• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, October 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shoku Manush, ne s’duhet të besojmë ato lajme plot shpifje të agjensive të huaja, sepse sipas tyre, edhe Nexhmije Hoxhën e paskemi arrestuar dhe e mbajmë në…”! / Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90

“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Shoku Manush, ne s’duhet të besojmë ato lajme plot shpifje të agjensive të huaja, sepse sipas tyre, edhe Nexhmije Hoxhën e paskemi arrestuar dhe e mbajmë në…”! / Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90
“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90
“Shoku Manush, ne s’duhet të besojmë ato lajme plot shpifje të agjensive të huaja, sepse sipas tyre, edhe Nexhmije Hoxhën e paskemi arrestuar dhe e mbajmë në…”! / Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90
Letra sekret për Hysni Kapon: “Ja çfar bënë arsimtarët e Llakatundit në  Shkodër, me materialet  e ndaluara të Ana Pavllovës dhe…”/ Raporti i Sigurimit në ’68-ën
“Shoku Manush, ne s’duhet të besojmë ato lajme plot shpifje të agjensive të huaja, sepse sipas tyre, edhe Nexhmije Hoxhën e paskemi arrestuar dhe e mbajmë në…”! / Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90
“Enver Hoxha ka gabuar, sepse duke e dëgjuar Nako Spiron, mundet të mësonte edhe disa gjëra që mund të mos i dinte, por prapë, edhe avokat i Enverit do të bëhem, sepse…”/ Refleksionet e Ramiz Alisë
“Shoku Manush, ne s’duhet të besojmë ato lajme plot shpifje të agjensive të huaja, sepse sipas tyre, edhe Nexhmije Hoxhën e paskemi arrestuar dhe e mbajmë në…”! / Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90
“Në ’90-ën, kur Haxhi Lleshi dhe Shefqet Peçi në plenum i kërkuan Ramizit, që të përdorte forcën dhe mos ta lëshonin pushtetin pa gjak, ai iu përgjigj…”/ Dëshmia e rrallë e ish-sekretarit të Alisë
“Shoku Manush, ne s’duhet të besojmë ato lajme plot shpifje të agjensive të huaja, sepse sipas tyre, edhe Nexhmije Hoxhën e paskemi arrestuar dhe e mbajmë në…”! / Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90
“Haki Toska, si njeriu më i besuar i Enverit, kishte si detyrë sigurimin e depozitave monetare të familjes Hoxha, në…”/ Historia e panjohur e përvetësimit të dhjetrave ton ar, të shtetit shqiptar
“Shoku Manush, ne s’duhet të besojmë ato lajme plot shpifje të agjensive të huaja, sepse sipas tyre, edhe Nexhmije Hoxhën e paskemi arrestuar dhe e mbajmë në…”! / Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e shtatëmbëdhjetë

Memorie.al / Kur nuk kishte kaluar as një javë nga data 2 korrik e vitit 1990, ku me mijëra shtetas shqiptarë kapërcyen kangjellat e muret e ambasadave të huaja në Tiranë dhe u futën brenda ambienteve të tyre me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria, udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye sekretarin e Përgjithshëm Ramiz Alia, mbajti plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, i cili zhvilloi punimet në datat 6 dhe 7 korrik. Edhe pse rendi i ditës ishte paracaktuar në tre pika kryesore, ku predominonte ajo për zhvillimin e arsimit në Shqipëri, pothuaj gjatë gjithë punimeve të atij plenumi (sidomos te pika 4, “Të ndryshme”), u diskutua dhe u debatua ngjarja e atyre ditëve, e njohur ndryshe si “2 korriku i ambasadave”. Në atë plenum ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretarët e parë të komiteteve të partisë të rretheve, ministra, kuadro kryesorë të sektorit të arsimit, kulturës, shkencës, ekonomisë, drejtues të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, nga aparati i Komitetit Qendror të PPSH-së, Radio-Televizioni, ATSH-ja etj., mungonin Nimet Cani, Ali Vukatana, Reiz Malile, Shpëtim Çaushi, Zylyftar Ramizi, Qemal Lame, Zef Loka, Pirro Kondi dhe Hekuran Isai, të cilët prej disa ditësh ishin “në terren”, duke “menaxhuar”, ngjarjen e ambasadave.

Pas hapjes së mbledhjes nga Ramiz Alia, fjala iu dha ministrit të Arsimit, Skënder Gjinushit, i cili mbajti dhe raportin përkatës, (“Për përsosjen e sistemit arsimor dhe forcimin e mëtejshëm cilësor të shkollës”), kryefjala e atij plenumi ishte “ngjarja e ambasadave”, duke diskutuar dhe analizuar me detaje se si dhe pse ndodhi ajo, (“roli i agjenturave të huaja”), e deri tek detyrat që dilnin për menaxhimin e asaj situate në ato ditë të nxehta korriku, ku mbi pesë mijë shtetas shqiptarë nga të gjithë rrethet e vendit, ndodheshin në ambientet e brendshme të disa prej ambasadave kryesore në Tiranë, në pritje të largimit nga Shqipëria.

Gjithashtu mund të lexoni

Hebrenjtë e kanë ngritur në pelegrinazh holokaustin e tyre në Aushvic dhe i detyrojnë të gjithë politikanët e botës të përkulen aty, kurse shqiptarët e Kosovës, janë kaq të shkujdesur ndaj të kaluarës së tyre?!

“Divizioni ushtarak i Korçës ka komandant Nezir Met’hasanin, komisari Eleftherios Kasnetsis, që është gjithashtu ndërlidhës i qeverisë së Shqipërisë me guerrilasit komunistë grekë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Përveç kësaj, gjatë gjithë asaj mbledhje, por kryesisht në pikën nr. 4 të rendit të ditës, (që u diskutua në seancën e fundit), u morën në analizë edhe disa prej ngjarjeve kryesore që kishin ndodhur në rrethe të ndryshme të vendit gjatë atij viti, si; protestat në Shkodër në muajin janar për heqjen e bustit të Stalinit; ngjarjet në qytetin e Kavajës ku populli i atij qyteti u përlesh me forcat e policisë; arratisjet masive nga kufijtë shtetërorë me Jugosllavinë e Greqinë, grumbullimet masive në vende të shenjta fetare, si Kisha e Shën-Ndout në Laç të Kurbinit; lejimi me ligj i besimeve fetare dhe hapja e objekteve të kultit; apo probleme të tjera që shtroheshin për zgjidhje, si; bisedimet e faktorin ndërkombëtar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-ës, Bashkimin Sovjetik, (bisedimet e zhvilluar me zv. ministrin e Jashtëm sovjetik në Sofie nga Sofokli Lazri); problemi i Kosovës; presioni ndërkombëtar për hapjen e Shqipërisë me botën dhe aderimi i saj në disa konventa ndërkombëtare; privilegjet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së e familjeve të tyre që jetonin kryesisht në “Bllok”; fjalët që qarkullonin në popull për familjen e Enver Hoxhës dhe raportet e Ramizit me Nexhmijen; ndryshimi i legjislacionit dhe kodit penal; lirimi i të burgosurve politikë; pisja me pasaporta e shtetasve që kërkonin të dilnin si vizitorë tek të afërmit e tyre jashtë vendit; mekanizmi i ri ekonomik; strehimi dhe zënia me punë e shumë shtesave në të gjitha rrethet e vendit; dhënia e tokës dhe bagëtive fshatarësisë kooperativiste; e deri të furnizimi i popullsisë së qyteteve me produktet bazike ushqimore e mallrave të ndryshme industriale.

Siç do të shohim dhe nga dokument arkivore që i përkasin plenumit të 11-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, të cilat theksojmë se publikohen për herë të parë, përveç udhëheqjes dhe disa prej funksionarëve të lartë të asaj kohe, në atë mbledhje kanë diskutuar apo janë përmendur edhe disa figura të tjera të larta që vazhduan karrierën e tyre politike edhe pas viteve ’90-të, si p.sh.; Skënder Gjinushi, Fatos Nano, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Gramoz Pashko, Spiro Dede, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Mehmet Elezi, Lisen Bashkurti, Koço Kokëdhima, Ylli Popa, Aleks Luarasi etj.

Po kështu në dosjen voluminoze të këtij plenumi, me mjaft interes janë edhe ato dokumente që i përkasin sekretarëve të Komiteteve të Partisë së rretheve apo “Grupit të informacionit” të cilët kanë shkuar në të gjitha rrethet e vendit dhe kanë evidentuar të gjitha problematikat kryesore që kanë dalë në mbledhjet e organizatave bazë të partisë, ku është diskutuar “Mbi letrën e Komitetit Qendror”, dokumente që përbëjnë dhe pjesën më të madhe dhe gjithashtu më të rëndësishme të dosjes në fjalë. Madje mund të thuhet nga më të rëndësishmet të gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, pasi ajo periudhë kohe me ngjarjet që u zhvilluan, shënoi dhe prologun e rënies së atij regjimi.

Po kështu me mjaft interes janë dhe dokumentet që i përkasin seancës së fundit të asaj mbledhje me pikën nr. 4 të rendit të ditës “Të ndryshme”, e cila përbën edhe pikën më të nxehtë të gjithë plenumit, ku u diskutua, madje me debate të ashpra, edhe lirimi nga detyrat dhe nxjerrën në pension të tre anëtarëve të Byrosë Politike (Rita Marko, Manush Myftiu dhe Prokop Murra), apo lirimi nga detyrat ministrore apo funksionet e tjera të larta që mbanin prej vitesh të disa “udhëheqësve” të tjerë, si Simon Stefani, Pali Miska, Muho Asllani, Lenka Çuko, Vito Kapo, Pirro Kondi, Jovan Bardhi, etj., dhe emërimin e “shokëve të rinj” në udhëheqjen e forumet e larta të Partisë dhe Shtetit, si; Xhelil Gjoni, Abdyl Backa, Niko Gjyzari, Kiço Mustaqi, etj. Lidhur me këto etj., na njohin dokumente në fjalë të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

                                                              Vijon nga numri i kaluar

PROCES-VERBALI I MBLEDHJES SË PLENUMIT TË 11 TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË, I MBAJTUR NË DATAT 6 DHE 7 KORRIK 1990

  1. TË NDRYSHME
  2. Disa çështje të situatave të sotme dhe problemet politike që rrjedhin prej tyre.

SHOKU MANUSH MYFTIU: Po t’i dija cilët janë ata, unë do t’i thosha këtu me emër. Po ata që flasin duhet të jenë nga njerëzit e afërt të anëtarëve të Komitetit Qendror, të paktën kështu thanë agjensitë e huaja telegrafike në lajmet që i kam parë e dëgjuar edhe vetë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po ne do të besojmë ato lajme plot shpifje që shkruajnë agjensitë e huaja?! Sipas tyre edhe “Nexhmije Hoxhën ne e paskemi arrestuar dhe e mbajmë në burg”?!

SHOKU MANUSH MYFTIU: Në disa lajme që pashë mbrëmë në televizion thuhej se ambasadori shqiptar në Romë, i ka thënë një gazetari të “Rojterit” që do të bëhen ndryshime në Komitetin Qendror të Partisë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ambasadori ynë në Romë nuk ka thënë asgjë.

SHOKU HEKURAN ISAI: Gazetarët e agjensisë “Rojter” përditë po thonë shpifje…!

SHOKU MANUSH MYFTIU: Natyrisht ne nuk i besojmë shpifjet e tyre, veçse edhe agjencia TANJUG transmetoi gjithçka që ishte thënë disa ditë më parë në mbledhjen e Byrosë Politike.

SHOKU HAXHI LLESHI: Shoku Manush, për ne nuk ka rëndësi se çfarë thonë armiqtë, as nuk duhet të merremi me këto thashetheme. Ju, a jeni dakord të dilni në pension?

SHOKU MANUSH MYFTIU: Pse, nuk paskam të drejtë të them mendimet e mia?

SHOKU RAMIZ ALIA: Patjetër. Mendimet t’i thuash hapur.

SHOKU MANUSH MYFTIU: Por i lutem shumë shokut Haxhi, të mos shpejtohet të më japë këshilla, pa mbaruar mendimin tim. Kur të mbaroj unë, le ta thotë edhe mendimin e tij.

SHOKU RAMIZ ALIA: Vazhdo, Manush, thuaje mendimin tënd.

SHOKU MANUSH MYFTIU: I thashë mendimet e mësipërme, sepse bëhet një propagandë e tillë nga agjencitë e huaja dhe kjo propagandë bëhet në radhë të parë nga ato vetë, por nuk përjashtohet edhe mundësia që ka edhe njerëz,deri këtu,në instancat tona që ua sugjerojnë këto qëndrime, sepse presin një moment të caktuar…! Për sa u përket zëvendësimeve që mendohet të bëhen në Byronë Politike jam dakord dhe mendoj se ato duhet të bëhen.

Nuk ka arsye të presim një vit, derisa të vijë kongresi, duke lënë tre vende bosh në Byronë Politike. Po të mos qe kaq e nevojshme, sa të zëvendësohen menjëherë shokët që largohen nga Byroja Politike, atëherë le të mbetet edhe një vit Byroja me këta anëtarë që ka patur. Jam i mendimit që është më mirë të marrin detyrën shokët e rinj, veçse ata duhet të jenë të rinj në kuptimin e vërtetë të fjalës, të mos jenë pranë moshës së pensionit, ndryshe nuk do të ish nevoja e ardhjes së tyre.

SHOKU SHEFQET PEÇI: Edhe unë mendoj që Byroja Politike të plotësohet me tre shokë të rinj. Gjithashtu mendoj që shoku Simon, të sugjerohet për t’u zgjedhur President i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë. Ai është një kuadër që vjen nga klasa punëtore, ka qenë i nderuar dhe këtë detyrë mund ta kryejë. Përse duhet të presim Kongresin e Partisë për t’i bërë këto zëvendësime? Edhe në Kongres do të jemi përsëri ne që do të vendosim për ata shokë që duhet të zgjidhen në Byronë Politike.

SHOKU HAKI TOSKA: Unë, shoku Ramiz, kam mendimin që edhe udhëheqja e Komitetit të Partisë të Rrethit të Tiranës, duhet forcuar.

SHOKU RAMIZ ALIA: Çfarë propozoni ju, shoku Haki?

SHOKU HAKI TOSKA: Propozoj që shokët Pirro Kondi, Pirro Lako, Bardhyl Parruca dhe Naumka Bozo, si sekretarë të këtij komiteti, duhen zëvendësuar. Ka plot kuadro të rinj që mund ta bëjnë punën e tyre.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë.

SHOKU SPIRO KOLEKA: Pajtohem me mendimet që thatë Ju, shoku Ramiz, dhe propozoj që të zëvendësohen të tre anëtarët e Byrosë Politike që largohen prej saj. Ndërsa me që është një mendim që Abdyl Backa të vijë sekretar i Komitetit Qendror të Partisë, ai mund të zgjidhet edhe si anëtar i Byrosë Politike. Po kështu kam mendimin se Komiteti Qendror i Partisë, ka mjaft shokë të tjerë që mund t’i zëvendësojnë shokët e Byrosë Politike. Ndërsa në Komitetin e Partisë të Tiranës, Pirro dhe Naunka, mundet ta lënë detyrën edhe për arsye moshe. Ndërkohë Komiteti i Partisë i Rrethit të Tiranës duhet forcuar, se siç thatë edhe ju, 25 mijë komunistët e këtij rrethi, kanë rënë në plogështi të madhe.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ka ndonjë mendim tjetër?

SHOKU RITA MARKO: Edhe unë jam plotësisht dakord me fjalën e shokut Ramiz. Armiqtë kanë folur edhe kur jemi zgjedhur në Byronë Politike dhe në Komitetin Qendror të Partisë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ty, Rita, propaganda armiqësore ka arritur të të quajë edhe grua imorale!

SHOKU RITA MARKO: 38 vjet kam që jam i zgjedhur në Byronë Politike, ndër të cilët 4 vjet si kandidat dhe vitet e tjera si anëtar. Po kaq ka edhe shoku Manush. Prandaj mendoj se propozimet që të largohemi nga kjo detyrë janë shumë të drejta. Unë jam ushtar i Partisë dhe do të punoj me tërë forcat që kam për çështjen e saj. Kurrë nuk i kam munguar punës dhe as do t’i mungoj edhe në të ardhmen.

Jam i mendimit që në këtë moment, natyrisht, armiqtë mund ta shfrytëzojnë largimin tonë nga Byroja Politike, ashtu si shfrytëzojnë edhe vështirësitë ekonomike. Mund të na paraqesin edhe si konservatorë, por për ne ka rëndësi që të ecë mbarë puna e Partisë. Po të shikojmë punën e Partisë dhe çështjen e unitetit, nuk do të na shqetësojë asnjë lloj shpifje e armiqve. Çështja kryesore është të forcojmë unitetin dhe të rrojë Partia! Kështu mendoj dhe jam plotësisht dakord me propozimet e bëra.

SHOKU PROKOP MURRA: Edhe unë, që kur më tërhoqën mendimin, isha plotësisht dakord të dal në pension, por do të vazhdoj të punoj e të luftoj gjithnjë si ushtar i Partisë. Jam dakord edhe me ato vërejtje që u bënë për Komitetin e Partisë të Rrethit të Tiranës. Për lëvizjen e shokut Simon, kam një shqetësim. Këtë çështje ne e diskutuam në Byronë Politike dhe mendimi i përgjithshëm ishte që ai të sugjerohej për t’u zgjedhur president i Bashkimeve Profesionale.

Por tani kam përshtypjen se mos punëtorët nuk do të na presin mirë këtë propozim, duke menduar që ai u lirua nga detyrat e tanishme, nga që nuk i kreu. Është e vërtetë që edhe ne, shokët e tjerë të Byrosë, u liruam nga detyrat, por u liruam për arsye moshe. Pra mos na thonë punëtorët: “Pse na i sollët të na drejtojë Bashkimet Profesionale këtë njeri, që nuk e kreu detyrën që kishte?”

SHOKU RAMIZ ALIA: Ç’mendim tjetër ke ti, Prokop?

SHOKU PROKOP MURRA: Ne vetë e dhamë këtë variant, por…!

SHOKU SHEFQET PEÇI: Simon Stefani është serioz, punëtor i nderuar, njeri që ka ardhur nga klasa punëtore dhe ajo do ta presë mirë propozimin që të bëhet president i Bashkimeve Profesionale.

SHOKU DRITËRO AGOLLI: Ndërsa unë do të thosha se edhe nga ana psikologjike, nuk do të ndikonte mirë që një ministër i Punëve të Brendshme të drejtojë klasën punëtore. Kam përshtypjen se këtë punëtorët nuk do ta presin mirë. Për shokun Simon kam respekt të madh, e kam njohur nga afër, gjithnjë ka punuar mirë, është njeri i ndershëm, por për ato arsye që thashë më lart, mendoj se nuk duhet të shkojë të drejtojë klasën punëtore. Do të ishte më mirë të caktohej si kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit, atje ku ishte shoku Manush.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po mirë.

SHOKU JOVAN BARDHI: E quaj plotësisht të drejtë mendimin e shfaqur nga shokët që të dal në pension. E kam shfaqur te shoku Adil një dëshirë të tillë jo vetëm për arsye moshe, po e quaja të nevojshme të zëvendësohesha me ndonjë shok të ri, me aftësi e njohuri më të gjera dhe më të plota për ekonominë. Mendoj gjithashtu që shokët e Byrosë Politike që do të largohen nga kjo detyrë, të zëvendësohen me elementë të rinj nga përbërja e Plenumit. Për lëvizjen e shokut Simon, pajtohem me mendimin e Dritëroit.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë.

SHOKU SIMON STEFANI: Jam ushtar i Partisë dhe jam gati të punoj ku të më caktojë Partia. Më parë kam qenë punëtor dhe jam gati të shkoj përsëri të punoj si punëtor. Këto ia thashë edhe shokut Ramiz. Jam munduar të punoj me ndershmëri në detyrat që më janë besuar, më janë dashur edhe sakrifica, se situatat kanë qenë shumë të vështira, por nuk jam kursyer, kam vënë në shërbim të punës të gjitha energjitë e mia.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ashtu është.

SHOKU FOTO ÇAMI: Ishe edhe pa përvojë në sektorin që të ishte besuar ta drejtoje.

SHOKU RAMIZ ALIA: Siç duket mendimi i përgjithshëm i shokëve është për t’i zëvendësuar anëtarët e Byrosë që dalin në pension.

SHOKU HARILLA PAPAJORGJI: Për shokët që drejtojnë në Komitetin e Partisë të Tiranës nuk vendosëm…?

SHOKU RAMIZ ALIA: Më parë po gjykojmë për shokët e Byrosë Politike, pastaj për të tjerët.

SHOKU SPIRO KOLEKA: Shoku Simon do të qëndrojë si anëtar i Byrosë Politike?

SHOKU RAMIZ ALIA: Si anëtar i Byrosë Politike mund të qëndrojë, por të kalojë në detyrën e kryetarit të Komisionit të Kontrollit të Shtetit.

SHOKU SPIRO KOLEKA: Më mirë të jetë kryetar i Komisionit të Kontrollit, se sa president i Bashkimeve Profesionale.

SHOKU RAMIZ ALIA: Është i drejtë shqetësimi që kish Dritëroi dhe mendimi që dha për këtë çështje. Ashtu si e shtroi Dritëroi, kjo çështje mund të na merrte një karakter politik, mund të interpretohej sikur po dërgojmë ministrin e Brendshëm për të kontrolluar klasën punëtore. Pra, do të jetë më mirë që Simoni të bëhet ministër i Kontrollit.

Tani për të plotësuar numrin e anëtarëve të Byrosë Politike, jeni dakord? (Shprehen dakord) A dëshironi të bëni propozime direkte për aq shokë sa duhen, apo t’ju paraqesim 5-6 emra dhe të jepni gjykimin tuaj për ta?

SHOKU SHEFQET PEÇI: Më mirë të na i thotë Byroja Politike për cilët shokë ka menduar.

SHOKU ABDYL BACKA: Propozimi që u bë për mua për detyrën e sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë është një besim i madh, sepse kjo është një detyrë e lartë që kërkon burrëri, pjekuri e përvojë. Ju falënderoj për këtë besim që keni duke më afruar një detyrë me një peshë të rëndë e plot përgjegjësi, por ndoshta mund të ketë edhe ndonjë shok tjetër që ka më shumë se unë përvojë si sekretar partie.

SHOKU RAMIZ ALIA: Është e vërtetë që për këtë detyrë duhen burrëri dhe dijeni. Për të plotësuar numrin e anëtarëve të Byrosë mendoj se do të ishte mirë të me propozonim disa nga shokët që deri tani kanë qenë kandidatë të Byrosë Politike. Për shembull, mund të kalojë si anëtar i Byrosë Politike shoku Kiço Mustaqi, i cili mendohet të bëhet dhe ministër i Mbrojtjes. Gjithashtu mund të bëhet anëtar i Byrosë Politike edhe shoku Vangjel Çërava, i cili është edhe i ri në moshë. Me të drejtë Manushi propozoi që ata që do të zgjidhen të jenë të rinj. Ndërsa i treti anëtar i Byrosë, për t’u zgjedhur tani, mund të jetë shoku Xhelil Gjoni, të cilin e propozuam për ta zgjedhur në Sekretariat.

Xhelili është anëtar i Komitetit Qendror të Partisë. Kështu plotësohet numri i anëtarëve të Byrosë Politike. Tani mbeten për t’u plotësuar dy vendet e kandidatëve të Byrosë Politike, ai i Kiços dhe i Vangjelit. Për kandidat i Byrosë Politike propozohet, për shembull, Xhemal Dymylja, të cilin sot e kemi anëtar të Komitetit Qendror të Partisë dhe sekretar të parë të Komitetit të Partisë në Shkodër. Kandidati tjetër i Byrosë Politike, mund të jetë dhe shoku Niko Gjyzari, i cili është kandidat i Komitetit Qendror të Partisë.

Pra, duhet zgjedhur më parë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë, që të mund të zgjidhet pastaj dhe kandidat i Byrosë Politike. Dëshironi të paraqesim, veç këtyre, edhe kandidatura të tjera? Një kandidaturë është edhe Shane Korbeci, por edhe ai është kandidat i Komitetit Qendror të Partisë dhe duhet më parë ta zgjedhim anëtar. Kandidaturë tjetër është Bujar Kolaneci, gjithashtu kandidat i Komitetit Qendror të Partisë. Ju paraqita disa kandidatura, tani ju do të gjykoni cila është më e përshtatshme./ Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Hebrenjtë e kanë ngritur në pelegrinazh holokaustin e tyre në Aushvic dhe i detyrojnë të gjithë politikanët e botës të përkulen aty, kurse shqiptarët e Kosovës, janë kaq të shkujdesur ndaj të kaluarës së tyre?!

Artikuj të ngjashëm

Hebrenjtë e kanë ngritur në pelegrinazh holokaustin e tyre në Aushvic dhe i detyrojnë të gjithë politikanët e botës të përkulen aty, kurse shqiptarët e Kosovës, janë kaq të shkujdesur ndaj të kaluarës së tyre?!
Dossier

Hebrenjtë e kanë ngritur në pelegrinazh holokaustin e tyre në Aushvic dhe i detyrojnë të gjithë politikanët e botës të përkulen aty, kurse shqiptarët e Kosovës, janë kaq të shkujdesur ndaj të kaluarës së tyre?!

October 2, 2026
“Divizioni ushtarak i Korçës ka komandant Nezir Met’hasanin, komisari Eleftherios Kasnetsis, që është gjithashtu ndërlidhës i qeverisë së Shqipërisë me guerrilasit komunistë grekë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Divizioni ushtarak i Korçës ka komandant Nezir Met’hasanin, komisari Eleftherios Kasnetsis, që është gjithashtu ndërlidhës i qeverisë së Shqipërisë me guerrilasit komunistë grekë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 1, 2026
“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90
Dossier

“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90

October 2, 2026
“Doktori i morgut ju ka thënë se; duhej të vendosnim; ose t’i merrnim e t’i varrosnim, përndryshe ata do t’i fusnin të gjithë në një varr…”/ Masakrat serbe në Prizren, në 26 maj ’99, lista me 25 të ekzekutuarit
Dossier

“Doktori i morgut ju ka thënë se; duhej të vendosnim; ose t’i merrnim e t’i varrosnim, përndryshe ata do t’i fusnin të gjithë në një varr…”/ Masakrat serbe në Prizren, në 26 maj ’99, lista me 25 të ekzekutuarit

September 30, 2026
“Kafe – Pastiçeri ‘Tirana’, ishte një oaz perëndimor që frekuentohej nga elita e artistëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, si; Shuteriqi, Paskali, Petro Marko etj.,…”/ Historia e panjohur lokalit të famshëm
Dossier

“Informacione mbi shëndetin e Hoxhës erdhën nga znj. Silvia Zorzoli, mikeshë e ambasadorit shqiptar në Romë, dhe mike e Seladin Bekteshit, doktorit shqiptar, i cili…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 2, 2026
“Në 2 korrik, në orën 10 të darkës grumbuj njerëzish shkuan para ambasadave, por kur biseduam në zyrën time për dhënin e pasaportave, ju, shoku Ramiz…”/ Debatet e Nexhmijes në plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“Në 2 korrik, në orën 10 të darkës grumbuj njerëzish shkuan para ambasadave, por kur biseduam në zyrën time për dhënin e pasaportave, ju, shoku Ramiz…”/ Debatet e Nexhmijes në plenum, 6 korrik ‘90

October 1, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme