• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, November 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, më foli për vizitën që kishte bërë në Shqipëri dhe më tha se …”Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me ministrin e Jashtëm të Kinës, Nju Jork ‘90

“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90

“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)
“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, më foli për vizitën që kishte bërë në Shqipëri dhe më tha se …”Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me ministrin e Jashtëm të Kinës, Nju Jork ‘90
“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, më foli për vizitën që kishte bërë në Shqipëri dhe më tha se …”Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me ministrin e Jashtëm të Kinës, Nju Jork ‘90
“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, më foli për vizitën që kishte bërë në Shqipëri dhe më tha se …”Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me ministrin e Jashtëm të Kinës, Nju Jork ‘90
“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, më foli për vizitën që kishte bërë në Shqipëri dhe më tha se …”Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me ministrin e Jashtëm të Kinës, Nju Jork ‘90
“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, më foli për vizitën që kishte bërë në Shqipëri dhe më tha se …”Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me ministrin e Jashtëm të Kinës, Nju Jork ‘90
“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, më foli për vizitën që kishte bërë në Shqipëri dhe më tha se …”Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me ministrin e Jashtëm të Kinës, Nju Jork ‘90
“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, më foli për vizitën që kishte bërë në Shqipëri dhe më tha se …”Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me ministrin e Jashtëm të Kinës, Nju Jork ‘90

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e tetë

Memorie.al/ Plot 36 vite më parë, në javën e fundit të shtatorit 1990, kreu i Shqipërisë komuniste të asaj kohe, Ramiz Alia, i cili mbante funksionet e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSh-së e gjithashtu të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, në krye të një delegacioni të madh, u nis për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Pjesëmarrja e Ramiz Alisë në sesionin e 45 të OKB-së, pati një jehonë të madhe asokohe, jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare, pasi ishte hera e parë që një nga udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, merrte pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së, gjë e cila nuk kishte ndodhur që nga viti 1961, kur Tirana zyrtare u përfaqësua në atë forum të lartë të politikës dhe diplomacisë botërore, me kryeministrin e asaj kohe Mehmet Shehu.

Edhe pse kanë kaluar 36 vite nga ajo kohe, ende dhe sot vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, pasi me përjashtim të ndonjë dëshmie të pjesëtarëve të atij delegacioni (kujtimet e Reiz Mailes, apo Lisen Bashkurtit), si dhe fare pak dokumenteve arkivore të publikuara në shtyp, asgjë tjetër nuk dihet rreth vizitës së kreut të shtetit shqiptar të asaj kohe, Ramiz Alia, në sesionin e 45 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, i cili i zhvilloi punimet për rreth tre javë rresht, deri në mesin e muajit tetor 1990.

Gjithashtu mund të lexoni

“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90

“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit

Si p.sh.; Kur filloi përgatitja dhe përpilimi i protokollit përkatës për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në atë forum të lartë të politikë botërore, kush ishin pjesëtarët e tjerë të delegacionit që shoqëruan Ramiz Alinë në atë udhëtim të gjatë përtej Atlantikut dhe çfarë funksionesh mbanin ata; prej sa personash përbëhej stafi ndihmës që shoqëroi delegacionin shqiptar dhe cilët ishin ata?! Kur filloi përgatitja dhe çfarë përmbante programi i vizitave dhe takimeve të Ramiz Alisë gjatë gjithë periudhës që ata do të qëndronin në SHBA-ës? A u realizua i gjithë ai program sipas protokollit përkatës dhe cilët ishin krerët e delegacioneve të huaja që takoi Ramiz Alia gjatë gjithë ditëve të qëndrimit në SHBA-ës e, çfarë bisedoi ai me ta? Kush ishin shqiptarët e “mërgatës së vjetër”, me të cilët u takua kreu i Shqipërisë komuniste gjatë asaj vizite, çfarë u bisedua në ato takime dhe a pati incidente me “mërgatën reaksionare shqiptare”, të arratisur nga Shqipëria pas vitit 1945? Kush e organizoi pritjen që dha Ramiz Alia për bashkatdhetarët në Boston, cilët ishin disa nga eksponentët e mërgatës shqiptare që asistuan aty dhe si shkoi ai takim?

Cili ishte itinerari i udhëtimit të delegacionit shqiptar nga Tirana drejt SHBA-ës, përse u ndanë ata në disa grupe dhe arsyet e qëndrimit një natë në Zvicër? Përse ishte pjesë e delegacionit shqiptar, edhe Arben Alia, i biri i kreut të shtetit, Ramiz Alia dhe si u “justifikua” pjesëmarrja e tij në përbërje të delegacionit në fjalë? Sa dhe cilat ishin dhuratat që mori me vete delegacioni shqiptar me në krye Ramiz Alinë dhe kujt iu dhuruan ato në Zvicër e SHBA-ës? Përse u caktua Hotel “Plaza” (hoteli në pronësi të presidentit të sotëm të SHBA-ës, Donald Trump), për akomodimin e Ramiz Alisë dhe disa pjesëtarëve të tjerë të atij delegacioni? Sa kushtoi nga ana financiare e gjithë ajo vizitë, përse u shtuan fonde të tjera gjatë periudhës që delegacioni ndodhej në SHBA-ës dhe si u justifikuan ato shpenzime?

Përse stafi i diplomatëve shqiptarë që shërbenin në Misionin e OKB-së, u kujdesën që t’i jepnin Ramiz Alisë dhe një planimetri të saktë të sallës ku do mbahej sesioni i 45 i OKB-së, duke i përcaktuar edhe vendin ku do ulej përfaqësuesi kryesor i delegacionit të Republikës Federative të Jugosllavisë?! Kush ishin dy truprojat (mjeku dhe shoferi) që shoqëruan Ramiz Alinë gjatë gjithë asaj vizite dhe si u bë e mundur që ata të udhëtonin në avion me armatim dhe municion me vete? Cilët ishin pjesëtarët e grupit të xhirimit të Radio-Televizionit Shqiptar që shoqëruan delegacionin dhe çfarë detyrash iu dhanë atyre? Lidhur me këto etj., na njohin dokumentet arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

                                                            Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E TAKIMIT TË KREUT TË SHTETIT SHQIPTAR, RAMIZ ALIA, ME MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË KINËS, ÇIAN ÇI SHEN, NJU JORK, 28 SHTATOR 1990

NË MARRËDHËNIET MIDIS SHQIPËRISË DHE KINËS TË GJENDEN RRUGE TË BASHKËPUNIMIT RECIPROK PËR T’IU PËRGJIGJUR SA ME MIRE INTERESAVE TË DY POPUJVE TANË

Më 28.9.1990, Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, priti në hotel “Plaza” në Nju Jork, Ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, Çian Çi Shen, me të cilin zhvilloi këtë bisedë:

Shoku Ramiz Alia: Mirë se erdhët! Jam shumë i gëzuar që takohem me ju.

Çian Çi Shen: Faleminderit shumë! Sot dëgjova fjalimin tuaj të shkëlqyer, një fjalim shumë i plotë dhe i arsyeshëm. Menjëherë pas jush mbajta edhe unë fjalimin tim.

Shoku Ramiz Alia: Besoj se ka qenë shumë i mirë. Nuk e kam lexuar, por do ta lexoj. Gëzohem shumë që u njohëm bashkë, dhe me këtë rast dëshiroj t’ju shpreh ndjenjat e miqësisë. Besoj se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të vijnë duke u zhvilluar, sepse kjo është në interes të dy vendeve tona, të dy popujve tanë, të paqes, të miqësisë e të socializmit.

Ne kemi marrëdhënie bashkëpunimi në fusha të ndryshme, në fushën ekonomike, politike etj., por gjithnjë ka vend për t’i zhvilluar ato më tej. Ka edhe një traditë të mirë midis nesh, që i lehtëson njerëzit tanë dhe tuajt për t’u njohur me njeri-tjetrin. Në fushën ekonomike mund të themi se problemet që kemi ne në Shqipëri, i keni edhe ju në Kinë.

Pra, shqiptarët dhe kinezët njihen me njeri-tjetrin edhe nëpërmjet këtyre problemeve. Po të flasim për Kombinatin metalurgjik, ai është ndërtuar në bashkëpunim me Kinën. Pra, kinezët e njohin shumë mirë, prandaj s’ka nevojë të flas gjatë për të. Me këtë rast desha të theksoja se mund të zhvillohen akoma më shumë midis nesh marrëdhëniet reciproke. Besoj se edhe ju jeni dakord.

Çian Çi Shen: Shoku President, jam plotësisht dakord me ju. Shpesh rrugët janë gjarpërushe. Kjo shpjegohet me arsye të ndryshme, por më e rëndësishmja është që të ecet përpara. Pra, revolucioni të shkojë përpara. Këto vitet e fundit marrëdhëniet midis nesh janë zhvilluar mbi një bazë të re. Zëvendësministrat e Punëve të Jashtme të të dy vendeve tona kanë shkëmbyer vizita.

Gjithashtu, këto vitet e fundit janë zhvilluar edhe marrëdhëniet ekonomike. Kina i është futur rindërtimeve dhe ndryshimeve. Kam vënë re se edhe nga ana e Shqipërisë po bëhen disa rregullime politike. Ne jemi të mendimit që të forcojmë marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve tona. Sot në mesditë pata një ftesë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Kuelar, në takimin me përfaqësuesit e Këshillit të Sigurimit.

Ai më foli për vizitën që bëri në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të tij në vendin tuaj, ai u prit edhe nga ju dhe ishte shumë i kënaqur. Më tha gjithashtu, se është shumë i lumtur që priti për herë të parë një Kryetar shteti shqiptar, i cili foli në OKB. Ne jemi të mendimit që të forcojmë marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve tona.

Shoku Ramiz Alia: Është e drejtë, ne njihemi me njeri-tjetrin, por sa më shumë të njihemi, aq më mirë do të jetë. Në marrëdhëniet midis dy vendeve tona ka pasur ulje dhe zbritje, por ka rëndësi që të shikojmë përpara, të gjejmë rrugë të bashkëpunimit reciprok, në mënyrë që t’u përgjigjemi sa më mirë interesave të dy popujve tanë.

Aktualisht bëhen presione të mëdha kundër socializmit, është bërë e modës të sulmohet socializmi, bile është bërë një hobby. Por, ne mendojmë se socializmi, ideali socialist duhen mbrojtur. Edhe Kina edhe Shqipëria duhet ta mbrojnë atë.

Mundet që rrugët të jenë të ndryshme, mundet që shumë gjëra t’i kemi të ndryshme, por nuk duhet humbur “nordi”, busulla të tregojë gjithnjë “nord”, kjo është themelorja. Unë mendoj se të dy palët duhet të jemi gjithnjë në kërkim të zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Çian Çi Shen: Lidhur me OKB-në, përsa i përket futjes së Kinës në të, dua të them se Shqipëria dhe Algjeria kanë dhënë një kontribut të madh.

Shoku Ramiz Alia: Po, na keni falenderuar shumë në atë kohë.

Çian Çi Shen: Me gjithë shkëputjen, ndërprerjen që kanë pasur marrëdhëniet tona, ato do të zhvillohen më tej në fushat politike, ekonomike etj. Edhe ne e dimë se rrethanat kombëtare janë të ndryshme, por nuk duhet mohuar ideali socialist. Ne themi p.sh., se në Kinë ndërtohet socializmi me ngjyra kineze.

Vendet evropiane kanë veçantitë e tyre, po kështu edhe vendet aziatike kanë specifikat e tyre. Sidoqoftë, për ne nuk duhet harruar kurrë orientimi socialist. E dimë se Shqipëria në Ballkan zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, po kështu bën edhe Kina me vendet që ka përreth.

Shoku Ramiz Alia: Ashtu është, drejt e kini. Politika jonë frymëzohet nga marrëdhëniet miqësore me vendet rreth nesh e me vende të tjera në botë. Shqipëria nuk ka asnjë interes të grindet me fqinjët e vet. Interesi ynë është që të ketë një Ballkan paqësor. Ne ecim në rrugën tonë të zhvillimit. Në zhvillimin tonë ne gjithnjë kemi parasysh se çfarë duhet arritur, si duhet ecur.

Nuk ka dyshim se në këtë rrugë ka edhe vështirësi, vështirësi që janë bile edhe të karakterit të jashtëm, pikërisht për ato presione që fola më parë, të cilat ngandonjëherë shkojnë në ekstremitete, por ka edhe vështirësi të karakterit ekonomik brenda vendit, sepse ka nevojë për një përtëritje teknike, teknologjike në vend.

Aq më tepër për një vend të vogël siç është Shqipëria. Ka padyshim vështirësi të karakterit ekonomik. Duke pasur parasysh këtë ansambël problemesh ne përpiqemi të marrim masa adekuate për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesave të karakterit ekonomik, por duke mos e humbur “nordin”. Si është shoku Ten-Siao Pin? E kam mik të vjetër. Jemi takuar disa herë bashkë. Kemi folur shumë miqësisht.

Çian Çi Shen: Është shumë mirë, është i moshuar.

Shoku Ramiz Alia: Po shoku Ja Shao Kun (?).

Çian Çi Shen: Shumë mirë. Megjithatë në moshë është në formë.

Shoku Ramiz Alia: U bëni shumë të fala dhe i përshëndesni nga ana ime.

Çian Çi Shen: Do t’ua bëj të falat. Desha edhe një herë t’ju falenderoj që më takuat dhe më paraqitët gjithë këto të dhëna për zhvillimin në Shqipëri dhe për politikën e saj të jashtme.

Ju falemnderit shumë dhe ju uroj të gjitha të mirat!

Shoku Ramiz Alia: Edhe unë ju falenderoj./ Memorie.al

(Marrë me stenograme)

                                                                Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ma ndryshuan emrin, se një primobalerinë s’duhet të kishte emër rus, por pas punës së lodhshme, shkoja në shtëpi dhe ngjisja ujë me kova në katin e 6-të...”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së Operës dhe Baletit

Artikuj të ngjashëm

“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90
Dossier

November 12, 2026
“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit
Dossier

“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit

November 10, 2026
Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!

November 9, 2026
“Sipas nesh, gjyqi ishte i dëmshëm dhe ekzekutimet kanë lënë një përshtypje të keqe, veçanërisht pushkatimi i një gruaje, e cila ishte…”/ Biseda e Hrushovit me Enverin, për pushkatimin e Liri Gegës

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

November 8, 2026
“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme