• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, October 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Hebrenjtë e kanë ngritur në pelegrinazh holokaustin e tyre në Aushvic dhe i detyrojnë të gjithë politikanët e botës të përkulen aty, kurse shqiptarët e Kosovës, janë kaq të shkujdesur ndaj të kaluarës së tyre?!

Nga ZEKIRJA IBRAHIMI

Memorie.al / Sa herë që kaloj në Bllacë dhe e shoh se nën anën e majtë nuk ka asnjë pllakë, asnjë qendër memoriale, as një muze të eksodit kosovar, ama bash asgjë që gjeneratave të reja, që nuk e kanë përjetuar atë vuajtje, t’ua kujtojë atë kalvar, nuk mundem të mos pyetem se a thua ne shqiptarët jemi më të mençur se hebrenjtë?! Derisa hebrenjtë e kanë ngritur në pelegrinazh holokaustin e tyre në Aushvic dhe i detyrojnë të gjithë politikanët e botës të shkojnë të përkulen aty, ndërsa të gjithë hebrenjtë e kanë detyrim të marrim frymëzim atje, pra jo nga heronjtë e luftës për themelimin e shtetit izraelit, por pikërisht nga sakrifica e holokaustit, s’e kuptoj pse shqiptarët e Kosovës janë kaq të shkujdesur ndaj të kaluarës së tyre?!

Ishte marsi i vitit 1999. Sulmet e NATO-s sapo kishin filluar. Kosova kishte filluar të zbrazej. Duke qenë studentë, ishim organizuar vullnetarisht pranë Organizatës Humanitare “El Hilal” në Shkup, për t’i pritur refugjatët që vinin nga Kosova. Sa të digjej shpirti kur i shihje njerëzit që vinin vetëm me teshat e trupit, po aq të lumturohej kur shihje se si shqiptarët e Maqedonisë garonin që asnjë shqiptar i Kosovës të mos mbetej në rrugë. Një solidaritet që kurrë nuk e kam parë as më herët e as më vonë. Megjithatë, aty diku në fund të marsit Maqedonia e mbylli kufirin, më saktë i ndaloi kosovarët në luginën e Lepencit në Bllacë, sepse – siç thuhej zyrtarisht – nuk mund të përballej me valë aq të madhe refugjatësh.

Dhe, pastaj së paku një javë – me sa mbaj mend ishte nga data 31 mars e, deri më 6 prill të vitit 1999 – shqiptarët e Kosovës mbetën në qiell të hapur. Ky ishte eksodi i Kosovës. Kur erdhëm në këtë pikë dhe kur thuhej se aktivistët humanitarë të organizatave të tjera, përveç atyre të Kryqit të Kuq, kishin problem të hyjnë poshtë në mesin e kosovarëve, e gjetëm një rrugë, përmes një shokut tim maqedonas, dhe u anëtarësuam si vullnetarë në Forumin Rinor të Kryqit të Kuq. Aty u ndamë në dy ekipe: njëri do të punonte prej orës 19.00 të mbrëmjes e deri në mëngjesin e nesërm, ndërsa ekipi tjetër nga ora 07.00 e mëngjesit, deri në orën 19.00.

Unë mbeta me ekipin e dytë. Të nesërmen në orën 06.00 ishim para selisë së Kryqit të Kuq në “Dare Xhambaz”. Me një “Xhip” të madh udhëtuam në Bllacë. Para orës 07.00 ishim aty. Natën kishte rënë një shi dhe, përveç baltës që ishte krijuar, edhe moti ishte ftohur mjaft. Anës së djathtë, tash para pikës kufitare të Maqedonisë, ishin vendosur tendat e organizatave humanitare dhe tendat ku evakuoheshin të sëmurit e të vdekurit, ndërsa poshtë në anën e majtë ishin të gjithë kosovarët që prisnin jetë. Sapo mbërrimë, u takuam me shokët e tjerë. Ata dukej se ishin lodhur shumë. Le që pa gjumë, por ishin rraskapitur krejt. Tamam kur bëheshin gati të nisen për Shkup, njërit nga shokët tanë i ra të fikët dhe u përplas për toke. Menduam se vdiq.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shoku Manush, ne s’duhet të besojmë ato lajme plot shpifje të agjensive të huaja, sepse sipas tyre, edhe Nexhmije Hoxhën e paskemi arrestuar dhe e mbajmë në…”! / Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90

“Divizioni ushtarak i Korçës ka komandant Nezir Met’hasanin, komisari Eleftherios Kasnetsis, që është gjithashtu ndërlidhës i qeverisë së Shqipërisë me guerrilasit komunistë grekë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Erdhën mjekët dhe thanë se nuk është serioze dhe se e ka nga lodhja. I dhanë një injeksion dhe, pasi pushoi pak, e kthyen në Shkup. Ky ishte edhe një mesazh se na priste një ditë e vështirë. Dhe, kah t’ia filloje?! Të marrësh një thes me bukë, ta dërgosh poshtë, të marrësh një kuti me shishe uji, të marrësh qumësht me vete apo të shkosh me lese në dorë që të mund të nxjerrësh sipër të sëmurit e të vdekurit?! Të gjitha këto ishin urgjente. Kur shkoje poshtë, të gjithë të viheshin në shpinë, të të marrin çfarë ke dhe shpesh rezultonte që as 50 metra të mos i bëje në turmë dhe duhej të ktheheshe përsëri të marrësh diçka tjetër, sepse të gjitha t’i merrnin – me ose pa dëshirë. Një luftë e paparë për mbijetesë. Ne e dinim mirë se ata që ishin më thellë ishin më keq, por e kishim vështirë të arrijmë atje poshtë.

Askund si atë ditë në Bllacë nuk e kam parë më afër jetën e vdekjen. E morëm një burrë që kishte vdekur, e bartëm në lese, e sollëm lart dhe, pasi e mbuluam me një batanije, vazhduam poshtë në punë të tjera. Nuk kishe kohë as një pikë loti ta derdhësh e, as një dua t’ia këndosh. Atje poshtë kishte gra që sapo kishin lindur, ose që foshnjat e tyre i kishin vetëm disa ditë. Vaji i tyre të digjte. Por, çfarë të bëhej?! Njerëzit na tregonin se disa foshnja gjatë atyre ditëve kishin vdekur. Prandaj përpiqeshim që së paku ato gra t’i nxjerrim jashtë. Por, atëherë bëhej problem pjesa tjetër e familjes. Kur njëherë insistuam që ta shpëtojmë një grua të tillë, një aktiviste humanitare m’u drejtua maqedonisht (me mendimin se ata nuk na kuptonin), se: “Mos, se nuk dihet ku i dërgojnë dhe pastaj humben mes vete”.

Tmerr! Një aktivist, mbase mjek, sepse ishte me mantelin e organizatës “Mjekë pa kufij”, më ftoi të shkojmë ta marrim poshtë një njeri shumë të sëmurë. Muzgu sapo kishte rënë. Një shi i imët na lagte, por askush nuk e kishte mendjen te shiu. E morëm lesën në dorë dhe hymë në turmë që ta kërkojmë. Dikur e gjetëm. Ia futa krahun nën sqetull dhe e tërhoqa nga tenda e improvizuar. Ishte shumë i rëndë. Mendova se kishte vdekur. Nuk lëvizte fare. E kapëm disi dhe e vendosëm në lese. Mezi e bartëm në atë përpjetën deri lart. Pas neve vinin familja e tij: gruaja me nja dy fëmijë, që qanin pa ndërprerë. Por, policia nuk i lejoi të dalin edhe ata sipër. E dërguam të sëmurin te ambulanca, po ashtu e improvizuar dhe, pa pasur fare kohë ta vuajmë ndarjen e familjes, që ku ta dish kur do të bashkohej më, përsëri duhej të shkonim poshtë.

Kështu na shkoi gjithë dita: dërgo poshtë ushqime, bart lart të sëmurë e të vdekur… Kur po ktheheshim për Shkup, na njoftuan se prej ditës së ardhshme do të lejohej që refugjatët kosovarë të hynë në Maqedoni. Më në fund mbërrita në shtëpi. I dërrmuar fizikisht dhe i shkatërruar e i thyer shpirtërisht. Para se të bie të fle, ra zilja. Para derës sime ishte ai shoku që në mëngjes u alivanos në Bllacë. Të lutem më regjistro përsëri të shkoj nesër me grupin e ardhshëm të vullnetarëve, më tha. Nesër mbase do të përfundojë Bllaca, i thashë. Dhe, megjithëse nesër nuk do të ishim në mesin e tyre, përsëri na erdhi mirë. Por, s’mund të shikoheshim më gjatë në sy, se nuk u besonim lotëve. Dhe, vërtet, të nesërmen filloi bartja e të gjithëve që ishin në Bllacë, ashtu që edhe puna jonë u zhvendos.

BLLACA – “AUSHVICI” I SHQIPTARËVE!

P.S. U kujtova këto ditë në këtë ngjarje, megjithëse nuk mbaj mend shumë detaje – se nuk kam mbajtur ndonjë ditar a ndonjë evidencë të saktë – jo për të dëshmuar diçka tjetër, pos për të tërhequr vëmendjen se çfarë nuk kanë bërë politikanët kosovarë gjatë këtyre viteve. Sa herë që kaloj në Bllacë dhe e shoh se nën anën e majtë nuk ka asnjë pllakë, asnjë qendër memoriale, as një muze të eksodit kosovar, ama bash asgjë që gjeneratave të reja, që nuk e kanë përjetuar atë vuajtje, t’ua kujtojë atë kalvar, nuk mundem të mos pyetem se a thua ne shqiptarët jemi më të mençur se hebrenjtë?!

Derisa hebrenjtë e kanë ngritur në pelegrinazh holokaustin e tyre në Aushvic dhe i detyrojnë të gjithë politikanët e botës të shkojnë të përkulen aty, ndërsa të gjithë hebrenjtë e kanë detyrim të marrim frymëzim atje, pra jo nga heronjtë e luftës për themelimin e shtetit izraelit, por pikërisht nga sakrifica e holokaustit, s’e kuptoj pse shqiptarët e Kosovës janë kaq të shkujdesur ndaj të kaluarës së tyre. Në vend që t’ia nxjerrim sytë botës se në çfarë na ka detyruar Serbia në vitin 1999, ne vazhdojmë t’i himnizojmë heronjtë e luftës, që me gjithë meritat e pakontestueshme, nuk ishin shkaktarë më të rëndësishëm për ndërhyrjen e NATO-s se katastrofa humanitare që e shkaktoi regjimi serb.

Por, si duket politikanëve më shumë u ka ëndja të përfitojnë politikisht nga ato organizime sesa që të bëjnë diçka realisht për fuqizimin e memories kolektive të shqiptarëve të Kosovës dhe të botës. Mbase për shkak të mungesës së një qendre të tillë memorial, sot Putini deklaron se Krimeja është si Kosova. Ndërkaq, urtësia thotë se ai që e harron të kaluarën e tij, le që edhe vetë harrohet, por ai nuk ka as të ardhme./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Divizioni ushtarak i Korçës ka komandant Nezir Met’hasanin, komisari Eleftherios Kasnetsis, që është gjithashtu ndërlidhës i qeverisë së Shqipërisë me guerrilasit komunistë grekë...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Next Post

“Shoku Manush, ne s’duhet të besojmë ato lajme plot shpifje të agjensive të huaja, sepse sipas tyre, edhe Nexhmije Hoxhën e paskemi arrestuar dhe e mbajmë në...”! / Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90

Artikuj të ngjashëm

“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonuar njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89
Dossier

“Shoku Manush, ne s’duhet të besojmë ato lajme plot shpifje të agjensive të huaja, sepse sipas tyre, edhe Nexhmije Hoxhën e paskemi arrestuar dhe e mbajmë në…”! / Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90

October 2, 2026
“Divizioni ushtarak i Korçës ka komandant Nezir Met’hasanin, komisari Eleftherios Kasnetsis, që është gjithashtu ndërlidhës i qeverisë së Shqipërisë me guerrilasit komunistë grekë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Divizioni ushtarak i Korçës ka komandant Nezir Met’hasanin, komisari Eleftherios Kasnetsis, që është gjithashtu ndërlidhës i qeverisë së Shqipërisë me guerrilasit komunistë grekë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 1, 2026
“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90
Dossier

“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90

October 2, 2026
“Doktori i morgut ju ka thënë se; duhej të vendosnim; ose t’i merrnim e t’i varrosnim, përndryshe ata do t’i fusnin të gjithë në një varr…”/ Masakrat serbe në Prizren, në 26 maj ’99, lista me 25 të ekzekutuarit

September 30, 2026
“Kafe – Pastiçeri ‘Tirana’, ishte një oaz perëndimor që frekuentohej nga elita e artistëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, si; Shuteriqi, Paskali, Petro Marko etj.,…”/ Historia e panjohur lokalit të famshëm
Dossier

“Informacione mbi shëndetin e Hoxhës erdhën nga znj. Silvia Zorzoli, mikeshë e ambasadorit shqiptar në Romë, dhe mike e Seladin Bekteshit, doktorit shqiptar, i cili…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 2, 2026
“Në 2 korrik, në orën 10 të darkës grumbuj njerëzish shkuan para ambasadave, por kur biseduam në zyrën time për dhënin e pasaportave, ju, shoku Ramiz…”/ Debatet e Nexhmijes në plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“Në 2 korrik, në orën 10 të darkës grumbuj njerëzish shkuan para ambasadave, por kur biseduam në zyrën time për dhënin e pasaportave, ju, shoku Ramiz…”/ Debatet e Nexhmijes në plenum, 6 korrik ‘90

October 1, 2026
Next Post
“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonuar njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89

“Shoku Manush, ne s’duhet të besojmë ato lajme plot shpifje të agjensive të huaja, sepse sipas tyre, edhe Nexhmije Hoxhën e paskemi arrestuar dhe e mbajmë në...”! / Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme