• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, February 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Sot dua të flas Italisht

Sot dua të flas Italisht

Memorie.al publikon shkrimin SOT DUA TE FLAS ITALISHT me autor poetin, përkthyesin, publicistin dhe shkrimtarin e njohur, Visar Zhiti, i cili është botuar sot në revistën katolike italiane në Romë, “Frammenti di pace”.

Nga Visar Zhiti

Gjithashtu mund të lexoni

“Ata njerëz të mirë, tani rrinin pas dyerve të gjyqeve, dhe nën zë thuhej: Vlora e mençur ishte zhdukur nga faqja e dheut, kishte mbetur vetëm ajo e marra, pasi…”/ Refleksione për librin e Ani Wilms

“Libri i ‘Akuza që ulërijnë’, i cili përmban protestën ndaj Evropës, që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të tyre, ndodhet në…”/ “Golgotha Shqiptare, si u gjet libri i holokaustit?

E bukura Itali, e dashura Itali!

Ti, kënga e botës dhe goja e botës. Ti, kitara e botës dhe zemra e botës!

Të dua shumë! Ndjej dhimbje dhe vuaj me Ty.

Më lër të flas si i dehur për Ty, plot me Ty… edhe pse jam larg.

Shoh hartën Tënde në lajmet televizive, duket si çizmja elegante e një balerine…

Vallëzimi yt, me krahët e engjëjve dhe dëshirat e fëmijëve…

Ndërsa sot trupi yt, Itali, më duket si trupi i Krishtit në kryq, i anuar fort nga dhëmbja…

Itali, ti do të ngrihesh përsëri, do të bëhesh më e bukur.

Italia jemi ne, e gjithë bota…

Nëse shikojmë horizontin nga perëndimi i diellit, pas Italisë fillon Orienti. Dhe nëse shikojmë horizontin nga fillon lindja e diellit, alba, nga Shqipëria ime për shembull, që ju i thoni Alba-nia,- me Italinë nis Oksidenti.”In medio stat virtus”, thoshin latinët, “në mes është virtyti”…

Pa Italinë nuk ka Evropë, nuk ka Amerikë, nuk ka botë, nuk ka kulturë njerëzimi.

Me Danten rizbuluam Parajsën e dashurisë, me Danten kemi njohur Ferrin e mëkateve.

Italia na ka dhuruar shpikje superbe me Leonardo Da Vinçin bashkë me misterin e buzëqeshjes së Mona Lizës. Italia na ka dhënë qiellin Mikelanxhelojan, mëshirën hyjnore, pavdekësinë e njeriut.

Italia shpiku guximin, dashurinë, dialogun mes njerëzve, midis popujve, midis së kaluarës dhe të ardhmes…. na dha radio që na bashkon…

Italia, zemra e botës, ne jemi me Ty, siç ke qenë Ti gjithmonë me ne, me botën. Je qytetrimi antik, je Rilindja e re, je poezi, je dashuria e Zotit, kënga më e bukur në botë! Je dhimbja jonë, je shpresa jonë! Unë nuk mund të të shoh të mbyllur, nuk mund të të shoh të trishtë. Hape dritaren, fute diellin në sytë e Tu dhe na shiko në sy. Njeriu shpëtohet me ty. Kurajo! Durim. Solidaritet. Korajo.

Në zemër të Romës, të Italisë, është Selia e Shenjtë. Le të lutemi së bashku me Papa Françeskun. Zoti do të na dëgjojë… Ne jemi dashuria e Tij. Po lutem edhe me zërin e nënës time Shën Terezës së Kalkutës, të djalit tim që ishte student në Universitetin Katolik të “Zemra e Shenjtë” në Milano, me ëndrrën e tij…

Italia është dashuria e Zotit dhe dashuria jonë.

Italia është çdo italian, jemi të gjithë, ne jemi Italia dhe Italia është bota.

Harta e Italisë tani i ngjan një krahu që zgjatet për të mbrojtur jetën.

Hape dorën Tënde, Itali, hidh yje mbi tokë si farat e grurit dhe mbill shpresë…

Share697TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi partizanët na dogjën shtëpinë në Lusen, me ne 8 fëmijët brenda, erdhëm në Tiranë te Kryegjyshata ku unë…”/ Dëshmia e rrallë e Baba Reshat Bardhit

Next Post

Me ndihmën e Aleksandër Moisiut, u regjistrua në Konservatorin “Giuseppe Verdi” dhe “Klaudio Monte Verdi” e Kluzh të Rumanisë/ Historia e panjohur e Cikos, themeluesit të Operës…

Artikuj të ngjashëm

“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
Art & Kulture

“Ata njerëz të mirë, tani rrinin pas dyerve të gjyqeve, dhe nën zë thuhej: Vlora e mençur ishte zhdukur nga faqja e dheut, kishte mbetur vetëm ajo e marra, pasi…”/ Refleksione për librin e Ani Wilms

February 1, 2026
“Libri i ‘Akuza që ulërijnë’, i cili përmban protestën ndaj Evropës, që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të tyre, ndodhet në…”/ “Golgotha Shqiptare, si u gjet libri i holokaustit?
Art & Kulture

“Libri i ‘Akuza që ulërijnë’, i cili përmban protestën ndaj Evropës, që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të tyre, ndodhet në…”/ “Golgotha Shqiptare, si u gjet libri i holokaustit?

February 2, 2026
“Nga sekretar i Akademisë, në ‘vullnetar’ në bazë: Profili i panjohur i Prof. Bedri Dedjes dhe ‘ravat’ e jetës së tij.”
Art & Kulture

“Nga sekretar i Akademisë, në ‘vullnetar’ në bazë: Profili i panjohur i Prof. Bedri Dedjes dhe ‘ravat’ e jetës së tij.”

January 30, 2026
“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço

January 27, 2026
“Piktori i Merituar” Shaban Hysa, mitiku i skenografisë shqiptare, autor i mbi 250 punëve në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operas e Baletit!
Art & Kulture

“Piktori i Merituar” Shaban Hysa, mitiku i skenografisë shqiptare, autor i mbi 250 punëve në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operas e Baletit!

January 21, 2026
“Ndalova më gjatë tek pjesa e muzeut ku ishin një seri ‘vip’ nga ‘Flamuri i kuq’, njëra prej të cilave në vitet ’60-të, erdhi si dhuratë për Enver Hoxhën…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur nga vizita në Kinë

January 19, 2026
Next Post
Kalendari Historik 21 Mars

Me ndihmën e Aleksandër Moisiut, u regjistrua në Konservatorin “Giuseppe Verdi” dhe “Klaudio Monte Verdi” e Kluzh të Rumanisë/ Historia e panjohur e Cikos, themeluesit të Operës…

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme