• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, July 7, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“T’i mirëmbajmë ‘Shtëpitë publike’ dhe të hapim të tjera” / Viti ‘34, kur gazetat e Monarkisë së Zogut u kërkonin bashkive më shumë…

0
Shares
569
VIEWS

Memorie.al publikon historinë e panjohur të “Shtëpive publike” të periudhës së Monarkisë së Zogut në fillimin e viteve ’30-të të cilat ishin hapur dhe funksiononin rregullisht në disa nga qytetet e mëdha të Shqipërisë dhe për këtë  disa gazeta, si “BESA” me anë të një artikulli të datës 4 gusht 1934 u bënte thirrje bashkive që të kujdeseshin më shumë për mirmbëjtjen e kontrollin e “Shtëpive të seksit” pasi ato ishin lënë në gjëndje të mjeruar dhe duke u kujdesur për to, do shpëtonin nga plaga e homoseksualitetit dhe manuskerizmit. Si u kapën në një “Bordello” të Korçës 12 të rinj me bindje komuniste, pas urdhërit të Prefektit Abedin Nepravishta dërguar xhandarmërisë për kontrollin e lokaleve ku propagandohej dhe shpërndahej literature bolshevike?!

Edhe pse kanë kaluar gati tre dekada nga hapja e Shqipërisë me botën e jashtëme, çështja e shtëpive publike në vëndin tonë nuk është marrë kurrë seriozisht në konsideratë nga ana e organizmave përkatëse të shtetit e shoqërisë sonë. Përveç disa shkrimeve shumë të rralla në shtypin e përditshëm dhe të ndonjë emisioni televiziv që e ka prekur kete çështje, vazhdon të mbetet ende një tabu. Një nga argumente apo barrierat kryesore që ka ngritur opinioni kundër hapjes së tyre, është ai që ka të bëjë me mungesën e traditës të këtyre shtëpive publike në vëndin tonë. Por a qëndron në të vërtet kjo gjë? Duke përjashtuar periudhën e regjimit komunist e cila krijoi një “vakum” në këtë çështje, që nga koha e pushtimit osman, “Shtëpitë e seksit” nuk kanë munguar kurrë në vëndin tonë.

 Shtëpitë publike legale apo siç janë njohur ndryshe në zhargonin popullor, si: “Bordello”-t, apo “Kuplara”-t, për herë të parë në Shqipëri janë hapur  nga fillimi i viteve ’30-të në disa prej qyteteve më kryesore të vëndit si në: Tiranë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Vlorë etj. Në ato vite pjesa më e madhe e “grave të përgjithëshme” siç konsideroheshion në dokumentet zyrtare, apo “prostitutave” në zhargonin popullor, që ushtronin profesionin e tyre në ato “Shtëpi seksi”, ishin vëndase, por kishte edhe nga Mali i Zi e Maqedonia. Lulëzimi i shtëpive publike në vëndin tonë ka ndodhur në vitet 1939-‘44, në periudhën e pushtimit të vëndit nga italianët e gjermanët, e cila ka qenë dhe koha më e artë e tyre. Në këtë drejtim një rol të madh luajti ushtria italiane e cila bashkë me armët e rënda, solli me vete në vëndin tonë edhe disa vajza të reja që i punësuan në ato shtëpi për të kënaqur epshet e tyre. Gjatë kësaj periudhe pjesa me e madhe e prostitutave që u punësuan në ato shtëpi seksi, ishin serbo-malazeze e maqedonase. Por me kapitullimin e ushtrisë italiane dhe mbarimin e luftës, kapitulluan edhe ato shtëpi publike për të mos u hapur kurrë më. Të pakët deri më sot.

Diku nga fillimi i Rrugës së Kavajës, në krah të godinës ku sot ndodhet Instituti i Kulturës Popullore, gjendet një shtëpi e madhe pothuaj krejtësisht e rrënuar. Edhe pse pas viteve ’90-të kërkesa për strehim apo troje ndërtimi ka qenë mjaft e madhe, asaj shtëpie nuk i është afruar njeri dhe ende nuk i ka dalë i zoti?! Banorët e vjetër të Tiranës dhe të asaj lagje të cilët e kanë jetuar periudhën e para Luftës apo atë të Monarkisë së Zogut, e mbajnë mënd mjaft mirë se përse ka shërbye ajo shtëpi. Kjo ka qenë një “Shtëpi publike” e cila ka funksionuar legalisht deri në mbarimin e Luftës në nëntorin e vitit 1944.

Gjithashtu mund të lexoni

“Vrasja e Nako Spiros është prapaskenë, pasi pak ditë para saj, Nesti Kerenxhi, më dërgoi në bankë që të tërhiqja 1000 dollarë amerikanë dhe t’i…”/ Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49

“Djalin, nga një familje ‘armike e popullit’, e arrestuan, kurse të dashurën e tij, Leonorën, donin ta bënin agjente të Sigurimit…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik, për librin e Zef Pashuk Mirakaj

Dhe nisur nga ky fakt, me vendosjen e regjimit komunist të zotët e saj e braktisën për të mos u kthyer më aty. Lidhur me ekzistencën e shtëpive publike dhe traditën e tyre në vëndin tonë, bën fjalë dhe shkrimi i mëposhtëm të cilin e kemi shkëputur nga shtypi i viteve ’30-të (Gazeta Besa, 4 gusht 1934) dhe po e botojmë të plotë.

Gazeta “Besa”: Të mirëmbahen shtëpitë publike

Sot po na bjen rasa me fol mbi një argument që shumëkush ka për t’a mbajtë për të neveritshëm. Por s’ashtë kështu pra. Ata qi do ta marrin në të tillë mënyrë, le të hedhin shikimin në shtete të tjera e të vërejë se ç’rëndasi u jepen këtyre shtëpijave. Shofim se në qytetet e Shqipnis mungojnë përgjithësisht këto shtëpija publike, dhe aty ku ekzistojnë janë të mbajtuna me aq pakujdesi sa mbjellin vdekjen në popullin t’onë, sidomos, në djelmëninë, baza e kombit. Tue mungue të tilla vande nëpër qytetet e ndryshme e sidomos të vogla, popullit u epet rasa për m’u shtyem ndër vese të tjera të damëshme për të e për Shtet. Dy plagët që shkatërrojnë për së forti popullatën t’onë janë: homoseksualiteti dhe manuskerizmi. Si njena dhe tjetra janë shkatërrues në pikpamjen morale e materjale dhe rrjedhin nga mungesa e grave dhe disa shkaqe të tjera. Homoseksualiteti fiziologikisht, asht kundra ligjev njerzore e natyrore. Njeti janë gjetë edhe shum asish që e kanë mprojtë, por megjithë këtë kushdo qi mendon e gjikon me arsye të shëndoshtë e minien e urren. Ky akt asht rrënimi i shoqnis. Pse të exitojë atë botë grueja? Dermohet familja. Kështu kemi mungesë lindejsh për të cillën kaq herë ankohemi. Dermojet shoqënia, sepse shumëzimi i lindjeve asht faktori i parë i qytetnimit të njaj populli.

“Të kujdesen Arsimi e Bashkitë”

Për edukimin dhe ambjentin shpresojmë se do të kujdest arsimi. Sot po duem vetëm t’i sillemi Bashkive qi të kujdesen për hapjen e shtëpijave publike, qi kështu m’u mprojtë e m’u larguem nga kto dy të këqia për popullin t’onë. Në një rasë tjetër do të flasim ma gjatë. Për ma tepër duhet të përpiqen për mirë mbajtjen e tyre. Lypet që bashkitë të marrin masat e duhuna për me i lshuem kto shtëpija në kontrollimin e mjekëve të zotët për të tilla kujdesje, dhe të specjalizuem për sëmundje venerike, d.m.th. në dorë t’ atyne doktorave qi të jenë të aftë me bamë djagnostikën e këtyne sëmundjeve simbas methodave shkencore. Ata doktora që nuk janë të praktikuem për të tilla sëmundje, kishte me u dashtë që të bajshin një kurs, edhe të shkurtë, dhe kshtu me përballuem kto sëmundje venerike e sidomos frengjyzën (syphilis) qi na ka muejt. Në ktë mënyrë do t’i sillet nji shërbim i madh popullit dhe shtetit shqiptar tue përgatitë bijë të vlefshëm për atme e Njerzimin”. (Trinitas)

“Prefekti Abedin Nepravishta në ’34-ën arrestoi 12 komunistë në një ‘Bordello’ të Korçës”

Një nga ato qytete të Shqipërisë ku gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut dhe asaj të pushtimit fashist të vëndit, në ato pak shtëpitë publike, ka qenë edhe qyteti i Korçës. Në ato vite aty ka pasur disa “Shtëpi publike” legale apo dhe të fshehta, të cilat frekuentoheshin kryesisht nga të rinjtë e qytetit. Hapja e shtëpive publike në atë qytet e ka zanafillën që në fillimin e viteve ’30-të kur shumë nga korçarët që kishin punuar si emigrantë në shtete të ndryshme të botës si në: SHBA, Australi, Rumani etj., u kthyen në qytetin e tyre me një mentalitet tjetër. Mbi ekzistencën e shtëpive publike në qytetin e Korçës dëshmojnë më së miri edhe disa dokumenta arkivore që i përkasin viteve ’30-të, të cilat bëjnë fjalë mbi veprimtarinë e Zyrës Sekrete të asaj Prefekture. Aty nga viti 1934, pas një urdhëri nga Ministria e Brendëshme në Tiranë, Prefekti i Korçës Abedin Nepravishta udhëzoi me shkrim Qarkomandën e Xhandarmërisë për të ushtruar një kontroll të rreptë në disa shtëpi dhe lokale që frekuentoheshin prej disa personave që dyshoheshin për përhapjen e literaturës bolshevike. Gjatë atij kontrolli në një nga “Shtëpitë publike” të qytetit të Korçës e cila ushtronte legalisht aktivitetin e saj, xhandarmëria arrestoi 12 persona të skeduar si komunistë dhe si të dyshuar për përhapjen e ideve e literaturës së ndaluar. Një pjesë e këtyre personave të ndaluar, në fundin e viteve ’30-të formuan Grupin Komunist të Korçës, duke u bërë eksponentët kryesore të Lëvizjes Komuniste në Shqipëri. Njëri prej tyre që figuronte i pari në listën e Zyrës Sekrete të Prefekturës së Korçës, gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, mbajti funksione të larta në diplomaci./Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Akuza e Enverit në Pleniumin e 13 tetorit ‘82: Ja pse ti Kadri, me sovjetikët dhe Mehmetin, krijuat Komplotin e Teme Sejkos…

Next Post

“Ç’më thanë për Teme Sejkon, Bazën e Pashalimanit dhe Enverin, në ambasadën daneze” / Raporti sekret i diplomatit Gac Mazi nga Moska në ’61-in

Artikuj të ngjashëm

“Tuk Jakova është në dijeni se ndiqet nga organet tona, pasi në Qytetin ‘Stalin’, ai i tha bashkëpunëtorit ‘Nuredini’, se Sigurimi…”/ Raport-survejimi, Berat, 1955
Dossier

“Vrasja e Nako Spiros është prapaskenë, pasi pak ditë para saj, Nesti Kerenxhi, më dërgoi në bankë që të tërhiqja 1000 dollarë amerikanë dhe t’i…”/ Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49

July 6, 2022
“Djalin, nga një familje ‘armike e popullit’, e arrestuan, kurse të dashurën e tij, Leonorën, donin ta bënin agjente të Sigurimit…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik, për librin e Zef Pashuk Mirakaj
Dossier

“Djalin, nga një familje ‘armike e popullit’, e arrestuan, kurse të dashurën e tij, Leonorën, donin ta bënin agjente të Sigurimit…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik, për librin e Zef Pashuk Mirakaj

July 6, 2022
“Të zhveshur pothuajse plotësisht dhe të uritur, dërgohen në kampe përqendrimi në vendet më të izoluara, ku…”/ Zbulohet letra e Shtjefën Kurtit, drejtuar Atit të Shenjtë në Vatikan në ’46-ën
Dossier

“Dom Shtjefni më tregoi që e morrën natën nga burgu me togën e pushkatimit dhe pasi e detyruan ta hapte vetë gropën, i thanë se…”/ Dëshmitë e personave që u dënuan me priftin e famshëm

July 6, 2022
“At Zef Pllumi, autor i veprës madhore, ‘Rrno vetëm për me tregue’, mbeti një famullitar i thjeshtë, nuk u ngjit në hierarkinë e krijuar rishtas, sepse…”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik

Urdhëratë me shkrim të Enverit: “Të pushkatohen”, “të ekzekutohet”,”dakord me propozimin për dënimin me vdekje”…
Dossier

“Kur zv/prokurori i rrethit të Krujës, Piro Suli, që asistonte në pushkatimin e Dom Shtjefën Kurtin, e pyeti për fjalën e fundit, ai i’u përgjigj…”/ Proces-verbali i ekzekutimit të priftit të famshëm

July 6, 2022
“Studiuesit e rinj, duhet ta çlirojnë historiografinë nga termat ‘tradhtarë të atdheut’, e paçavure të tjera të këtij lloji, që arbitrariteti komunist, projektoi…”/ Refleksione nga ish-i burgosuri politik
Dossier

“Studiuesit e rinj, duhet ta çlirojnë historiografinë nga termat ‘tradhtarë të atdheut’, e paçavure të tjera të këtij lloji, që arbitrariteti komunist, projektoi…”/ Refleksione nga ish-i burgosuri politik

July 6, 2022
Next Post
“Ç’më thanë për Teme Sejkon, Bazën e Pashalimanit dhe Enverin, në ambasadën daneze” / Raporti sekret i diplomatit Gac Mazi nga Moska në ’61-in

“Ç’më thanë për Teme Sejkon, Bazën e Pashalimanit dhe Enverin, në ambasadën daneze” / Raporti sekret i diplomatit Gac Mazi nga Moska në ’61-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!