• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, March 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Të shikohet nga i merr paratë Myrteza Bajraktari, se mos ambasada jugosllave, financon të shoqen e Qerim Jakupit, emigrant kosovar, i dënuar në Ballsh…”?/ Raporti sekret i Punëtorit Operativ, Isa Lika

Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit: “U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

0
Shares
330
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëzet e gjashtë

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja voluminoze (formulare, hetimore dhe gjyqësore), e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952, filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit, në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt, pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë, për në Turqi dhe si rezultat, u emërua si mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës.  Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur, ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, por pasi refuzoi emërimin në qytetin e Beratit, në vitin 1971, arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”. Dalja nga burgu e lënia pa punë deri në shembjen e regjimit komunist dhe emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër, deri në vitin 1993, si dhe më pas zgjedhja e tij si Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë, për vendet e Beneluksit, ku ai punoi për çështjen e Kosovës, deri sa u nda nga jeta më datën 11 dhjetor 2020.  E gjithë dosja e plotë e Myrteza Bajraktarit, me emrat e funksionarëve dhe oficerëve të Sigurimit të Shtetit, pseudonimet e bashkëpunëtorëve, “kolegëve” e “bashkëpatriotëve” që e ndiqnin dhe survejonin, provokatorët në qelitë e hetuesisë, dëshmitarët që i dolën në gjyq, letrat dërguar Enver Hoxhës dhe instancave të larta zyrtare ku kërkonte pafajësinë e tij, etj., etj., publikohet për herë të parë nga Memorie.al

                                                        Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Përveç se ka shprehur mendimin për terror ndaj udhëheqjes, Gjeta e vazhdon aktivitetin e tij armiqësor, duke kontaktuar me shoferë jugosllavë…”/ Denoncimi i B.p. “Mbrehija”, Mamurras 1972

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

Dokumenti sekret me raport-informacionin e Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Enver Miloti, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Shpendi”, lidhur me bisedat që ai kishte bërë me Myrteza Bajraktarin

                                                                                                                                 Dhënë B .p. “Shpendi”

                                                                                                                                 Marrë P. Op. Enver Miloti

                                                                                                                                          Sekret

                                                                                                                                 Datë 16.6.1975

                                                                R A P O R T

Burimi raporton se në datën 16/VI/1975, në orën 11.00 në afërsi të shtëpisë së tij, u takua me Myrteza Bajraktarin. Kurse të nesërmen burimi, i vajti në shtëpi Myrtezait. Burimi, e pyeti nëse kishte marrë ndonjë letër nga Jugosllavia. Myrtezai i tha: se: “kam marrë letër dhe se më kanë vënë në dijeni se do në Shqipëri si vizitore, motra e vogël dhe jo ajo që ka qënë më parë. Më thanë se do vijë nga muaji Korrik”.

                                          “Shpendi”

Detyrë: 

Të vazhdojë kontaktet me Myrteza Bajraktarin ku të bisedojë këto çështje:

a) Nëse ka bërë përpjekje për të hyrë në punë dhe çfarë i kanë thënë. Ti thotë që të hyjë në punë dhe mos të këmbënguli vetëm për arsimtar, sepse po të qëndrojë kështu, bie në sy dhe thonë se si i del nga ana ekonomike.

b) Ti thotë se dëgjova që Abdyl Këllezi, Koco Theodhosi, dhe Ramadan Xhangolli, u shkarkuan nga funksionet e tyre, siç duket kanë gabuar rëndë deri sa u bë kështu.

Sqarim: Myrteza Bajraktari ndiqet në 2/B nga punëtori operativ Haxhi Dashi si agjent i mundshëm i zbulimit jugosllav. B.P. është drejtuar tek ai, sepse sektori përkatës ka nevojë që të mësojë për qëndrimin aktual.

Masa operative: E dhëna të nxirret dhe ti kalohet P.OP. Haxhi Dashi për Myrteza Bajraktarin në 2/B.

Shefi i Seksionit shënon: B.P. të shtrohet më shumë në bisedë me Myrteza Bajraktarin dhe të hapi biseda me karakter politik dhe jo vetëm gjëra të përgjithshme.

                                     Punëtori Operativ

                                       Enver Miloti

Dokumenti sekret me raport-informacionin e Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Haxhi Dashi, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vullneti”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Myrteza Bajraktarit dhe miqve e shokëve të tij

                                                                                                                                Dhënë nga B.p. “Vullneti”

                                                                                                                                Marrë nga P.Op. Haxhi Dashi

                                                                                                                                Në Bazën “Shkrimtari”

                                                                                                                                         18.8.1975

                                                                        R A P O R T

Ai takoi në datën 14 Gusht Idriz Lleshin, afër Komitetit Ekzekutiv të rrethit dhe gjatë bisedës për të birin e tij Pëllumb, tha: “Edhe në punë e kudo s’na lënë rehat. Djalit tim i thonë revizionist, mua më është qepur drejtori i shkollës ku punoj. Se kuptoj ku e ka hallin, s’na lanë rehat”.

Idrizi midis të tjerave tha: “Unë për Myrteza Bajraktarin kam bërë gjithçka. Edhe në burg e kam kujtuar. Atë e kam pasur shok në burgun e Idrizovës në Shkup, por këto janë marrë si anë negative”.

Po kështu ai takon Myrteza Bajraktarin dhe ai i thotë se, i vëllai Xhemal Hyseni, ndodhet në Turqi dhe merret me linguistikë dhe ka kërkuar të vijë. Po më mirë mos të vijë, se jam pa punë e pa shtëpi. Nuk e di si mendojnë, dy vjet kam që kam dalë nga burgu dhe pa punë. Nuk e kuptoj se, shkoj për të takuar për punë, e nuk më dalin në Ministri…!

                                   “Vullneti”

Detyra: Të afrohemi me Myrteza Bajraktarin dhe të interesohemi pse nuk hyn në punë, qoftë dhe një punë do si do.

Masa Operative: E dhëna të shtypet dhe të vendoset në dosjen e Myrteza Bajraktarit.

                                  Punëtori Operativ

                                     Haxhi Dashi

Dokumenti sekret me raport-informacionin e Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Rindërtim Arapi, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Molla e vogël”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Myrteza Bajraktarit dhe miqve e shokëve të tij

                                                                                                                                Marrë nga P.Op. R.Arapi

                                                                                                                                Dhënë  B.p. “Molla e vogël”

                                                    Raport i datës 15.11.1975

Burimi njofton se në datën 22.10.1975 ka takuar në afërsi të shtëpisë së saj, Lumturi Sukun dhe gjatë bisedave e pyet sesi ja kalon me gjendjen ekonomike. Lumturia i përgjigjet se; ja ashtu me të keq por më ka dhënë fjalën se do të më ndihmojë ai kosovari, që ka qenë në burg me Qerimin (Qerim Jakupi është i shoqi i Lumturies), ai banon në Tiranë dhe quhet Myrteza Gostivari, kur erdhi herën e fundit në Lushnje, më tha se mua do ti më vijë një shumë e madhe parash nga Jugosllavia dhe do t’ju ndihmojë, pasi karshi teje dhe Qerimit ndihet borxhli, dhe më dha 1000 lekë mua dhe 600 lekë djalit.

Këto si fillim më tha se më vonë do ju ndihmoj më shumë. Unë tha Lumturia nga data 24 do të shkojë në Tiranë të takojë Myrtezain, bashkë me Evgjeni Konon, pasi Evgjenia ka një punë të sajën, do mundohem mos marrë ndonjë plaçkë për fëmijët.

Por Lumturia në datë 24 nuk shkoi në Tiranë, pasi Nuri Gostivari i ka thënë se Myrtezai, ka shkuar në llixhat e Elbasanit.

                                    “Molla e vogël”

Detyrë:

B.p., të takojë Lumturijen dhe t’i thotë se, si i merr paratë nga Jugosllavia, Myrteza Bajraktari, dhe nëse ai vjen tek Lumturija të krijoi mundësi për ta takuar.

Sqarim:

  1. Lumturi Suku është regjistruar si kontigjente, pasi i shoqi Qerim Jakupi është dënuar për agjitacion e propagandë dhe vuan dënimin në kampin e Ballshit. Ai, është kosovar.
  2. Myrteza Gostivari është kosovar dhe tani, duhet të ketë dalë nga burgu dhe banon në Tiranë. Adresën nuk ja di, por ai rron me pensionin që ju japim shtetasve të huaj, që nuk kanë mundësi të punojnë.

 Masa Operative:

E dhëna të shtypet në dy kopje dhe t’i kalojë P. Op. Shefqet Matrangasi për Lumturi Sukun dhe një kopje t’i dërgohet Drejtorisë së Tiranës për Myrteza Gostivarin. Të sqarohet se nga i merr këto para Myrtezai, se mos ambasada jugosllave në Tiranë financon Lumturinë, pasi i shoqi është kosovar dhe ndodhet në burg.

                                  Puntori Operativ

                                   Rindërtim Arapi

Dokumenti sekret me raport-informacionin e Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Isa Lika, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Orges”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Myrteza Bajraktarit dhe miqve e shokëve të tij

                                                                                                                           Dhënë B.p. “Orges”

                                                                                                                       Marrë nga P.Op. Isa Lika

                                                                                                                               Datë 4.6.1976

                                                  R  A P O R T

Sulejman Krasniqi, banues në Tiranë i paska treguar atij se, Gani Demiri e paska ftuar që të nënshkruajë një letër-deklaratë, që mesa duket do t’i dërgohej shokut Enver, ku do t’i kërkohej që të ndihmohej Myrteza Bajraktari.

Këtë letër-deklaratë, i paska thënë Ganiu, është mirë ta nënshkruash ti dhe Agim Gjakova, meqë emrat tuaj kanë peshë e rëndësi. Kjo letër në përmbajtjen e saj duhet të shprehte, mendimin se; Myrteza Bajraktari është njeri i ndershëm e patriot dhe se edhe shokët, që do të nënshkruajnë, e njohin si të tillë.

Prandaj dhe duhet trajtuar mire, pavarësisht se ka qenë i dënuar me 3 vjet burg, për agjitacion e propagandë. Sulejmani paska reaguar dhe nuk e paska pranuar një gjë të tillë. Ganiu ka këmbëngulur në të tijën dhe i ka thënë se; pavarësisht se ka qenë në burg, patriotizmi i tij njihet dhe si i tillë ka ardhur këtej.

Ai priti derisa ta dërgonte UDB-ja me mision këtej dhe porsa erdhi ai, e tregoi vetë këtë gjë. Sulejmani ju paska përgjigjur kështu:

  • Myrtezain nuk e njoh.
  • Ai, ka qenë i dënuar me tre vjet burg, dhe kot nuk kishte pse të dënohej.
  • Hero i dyfishtë s’mund të jetë.
  • Asnjë shqiptar i ndershëm, s’mund të pranojë rekrutimin nga UDB-ja, pavarësisht qëllimeve patriotike pasi, dihet shumë mirë se UDB-ja, kur të rekruton, i di mirë atë dhe dobësitë e tij.

Këto fjalë të Sulejmanit, i paskan kujtuar atij dhe një bisedë të Sadri Tafilajt (banues në Përmet), lidhur po me Gani Demirin. Sadriu i paska thënë atij, se Ganiu e paska nxitur që ti shkruajë një letër shokut Enver, meqenëse Ganiu dhe Myrtezai i paskan shkruar dhe me këtë rast, puna do të merrte karakter më serioz dhe do të shihej sesi trajtoheshin kosovarët.

Madje Ganiu i paska thënë që t’ja formulonte ai këtë letër. Pastaj Sulejmani i paska thënë atij, se është e çuditshme sesi Myrtezain, ka disa kosovarë që e përkrahin, e që burimit i kishin krijuar bllokadë, e nuk i flisnin, për shkak të Myrtezait, sikur t’i kishte mësuar UDB-ja.

                                            “Orges”

Tiranë me 4.6.1976

Detyrë:

Ju dhanë porosi që të bëjnë përpjekje për të mësuar hollësi të tjera rreth këtij problemi. Kush tjetër ka dijeni dhe çfarë veprimesh ndërmarrin për të ndihmuar Myrteza Bajraktarin.

U udhëzua që ky i pari, të mos e zinte me gojë këtë problem, por ta thellojë në rast se Sulejmani apo ndokush tjetër, do të flasë për këtë çështje.

Shënim: U veprua në këtë mënyrë për të mbrojtur B.p., pasi shumë kosovarë kanë dijeni se B.p. “Orges”, nuk shkon mirë me Myrteza Bajraktarin dhe Sadri Tafilajn, të cilët e akuzojnë si B.p. të organeve tona.

Vlerësimi i të dhënës:

Mendojmë se e dhëna e mësipërme ka vlerë pasi, tregon sesi elementi i dyshimit, në radhët e emigrantëve kosovarë, kërkon të mbrojë Myrteza Bajraktarin. Për këtë arsye, kjo e dhënë duhet të ndiqet me përparësi, pasi ka karakter të organizuar.

Masat operative:

  1. Të njihet me këtë të dhënë Zv. Kryetari i Degës.
  2. Të daktilografohet dhe tu dërgohet nga një kopje Degës së I-rë, Degës së I-rë të Drejtorisë së Tiranës, dhe Degës së Punëve të Brendshme Përmet./Memorie. al

                        Punëtori Operativ

                              Isa Lika                                                                        7.6.1976 

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 25 Maj 2022

Next Post

“Si e vranë në postën kufitare të Taraboshit në gushtin e ’82-it, djalin e Shefit të Sigurimit të Shkodrës dhe shokun e tij, pasi…”! / Dëshmia e rrallë e komandantit të Kufirit

Artikuj të ngjashëm

Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Përveç se ka shprehur mendimin për terror ndaj udhëheqjes, Gjeta e vazhdon aktivitetin e tij armiqësor, duke kontaktuar me shoferë jugosllavë…”/ Denoncimi i B.p. “Mbrehija”, Mamurras 1972

March 28, 2023
Memorie.al
Personazh

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

March 27, 2023
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Next Post
“Si e vranë në postën kufitare të Taraboshit në gushtin e ’82-it, djalin e Shefit të Sigurimit të Shkodrës dhe shokun e tij, pasi…”! / Dëshmia e rrallë e komandantit të Kufirit

“Si e vranë në postën kufitare të Taraboshit në gushtin e ’82-it, djalin e Shefit të Sigurimit të Shkodrës dhe shokun e tij, pasi…”! / Dëshmia e rrallë e komandantit të Kufirit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!