• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, August 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

“Hallkat që lidhin dy popujt tanë, s’mund t’i këpuste më, as shpata e shtypësve, as vjershat e poetit të imperializmit dhe agjentit italian, shovinistit At Gjergj Fishta …”/ Fjala e Enverit, Beograd 1946
“Në simpoziumin për Skënderbeun në ‘68-ën, Enveri tha; vëllezër kosovarë, këto ja kam thënë edhe Titos në 1946-ën në Beograd dhe kur më pyeti, çmendoja për Kosovën, unë…”/ Refleksionet e profesorit të njohur
“Anëtarë të Kongresit, si përfaqësuesi i Massachusetts, Josef P. Kennedi, si dhe senatorin e Arizonas, Denis DeConcini, kërkuan që të vizitojnë Shqipërinë…”/ Shkrimi i New York Times, në ’90-ën
Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?
“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/  Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970
“Diplomati serb, Milosh Miniç, na ka akuzuar se ‘udhëheqja shqiptare me organet e saj të informacionit dhe ambasadën në Beograd, është…”/ Ditari politik i Enverit
“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi

Memorie.al / Një dokument i zbuluar në arkiva nga ana e mjeshtrit të gjurmimeve memoristike, gazetari i njohur Dashnor Kaloçi, u publikua proçes-verbali i bisedës së ish udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, dhe ish-të ngarkuarit me Punë të Republikës së Shqipërisë në Beograd, Lik Seiti. Takimi mban datën 19 shtator 1970. Dokumenti na jep tablonë e marrëdhënieve midis Jugosllavisë e Shqipërisë së kohës e njëkohësisht përqendrohet te qëndrimet e liderëve politikë shqiptarë të Kosovës në krahasueshmëri me njëri-tjetrin. Në epiqendër është roli dhe figura e Fadil Hoxhës, i cili kishte bërë një bisedë me diplomatin shqiptar dhe ky i fundit kishte kërkuar që atë bisedë t’ia transmetonte Enver Hoxhës. I pranishëm ishte gjithashtu Ramiz Alia.

Ajo që bie në sy ka lidhje me një pikëpamje, sipas së cilës “Kosova nuk duhej të kërkonte Republikën brenda Federatës së Jugosllavisë”. Këtë pikëpamje ia jepte diplomatit tonë në Beograd vetë Fadil Hoxha. Ndërsa ish-udhëheqësi i Shqipërisë komuniste autorizoi Lik Seitin që gojarisht t’ia jepte këtë përgjigje Fadil Hoxhës: “Mendimin tuaj për të mos pranuar krijimin e një Republike të dytë Shqiptare ne e quajmë të drejtë. Ky është qëndrim i drejtë dhe patriotik. Një qëndrim të kundërt Republika Popullore e Shqipërisë do ta luftojë me të gjitha forcat. Ne jemi dakord me mendimin tuaj se në botë ka vetëm një Republikë Popullore të Shqipërisë”!

Eshtë ky një moment përcaktues në kërkim të hipotezës, nëse Enver Hoxha e ka ndihmuar apo e ka dëmtuar Kosovën edhe pas vitit 948 gjatë qeverisjes së tij?! Derisa lexova dokumentin në fjalë, kisha dilema, nëse Enver Hoxha vetëm në vitet 1941-1948, më saktësisht 1944-1948, ishte në anën e jugosllavëve e të Serbisë dhe kundër Kosovën, apo ky qëndrim shtrihej edhe më vonë në kohë?! Por më shumë anoja nga e vërteta se marrëveshjet e fshehta me Titon kanë ekzistuar gjatë gjithë kohës së mbretërimit të Hoxhës. Këtë fakt e mbështes te marrëveshja me shërbimin sekret të Serbisë e Jugosllavisë për kthimin në Shqipëri të të arratisurve nga vendi ynë. Te keqtrajtimi deri në mizori të patriotëve shqiptarë që arratiseshin nga Jugosllavia (Kosova) dhe rikthimi i tyre i dhunshëm sërishmi në duart e sigurimit serbo-jugosllav. Apo te fakti se qeveria shqiptare e Hoxhës u përpoq të krijonte një koalicion ushtarak pas vitit 1968 për siç thuhej “kundër një agresioni rus”! Edhe marrëdhëniet tregtare me Jugosllavinë ishin nga më të preferuarat e regjimit të kohës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

Megjithatë proçes-verbali i kësaj bisede e vitit 1970 e zgjidh përfundimisht dilemën. Enver Hoxha në vazhdimësi ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të ish-Jugosllavisë. Ai madje shprehet se një qëndrim “pro Republikës së Kosovës” do ta luftonte me të gjitha forcat! Pikëpamja e liderit shqiptar të Shqipërisë nuk është evazive. Është shumë e saktë dhe e prerë. Jo Republikës së Kosovës. Kjo do të thotë se kërkesën e shqiptarëve në protestat e vitit 1968 për “Kosova Republikë” e kishte kundërshtuar jo vetëm Beogradi, por edhe Tirana zyrtare. Tirana zyrtare kësisoj e kishte favorizuar Titon në vendimin e tij për statusin e Kosovës në pajtim me pikëpamjen serbe.

Sigurisht që Fadil Hoxha e testoi Lik Seitin me paraqitjen e mendimit të tij rreth Kosovës. Ai kishte porosi nga Tito ta bënte këtë test. Këtë e pranon vetë Hoxha në bisedë. Enver Hoxha, duke ditur se ishte Tito ai që dëshironte të dinte mendimin e udhëheqjes shqiptare rreth statusit në diskutim të Kosovës e konfirmoi qëndrimin e tij besnik ndaj Titos. E mori këtë mendim përmes të ngarkuarit me Punë të Shqipërisë në Jugosllavi dhe madje pa patur nevojë për shpjegime të mëtejshme vendosi: “Kosova nuk duhet të jetë Republikë në Federatën e Jugosllavisë”!

Kaq i mjaftonte liderit jugosllav që të mos kishte vështirësi në marrjen e vendimit, pra që Kosova të ishte një krahinë autonome e Jugosllavisë e formalisht edhe e Serbisë. Ai mori përgjigjen e njëjtë si ajo e vitit 1946, kur Titoja i kishte thënë se “Kosova do t’i bashkohej Shqipërisë pas luftës, por se ishin serbët ata që nuk do ta pranonin këtë”! Sërishmi pengesë ishte “mos pranimi nga ana e Serbisë një Republike të Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave”!

Pra, Enver Hoxha për arsye të cilat nuk dihen, në vazhdimësi mbështeti Titon në “vështirësitë e tij për të bindur serbët”! Ia krijoi atij kushtet politike që të ruajë balancën e marrëdhënieve midis republikave të ish-Jugosllavisë, duke sakrifikuar Kosovën. Arsyetimi se “në Ballkan nuk mund të ketë dy republika shqiptare” ishte thjesht një justifikim. Në fund të fundit Republika e Kosovës në Jugosllavi nuk kishte statusin e shtetësisë. Kosova nuk do të ishte anëtare e OKB-së dhe e asnjë organizate tjetër ndërkombëtare. Si e tillë ajo nuk e cenonte as e dobësonte Republikën e Shqipërisë. E kundërta është e vërtetë.

Për këtë arsye duhet besuar se interesi i Hoxhës ishte neutralizimi i ndonjë rreziku ushtarak që vinte nga ana e Jugosllavisë. Për këtë arsye Tirana zyrtare sakrifikoi pozitën e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Hoxha i frikësohej edhe provokimeve ushtarake të vogla, se ato mund të shërbenin si mundësi e shpërthimit të pakënaqësive brenda-shqiptare kundër tij. Gjithçka lidhej kësisoj me pushtetin e tij. Në këtë sens një Republikë e Kosovës në kuadër të Jugosllavisë i jepte të drejtën asaj të vendoste veton dhe të zhvillonte marrëdhënie të ngushta pa asnjë pengesë me Republikën e Shqipërisë. Kjo marrëdhënie shihej si rrezik për regjimin diktatorial të Enver Hoxhës.

Megjithatë shpesh herë është interpretuar sipas shijeve të historianëve fakti që pas mars-prillit 1981 Enver Hoxha dhe qeveria shqiptare mbështetën kërkesën e shqiptarëve në Kosovë për Republikë. Këtë mbështetje historianët e regjimit të atëhershëm dhe ata që duan të justifikojnë qëndrimet anti-Kosovë të regjimit të sotëm, e interpretojnë si „patriotizëm“ të Enver Hoxhës. Sërishmi kemi të bëjmë me iluzionin e mashtrimit. Në vitin 1981 regjimi komunist në Shqipëri ishte në kulmin e krizës ekonomike, financiare dhe politike. Kina tashmë ishte divorcuar nga marrëdhëniet me Shqipërinë. Vendi ishte në izolim total.

Teoria e „mbështetjes në forcat e veta“ nuk po funksiononte. Ndaj dhe regjimi u thirr në strehën e fundit të tij, nacionalizmin. Kjo nisi me festimet e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (qershor 1978) dhe u forcua në vitet në vijim. Por kishte dhe një arsye tjetër. Duket se në ldershipin e Partisë së Punës pati mosmarrëveshje lidhur me qëndrimin ndaj dhunës serbe kundër shqiptarëve në Kosovë. Sipas Jens Reuter, gjatë vitit 1991 në Kosovë u vranë mbi 1000 shqiptarë, ndonëse mediet e kishin fshehur këtë fakt. Në këto kushte ish-kryeministri Mehmet Shehu donte të radikalizonte veprimet kundër masakrave serbe në Kosovë.

Por Enver Hoxha ishte kundër. Për pasojë atij i duhej të mbështeste kërkesën e shqiptarëve për Kosova Republikë, me qëllim balancimin e situatës, derisa e likuidoi rivalin e tij në krye të qeverisë. Ndërkohë Hoxha ishte përgjegjësi kryesorë shqiptar për masakrat serbe të viteve 1944-1946 në Kosovë, kur sipas shifrave u vranë dhe masakruan mbi 50 mijë shqiptarë. Ata u akuzuan për reaksionarë, sepse ishin nacionalistë. Të njëjtën gjë bëri Enver Hoxha në Shqipëri.Shumë prej tyre u bënë viktima të terrorit serb në sy të brigadave dhe divizioneve shqiptare të dërguara atje.

Ndërsa Masakra e Tivarit nisi në prezencën e autoriteteve shqiptare dhe përfundoi me dijeninë e tyre. Të gjitha këto e ndiqnin si hije ish-diktatorin shqiptar. Por jo vetëm kaq. Të gjithë pasardhësit e tij, Nano e deri te Rama, ndoqën të njëjtën vijë politike kompromisesh e nënshtrimi ndaj Beogradit, duke dëmtuar rëndë interesat e kombit shqiptar dhe sidomos të Kosovës martire! Ato që kanë ndodhur në marrëdhëniet e Partisë Komuniste (të Punës e asaj Socialiste) me Jugosllavinë, pra dhe me Serbinë, janë njollat e zeza të turpshme të historisë sonë. Këtë e provon edhe biseda e gjurmuar dhe botuar këto ditë midis Enver Hoxhës dhe Lik Seitajt! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit, ka një hark prej druri, kurse kjo e Beratit...”/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës

Next Post

Kalendari 25 Korrik 2026

Artikuj të ngjashëm

Relacioni i Sigurimit, se si u përgjuan bisedat e familjes së Kadri Hazbiut, në banesën e tyre në qytetin e Kurbneshit, më 11 prill 1985, ditën e vdekjes së Enver Hoxhës?!/ Dokumente sekrete
Dossier

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

August 11, 2026
“Para operacionit, Alizoti i tha Dr. Paparistos; mora vesh se do më hidhni gjak, por të lutem, ma zgjidhni atë, se jemi racë trimash ne…”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

August 9, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Një nga të shkarkuarit është Bedri Spahiu, i cili ka drejtuar komisionin që gjykoi dhe dënoi Koçi Xoxen, krye-titoistin shqiptar në maj 1949, pasi…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1955  

August 10, 2026
“Kur Qerim Panariti, botoi librin e Konicës ‘Shqipëria, Kopështi Shkëmbor i Europës Juglindore’, Nelo Drizari reagoi me shqetësim, pasi… “/ Historia e gazetarit që intervistoi edhe Aleksandër Moisiun
Dossier

“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950

August 10, 2026
“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe…”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi
Dossier

“Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar kohët e fundit nga qeveria gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se po fshihet në rajonin e Çermenikës…”/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950

August 10, 2026
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991
Dossier

“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991

August 5, 2026
Next Post
Kalendari 01 Korrik 2026

Kalendari 25 Korrik 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme