• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, May 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Prof. Dr. Norbert Jokli, kërkon të vijë në Shqipni, me përfundue fjalorin që ka fillu para dhjetë viteve, por duhet me i dhanë nënshtetësinë dhe…”/ Zbulohet dokumenti rezervat i 1938-ës

Zbulohet vendimi i qeverisë së Zogut në ’39-ën për dhënien e vizave izraelitëve dhe letra e konsullit Rauf Fico: “Kurrnji çifut s’asht kthye në Gjermani, se do internohej në Dachau e Buchenwald”

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, të cilat tregojnë për vendimin e marrë nga ana e qeverisë mbretërore të Monarkisë së Zogut e kryesuar nga kryeministri, Koço Kota, në muajin shkurt të vitit 1939, mbi dhënien e vizave turistike izraelitëve, që jetonin në shtete të ndryshme të Europës, që kërkonin të vinin në Shqipëri.

Korrespodenca e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, e kryesuar prej ministrit Ekrem bej Libohova, me disa nga konsullatat e Mbretërisë Shqiptare, të akredituara në vende të ndryshme të Europës, si Berlin, Zagreb, Beograd, etj., të kryesuar nga diplomatët e njohur, Rauf Fico, Tahir Shtylla, etj., lidhur me qarkoren e lëshuar nga kabineti i Koço Kotës, për lehtësirat që u duheshin krijuar izraelitëve, që kërkonin të vinin në Shqipëri dhe mos kthimin e tyre në Gjermani, pasi internoheshin menjëherë në kampet e Dachaut e Buchenwaldit.

Korrespodenca e konsullatës shqiptare në Vjenë, në vitin 1938 për albanologun e njohur, me origjinë hebreje, Prof. Dr. Norbert Jokli, lidhur me fjalorin e etimologjik, që atij i kishte ngarkuar qeveria shqiptare, pagesat që do t’i bëheshin, për punën që ai kishte kryer, e deri tek dhënia e nënshtetësisë shqiptare e pajisja me pasaportë, që ai të mund të vinte në Shqipëri, duke marrë me vete edhe bibliotekën e tij, që do t’i duhej për të punuar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndërsa ishte në mbrojtje të shtëpisë së Gerës, me 9 gusht 1947, rrethohet nga Forcat e Ndjekjes në Munegjë dhe pas gjashtë orësh luftë…”/ Si i vra Llesh Gjon Marku, djali i tretë i Kapidanit të Mirditës

“Pas 6 muajve në tortura, Prokurori shpirtzi, kapiten Xh. S. në pretencën e tij më akuzoi për agjitacion e propagandë dhe si agjente të anglo-amerikanëve…”/ Historia tragjike e tre motrave Lepenica

Letra e Konsullit shqiptar në Vjenë, për Ministrin e Punëve të Jashtme në Tiranë, Ekrem Libohova

KONSULLATA MBRETËRORE E SHQIPËRISË VJENË

                                                                                                         Vjenë më 17 kallnuer 1939

 MINISTRIA e P. TË JASHTME

 Nr. Prot VIII 51

 Arritun në 30.1.1939

 Nr 29 III (Reservat)

Shkurtim : Dërgohet kopja e aktit res. nr 335 – 1, 16 

– 1 – 1939 mbi Prof. Jokl. 

                                          Shkëlqesisë së tij Z. Ekrem Libohova

                                              Ministër i Punëve të Jashtme

                                                                                                                  Në Tiranë

Në vijim të raportit tim res.nr. 18 III dt 12.10.1938. kam nderin tju dërgoj këtu ngjitun për dijeni kopjen e aktit res.nr. 335 – I dt. 16 që ja transmetova dje Ministrisë së Arsimit mbi çështjen me randësi të albanologut të këtushëm Prof. Dr. Nobert Jokl.

Pranoni ju lutem Shkëlqesi, nderimet e mija ma të nalta. 

                                                                                                         Konsulli

                                                                                                      Nikoll Rrota

                                                                                                           (firma)

Letra e Konsullit shqiptar në Vjenë, për Ministrin e Punëve të Jashtme në Tiranë, Ekrem Libohova

Nr 335 – 1

Reservat

Shkëlqesisë së tij Z. Abdurrahman Dibra Ministër Mbretënuer i Arsimit, në Tiranë

Kam nderin t’ju informoj që në dt 16 të këtij mueji ia komunikova gojarisht Prof. Dr. Nobert Joklit përmbajtjen e aktit në fjalë dhe këtu mbyllun po ju dërgoj përgjigjen e tij.

Mbi këtë shkresë, lutet i interesuemi që t’i jepen disa shpjegime, sidomos mbi detyrën që do t’i ngarkohet. Ky dëshiron së pari që ta kryejë fjalorin etimologjik të cilin e ka fillue para 10 vjetëve. Dhe siç dihet në Gusht 1929 mori nga ajo e ndershme ministri një shpërblim prej 5000 Fr. Sv. për kryerjen e kësaj vepre. Kjo shumë ndodhet e depozituene në Landerbank këtu. Ajo është në dispozicion të kësaj Ministrie, por duke qenë se i përket Z. Jokli, nuk mund të përdoret për gjë tjetër, veçse për me ble libra dhe materiale shkollore.

Profesori në fjalë si izraelit që është, parasheh se do t’i bëhen pengesa të randa nga qarqet e këtushme, në rast të shpërnguljes së tij nga Vjena për në Shqipëri, si për personin e tij, ashtu dhe për bibliotekën. Prandaj që të shpëtojë sa më parë nga ferri i këtushëm, dhe të vijë me ngut në Tiranë, propozoj që t’i jepet shtetësia shqiptare dhe të betohet që këtu në këtë zyrë. Ashtu si e parashtron Kodi Civil, sepse nëse bëhet shtetas shqiptar, autoritetet e këtushme nuk i nxjerrin probleme. Dhe me këtë rast do të mundet ta marri më lehtë bibliotekën, pa të cilën nuk mund të punojë.

Një pikë tjetër me rëndësi është caktimi i pensionit të tij këtu në franga zvicerane dhe jo në marka gjermane, pasi kjo valutë është e stabilizueme. Lutemi që këto të përfundojnë sa më parë pasi Proff Nobert Jokli është i shqetësuem. Pranoni ju lutem shkëlqesi, nderimet e mija më të nalta. 

                                                                                                            Konsulli

                                                                                                         Nikoll Rrota

                                                                                                             (firma)

Letra e Konsullit shqiptar në Vjenë, për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë

KONSULLATA MBRETNORE SHQIPTARE, VJENË

                                                                                   Vjenë më 14 kallnuer 1939

(I Plankengasse 3)

Nr. 120/II 

18.1.1939.

Shkurtim: Dërgohet nji artikull i fletores hungareze “Uj Magyarsag” mbi Shqipni.

Së ndershmes

                                  Ministri Mbretnore të Punëve të Jashtme

                                                          Në Tiranë

Kemi nderin të njoftojmë se miqtë tanë në Budapest, na dërguen në këto ditë, kuponin e fletores hungareze “Uj Magyarsag” në dt 8 të këtij muaji, që përmban nji artikull me rëndësi për posibilitetin e integrimit të hebrenjve hungarezë, në Shqipni, dhe siç duket, qenka nisur nji komision përkatës për në vendin tonë. Nuk besohet se kryekonsullata jonë në Budapest, të ketë lidhje me këtë çështje.

Sidoqoftë tue marrë parasysh rëndësinë e këtij artikulli, duhet që me kohë të merren masa për dërgumin e hebrenjve për në Shqipëri. Për rregullim po referojmë që edhe fletorja në fjalë ashtë organ nacionalist dhe gazetë qeveritare. Për kuptimin e këtij artikulli po mbyllim këtu, brenda bashkë me origjinalin, dhe përkthimin e tij në gjermanisht./Memorie.al

                       Me nderime të posaçme

                                  Konsulli

                                  Nikoll Rrota

                                  (firma)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 7 Nëntor

Next Post

Kalendari Historik 8 Nëntor

Artikuj të ngjashëm

“Ndërsa ishte në mbrojtje të shtëpisë së Gerës, me 9 gusht 1947, rrethohet nga Forcat e Ndjekjes në Munegjë dhe pas gjashtë orësh luftë…”/ Si i vra Llesh Gjon Marku, djali i tretë i Kapidanit të Mirditës
Personazh

May 25, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Personazh

“Pas 6 muajve në tortura, Prokurori shpirtzi, kapiten Xh. S. në pretencën e tij më akuzoi për agjitacion e propagandë dhe si agjente të anglo-amerikanëve…”/ Historia tragjike e tre motrave Lepenica

May 22, 2026
“Kur isha me punë në Drashovicë, së bashku me një shoqen time, të quajtur Liri, së cilës i ishte pushkatuar i ati, përgatitëm disa trakte ku i bënim thirrje…”/ Dëshmia e Afërdita Lepenica
Personazh

“Kur isha me punë në Drashovicë, së bashku me një shoqen time, të quajtur Liri, së cilës i ishte pushkatuar i ati, përgatitëm disa trakte ku i bënim thirrje…”/ Dëshmia e Afërdita Lepenica

May 23, 2026
“Shadije Bogdo nga Libohova e diplomuar në ‘Robert Kolezh’, formoi Shoqatën ‘Shqiptarka’, propozoi hapjen e Institutit ‘Nëna Mbretëreshë’ më 1924…”/ Historia e panjohur e intelektuales së famshme
Personazh

“Mësueset shqiptare Tefta Lepenica dhe Viktori Gjikondi që shoqërojnë fëmijët në Brindzi, kanë ndjenja anti-italiane dhe…”/ Historia tragjike e tre motrave vlonjate që u persekutuan nga fashistët dhe komunistët

May 22, 2026
“Gjuha që përdor Fishta është gegërishtja më e egër dhe më e zorshmja për t’u kuptuar, një gegërishte që s’është …”/ Si u kryqëzua poeti i famshëm nga Konferenca e III-të e Lidhjes së Shkrimtarëve?

May 20, 2026
“Ç’ka po t’lypet adresa, or tëj?! Hiç mos pyt për vendin, e di Partija ku i ngre burgjet dhe varret! Baj d’nimin që t’kan dhanë e mos bëzaj! More vesht’? – ulërinin policët dhe…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Personazh

“Kur e kundërshtova për një projekt për disa punime gjeologjike në një zonë strategjike ushtarake, Mehmet Shehu më tha; do të var këtu në tunel…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të gjeologji-minierave

May 20, 2026
Next Post
Kalendari Historik 4 Nëntor

Kalendari Historik 8 Nëntor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme