• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, October 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shoku Manush, armiqtë do të thonë se ‘Ramiz Alia i pastroi kundërshtarët’, në intervistat e Dr. Pashkos te ‘Zëri Amerikës’, ka plot gjepura, ‘reformatori Fatos Nano…”!/ Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90

“Vitali Paska dhe Zhak Jumba, me shtetësi kongoleze, agjentë të Zbulimit amerikan, jugosllav, grek, italian e turk…”/ Letra e Hekuran Isait dhe e Pëllumb Kapos në ’82-in
“Shoku Manush, armiqtë do të thonë se ‘Ramiz Alia i pastroi kundërshtarët’, në intervistat e Dr. Pashkos te ‘Zëri Amerikës’, ka plot gjepura, ‘reformatori Fatos Nano…”!/ Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90
“Përse gjenerali Ghinassi, i operacionit ‘Pelikan’, në vitet 1991-’93, thoshte për Feruz Matajn; Njeriu më i ndershëm e korrekt, që kam njohur në Shqipëri…”?! / In memoriam, për legjendën e punës
“Shoku Manush, armiqtë do të thonë se ‘Ramiz Alia i pastroi kundërshtarët’, në intervistat e Dr. Pashkos te ‘Zëri Amerikës’, ka plot gjepura, ‘reformatori Fatos Nano…”!/ Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90
“Pas arrestimit tim, djalit dy muajsh që kisha në çerdhen e Maliqit, i bëri një gjilpërë doktoresha, (gruaja e anëtarit të Byrosë Politike) dhe ai…”/ Historia e tmerrshme, e ish-të burgosurit të Spaçit!
“Shoku Manush, armiqtë do të thonë se ‘Ramiz Alia i pastroi kundërshtarët’, në intervistat e Dr. Pashkos te ‘Zëri Amerikës’, ka plot gjepura, ‘reformatori Fatos Nano…”!/ Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90
“Për mos të dëgjuar të qarat e djalit te qelia përballë, merrja bishta cigaresh, i vendosja te gropëzat e veshëve, por ato s’më shpëtonin nga ai zëth…”/ Dëshmitë tronditëse të inxhinierit të naftës
“Shoku Manush, armiqtë do të thonë se ‘Ramiz Alia i pastroi kundërshtarët’, në intervistat e Dr. Pashkos te ‘Zëri Amerikës’, ka plot gjepura, ‘reformatori Fatos Nano…”!/ Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90
“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91
“Shoku Manush, armiqtë do të thonë se ‘Ramiz Alia i pastroi kundërshtarët’, në intervistat e Dr. Pashkos te ‘Zëri Amerikës’, ka plot gjepura, ‘reformatori Fatos Nano…”!/ Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90
“Në Pogradec më pyetën a ka ndikuar Mehmet Shehu në vdekjen e Hysni Kapos, pasi…”/ Raporti sekret i Spiro Kolekës në ’82-in
“Shoku Manush, armiqtë do të thonë se ‘Ramiz Alia i pastroi kundërshtarët’, në intervistat e Dr. Pashkos te ‘Zëri Amerikës’, ka plot gjepura, ‘reformatori Fatos Nano…”!/ Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90
“U takova dhe me drejtorin e thesarit të Ministrisë së Financave të Francës, që tha se Shqipërinë e njihte nga librat e Kadaresë…”/ Zbulohet raporti i panjohur i Fatos Nanos, për Forumin e Davosit, 1 shkurt ‘91
“Shoku Manush, armiqtë do të thonë se ‘Ramiz Alia i pastroi kundërshtarët’, në intervistat e Dr. Pashkos te ‘Zëri Amerikës’, ka plot gjepura, ‘reformatori Fatos Nano…”!/ Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e tetëmbëdhjetë

Memorie.al / Kur nuk kishte kaluar as një javë nga data 2 korrik e vitit 1990, ku me mijëra shtetas shqiptarë kapërcyen kangjellat e muret e ambasadave të huaja në Tiranë dhe u futën brenda ambienteve të tyre me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria, udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye sekretarin e Përgjithshëm Ramiz Alia, mbajti plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, i cili zhvilloi punimet në datat 6 dhe 7 korrik. Edhe pse rendi i ditës ishte paracaktuar në tre pika kryesore, ku predominonte ajo për zhvillimin e arsimit në Shqipëri, pothuaj gjatë gjithë punimeve të atij plenumi (sidomos te pika 4, “Të ndryshme”), u diskutua dhe u debatua ngjarja e atyre ditëve, e njohur ndryshe si “2 korriku i ambasadave”. Në atë plenum ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretarët e parë të komiteteve të partisë të rretheve, ministra, kuadro kryesorë të sektorit të arsimit, kulturës, shkencës, ekonomisë, drejtues të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, nga aparati i Komitetit Qendror të PPSH-së, Radio-Televizioni, ATSH-ja etj., mungonin Nimet Cani, Ali Vukatana, Reiz Malile, Shpëtim Çaushi, Zylyftar Ramizi, Qemal Lame, Zef Loka, Pirro Kondi dhe Hekuran Isai, të cilët prej disa ditësh ishin “në terren”, duke “menaxhuar”, ngjarjen e ambasadave.

Pas hapjes së mbledhjes nga Ramiz Alia, fjala iu dha ministrit të Arsimit, Skënder Gjinushit, i cili mbajti dhe raportin përkatës, (“Për përsosjen e sistemit arsimor dhe forcimin e mëtejshëm cilësor të shkollës”), kryefjala e atij plenumi ishte “ngjarja e ambasadave”, duke diskutuar dhe analizuar me detaje se si dhe pse ndodhi ajo, (“roli i agjenturave të huaja”), e deri tek detyrat që dilnin për menaxhimin e asaj situate në ato ditë të nxehta korriku, ku mbi pesë mijë shtetas shqiptarë nga të gjithë rrethet e vendit, ndodheshin në ambientet e brendshme të disa prej ambasadave kryesore në Tiranë, në pritje të largimit nga Shqipëria.

Gjithashtu mund të lexoni

“Sabedin Azemi, Rrahman Morina dhe disa të tjerë iu bashkangjitur Serbisë, ne kërkuar dorëheqjen e tyre dhe nuk kemi dalë në sipërfaqe, por…”/ Rrëfimet e ish-minatorëve të Trepçes për grevën e ’89-ës

“Më 2 tetor 1987, në Tiranë dhe në Bon u shpall vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, por…”/ Dëshmia e ish-anëtarit të delegacionit

Përveç kësaj, gjatë gjithë asaj mbledhje, por kryesisht në pikën nr. 4 të rendit të ditës, (që u diskutua në seancën e fundit), u morën në analizë edhe disa prej ngjarjeve kryesore që kishin ndodhur në rrethe të ndryshme të vendit gjatë atij viti, si; protestat në Shkodër në muajin janar për heqjen e bustit të Stalinit; ngjarjet në qytetin e Kavajës ku populli i atij qyteti u përlesh me forcat e policisë; arratisjet masive nga kufijtë shtetërorë me Jugosllavinë e Greqinë, grumbullimet masive në vende të shenjta fetare, si Kisha e Shën-Ndout në Laç të Kurbinit; lejimi me ligj i besimeve fetare dhe hapja e objekteve të kultit; apo probleme të tjera që shtroheshin për zgjidhje, si; bisedimet e faktorin ndërkombëtar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-ës, Bashkimin Sovjetik, (bisedimet e zhvilluar me zv. ministrin e Jashtëm sovjetik në Sofie nga Sofokli Lazri); problemi i Kosovës; presioni ndërkombëtar për hapjen e Shqipërisë me botën dhe aderimi i saj në disa konventa ndërkombëtare; privilegjet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së e familjeve të tyre që jetonin kryesisht në “Bllok”; fjalët që qarkullonin në popull për familjen e Enver Hoxhës dhe raportet e Ramizit me Nexhmijen; ndryshimi i legjislacionit dhe kodit penal; lirimi i të burgosurve politikë; pisja me pasaporta e shtetasve që kërkonin të dilnin si vizitorë tek të afërmit e tyre jashtë vendit; mekanizmi i ri ekonomik; strehimi dhe zënia me punë e shumë shtesave në të gjitha rrethet e vendit; dhënia e tokës dhe bagëtive fshatarësisë kooperativiste; e deri të furnizimi i popullsisë së qyteteve me produktet bazike ushqimore e mallrave të ndryshme industriale.

Siç do të shohim dhe nga dokument arkivore që i përkasin plenumit të 11-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, të cilat theksojmë se publikohen për herë të parë, përveç udhëheqjes dhe disa prej funksionarëve të lartë të asaj kohe, në atë mbledhje kanë diskutuar apo janë përmendur edhe disa figura të tjera të larta që vazhduan karrierën e tyre politike edhe pas viteve ’90-të, si p.sh.; Skënder Gjinushi, Fatos Nano, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Gramoz Pashko, Spiro Dede, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Mehmet Elezi, Lisen Bashkurti, Koço Kokëdhima, Ylli Popa, Aleks Luarasi etj.

Po kështu në dosjen voluminoze të këtij plenumi, me mjaft interes janë edhe ato dokumente që i përkasin sekretarëve të Komiteteve të Partisë së rretheve apo “Grupit të informacionit” të cilët kanë shkuar në të gjitha rrethet e vendit dhe kanë evidentuar të gjitha problematikat kryesore që kanë dalë në mbledhjet e organizatave bazë të partisë, ku është diskutuar “Mbi letrën e Komitetit Qendror”, dokumente që përbëjnë dhe pjesën më të madhe dhe gjithashtu më të rëndësishme të dosjes në fjalë. Madje mund të thuhet nga më të rëndësishmet të gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, pasi ajo periudhë kohe me ngjarjet që u zhvilluan, shënoi dhe prologun e rënies së atij regjimi.

Po kështu me mjaft interes janë dhe dokumentet që i përkasin seancës së fundit të asaj mbledhje me pikën nr. 4 të rendit të ditës “Të ndryshme”, e cila përbën edhe pikën më të nxehtë të gjithë plenumit, ku u diskutua, madje me debate të ashpra, edhe lirimi nga detyrat dhe nxjerrën në pension të tre anëtarëve të Byrosë Politike (Rita Marko, Manush Myftiu dhe Prokop Murra), apo lirimi nga detyrat ministrore apo funksionet e tjera të larta që mbanin prej vitesh të disa “udhëheqësve” të tjerë, si Simon Stefani, Pali Miska, Muho Asllani, Lenka Çuko, Vito Kapo, Pirro Kondi, Jovan Bardhi, etj., dhe emërimin e “shokëve të rinj” në udhëheqjen e forumet e larta të Partisë dhe Shtetit, si; Xhelil Gjoni, Abdyl Backa, Niko Gjyzari, Kiço Mustaqi, etj. Lidhur me këto etj., na njohin dokumente në fjalë të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

                                                           Vijon nga numri i kaluar

PROCES-VERBALI I MBLEDHJES SË PLENUMIT TË 11 TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË, I MBAJTUR NË DATAT 6 DHE 7 KORRIK 1990

  1. TË NDRYSHME
  2. Disa çështje të situatave të sotme dhe problemet politike që rrjedhin prej tyre. 

SHOKU TAHIR MINXHOZI: Kam një mendim, shoku Ramiz, një kandidaturë e mundshme mund të ishte edhe shoku Muharrem Mezini.

SHOKU RAMIZ ALIA: Muharremi është kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Kukësit.

SHOKU TAHIR MINXHOZI: Ai është edhe kandidat i Komitetit Qendror të Partisë, është shok i mirë…!

SHOKU RAMIZ ALIA: Nuk fola për me biografitë e shokëve që paraqita, se mendova që ata njihen nga opinioni shoqëror. Çështja është që opinioni të mos ketë nevojë të pyesë se cili është njëri apo tjetri, prandaj duhen zgjedhur shokë pak a shumë të njohur.

SHOKU SHEFQET PEÇI: Unë mendoj të gjykojmë një herë propozimin për tre anëtarët e Byrosë Politike.

SHOKU RAMIZ ALIA: Dakord. Për anëtarë të Byrosë Politike u me propozuan shokët Kiço Mustaqi, Vangjel Çërava dhe Xhelil Gjoni. A jeni dakord me këtë shokë? (Shprehen dakord). Për sekretarë të Komitetit Qendror të Partisë, u me propozuan Xhelil Gjoni dhe Abdyl Backa. Abdyli është kandidat i Komitetit Qendror të Partisë, por në bazë të Statutit, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë, mund të jetë edhe kandidat, kemi pasur dhe raste të tilla.

Në qoftë se doni ta pranojmë anëtar të Komitetit Qendror të Partisë, mund të votojmë më parë për këtë. Jeni dakord? (Shprehen dakord). Për kandidatë të Byrosë Politike me propozova fillimisht Xhemal Dymylen dhe Niko Gjyzarin. Do të shtoja edhe ndonjë argument nga jemi nisur për t’i propozuar këtë dy shokë. Meqenëse Manushi që largohet nga Byroja Politike është nga rrethi i Vlorës, duhej përsëri një shok nga Vlora, ndaj menduam Nikon, i cili është shok me aftësi, tani është sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Kurse Xhemali është nga Shkodra.

Në Byronë Politike jemi dy shokë nga Shkodra, unë dhe Besniku. Po të keni kundërshtim, e lëmë kandidaturën e Xhemalit, me që është nga Shkodra. Mund të zgjedhim Shanen që është nga Gjirokastra. Po për Xhemalin mendova se është sekretar i parë në Komitetin e Partisë të Shkodrës, ka qenë në disa rrethe sekretar i parë, ka aftësi dhe ka një emër në Parti. (Shokët shprehen dakord për Xhemal Dymylen). Ka ndonjë kundërshtim për Nikon dhe Xhemalin? (Nuk ka)

SHOKU SPIRO KOLEKA: Mendoj që edhe Nikon ta bëjmë anëtar të Komitetit Qendror të Partisë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Jeni dakord që edhe Nikon ta bëjmë anëtar të Komitetit Qendror dhe pastaj Kandidat të Byrosë Politike? (Shprehen dakord). Për shokun Simon u dhanë mendime që t’i propozojmë Qeverisë të kalojë kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Dakord jeni? (Shprehen dakord). Ndërsa në Byronë Politike, Simoni do të vazhdojë të mbetet si anëtar.

Ndërsa shokët drejtues të Komitetit të Partisë të Tiranës, tani për tani po i lëmë kështu si janë. Kryesia e Këshillit të Ministrave mendon që shoku Hekuran të caktohet ministër i Brendshëm dhe të jetë njëkohësisht edhe zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave. Shokut Simon i hiqet funksioni si zëvendëskryeministër.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Edhe Nikua është ministër, Sekretar i Përgjithshëm në Këshillin e Ministrave.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ka vërejtje? (nuk ka). Tani për sa i përket zëvendësimit të shoqes Vito, si ministre e Industrisë së Lehtë, të shokut Jovan Bardhi, si ministër i Industrisë Ushqimore etj., shoku Adil duhet t’i paraqesë propozimet në Presidiumin e Kuvendit Popullor dhe pasi të miratohen, mund të shpallen. Edhe shoqja Vito ka qenë dakord që të dalë në pension.

Meqenëse u ngrit shqetësimi që shtypi e agjencitë e huaja mund t’u bëjnë jehonë jo të mirë këtyre ndryshimeve, desha t’ju them në mënyrë krejt shoqërore, jo zyrtare, shoku Manush, se këtyre gjërave nuk duhet t’u japim fare rëndësi. Këto agjenci kanë thënë edhe më parë shumë “të zeza” për ne. Ato do thonë më shumë edhe në të ardhmen, sepse armiku ka punuar e punon për këtë qëllim. Nuk duhet menduar vetëm se burimet e këtyre shpifjeve janë tek njerëzit tanë. Shpesh herë ato kanë qenë edhe supozime, intriga e diversion që armiku e ka bërë gjithë jetën.

Ne të dy kemi 40 e ca vjet që jemi në udhëheqjen e Partisë dhe e dimë se çfarë nuk është thënë nga armiqtë gjatë këtyre viteve! Ata kanë dashur të na vënë kundër njëri-tjetrit dhe të njëjtën gjë po përpiqen të bëjnë edhe sot. Unë fola për këtë çështje edhe në mbledhjen e kaluar, qëllimi i armiqve është i qartë, ata duan ta përçajnë Partinë duke thënë se ka në udhëheqjen e saj forca konservatore dhe liberale.

Deri sa thonë kështu, patjetër dikujt do t’i vënë nofkën e liberalit, dikujt do t’i vënë nofkën e konservatorit. Ty të ka bërë përshtypje se kësaj radhe të paskan quajtur konservator, kurse në raste të tjera, po në shtypin e huaj, unë e ti kemi parë se të quajnë liberal. Armiqtë i bëjnë ndryshe llogaritë dhe zgjedhin gjuhën që u shkon për shtat planeve të tyre.

Ata përsëri do të vazhdojnë të flasin keq e të trillojnë, prandaj nuk duhet të shqetësohemi për çështje të tilla. Prisni se ç’do të sajojnë tani, pas këtyre ndryshimeve! Me siguri do të thonë se Ramiz Alia “i pastroi kundërshtarët”. Të tilla formulime do të kenë titujt e artikujve të tyre.

SHOKU MANUSH MYFTIU: Më falni ta shpjegoj pak idenë që kisha se, më duket, jam keqkuptuar. Nuk bëhem fare merak se çfarë thotë për mua shtypi i huaj, se kam 50 vjet që i kam dëgjuar shpifjet e tij dhe nuk jam shqetësuar për këtë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po mirë, cili ishte shqetësimi yt i sotëm?

SHOKU MANUSH MYFTIU: Këtë shqetësim e shpreha sot, sepse ka njerëz këtu midis nesh, që i përhapin këto fjalë. Biseda të tilla kanë dalë në rrethet e gazetarëve.

SHOKU RAMIZ ALIA: Për këtë, shqetësimi është i drejtë, por në qoftë se është fjala për disa njerëz që mund të flasin me këtë gjuhë, nuk duhet të mendojmë se këto fjalë kanë dalë nga burime të Partisë. Dëgjojmë, për shembull, që i jep intervistë “Zërit të Amerikës” doktor Gramoz Pashko, “këshilltar i Ramiz Alisë”, “organizatori i ligjeve të shtetit Aleks Luarasi”, “reformatori Fatos Nano, njeriu më i afërt i Ramiz Alisë”.

Në intervistat që jep Gramoz Pashko ka edhe plot gjepura, siç ka gjepura edhe në intervista të tjera. Unë besoj që edhe këta njerëz mund të thonë pikëpamje të ndryshme dhe nuk përjashtoj se duhet pasur kujdes në këto çështje. Por më tepër desha të sqaroj se nuk duhet të krijohet ndonjë keqkuptim në shokët tanë. Ka ndonjë mendim tjetër nga shokët? (nuk ka).

SHOKU HALIL LEJLI: Bëmë një propozim për shkarkimin nga detyra të Marash Hajatit, shoku Ramiz.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ç’mendim keni, duhet ta shkarkojmë Marash

Hajatin nga detyra si kryeredaktor i “Zërit të popullit”?

SHOKU FOTO ÇAMI: Po Marashi nuk është prezent në këtë mbledhje…!

SHOKU RAMIZ ALIA: Këtu nuk pati mendim që të shikohet çështja e qenies së tij në Komitetin Qendror, por vetëm në se duhet shkarkuar nga detyra e kryeredaktorit. Meqenëse vetë Marashi sot nuk është prezent, a mund ta lini ta shikojmë këtë çështje në Byronë Politike? Gjithashtu në Byro kemi mendimin të shohim edhe nevojën e forcimit të punës në Komitetin e Partisë të Tiranës.

SHOKU HALIL LEJLI: Mirë, dakord.

SHOKU RAMIZ ALIA: A janë dakord shokët me këtë mendim? (Shprehen dakord). Përpara se ta mbyllim këtë mbledhje, po i rikthehemi edhe njëherë çështjes që theksova në fillim. Duhet të kemi shumë kujdes veçanërisht këto ditë, edhe sot, edhe nesër, edhe pasnesër, sepse po flitet për trazira. Një kujdes i veçantë në të tëra fushat duhet që nga Shkodra në Durrës e në Tiranë, po edhe në Gjirokastër e në Sarandë. Ti, shoku Syrja, në Sarandë duhet të tregohesh më i matur, se këto çështje nuk zgjidhen me arrogancë, me kobure dhe me të bërtitura. Në këtë situatë çdo qëndrim i tillë shfrytëzohet nga armiku dhe përdoret kundër nesh. Prandaj me njerëzit duhet biseduar shtruar, me qetësi e gjakftohtësi.

Ju, shokët e Tiranës, që ndodheni këtu si të ftuar, po edhe shokët e Plenumit të Komitetit Qendror të Partisë, mendoj se duhet të merrni menjëherë kontakt me shokun Pirro Kondi, të viheni në dispozicion të Komitetit të Partisë për çdo nevojë pune që ndihet në këtë situatë. Shoku Hekuran dhe shoku Simon të fillojnë menjëherë të marrin në dorëzim punët e detyrat që iu ngarkuan. Duhet me çdo kusht të evitojmë gjithë këtë presion që bëhet duke mënjanuar me çdo kusht grumbullimin e njerëzve. Kur me thashë “me çdo kusht”, dua të theksoj nevojën e organizimit dhe jo dhunën. Të hidhemi të tërë në aksion për këtë çështje që kërkon nerva të shëndosha e gjakftohtësi, por edhe vendosmëri.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Në aksion duhet të hidhen edhe shokët e komitetit ekzekutiv dhe disa dikastere që ndjekin plotësimin e kushteve jetësore e nevojave të furnizimit të tregut, të cilat janë krejtësisht të mundshme.

SHOKU RAMIZ ALIA: Atëherë mbledhjen e mbyllim. Mirë u pafshim dhe punë të mbarë! (Duartrokitje)./ Memorie.al

                        SHEFI I SEKTORIT TË PËRGJITHSHËM

                                 Fatmir Zaloshnja

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sabedin Azemi, Rrahman Morina dhe disa të tjerë iu bashkangjitur Serbisë, ne kërkuar dorëheqjen e tyre dhe nuk kemi dalë në sipërfaqe, por...”/ Rrëfimet e ish-minatorëve të Trepçes për grevën e ’89-ës

Artikuj të ngjashëm

“Sabedin Azemi, Rrahman Morina dhe disa të tjerë iu bashkangjitur Serbisë, ne kërkuar dorëheqjen e tyre dhe nuk kemi dalë në sipërfaqe, por…”/ Rrëfimet e ish-minatorëve të Trepçes për grevën e ’89-ës
Dossier

“Sabedin Azemi, Rrahman Morina dhe disa të tjerë iu bashkangjitur Serbisë, ne kërkuar dorëheqjen e tyre dhe nuk kemi dalë në sipërfaqe, por…”/ Rrëfimet e ish-minatorëve të Trepçes për grevën e ’89-ës

October 3, 2026
“Gerold von Braunmühl u habit që pala shqiptare harxhonte kaq shumë para për t’u dukur si vend gjoja i begatë evropian, kur jetesa në Shqipëri, ngjante më shumë me Afrikën…”/ Dëshmia e rrallë e Robert Elsie
Dossier

“Më 2 tetor 1987, në Tiranë dhe në Bon u shpall vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, por…”/ Dëshmia e ish-anëtarit të delegacionit

October 2, 2026
“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonuar njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89
Dossier

“Shoku Manush, ne s’duhet të besojmë ato lajme plot shpifje të agjensive të huaja, sepse sipas tyre, edhe Nexhmije Hoxhën e paskemi arrestuar dhe e mbajmë në…”! / Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90

October 2, 2026
Hebrenjtë e kanë ngritur në pelegrinazh holokaustin e tyre në Aushvic dhe i detyrojnë të gjithë politikanët e botës të përkulen aty, kurse shqiptarët e Kosovës, janë kaq të shkujdesur ndaj të kaluarës së tyre?!
Dossier

Hebrenjtë e kanë ngritur në pelegrinazh holokaustin e tyre në Aushvic dhe i detyrojnë të gjithë politikanët e botës të përkulen aty, kurse shqiptarët e Kosovës, janë kaq të shkujdesur ndaj të kaluarës së tyre?!

October 2, 2026
“Divizioni ushtarak i Korçës ka komandant Nezir Met’hasanin, komisari Eleftherios Kasnetsis, që është gjithashtu ndërlidhës i qeverisë së Shqipërisë me guerrilasit komunistë grekë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Divizioni ushtarak i Korçës ka komandant Nezir Met’hasanin, komisari Eleftherios Kasnetsis, që është gjithashtu ndërlidhës i qeverisë së Shqipërisë me guerrilasit komunistë grekë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 1, 2026
“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90
Dossier

“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90

October 2, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme