• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, November 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Për më shumë se 25 vjet në Nju-Jork, ai arriti të krijonte dhe të aktivizonte sazet e kompaninë e tij, duke prodhuar pllaka muzikore në gjuhën shqipe dhe…”/ Historia e panjohur e Ajdin Asllan Leskoviku

“For more than 25 years in New York, he succeeded in forming and mobilizing his own ‘saze’ (traditional musical ensembles) and company, producing records in the Albanian language and…” / The unknown history of Ajdin Asllan Leskoviku.

Nga Vasil Tole

Memorie.al / Ndarja nga jeta e mjeshtrit të gërnetës epirote, Petro Luka Lalkias, na shtyri që të paraqesim një detaj shumë domethënës të marrëdhënieve shqiptaro-greke, nisur nga jeta e mjeshtrit Petro. Në autobiografinë e tij, ndër të tjera ai thotë: “… pas dasmës, në fillim të viteve ’50-të, u ktheva përsëri në Athinë. Nxora këngë të tjera dhe pati shume bujë. Pastaj mora një letër nga Amerika, me ftesë të shkoja atje për të incizuar një long play. Dymbëdhjetë këngë, gjashtë nga njëra anë e gjashtë nga tjetra. Më ofronin biletat dhe 1000 dollarë – shumë para. Kështu shkova në Amerikë pak para vitit 1960 – pata kohë të takoj edhe Kennedyn”!

Lind pyetja, se kush e ftoi në Amerikë mjeshtrin e ri Petro, djalin e klarinetistit të madh Pericles “Klis” Halkias, nip i këngëtarit, lahutarit dhe daullexhiut me dajre Lazaros Harisiades dhe vëllain e violinistit Achilleas Halkias, pra cila qe shtëpia diskografike që do të promovonte mjeshtrin dhe regjistrimet e tij?

Familja e muziktarëve Halkias, erdhi në Nju Jork rreth vitit 1960, ku babai dhe xhaxhai i tij u vendosën përgjithmonë aty, ndërsa Petroloukas dhe i vëllai Achilleas, qëndruan për afro 20 vjet. Pikërisht në Amerikë ai dhe familja, regjistruan muzikë pranë shtëpisë diskografike “BALKAN MUSIC RECORDS” e themeluar dhe e drejtuar nga muziktari dhe patrioti i madh shqiptar, Ajdin Asllan Leskoviku. Disku LP i prodhuar në vitet 1960, nga “Balkan Record Company”, shënon edhe promovimin e parë ndërkombëtar të Petro Lukës si mjeshtër dhe të muzikës popullore epirote, të interpretuar prej tij dhe familjes.

Gjithashtu mund të lexoni

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

Po cili qe Ajdin Asllan Leskoviku?

Ai kishte lindur në Leskovik me 12 mars 1895, në familjen e madhe muzikore të Asllan Leskovikut, themeluesit të sazeve të Shqipërisë së Jugut dhe vëlla i Selim Leskovikut, mjeshtrit unik të sazeve të Leskovikut, për të cilët kam botuar librin “Sazet e Selim, Hafize dhe Ajdin Leskovikut” -2017. Studimet i pati kryer në shkollën turke dhe greke të vendlindjes, pasi nuk kishte shkollë shqipe. Mësimet shqip dhe ndjenjat atdhetare, siç shprehet në shënimet e veta biografike, Ajdini i mori prej prindërve, të cilët i përcollën ndjenjat kombëtare dhe dashurinë për gjuhën shqipe. Ndërkohë që mësimet e gjuhës shqipe ai i mori prej patriotit Stefan K. Postenani.

Pas Luftës Ballkanike, Ajdin Asllani dhe familja e tij u vendos në Stamboll të Turqisë. Prindërit, pasi u sistemuan në Stamboll, vendosën që ta shkollonin të birin. Dëshira e tij ishte muzika, prandaj prindërit e regjistruan në shkollën e muzikës, e cila i jepte përveç njohurive teorike edhe mundësi praktikimi. Djali kishte talent dhe prindërit e mbështetën. Më 1915, Ajdini, që tashmë ishte 20-vjeçar, e la Turqinë dhe shkoi në Bukuresht të Rumanisë, ku emigracioni shqiptar ishte më i madh në numër, tepër i organizuar dhe vendimtar për formësimin e çështjes kombëtare, së bashku me komunitetin shqiptar në Turqi dhe Egjipt.

Ajdini edhe në Bukuresht vijoi studimet për muzikë. Në shënimet e veta ai shkruan se: “… në Bukuresht punoja në variete për të nxjerrë harxhet dhe për të plotësuar praktikën për të cilën kisha aq shumë nevojë”. Në Bukuresht Ajdinit i dhanë kurajë dhe e ndihmuan shumë shqiptarët, por ai veçon ndihmën që i dhanë “Vëllazëria korçare”, Peço Korça dhe Themistokli Bozhani. Ajdini dëgjon se Banda Kombëtare që kishte krijuar “Vatra” në SHBA-ës, së bashku me vullnetarët e stërvitur në Amerikë, po shkonin në Shqipëri.

Mori rrugën dhe shkoi në Shqipëri dhe iu bashkëngjit bandës. Këtë moment, vetë Ajdini e përshkruan kështu: “… më 1920, kur banda ‘Vatra’ shkoi në Shqipëri bashkë me vullnetarët, me zjarrësinë që kisha për kombësinë t’onë dhe për vendlindjen time, vajta në Shqipëri, ku pa humbur kohë, mora pjesë në bandën ‘Vatra’, që në atë kohë u emërua Banda Presidenciale”.

Ajdin Asllani qëndroi në radhët e bandës “Vatra” deri në vitin 1926, moment kur merr rrugën e gjatë për t’u kthyer në Amerikë ku qëndroi për gjithë jetën. Aty kompozoi edhe himnin e federatës “Vatra” me poezi të Refo Caparit (1844–1944). Për më shumë se 25 vjet në Nju-Jork, pas hapjes së një kafe-restoranti, ai arriti që të krijonte dhe të aktivizonte sazet dhe kompaninë e vet tregtare, me të cilën prodhonte dhe tregtonte pllaka muzikore në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera të Ballkanit. Kompaninë e tij e kishte pagëzuar me emrin “Balkan Phonograph Record Co”. Është e vërtetuar se ai ishte mjeshtër në shumë instrumente, si: Klarinetë, Oud, llautë, lauto, ishte njëkohësisht instruktor dhe pronar i pavarur.

Me mjaft vlerë janë edhe transkriptimet që ai u ka bërë këngëve dhe valleve popullore, një pjesë të të cilave e popullarizoi përmes botimeve që bënte për publikun. Dikur, ai ka pasur edhe një dyqan të njohur, që tregtonte pllaka me muzikë ballkanike. Dyqani ishte në “42 Rivington” në anën e ulët dhe me pas, përfundimisht u vendos në “27 street”, mes avenusë së 7-të dhe të 8-të. Prodhimet e tij shënoheshin me iniciale dhe etiketat: “Mi-Re-Rekord Shqiptare” dhe “Balkan Phonograph Record Co”.

Fatkeqësisht Ajdini nuk la pasardhës. Ai ishte një shumë interpretues që kishte lënë gjurmë në jetën muzikore të emigrantëve nga shumë vende të Ballkanit, ndër ta edhe të familjes muzikore Halkias, nga Janina, Greqi, për të cilët publikoi një disk me 12 nëmura muzikore popullore, në vitin 1960. Në fotot shoqëruese gjejmë Ajdin Asllan Leskovikun me llautë, së bashku me mjeshtrin Petro Lluka dhe familjarët e tij, si dhe Asllan Leskovikun në materialet promovuese të “Balkan Phonograph Records”./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në burgjet e Jugosllavisë, veçanërisht në Kosovë, ka hyrë fjala e fundit e teknikës moderne, të arrestuarit i fusin në dhomën e frigoriferit lakuriq...”/ Çfarë shkruante Jusuf Gërvalla në 1966 te “Zëri i Popullit”?

Next Post

“Në raportin e Xhemal Bejto Fasllisë, flitej për vrasjen e nipit të Haxhi Lleshit, ku kishte marrë pjesë edhe Hajdari, pasi Q. Lleshi, akuzohej për vrasjen e Qemal Stafës...”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

Artikuj të ngjashëm

Mbledhja e vitit ’61: “Mark Gurakuqi e sulmoi Kadarenë në shtyp me gjuhën e Enver Hoxhës, duke analizuar poezinë e tij ‘Laçi’…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, Skifter Këlliçi
Art & Kulture

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

October 30, 2026
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
Art & Kulture

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

October 25, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 24, 2026
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 23, 2026
Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

October 3, 2026
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Art & Kulture

Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

September 26, 2026
Next Post
“Gjatë bisedave armiqësore me Feçorin, diskutonim edhe mbi romanin e Kadaresë, ‘Dimri i vetmisë së madhe’, ai thoshte se; ashtu si te ‘Broduej’, duhet…”/ Akuzat në hetuesi, ndaj ish-ministrit të Brendshëm

“Në raportin e Xhemal Bejto Fasllisë, flitej për vrasjen e nipit të Haxhi Lleshit, ku kishte marrë pjesë edhe Hajdari, pasi Q. Lleshi, akuzohej për vrasjen e Qemal Stafës...”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme