• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, November 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Falë Revistës ‘Cirka’, në mars 1936, në Kino ‘Rozafat’, organizohet i pari koncert me muzikë klasike në Shqipëri, ku para nji publiku të zgjedhun…”/ Historia e panjohur e pianistit të famshëm Tonin Guraziu

“Shkaku dhe pasoja” në kontekstin e botëkuptimit shqiptar

Nga Filip Guraziu

                  -Me rastin e 118 vjetorit të lindjes, 30 mars 1908 – 09 janar 1999 –

 Memorie.al / I lindun në Shkodër në rrugën e Gurazezve (“G’juhadol”) më 30 mars 1908, Tonin Guraziu vendoset familjarisht në vjetin 1912 në Itali, ku kreu shkollën fillore, të mesme dhe akademinë filarmonike (Akademia Filarmonike Mbretnore – Bologna). I mrekulluem prej artit italian, si dhe prej koncerteve klasike që pati mundësi të ndiqte, falë vizionit përparimtar të familjes, Tonin Guraziu dha shejat e para të tаlentit dhe u lidh kështu me muzikën në nji dashuni të përjetshme, е cila nuk do ta tradhtonte kurrë. Mbasi u diplomue në Akademinë Mbretërore në Bologna, ku u vlerësua me notën maksimale (30/30), në vjetin 1931, ai kthehet në Shqipni, ku nisё edhe serinë e koncerteve të раrа, që shënojnë fillimin e veprimtarisë së brezit të parë të artistëve profesionistë shqiptarë.

  • Tonin Guraziu asht pianisti i parë shqiptar i diplomuem prej nji Akademie Filarmonike Europiane (La Regia Accademia Filarmonica di Bologna, 29.03.1931).
  • Pianisti Tonin Guraziu, së bashku me sopranon Marija Paluca Kraja, janë nismëtarët e koncerteve të para me muzikë klasike në historinë e muzikës shqiptare. (Kino “Rozafa”, Mars 1936, Shkodër)
  • Tonin Guraziu asht themeluesi i katedrës së рiаnоs pranё Liceut Artistik në Tiranё.
  • Tonin Guraziu asht koncertmaestri i realizimeve të para në skenë të veprave operistike në Shqipni.
  • Tonin Guraziu asht pianisti i parë shqiptar që në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Filarmonisë së Tiranës përformuen në mjedisin e Teatrit Popullor Tiranë në vjetin 1954 koncertin për piano e orkestër të kompozitorit Grieg.
  • Tonin Guraziu ёshtё themeluesi i katedrës së рiаnоs pranё Institutit të Nartё të Arteve.
  • Tonin Guraziu asht kompozitori i parë shqiptar që ka kompozue muzikë për artin e baletit klasik; ‘Rozafa-balet me nji akt’, vjeti 1951.

Vetë-shembja e diktaturës komuniste e gjeti pianistin e parë shqiptar Tonin Guraziun, plot 82 vjeç. E megjithatë skena mbeti mbretnia e tij. Sfidoi vjetët e shumta që mbante mbi shpinë e në moshën 88-vjeçare zotnoi skenën e Tatrit “Migjeni” të qytetit të tij të lindjes, tue përformue koncert në piano me rastin e aktivitetit përkujtimor të 60 vjetorit të Koncerit të parë me muzikë klasike në historinë e muzikës klasike shqiptare (Shkodër, Mars 1936), kurse në moshën 90 vjeçare (Prill 1998), përformoi me sukses koncertin e tij (të fundit) në skenën prestigjioze të Teatrit të Opera e Baletit – Tiranë. Ashtu i mbështetun mbas pianos, në celuloid fiksohen këto momente të pakthyeshme edhe për historinë e muzikës.

Gjithashtu mund të lexoni

Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit: “Çfarë më tha Ramiz Alia për odisenë e filmit ‘Pas gjurmëve’ dhe arsyen e urdhrit të tij më 1986, që unë të mos jepja më ‘Rubrikën Sportive’ në RTSH”?

“Në tetor ‘81, kur isha i ftuar në Panairin e librit në Frankfurt, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli: quhem Martin Camaj, a mund…”/ Rrëfimi i rrallë e Kadaresë

Koncerti i parë, përkrah Marije Krajes

Ishte vjeti i largët 1936, muaji mars. Falë Revistës ‘Cirka’, shënohet organizimi e të parit koncert me muzikë klasike në Shqipëri. Salla e Kino “Rozafës” në Shkodër ishte e mbushun plot e përplot. Përpara nji publiku të zgjedhun dhe shumë entuziast, përformuen sopranoja Marie Paluca (Kraja) dhe pianisti Tonin Guraziu. Kështu nisi! U shënue koncerti i parë i muzikës klasike edhe në Shqipëri.

Jo vetëm kompozitorë të mëdhej botnorë, si List e Shopen, por edhe  kangë shkodrane të përpunuem për piano. Sukses i padiskutueshëm! Festa vijoi në “Kafen e Madhe”, ku shkodranët ishin jo vetëm nismëtarë, por edhe dëshmitarë të kësaj pike kthese në historinë e muzikës në Shqipni. Tashma rruga duket se u hap! Koncerti nuk mbeti vetëm në Shkodër, por shkoi edhe në nji tjetër cep të Shqipnisë, ku kultura ishte jo pak e zhvillueme. Edhe në Korçë, suksesi qe i padiskutueshëm!

Magjia e Tefta Tashko Koços

Hera e parë që, Tonin Guraziu, ndiu zanin e saj, ishte vjeti 1936. Ishte prezent në sallë kur Tefta Tashko po jepte koncert në Tiranë. Tonini i rrfehet ditarit të tij: “Ajo këndonte shumë mirë, ishte elegante dhe e shkollueme në Paris”. Nji vjetë mbrapa, s’bashku me sopranon Tefta Tashko, përformuen nji koncert pranë Radio Bari-Itali, me rastin e hapjes së panairit “Fiera di Levante”.

Në vjetin 1938, ata dhanë nji tjetër koncert bashkë, në Elbasan, kurse në fillim të vjetit 1939, në prag të pushtimit të Shqipnisë prej fashistëve, ata ndërmorën nji turne në Shqipninë e Jugut (Durrës, Kavajë, Fier dhe Vlonë). Ditarit i rrëfehet vazhdimisht pianisti, e mbas këtij turneu, shkruen: “Në Vlonë, publiku ishte ma i ngrohtë”. Këto koncerte në Shqipni u pasuen prej nji pjesëmarrje të gjanë artistësh, në veprimtarinë artistike ndërkombëtare, “Maggio Fiorentino”, në maj të vjetit 1939, në Firenze.

Krijimet e botueme për herë të parë

Megjithëse për dekada të tana, pianisti Tonin Guraziu, i diplomuem në Akademinë Filarmonike të Bolonjës, në vitin e largët 1931, ishte pedagog në konservatorin tonë, krijimet e tij pak janë ngjitë në skenë. Janë pjesë pianistike të krijueme me qëllim, për me lanë jashtë tekstet, tue refuzue në kët mënyrë (në heshtje) me i thur lavde komunizmit.

Pjesët pianistike të kompozueme prej pianistit Guraziu, gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri, për të parën herë botohen në librin “Tonin Guraziu, nji jetë në piano”, me autor Filip Guraziu, në bashkëpunim me artistat e mirënjohun Robert Radoja e Adelina Hoxha, në vitin 2007. / Memorie.al

  • “Oh sa pranë të dy jemi”- Romancë
  • “Rozafa”- Balet me 1 akt
  • “Vallja e zanave”- Vals lento
  • “Mbrritja e Rozafës”- Alegreto
  • “Vokalica e Rozafës”- Lento
  • “Vallja e burrave”- Lento
  • “Lumi i Matit”- Alegro
  • “Kruja”- Epopeja e Gjergj Kastriotit
  • “Gjirokastra”- Fantazi
  • “Fantazi malcore”- maj 1952
  • “Humoreska”- Alegro
  • “Kanga e fyellit”- Kushtuar mbesës
  • “Pastorale”- Lento
  • “Skerco”- Alegreto, nëntor 1956
ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Fyerja më e madhe iu bë kur në marsin e vitit 1975, dy muaj para mbarimit të vitit shkollor...”/ Historia e panjohur e Prof. Kol Ashtës, që kishte mbrojtur diplomën në 1942-in në Itali, me ‘Epikën’ e Fishtës

Next Post

Kalendari 31 Mars 2026

Artikuj të ngjashëm

Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit: “Çfarë më tha Ramiz Alia për odisenë e filmit ‘Pas gjurmëve’ dhe arsyen e urdhrit të tij më 1986, që unë të mos jepja më ‘Rubrikën Sportive’ në RTSH”?
Art & Kulture

Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit: “Çfarë më tha Ramiz Alia për odisenë e filmit ‘Pas gjurmëve’ dhe arsyen e urdhrit të tij më 1986, që unë të mos jepja më ‘Rubrikën Sportive’ në RTSH”?

November 11, 2026
“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!
Art & Kulture

“Në tetor ‘81, kur isha i ftuar në Panairin e librit në Frankfurt, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli: quhem Martin Camaj, a mund…”/ Rrëfimi i rrallë e Kadaresë

November 7, 2026
Mbledhja e vitit ’61: “Mark Gurakuqi e sulmoi Kadarenë në shtyp me gjuhën e Enver Hoxhës, duke analizuar poezinë e tij ‘Laçi’…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, Skifter Këlliçi
Art & Kulture

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

October 30, 2026
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
Art & Kulture

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

October 25, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 24, 2026
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 23, 2026
Next Post
Kalendari 1 Mars 2026

Kalendari 31 Mars 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme