgu?

Momenti më i vështirë ishte kur vesha uniformën, atë uniformë që për aq vite e kisha urryer, ndërsa tani detyrohesha ta vishja…!

Si ka qenë marrëdhënia jote me të burgosurit?

Nuk i kam qëlluar asnjëherë të burgosurit, sepse më kujtohej vetja, por arrita të bindesha për rolin e rëndësishëm që ka Policia, dhe sot ndihem – në kuptimin e plotë të fjalës – polic. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi na tërhoqën me skafin e kufirit, pesë metra pa dal në breg, komandanti postës, qëlloi dhe vrau vëllanë tim, kurse mua...”/ Dëshmia e rrallë e fshatarit nga Velipoja, për ngjarjen e majit 1990

Next Post

“Në vitin ’88, më thirri Sulo Gradeci dhe më kërkoi ‘Volkswagen’-in që kisha në shtëpi, për ta ekspozuar te ‘Piramida’, si makinën e Enverit gjatë Luftës, por...”/ Dëshmia e rrallë e durrsakut

Artikuj të ngjashëm

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
Next Post
“Në vitin ’88, më thirri Sulo Gradeci dhe më kërkoi ‘Volkswagen’-in që kisha në shtëpi, për ta ekspozuar te ‘Piramida’, si makinën e Enverit gjatë Luftës, por…”/ Dëshmia e rrallë e durrsakut

“Në vitin ’88, më thirri Sulo Gradeci dhe më kërkoi ‘Volkswagen’-in që kisha në shtëpi, për ta ekspozuar te ‘Piramida’, si makinën e Enverit gjatë Luftës, por...”/ Dëshmia e rrallë e durrsakut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!