• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, November 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në librin e tij ‘Shqiptarë e Sllavë’, autori Lumo Skëndo shkruan se; qyteti dhe tërë kazaja e saj, kanë qenë një nga qendrat më aktive të propagandës…”/ Reportazh nga qyteti shqiptar i Tetovës

“Si e ruajta Mbretin Viktor Emanueli i III-të në Pallatin ‘Curinale’ dhe pse nuk pranova për të zbarkuar si diversant në Shqipëri në ’48-ën…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-amerikanit
“Në librin e tij ‘Shqiptarë e Sllavë’, autori Lumo Skëndo shkruan se; qyteti dhe tërë kazaja e saj, kanë qenë një nga qendrat më aktive të propagandës…”/ Reportazh nga qyteti shqiptar i Tetovës
“Në librin e tij ‘Shqiptarë e Sllavë’, autori Lumo Skëndo shkruan se; qyteti dhe tërë kazaja e saj, kanë qenë një nga qendrat më aktive të propagandës…”/ Reportazh nga qyteti shqiptar i Tetovës
“Në librin e tij ‘Shqiptarë e Sllavë’, autori Lumo Skëndo shkruan se; qyteti dhe tërë kazaja e saj, kanë qenë një nga qendrat më aktive të propagandës…”/ Reportazh nga qyteti shqiptar i Tetovës

Memorie.al / Mbase festave të fund-vitit më mirë do të shkonte ndonjë temë që lidhet me të tashmen që përmban tone optimiste e relaksimi. Që flet për të arriturat, sukseset, apo ngjashëm. Që të ishte më e këndshme për tu lexuar! Por, kujtoj se edhe rrëfimi në vijim, i cili flet për një të kaluar të pa diskutuar sa duhet deri më tani, mbase do të zgjoi interesin e lexuesit. Meqenëse, shënimi lidhet me periudhën kontroverse të Luftës së Dytë Botërore, besoi se do të shtonte kureshtjen mbi atë se si kanë jetuar shqiptarët e këtyre viseve atyre viteve.

Pra, është koha e vendosjes së administratës së shtetit shqiptar nëpër viset shqiptare në Maqedoni, të njohura si “tokat e lirueme” u bë edhe organizimi i ri administrativ, u formua Prefektura e Dibrës, nën juridiksionin e saj bëni pjesë gjashtë nënprefektura, siç ishin: Struga, Kërçova, Gostivari, Reka, Tetova, me pesë bashkësi dhe me dyzetenëntë komuna.

Për të qenë deri në fund i sinqertë, dua të shtoj edhe atë se, shkas u bë një informacioni që u aktualizua këtyre ditëve, nga i cili mësohet se, Tafil Boletini, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tetovës, kishte marrë nën mbrojtje institucionale hebrenjtë që ndodheshin apo kërkonin strehim gjatë luftës në Tetovë. Por, kjo është një temë në vete, për të cilën nevojiten informacionet e duhura, do të sjellim pamje se si frymonte Tetova gjatë atyre viteve.

Qytetit i vërtetë

Gjithashtu mund të lexoni

“Me duhanin që mbillni, doni të plotësoni nevojat e eksportit, por Kina për shembull, nuk përdor duhanin tuaj, kurse Spiro Koleka…”/ Takimi i Çu En Lait me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, 27 mars ‘65

“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984

“Por, neve kalimtarë të rastit, na intereson kryesisht Tetova e sotme. Dhe Tetova e sotme është qyteti më i madh dhe më i bukur i që ka Prefektura e Dibrës, dhe mund të vihet në radhën e Shkodrës dhe Korçës”, ka theksuar autori i reportazhit.

“Kemi një shkallëzim ndështypjesh: Struga katund, – Kërçova gjysmë qytet, Tetova na del përpara qytet i vërtet. Tetova qytet Xhevahir i Dibrës”, thuhet ndër tjera në një reportazh të titulluar:

“Tetova, një nga qendrat më aktive kundër panturqizmës dhe pansllavizmës” i huazuar nga gazeta “Tomori” me autor Vangjel Koça, të muajit tetor të vitit 1941, e cila botohej në Tiranë.

Emocionet e shumta gazetareske të përcjella nëpërmjet një gjuhe pak më ndryshe se gjuha e normative shqipe, fjalive të drejta dhe të zhdrejta, të shfrytëzuara si citate, apo të përfolura, padyshim që nxitën edhe inspirimin interpretues.

“Brenda qytetit të Tetovës ka pasur 21.000 banorë. Qarku i Tetovës përbëhej nga 8 komuna me mbi 40 katunde. Më herët kjo nënprefekturë ka pasur 84.000 frymë.

Por një pjesë i ka shfarosur ushtria serbe, kurse pjesa tjetër ka qenë e detyruar të shpërngulet nëpër vise të huaja. Kështu mbeti me 62.000 banorë, nga të cilët 50.000 janë shqiptar kurse 12.000 sllavë”.

“Rrugët në qytet janë shumë të mira. (—) Ujët shumë të mirë”. Tetova ka shtëpi dhe dyqane shumë të pashme. Hotele shumë të mira, të cilat mund të barazohen edhe me disa hotele të mira të Tiranës.

Drita elektrike nuk mungon, bile, Tetova ka një Central Elektrik të madh e të fortë, i cili i jepte dritë edhe Shkupit. Tetova ka edhe rëndësi turistike, sidomos për ski. (—) Këtu vinin në dimër nga Jugosllavia shumë sportist për ski.

Nëse reporterit Vangjel Koça i ka interesuar Tetova e atëhershme, sigurtit që ne na intereson Tetova sot. Ndaj dhe përmbajtja e këtij reportazhi u bë shkak që t’ia bashkëngjis këtij evokimi, një pyetje që shumë kohë më ka preokupuar, por, sigurisht jo vetëm mua. Si do ti bëhet puna me rrugën që çon deri te Fakulteti i Arteve të USHT-së në Reçicë të Vogël dhe me ujin e pijshëm të qytetit të Tetovës?

Po bëhen njëmbëdhjetë (11) vite prej se puna më lidh me Tetovën, dhe sot e kësaj dite kurrsesi të zgjidhen këto dy nevoja imediate për qytetin. Sa premtime, sa vota, dhe sa zhgënjime kanë përjetuar qytetarët qendrës më universitare në vend, nga gjitha partitë shqiptar që kanë garuar dhe kanë qeverisur Tetovën. Për tu habitur!

Sidoqoftë, duke ruajtur edhe më tutje të drejtën e anterfilesë gazetareske, do ti kthehem temës së këtij shënimi duke shkoqitur dromca nga përmbajtja e reportazhit të vjetër, i cili në mënyrë të gjithanshme dhe objektive e përshkruan qytetin rrëzë shpeteve të Sharrit.

Rrëfime e udhëpërshkrues

Shumë udhëpërshkrues dhe studiues të huaj e kanë vizituar Tetovën, thuhet në reportazhin e tij. Udhëpërshkruesi më i vjetër që ka vizituar Tetovën ka qenë arabi Idris, që në shekullin XI. Evlia Çelebiu nuk e zë në gojë, se nuk ka kaluar këndej.

Ndër studiuesit evropian që kanë shkruar për Tetovën janë: Pouqevilje-i, Ami Bue, Dr. Prof. Gisebach, Gabriel Luis – Jery dhe Max Choubiler (ky i fundit është marrë gjerë e gjatë me Teqenë e Bektashinjve të Tetovës).

Në bibliografinë shqiptare Tetova është shfaqur e para nga të gjitha në “Ditërrëfenjësin Kombiar” në vitin 1900, të Lumo Skendos. Ky “Ditërrëfenjës…”, përmban një përshkrim gjeografik të Tetovës e të Gostivarit, shkruar nga një Shefe Petriti.

Ndërkaq, nga një studim që ka bërë intelektuali i ri tetovar, Shuaip Kamberi, me profesion avokat dhe Sekretar politik i Partisë Fashiste në Tetovë, del se ky është një qytet ilir shumë i lashtë.

Në librin e tij “Shqiptarë e Sllavë”, autori Lumo Skendo shkruan se; “qyteti i Tetovës dhe tërë kazaja e saj përgjithësisht kanë qenë një nga qendrat më aktive të propagandës nacionaliste shqiptare, ku u shfaq shumë shpejt vullneti për të luftuar kundër tendencave pan-turke dhe pan-sllave”.

Këtë me rastin e festës së flamurit do ta konfirmonte edhe krye-bashkiaku Dr. Xhaferr Sulejmani, i cili në mes tjerash do të deklaroi: “(…) jemi tubuar t’ua bëjmë me dije të gjithë pushtuesve të huaj se s’kanë çka të kërkojnë në Tetovë, se ky qytet ka qenë dhe do të jetë i Shqipërisë”.

“Djalëria” dhe “Besa”

Me të vërtetë këtu ka një ndjenjë kombëtare më të gjallë e më të zhvilluar, me gjithë terrorismën tridhjetëvjeçare jugosllave. Këtë patriotismë shqiptare të pashuar, e gjejmë te “Djalëria” e Tetovës.

Nuk është shumë e madhe në numër kjo djalëri, vetëm 20 – 30 veta, por ato kishin themeluar shoqërinë e fshehtë “Besa”, të cilët ndonëse të paarsimuar, më shumë zanatçinj e tregtarë, ata nuk u kursyen për t’iu kundërvu përpjekjeve për ti dhënë karakter sllav, duke provuar se Tetova ka qenë dhe është shqiptare.

Organizata “Besa”, kishte formuar një çetë të armatosur të udhëhequr nga komandanti i tyre Kasam Polaku. Me iniciativën e organizatës “Besa”, hapet Shtëpia e Rinisë. Kjo me kryetarin e parë të saj, Hysein Xhaferi, vunë në skenë dramën “Lulja e kujtimit” të Foqion Postolit, premiera e së cilës u dha më 28 Nëntor 1943, në Shtëpinë e Rinisë–“Dita e Flamurit” në Tetovë.

“Djalëria e Tetovës” na shfaqi dëshirën për të botuar një gazetë shqip në këtë qytet. Këtu ka tri shtypshkronja. Gjatë sundimit serb dilnin dy gazeta serbisht të përjavshme: “Glas Pologa” dhe (“Zeri i Pollogës”) dhe “Tetovska Novina” (Gazeta e Tetovës”. Pra, meriton të dalë edhe këtu një gazetë shqipe, qoftë edhe e vogël, e përjavshme.

Kjo gazetë shqipe do të ndihmojë në zgjimin mendor dhe patriotik të këtyre viseve të Dibrës. Fjala është për gazetën “Zani i Sharrit”, që dha një kontribut të madh në zgjimin mendor dhe patriotik të shqiptarëve të “tokave të lirueme”.

Qyteti ka katër shkolla fillore dhe një gjimnaz. Në këto shkolla dominonin serbët, kurse shqiptarët kanë qenë shumë pak. Nga 1000 nxënëse sa duhej ta ndiqnin shkollimin, nga shkaku i pengimeve jugosllave, prej tyre vetë 200 shkonin në shkollë.

Vajzat shqiptare venin në shkollë akoma më pak, vetëm nja 5 apo 6 femra mësonin në shkollë. Në gjimnaz e Tetovës venin vetëm nja njëzet nxënës shqiptar, kurse, një vit më parë kishte hyrë vajza e parë shqiptare, dhe ajo një 12 vjeçare nga Gostivari. Sipas një statistike të përdorur në reportazh, analfabetizmi asokohe në nënprefekturën e Tetovës i kalonte mbi 85%, tek popullata sllave nuk i kalonte më shumë se 20%.

Arma në Uashington

Ndërsa në Strugë kemi bakallin e vogël, në Kërçovë bakallin e madh, këtu në Tetovë arrijmë të kemi edhe tregtarin shqiptar. Në këtë qytet tregtarët shqiptarë kanë kolonialin, tregtarët sllav kanë manifakturën. Burimet kryesore ekonomike të këtij qyteti janë në radhë të parë duhani, në radhë të dytë fasulet dhe misri. Qarku i Tetovës nxjerr edhe fruta shumë të mira. Janë të dëgjuara mollët e saj.

Edhe gështenjat janë shumë të mira. Fusha e Tetovës është shumë pjellore. Kështu shënon edhe një udhëtar i huaj, që e vizitoi këtë vend këtu e një shekull më parë, Dr. Grisembach, Profesor i Botanikës në Universitetin e Gotingenit, që e gjen fushën e Tetovës fort pjellore, me drithë dhe oriz, me shumë pemë, gjë e cila tregon se klima e Tetovës është si ajo e Lombardisë.

Vendi prodhon edhe qiri e sapun, që dërgoheshin veçanërisht në Turqi. Në qytet punohen edhe sende të holla prej sermi (argjendi). Janë të njohura armët e Tetovës. Një armë e Tetovës e bërë në shekullin e shkuar (shek. XIX) sot ruhet në Muzeun e Uashingtonit, ka përkujtuar kronisti.

Por sot?

E këtillë ka qenë Tetova kur ishte Shqipni. Por sot…? Sot, nga kronika në fjalë shumëçka mungon. Dhe, para se gjithash qytetit të dy universiteteve i mungon një muze dhe një bibliotekë për së mbari./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me duhanin që mbillni, doni të plotësoni nevojat e eksportit, por Kina për shembull, nuk përdor duhanin tuaj, kurse Spiro Koleka...”/ Takimi i Çu En Lait me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, 27 mars ‘65

Next Post

“Po si more, keni pushuar nga puna Kujtim Laron, e dini ju se kush është ai? Po çfarë është një ministër, apo të gjithë ministrat bashkë me kryeministrin, para një artisti si...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit

Artikuj të ngjashëm

“Me duhanin që mbillni, doni të plotësoni nevojat e eksportit, por Kina për shembull, nuk përdor duhanin tuaj, kurse Spiro Koleka…”/ Takimi i Çu En Lait me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, 27 mars ‘65
Dossier

“Me duhanin që mbillni, doni të plotësoni nevojat e eksportit, por Kina për shembull, nuk përdor duhanin tuaj, kurse Spiro Koleka…”/ Takimi i Çu En Lait me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, 27 mars ‘65

November 21, 2026
“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984
Dossier

“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984

November 21, 2026
“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65

November 22, 2026
“Ja e vërteta e shifrës së 6 mijë të zhdukurve nga regjimi komunist,  që thuhet se nuk u janë gjetur eshtrat ende…”/ Refleksionet e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme
Dossier

“Radio-Janina jep një orë emision me Silogjet Vorio-epiriote dhe të arratisurit, me propagandë antishqiptare, Sebastiano e Micotaqis…”/ Letra Komitetit Partisë së Sarandës për Ramiz Alinë, 17 nëntor ‘90

November 19, 2026
“Hrushovi ka nisur planet për shitjen e Republikës Demokratike Gjermane, është tradhtarë i lindur, duhet varur në shtyllat e telefonit…”/ Biseda e Enver Hoxhës me delegacionin koreano-verior, maj ‘64

“Nga që punonte me ‘Skoda’ në zonat kufitare, Xhevitit i hoqën patentën dhe e dërguan gomist te stacioni i trenit në Librazhd, ku më 25 korrik ’79, Sigurimi Shtetit …”/ Historia e trishtë e familjes Dosku
Dossier

“Te ngjarja e rëndë e rrëmbimit të anijes luftarake bashkë me motoskafin ku u arratisën 16 veta, efektivat u treguan frikacakë, nuk…”/ Letra Komitetit Partisë Shkodrës për Ramiz Alinë, 14 nëntor ‘90

November 19, 2026
Next Post
“Po si more, keni pushuar nga puna Kujtim Laron, e dini ju se kush është ai? Po çfarë është një ministër, apo të gjithë ministrat bashkë me kryeministrin, para një artisti si…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit

“Po si more, keni pushuar nga puna Kujtim Laron, e dini ju se kush është ai? Po çfarë është një ministër, apo të gjithë ministrat bashkë me kryeministrin, para një artisti si...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme