• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, November 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Pasi u diplomua në Akademinë e Lartë Muzikore të Pragës, me profesorët, V. Smetacek, R. Brook, A. Klima, në 1954-ën, në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, ai…”/ Historia e panjohur e maestro Simon Gjonit

“Pasi u diplomua në Akademinë e Lartë Muzikore të Pragës, me profesorët, V. Smetacek, R. Brook, A. Klima, në 1954-ën, në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, ai…”/ Historia e panjohur e maestro Simon Gjonit
“Pasi u diplomua në Akademinë e Lartë Muzikore të Pragës, me profesorët, V. Smetacek, R. Brook, A. Klima, në 1954-ën, në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, ai…”/ Historia e panjohur e maestro Simon Gjonit
“Pasi u diplomua në Akademinë e Lartë Muzikore të Pragës, me profesorët, V. Smetacek, R. Brook, A. Klima, në 1954-ën, në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, ai…”/ Historia e panjohur e maestro Simon Gjonit
“Pasi u diplomua në Akademinë e Lartë Muzikore të Pragës, me profesorët, V. Smetacek, R. Brook, A. Klima, në 1954-ën, në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, ai…”/ Historia e panjohur e maestro Simon Gjonit
“Pasi u diplomua në Akademinë e Lartë Muzikore të Pragës, me profesorët, V. Smetacek, R. Brook, A. Klima, në 1954-ën, në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, ai…”/ Historia e panjohur e maestro Simon Gjonit
“Pasi u diplomua në Akademinë e Lartë Muzikore të Pragës, me profesorët, V. Smetacek, R. Brook, A. Klima, në 1954-ën, në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, ai…”/ Historia e panjohur e maestro Simon Gjonit

Memorie.al /Shumë vjit më parë kur kompozitori dhe dirigjenti i talentuar Simon Gjoni, ngjizi melodinë e ëmbël të këngës aq shumë të njohur “Lule bore”, ai s’do ta kishte menduar se ajo melodi dhe lojë e ëmbël notash, do ta harronte emrin e tij për t’u bërë e të gjithëve. Kompozimi i kësaj kënge është përfshirë në përmbledhjen “Album për piano”, e cila së bashku me veprën; “Album me romanca”, u promovuan ato ditë në praninë e miqve, pianistëve e muzikantëve, në një ceremoni të veçantë në ambientet e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në Tiranë. Albumi për piano, i cili përbehet nga 22 vepra të gjinive të ndryshme dhe karaktereve të larmishme, gjen dritën e botimit për herë të parë, me disa pjesë të ekzekutuara nga pianiste në koncerte të ndryshme.

Pjesë si “Tokata”, “Prelud”, “Biseda e valëve”, “Humoreska”, mund të kombinohen në grupe 2-3 apo 4, formojnë një suitë të vogël dhe luhen në vazhdimësi. Ndërsa albumi me romanca, e cilësuar si një nga veprat më të arrira të kompozitorit Simon Gjoni, trajton tema lirike, poetike, filozofike si dhe tema me karakter të fortë dramatik.

Romanca e tij e parë, është “Vajza dhe liqeni”(1946) dhe “Shoqe kemi hanën” (1949, të cilën e konceptoi për kanto, violinë e piano. Aty përfshihen disa nga romancat me karakter lirik si; “I fola vales”, “Erdhi pranvera”, dueti “Bjeshkezo”, të krijuara në periudhën 1961 – 1968, shquhen për melodicitetin, delikatesën dhe ngjyrat e shumëllojshme.

Në ceremoninë e veçantë ku u interpretuan pjesë të zgjedhura në piano si; “Balladë” dhe “Prelud” në re minor, “Apollonia” nga Mariola Lishi, “Biseda e valëve”, dhe “Skerco” nga Dorina Komani, “Burim gëzimi” dhe “Tokata” nga Valbona Paço e Emiliano Kola, etj., artistët dhe miqtë e tij si; Takuina Adami, Limos Dizdari, Avni Mula e Zhani Ciko, e cilësuan si figura e muzikantit që në plan të parë duket modest, por që krijoi tërësisht origjinalitetin dhe melodikën origjinale dhe të ëmbël.

Gjithashtu mund të lexoni

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

Soprano Shqipe Zani, interpretoi romancat e tij të cilësuara si mjaft të arrira teknikisht; “Premtimi”, “Mos mbaj mëri” dhe “Vajza dhe liqeni”. – Simon Gjoni dhe pavarësia e stilit të tij krijues – Kitarë, trombë dhe piano, do të mbante që herët në duart e tij, kompozitori i talentuar Simon Gjoni që në fillimet e karrierës, ndërsa kompozoi mbi 200 këngë origjinale që shumë shpejt u përhapën në të gjithë Shqipërinë. “Lule-borë”, “Syt’ e tu si drita”, “End o vashë”, ishin disa prej motiveve më të njohura dhe tërësisht origjinale të kompozitorit Gjoni.

I lindur në qytetin e Shkodrës, ai spikati që kur ishte shumë i ri, duke kontribuar si drejtues i formacioneve të ndryshme orkestrale dhe vokale të qytetit të tij. Në vitet 1946-1947, një seri këngësh të paharruara të cilat shquhen për ndjeshmërinë e tyre, sa poetike, aq edhe të sinqerta si; “Lule bore”, “Sy larushës”, “Sytë e tu, si drita”, “Fyelli i çobanit”, “Nëna dhe çika”, etj.

Ishin pikërisht këto këngë të cilat e çuan më tej traditën qytetare të lirikës shkodrane, ndërsa u përhapën në të gjithë Shqipërinë. Në Moskë, në vitin 1956, trio; Avni Mula – Gjoni Athanas, Ibrahim Tukiçi, korri sukses të jashtëzakonshëm me këngën “Lule-borë” në Vjenë, ndërsa në vitin 1961, Festivali i Rinisë u çel me introduksionin e “Lule borë”. E sot, ajo këndohet së bashku me publikun dhe në Nju Jork, koncertet përfundojnë me himnin e këngës shqiptare, “Lule-borë”.

Çesk Zadeja e konsideronte atë; “Një model të papërsëritshëm në lirikën shqiptare”. Simon Gjoni kreu studimet e larta në Akademinë e Lartë Muzikore të Pragës, në klasën e dirigjimit simfonik, me profesorët, V. Smetacek, R. Brook, A. Klima. Në vitin 1954, ai është pjesëmarrës si kompozitor në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, së bashku me kolosët botërorë si; Shopor, Janson, Rihter, Fisher, Fournet etj.

Në vitin 1956, në sallën “Mestska Knihovna”, dirigjon Shubert “Rosamunda” dhe Grieg “Perr Gynt”. Po në këtë kohë dirigjon veprën “Pygmalion”, të kompozitorit Jiri Benda. Në vitin 1957, në sallën “Dum Umelco”, drejton “Simfoninë orkestrale për violinë e kontrabas”, të K, Dittersdorf. Suksesi i këtij koncerti pasohet nga ai i pjesës simfonike të Franc Listzi-it, “Les Preludes”.

Në vitin 1958, ai u kthye në atdhe me një kulturë të gjerë, talent, pasion, disiplinë dhe forcë organizative artistike, vlera këto që i transmetoi edhe në orkestrat simfonike ku la mbresa të thella dhe horizont kulturor e artistik. Simon Gjoni është një ndër dirigjentët e parë të orkestrave tona simfonike të Teatrit të Operës dhe Baletit e të Radio-Televizionit Shqiptar.

Në vitin 1958, ai u emërua dirigjent në TOB, (Teatri i Operës dhe Baletit), ndërsa shumë vepra të shquara e gjetën interpretimin e “parë” tek dirigjenti i ri, i cili i interpretoi ato duke zbuluar ngarkesën emocionale të tyre, me një ndjeshmëri të lartë. Përmendet këtu, baleti “Lola”, “Laurencia”, operat “Don Paskuale”, “Berberi i Seviljes”, “Paliacot”, “Franceska da Rimini”, “Pranvera” etj.

Për herë të parë me kujdesin dhe pasionin e tij, ai, incizoi krijimtarinë e asaj kohe të kompozitorëve shqiptare, Çesk Zadeja, Pjetër Gaci, Thoma Nova, Abdulla Grimci, operetën “Lejlaja” të Tish Daise, operetën “Agimi” të Kristo Konos, Koncertin Nr.1 për violinë të Nikolla Zoraqit, Rapsodinë për piano dhe orkestër të Tonin Harapit, gjithashtu edhe muzikën e disa filmave shqiptarë.

Nga autorët botërorë ekzekutoi për herë të parë në Shqipëri, Beethoven, “Simfoni Nr.8”, Mendelson “Uverture”, Beethoven “Eleonora”, Uverturë K.M. Veber “Gjuetari Magjik”, Liszt “Prelude”, Dvorzhak “Valle simfonike”. Me orkestrën e re të Radio Televizionit Shqiptar, dilnin mjaft probleme për krijimin e një profili të qartë.

Për këtë Simon Gjoni punoi me seriozitet, duke arritur të krijojë individualitetin e kësaj orkestre, e cila në atë kohë përbehej nga nxënës të Liceut Artistik, nga studentë që vazhdonin Konservatorin, dhe orkestrantë të pasionuar.

Krijimtaria e tij ka kaluar pothuajse të gjitha gjinitë, duke filluar që nga kënga, romanca, kantata, suita, poemat, veprat instrumentale e, deri tek veprat e mëdha orkestrale, sië 11 valle simfonike, vepra këto ku ndihet atmosfera e kohës, besimi i kompozitorit ndaj popullit të vet, prezenca e të cilit është e pashmangshme me të tëra dukuritë në këto vepra. Në maj të vitit 1960, Simon Gjoni kompozon odën lirike “Pranvera jonë”, me tekst të Ismail Kadaresë, dhe një suitë simfonike me katër kohë.

Një vit më pas, kompozon “Poema e rapsodit”, për bas-celo-piano. Balada “Lufton shqipja”, u këndua menjëherë nga basi Llukë Kaçaj. Më pas kompozon duetin “Bjeshkëzo”, romancat lirike “I fola valës”, “O toka nanë”, “O bjeshkë, o male kreshnike” dhe një numër këngësh të ndryshme. Në vitin 1962, ai kompozoi vallen e parë simfonike shqiptare, që u pasua gjatë viteve nga 10 valle simfonike të tjera, që paraqesin një gërshetim të mrekullueshëm të muzikës së kultivuar, me muzikën popullore.

Secila nga vallet është një vepër më vete krejt e veçantë dhe e ndryshme nga të tjerat. Simfonia trajton situatat e rënda dhe të vështira historike, për të fituar lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë. Aktivitetin e tij si pedagog, ku ai dha një kontribut të çmuar deri në çastet e fundit të jetës, ku përgatiti me dhjetëra studentë, e filloi në vitin 1958, në Liceun Artistik.

Në vitin 1961, është një ndër pedagogët e parë me themelimin e Konservatorit Shtetëror të Tiranës (asokohe Instituti i Lartë i Arteve), së bashku me Çesk Zadenë, Tonin Guraziun, Ymer Skënderin etj., u ka dhënë lëndët e Intonacionit, Polifonisë, Dirigjimit, Muzikën e dhomës. Simon Gjoni ishte një shembull i rrallë nga ku gjeneratat mund të mësojnë, si për kërkesat sistematike, këmbënguljen dhe disiplinën e lartë artistike e, ndërgjegjen e thellë.

Ai dha ndihmesën e tij edhe në shumë probleme të tjera, si në fushën e kritikës muzikore, në përgatitjen e muzikantëve të rinj dhe materialeve didaktike, për këta muzikantë. Për krijimtarinë e gjatë artistike, ai është nderuar me çmime të ndryshme, si dhe me titullin e lartë; “Artist i Merituar”. Maestro Simoin Gjoni, nda nga jeta në 31 tetor 1991. Emri i tij, ashtu siç e ka cilësuar edhe Zadeja i madh, do të ngelet i skalitur në pentagramin e muzikës shqiptare, së cilës i shërbeu me dashuri dhe respekt./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Prania e pak njerëzve si Ismail Strazimiri në kongresin e Dibrës në vitin 1909, që ndonëse pakicë në opozitë, u shpëtoi erzin organizatorëve të tij, pasi ata ishin...”/ Historia e panjohur e atdhetarit dibran

Next Post

“Hektor Peçi, më ka treguar se kur shërbente si mjek i Enver Hoxhës, e njoftuan të shkonte në burgun e Burrelit dhe kur hyri në qeli, pa të shtrirë në...”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

Artikuj të ngjashëm

Mbledhja e vitit ’61: “Mark Gurakuqi e sulmoi Kadarenë në shtyp me gjuhën e Enver Hoxhës, duke analizuar poezinë e tij ‘Laçi’…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, Skifter Këlliçi
Art & Kulture

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

October 30, 2026
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
Art & Kulture

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

October 25, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 24, 2026
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 23, 2026
Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?
Art & Kulture

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

October 3, 2026
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Art & Kulture

Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

September 26, 2026
Next Post
“Hektor Peçi, më ka treguar se kur shërbente si mjek i Enver Hoxhës, e njoftuan të shkonte në burgun e Burrelit dhe kur hyri në qeli, pa të shtrirë në…”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

“Hektor Peçi, më ka treguar se kur shërbente si mjek i Enver Hoxhës, e njoftuan të shkonte në burgun e Burrelit dhe kur hyri në qeli, pa të shtrirë në...”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme