• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, February 6, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Prof. Dr. Norbert Jokli, kërkon të vijë në Shqipni, me përfundue fjalorin që ka fillu para dhjetë viteve, por duhet me i dhanë nënshtetësinë dhe…”/ Zbulohet dokumenti rezervat i 1938-ës

Zbulohet vendimi i qeverisë së Zogut në ’39-ën për dhënien e vizave izraelitëve dhe letra e konsullit Rauf Fico: “Kurrnji çifut s’asht kthye në Gjermani, se do internohej në Dachau e Buchenwald”

0
Shares
788
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, të cilat tregojnë për vendimin e marrë nga ana e qeverisë mbretërore të Monarkisë së Zogut e kryesuar nga kryeministri, Koço Kota, në muajin shkurt të vitit 1939, mbi dhënien e vizave turistike izraelitëve, që jetonin në shtete të ndryshme të Europës, që kërkonin të vinin në Shqipëri.

Korrespodenca e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, e kryesuar prej ministrit Ekrem bej Libohova, me disa nga konsullatat e Mbretërisë Shqiptare, të akredituara në vende të ndryshme të Europës, si Berlin, Zagreb, Beograd, etj., të kryesuar nga diplomatët e njohur, Rauf Fico, Tahir Shtylla, etj., lidhur me qarkoren e lëshuar nga kabineti i Koço Kotës, për lehtësirat që u duheshin krijuar izraelitëve, që kërkonin të vinin në Shqipëri dhe mos kthimin e tyre në Gjermani, pasi internoheshin menjëherë në kampet e Dachaut e Buchenwaldit.

Korrespodenca e konsullatës shqiptare në Vjenë, në vitin 1938 për albanologun e njohur, me origjinë hebreje, Prof. Dr. Norbert Jokli, lidhur me fjalorin e etimologjik, që atij i kishte ngarkuar qeveria shqiptare, pagesat që do t’i bëheshin, për punën që ai kishte kryer, e deri tek dhënia e nënshtetësisë shqiptare e pajisja me pasaportë, që ai të mund të vinte në Shqipëri, duke marrë me vete edhe bibliotekën e tij, që do t’i duhej për të punuar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kjo është politika e Perëndimit dhe e SHBA-së sot, politika e krijimit të një ‘Shqipërie të fortë’, në fakt të ‘Shqipërisë së…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

Relacioni sekret: “The Observer’ dhe ‘Stuttgarter Zeitung’, shkruajnë se; Beqir Balluku me ushtrinë, do rrëzojnë Enver Hoxhën me…”/ Zbulohet dokumenti i ambasadorit Gaqo Nesho, dhjetor ‘63

                                                          Vijon nga numri i kaluar

Letra e Konsullit shqiptar në Vienë, për Ministrin e Punëve të Jashtëme në Tiranë, Ekrem Libohova

KONSULLATA MBRETNORE E SHQIPËRISË VJENË

                                                                                                         Vjenë më 17 kallnuer 1939

 MINISTRIA e P. TË JASHTËME

 Nr. Prot VIII 51

 Arritun në 30.1.1939

 Nr 29 III (Reservat)

Shkurtim : Dërgohet kopja e aktit res. nr 335 – 1, 16 

– 1 – 1939 mbi Prof. Jokl. 

                                          Shkëlqesisë së tij Z. Ekrem Libohova

                                              Ministër i Punëve të Jashtme

                                                                                                                  Në Tiranë

Në vijim të raportit tim res.nr. 18 III dt 12.10.1938. kam nderin tju dërgoj këtu ngjitun për dijeni kopjen e aktit res.nr. 335 – I dt. 16 që ja transmetova dje Ministrisë së Arsimit mbi çështjen me randësi të albanologut të këtushëm Prof. Dr. Nobert Jokl.

Pranoni ju lutem Shkëlqesi, nderimet e mija ma të nalta. 

                                                                                                         Konsulli

Nikoll Rrota

                                                                                                           (firma)

Letra e Konsullit shqiptar në Vienë, për Ministrin e Punëve të Jashtëme në Tiranë, Ekrem Libohova

Nr 335 – 1

Reservat

Shkëlqesisë së tij Z. Abdurrahman Dibra Ministër Mbretënuer i Arsimit, në Tiranë

Kam nderin t’ju informoj që në dt 16 të këtij mueji ia komunikova gojarisht Prof. Dr. Nobert Joklit përmbajtjen e aktit në fjalë dhe këtu mbyllun po ju dërgoj përgjigjen e tij.

Mbi këtë shkresë, lutet i interesuemi që t’i jepen disa shpjegime, sidomos mbi detyrën që do t’i ngarkohet. Ky dëshiron së pari që ta kryejë fjalorin etimologjik të cilin e ka fillue para 10 vjetëve. Dhe siç dihet në Gusht 1929 mori nga ajo e ndershme ministri një shpërblim prej 5000 Fr. Sv. për kryerjen e kësaj vepre. Kjo shumë ndodhet e depozituene në Landerbank këtu. Ajo është në dispozicion të kësaj Ministrie, por duke qënë se i përket Z. Jokli, nuk mund të përdoret për gjë tjetër, veçse për me ble libra dhe materjale shkollore.

Profesori në fjalë si izraelit që është, parashef se do t’i bëhen pengesa të randa nga qarqet e këtushme, në rast të shpërnguljes së tij nga Vjena për në Shqipëri, si për personin e tij, ashtu dhe për bibliotekën. Prandaj që të shpëtojë sa më parë nga ferri i këtushëm, dhe të vijë me ngut në Tiranë, propozoj që t’i jepet shtetësija shqiptare dhe të betohet që këtu në këtë zyrë. Ashtu si e parashtron Kodi Civil, sepse nëse bëhet shtetas shqiptar, autoritetet e këtushme nuk i nxjerrin probleme. Dhe me këtë rast do të mundet ta marri më lehtë bibliotekën, pa të cilën nuk mund të punojë.

Një pikë tjetër me randësi është caktimi i pensionit të tij këtu në franga zviceriane dhe jo në marka gjermane, pasi kjo valutë është e stabilizueme. Lutemi që këto të përfundojnë sa më parë pasi Proff Nobert Jokli është i shqetësuem. Pranoni ju lutem shkëqesi, nderimet e mija më të nalta. 

                                                                                                            Konsulli

Nikoll Rrota

                                                                                                             (firma)

Letra e Konsullit shqiptar në Vienë, për Ministrinë e Punëve të Jashtëme në Tiranë

KONSULLATA MBRETNORE SHQIPTARE, VJENË

                                                                                   Vjenë më 14 kallnuer 1939

(I Plankengasse 3)

Nr. 120/II 

18.1.1939.

Shkurtim: Dërgohet nji artikull i fletores hungareze “Uj Magyarsag” mbi Shqipni.

Së ndershmes

                                  Ministri Mbretnore të Punëve të Jashtme

                                                          Në Tiranë

Kemi nderin të njoftojmë se miqt tanë në Budapest, na dërguen në këto ditë, kuponin e fletores hungareze “Uj Magyarsag” në dt 8 të këtij mueji, që përmban nji artikull me randësi për posibilitetin e integrimit të hebrenjve hungarezë, në Shqipni, dhe siç duket, qenka nisur nji komisjon përkatës për në vëndin tonë. Nuk besohet se kryekonsullata jonë në Budapest, të ketë lidhje me këtë cështje.

Sidoqoftë tue marrë parasysh randësinë e këtij artikulli, duhet që me kohë të merren masa për dërgumin e hebrenjve për në Shqipëri. Për rregullim po referojmë që edhe fletorja në fjalë ashtë organ nacionalist dhe gazetë qeveritare. Për kuptimin e këtij artikulli po mbyllim këtu, brënda bashkë me origjinalin, dhe përkthimin e tij në gjermanisht.

                       Me nderime të posaçme

                                  Konsulli

Nikoll Rrota

                                  (firma)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 7 Nëntor

Next Post

Kalendari Historik 8 Nëntor

Artikuj të ngjashëm

“Kjo është politika e Perëndimit dhe e SHBA-së sot, politika e krijimit të një ‘Shqipërie të fortë’, në fakt të ‘Shqipërisë së…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
Dossier

“Kjo është politika e Perëndimit dhe e SHBA-së sot, politika e krijimit të një ‘Shqipërie të fortë’, në fakt të ‘Shqipërisë së…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

February 6, 2023
Enver çu en lai 1966/Memorie.al
Dossier

Relacioni sekret: “The Observer’ dhe ‘Stuttgarter Zeitung’, shkruajnë se; Beqir Balluku me ushtrinë, do rrëzojnë Enver Hoxhën me…”/ Zbulohet dokumenti i ambasadorit Gaqo Nesho, dhjetor ‘63

February 5, 2023
“Ndërsa për Bogdanoviçin, shqiptarët ishin vegla në duart e turqve, për Samarxhiçin, ishin vegla të Selisë së Shenjtë…”/ Kur ideologjia serbe, krijonte imazhin e shqiptarit armik…!
Dossier

“Cikli epik kushtuar Kosovës pasqyron në veçanti, kujtesën kolektive e cila si e tillë dëshmon si për faktet historike, ashtu edhe për…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit Bashkim Trenova

February 5, 2023
Prizren,_group_photo,_1878
Dossier

“Turqia theu me forcë Lidhjen e Prizrenit, krahu radikal i së cilës kërkonte të krijonte një shtet të pavarur, që do t’i dëshmonte Europës…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur

February 3, 2023
“Në 4 shkurt ’44, kishim në dispozicion 200 deri 300 vetë të armatosur, nga Regjimenti “Kosova” dhe elementë besnikë të Kadri Cakranit…”/ Dëshmia e panjohur e sekretarit të ministrit Deva

“Ftohen familjet, far e fis, ose shokët dhe çdo qytetar, që di emrat e martirëve të 4 shkurtit 1944, t’i njoftojë ata …”/ Çfarë shkruante gazeta “Bashkimi”, më 3 shkurt ’45?

Kalendari Historik 4 Nëntor

Kalendari Historik 8 Nëntor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek info[email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!