• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Raporti për Enverin: “Kunati i Feçor Shehut fliste në spitalin e Vienës me diplomatin grek, Papas, që kishte qenë në Tiranë…”/ Letra denoncuese e janarit ‘82

Raporti për Enverin: “Kunati i Feçor Shehut fliste në spitalin e Vienës me diplomatin grek, Papas, që kishte qenë në Tiranë…”/ Letra denoncuese e janarit ‘82
Raporti për Enverin: “Kunati i Feçor Shehut fliste në spitalin e Vienës me diplomatin grek, Papas, që kishte qenë në Tiranë…”/ Letra denoncuese e janarit ‘82
Raporti për Enverin: “Kunati i Feçor Shehut fliste në spitalin e Vienës me diplomatin grek, Papas, që kishte qenë në Tiranë…”/ Letra denoncuese e janarit ‘82
Raporti për Enverin: “Kunati i Feçor Shehut fliste në spitalin e Vienës me diplomatin grek, Papas, që kishte qenë në Tiranë…”/ Letra denoncuese e janarit ‘82
Raporti për Enverin: “Kunati i Feçor Shehut fliste në spitalin e Vienës me diplomatin grek, Papas, që kishte qenë në Tiranë…”/ Letra denoncuese e janarit ‘82
Raporti për Enverin: “Kunati i Feçor Shehut fliste në spitalin e Vienës me diplomatin grek, Papas, që kishte qenë në Tiranë…”/ Letra denoncuese e janarit ‘82
Raporti për Enverin: “Kunati i Feçor Shehut fliste në spitalin e Vienës me diplomatin grek, Papas, që kishte qenë në Tiranë…”/ Letra denoncuese e janarit ‘82
Raporti për Enverin: “Kunati i Feçor Shehut fliste në spitalin e Vienës me diplomatin grek, Papas, që kishte qenë në Tiranë…”/ Letra denoncuese e janarit ‘82
Raporti për Enverin: “Kunati i Feçor Shehut fliste në spitalin e Vienës me diplomatin grek, Papas, që kishte qenë në Tiranë…”/ Letra denoncuese e janarit ‘82
Raporti për Enverin: “Kunati i Feçor Shehut fliste në spitalin e Vienës me diplomatin grek, Papas, që kishte qenë në Tiranë…”/ Letra denoncuese e janarit ‘82
“Drejtori Afrim Jupi ka dalë në sallën e gjyqit dhe ka mbrojtur përgjegjësit e fajtorët për avarinë e pusit ‘Frakull – 32’, duke…”/ Letra për Hekuran Isain në ’79-ën

Dashnor Kaloçi

Pjesa e katërt

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat mbajnë siglën “Tepër sekret” dhe që i përkasin vitit vitit 1982, ku ndodhen disa raport informacione të anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka, sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, Vangjel Çerrava, sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Korçës, Enver Halili etj., dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me mbledhjet e komiteteve të Partisë së Pogradecit dhe Korçës, Degëve të Punëve të Brendshme të këtyre rretheve etj., ku ata kishin marrë pjesë si të deleguar të Komitetit Qendror. Çfarë u diskutua në ato mbledhje ku u analizua letra e Enver Hoxhës lidhur me “Tablonë sinoptike”, për “armiqtë e tradhëtarët, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, etj., si dhe raport-informacione nga instruktorë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, lidhur me letrat denoncuese që kishin ardhur në sektorin që ata mbulonin, për “krerët kryesorë të grupit armiqësor” me në krye Kadri Hazbiun!

Vetëm pak javë pas ngjarjes së 18 dhjetorit të largët vitit 1981, kur kryeministri Mehmet Shehu u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit nga plumb-a pistolete në rrethana tepër misterioze për të cilat dhe sot pas 40 vjetësh vazhdohet të diskutohet ende, me porosi të Komitetit Qendror të PPSH-së, në të gjitha organizatat bazë të Partisë në mbarë vendin, u mbajtën dhe u zhvilluan mbledhje të shumta, ku diskutohej: “nën frymën e fjalës së shokut Enver Hoxha, për armikun Mehmet Shehu”, të cilat do t’i shërbenin më pas Enverit për të shkruar: “Tablonë Sinoptike për poliagjentin Mehmet Shehu”?! Në të gjitha këto mbledhje, veç të tjerash, ashtu siç bëhet e ditur edhe nga një mori dokumentesh me siglën “Tepër sekret”, që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit, Arkivin e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, pjesëmarrës e diskutantë të shumtë që kanë marrë fjalën aty, kanë hedhur lloj-lloj akuzash, me të vërteta dhe të pavërteta, denoncime, spiunime, shpifje, trillime, thashetheme, intriga, sajesa e gjithfarë u kanë ardhur për shtat, të gjitha këto në drejtim dhe kundër ish-kryeministrit të vdekur, Mehmet Shehu, familjes së tij dhe atyre që u konsideruan bashkëpunëtorë të tyre, duke përmendur me dhjetëra emra, si; ushtarakë, qeveritarë, funksionarë të lartë partiakë, etj., etj. Po kështu, këto mbledhje u intensifikuan së tepërmi, sidomos pas tetorit të vitit 1982, kur u arrestua dhe Ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu, (i cili për gati tre dekada me radhë kishte mbajtur postin delikat të Ministrit të Brendshëm), Ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, Ministri i Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, zv/ Ministri i Punëve të Brendshme për Sigurimin e Shtetit, Mihallaq Ziçishti, etj., ku dhe ndaj tyre u përsërit e njëjta tablo, si me ish-kryeministrin Mehmet Shehu. Dhe pas zhvillimit të këtyre mbledhjeve, komitetet e partisë të rretheve përkatëse, kanë hartuar një sërë raportesh me përmbledhje nga “problemet më kryesore”, të cilat më pas i’a kanë dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së. Për të gjitha këto mbledhje, Memorie.al disponon një numër të madh dokumentesh të nxjerra nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër sekret”, ku ish-anëtarë të Byrosë Politike, sekretarë të Komitetit Qendror të asaj kohe, si Spiro Koleka, Enver Halili, Vangjel Çerrava etj., etj., informojnë Komitetin Qendror për mbledhjet ku kanë marrë pjesë, duke dhënë me detaje dhe hollësira gjithçka është thënë dhe diskutuar aty. Po kështu përveç këtyre raporteve, në dosjen në fjalë, gjenden edhe një sërë raportesh të hartuara nga funksionarë të rangjeve më të ulta që nga Komiteti Qendror e më poshtë, apo dhe raporte kolegjiale të Degëve të Punëve të Brendshme në rrethe, shtabeve, komandave dhe komiteteve të partisë së korpusve ushtarake, që ishin edhe njësitë më të mëdha që kishte ushtria shqiptare asokohe. Nga kjo dosje voluminoze që Memorie.al e disponon të plotë, në tre numrat e kaluar kemi publikuar raport-informacionin e ish-anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, Spiro Koleka, dërguar Komitetit Qendror, lidhur me aktivin e partisë të rrethit të Pogradecit, ku ai ka marrë pjesë si i deleguar, më 25 shtator të vitit 1982. Për të vazhduar në vijim, (në tre shkrime radhazi) me raport-informacionin “Tepër sekret” të sekretarit të parë të Komitetit të Partisë të Korçës, Enver Halili, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së (personalisht Enver Hoxhës), lidhur me punën dhe veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit në rrethin e Korçës, si dhe “implikimin” e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Feçorr Shehut etj., me punonjës të Sigurimit e persona të tjerë në atë rreth dhe më gjerë. Por siç do të shohim edhe në dokumentin arkivor që po publikojmë në shkrimin e mëposhtëm, akuzat dhe denoncimet ndaj Kadri Hazbiut e Feçor Shehut, nuk janë bërë vetëm pas arrestimit të tyre në vitin 1982, por ndaj tyre ka pasur informacione, akuza dhe denoncime edhe vite më parë, gjatë kohës që ata ishin ende në detyrë në postet ministrore, gjë e cila vërtetohet më së miri edhe nga dokumenti në fjalë, ku rezulton se Enver Hoxha me anë sekretarëve të organizatave bazë dhe komiteteve të partive që ekzistonin në çdo dikaster, si dhe rrjetit të madh të instruktorëve të partisë që vareshin prej tyre, “në rrugë partie”, merrte rregullisht raporte, letra dhe informacione të detajuara prej tyre. Pra në një farë mënyre, me anë të këtij “mekanizmi”, Enver Hoxha dublonte Sigurimin e Shtetit, i cili gjithashtu ishte nën kontrollin e rreptë të Partisë dhe çdo informacion, raport, relacion, letra të ndryshme, etj., etj., ishte i detyruar që t’ia niste “në rrugë partie” udhëheqjes së lartë në Komitetin Qendror të PPSH-së. Një nga këto raport-informacione sekrete, “në rrugë partie”, është dhe ky që po publikojmë në këtë shkrim dhe që mban datën 5 janar 1982, pra vetëm dy javë pas ngjarjes së ndodhur me kryeministrin Mehmet Shehu, ku instruktori i Komitetit Qendror, të PPSH-së, K.Z. që mbulonte Sigurimin e Shtetit, ka informuar eprorët e tij, lidhur me një “informacion”, të cilën i’a ka servirur para pak ditësh, një pensionist, I.N. ish-kuadër i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Informacion i cili bën fjalë rreth një ngjarje të largët të vitit 1973, kur ai shërbente në ambasadën shqiptare në Vienë dhe që sipas tij, “implikonte” kunetërit e Feçor Shehut që asokohe mbanin funksione të larta në Sigurimin e Shtetit, në Ushtri etj, si dhe vetë Feçorin, të cilin e akuzon për “përftime materiale dhe shpërdorim posti”, gjë për të cilën asokohe ai kishte informuar direkt, ministrin Kadri Kazbiu dhe para tij kishte biseduar edhe me vetë Feçorin. Për më shumë rreth këtij “raport-informacioni”, na njeh dokumenti në fjalë, të cilin po e publikojmë të plotë, por disa emra i kemi dhënë me iniciale, pasi ata janë rastësorë apo viktima të indoktrinimit, intrigave dhe luftës për pushtet në klanet e udhëheqjes së lartë komuniste të asaj kohe.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

                                                     Vijon nga numri kaluar

 Letra e instruktorit të Komitetit Qendror të PPSH-së që mbulonte Sigurimin e Shtetit

                                                    I N F O R M A C I O N

  Sekret

Para disa ditësh shoku I.N. ish kuadër (oficer) në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tani në pension, kërkoi një takim dhe erdhi në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë e më informoi mbi sa vijon:

“Në vitin 1973, kur unë isha me punë në ambasadën tonë në Vienë, erdhi për mjekime i quajturi Petrit Çobani, që me sa di unë, është kunati i shokut Feçorr Shehu. Më kishte sjellë një rekomandim nga i vëllai i tij, Hamdi Çobani, që atëhere ishte kryetar i degës së Sigurimit të Ushtrisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili më porosiste që të kujdesesha gjatë kohës që Petriti do të qëndronte për kurim. Unë, konform rregullave, e porosita Petrit Çobanin që të mos futej në biseda me të huajt, aq më tepër që ishte vetëm në spitale. Në atë kohë erdhi nga Greqia një i quajtur Ilia Papas, i cili ka qenë diplomat këtu në ambasadën greke, dhe solli për të vizituar të shoqen në të njëjtin spital – të Feligerit – ku ishte dhe Petriti.

Një ditë shoku Dhimitër Karanxha, ishte atëherë atashe shtypi në ambasadën tonë të Vjenës e merrej edhe me të sëmurët që vinin nga Shqipëria, kur shkoi në spitalë, pa se Petrit Çobani qe takuar dhe bisedonte me Ilia Papasin. Për këtë Dhimitri më informoi mua dhe unë njoftova menjëherë me radiogram shokun Jonuz Mersini, i cili ishte drejtor i Drejtorisë së Zbulimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Përveç kësaj, në një rast pas 10-15 ditësh, unë shkova për ta parë Petritin. E kërkova nëpër dhoma por nuk e gjeta. Më në fund duke kërkuar pashë se ishte ulur vetëm për vetëm me një …..?! E pyeta: po ku je more, se më ranë këmbët duke të kërkuar? Më tha ja dola një çikë e po bisedoj me këtë…….?! Flisnin rusisht. Se ç’ishte ajo………. unë nuk e di. Për këtë rast unë nuk informova se nuk e vlerësova.

Kur erdha në Shqipëri pas Pleniumit të V-të të Komitetit Qendror të Partisë më 1975, reagova dhe kërkova takim me Ministrin shokun Kadri Hazbiu. Pasi më dëgjoi për të dy këto raste për Petrit Çobanin, shoku Kadri më porositi që të bëja një shënim operativ, të cilin unë e bëra. Me sa kuptova unë, ky shënim i kishte kaluar shokut Feçor Shehu, sepse më porosi të tij erdhi në Drejtorinë e Zbulimit e më takoi shoku Lirim Pëllumbi. Ai më pyeti se kush ka dijeni për këtë problem? Unë i thashë se për takimin e parë ka dijeni Dhimitër Karanxha dhe drejtoria që unë e njoftova me radiogram, ndërsa për rastin e dytë, asnjeri. Këto, i’a thashë atij, ia kam thënë dhe shokut Kadri Hazbiu. Kaq biseduam me shokun Lirim Pëllumbi.

Tre-katër ditë pas bisedës me këtë shok, rastësisht u takova në korridorin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me shokun Feçor Shehu. Ai më tha: ishe te shoku Kadri dhe bisedove, nuk kishte mundësi të bisedoje me mua? Jam në dijeni të atyre gjërave që i the; ka që qëndrojnë, por ka edhe që s’qëndrojnë. Unë i thashë: mund të vija tek ju, por pse vajta tek shoku Kadri, nuk bëra ndonjë gabim.

-Jo, mirë bëre, më kupto drejt – më tha shoku Feçor, po mund të bisedoje dhe me mua, megjithatë mirë bëre.

Kjo bisedë u bë vetëm për vetëm midis ne të dyve dhe nuk zgjati më tepër se 3-4 minuta. Shokut Kadri unë i pata ngritur edhe një problem për shokun Feçor: më 1972-1973 kur ai ishte Drejtor i Sigurimit të Shtetit, Jetnor Rama, ish – atashe tregtar në ambasadën tonë në Vienë, më tha se kishte marrë porosi në telefon nga Sami Muhameti, që të blehej një veturë për shokun Feçor Shehu, “FIAT”, por jo nga ata të serisë që bleheshin vazhdimisht për vendin tonë.

Shkuam të dy bashkë në firmën përkatëse dhe muarrëm atë makinë që ka patur më parë shoku Feçor, ndryshe nga “FIAT”-et e tjera. Shokut Kadri Hazbiu unë i thashë se përse duhej blerë kjo makinë e veçantë me porosi të Sami Muhametit, kur të gjitha makinat e tjera bliheshin sipas porosive që vinin në rrugë zyrtare nga Shqipëria. Shoku Kadri më tha se për këtë ke shumë të drejtë.

Kur u takova rastësisht në korridorin e Ministrisë së Punëve të Brendshme me shokun Feçor, ai më përmendi edhe çështjen e makinës dhe më tha se ajo puna e makinës qëndron, po llapin njerëzit.

Shokut Kadri i kam thënë atëhere se nuk më pëlqen afiniteti që kishte shoku Feçor Shehu me M.T., ndaj të cilit më vonë Partia ka marrë masat si njeri imoral, sidomos për marrëdhëniet….që ka pasur me vajzën e……., me të cilën u kap…….?!

M.T., edhe pse u dënua, vazhdon përsëri të vejë në shtëpinë e kësaj…., e cila jeton në një apartament afër banesës sime. Këtë e kam parë dhe vetë”.

Lidhur me të gjitha këto, shoku I.N. ruan mendimin se shoku Feçor Shehu është hakmarrë ndaj tij dhe atij i’a dedikon kryesisht masat që u muarrën ndaj tij pas kthimit nga Viena. Në fakt, ai u ndëshkua me masë nga Partia dhe u transferua nga Tirana sepse kishte sjellë shumë plaçka nga jashtë shtetit, për çka u aplikuan edhe taksa doganore. Pasi doli në pension u kthye përsëri në Tiranë. Para një viti ka pësuar tronditje psikike, është kuruar dhe është qetësuar. Por përsëri ka momente nga të vuajtjes nga mania e persekutimit.

Për sa i përket çështjes së auto-veturës, edhe unë e di që shoku Feçor Shehu është kritikuar. Por më bën përshtypje se edhe makina që ka marrë kohët e fundit është e një porosie të veçantë, ndryshe nga ato që kanë Ministrat e tjerë, ndonëse janë të një marke. /Memorie.al

5.1.1982             Z.K.

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016                                                                                    

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Napoli na priti vetë Duçja, i cili pasi shprehu falenderimin për vendet tona, na…”/ Kujtimet e panjohura të oficerit shqiptar që vëzhgoi luftën e Abisinisë

Next Post

Kalendari Historik 09 Shkurt

Artikuj të ngjashëm

“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën
Dossier

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

May 23, 2025
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Dossier

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 22, 2025
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
Next Post
shkurt

Kalendari Historik 09 Shkurt

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!