• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“S’jam i detyruar të përgjigjem, pasi kur isha anëtar i Komitetit Qendror dhe ministër, unë takohesha …”/ Deponimet e Bedri Spahiut, janar ‘58

“Enveri u prish me Tukun e Bedriun për foton e Spiro Kolekës dhe para gjyqit, i tha Aranit Çelës…”/ Dëshmia e ish-nënkryetarit të Gjykatës
“S’jam i detyruar të përgjigjem, pasi kur isha anëtar i Komitetit Qendror dhe ministër, unë takohesha …”/ Deponimet e Bedri Spahiut, janar ‘58
“Enveri u prish me Tukun e Bedriun për foton e Spiro Kolekës dhe para gjyqit, i tha Aranit Çelës…”/ Dëshmia e ish-nënkryetarit të Gjykatës
“S’jam i detyruar të përgjigjem, pasi kur isha anëtar i Komitetit Qendror dhe ministër, unë takohesha …”/ Deponimet e Bedri Spahiut, janar ‘58
“Tuk Jakova kishte si qëllim që të rrëzonte udhëheqjen e Partisë dhe të dilte vetë …”/ Dokumentet e panjohura të ish-Sigurimit të Shtetit, për zëvendësin e Enver Hoxhës!
“S’jam i detyruar të përgjigjem, pasi kur isha anëtar i Komitetit Qendror dhe ministër, unë takohesha …”/ Deponimet e Bedri Spahiut, janar ‘58
“Në Konferencën e Tiranës situata ishte e elektrizuar, jugosllavët na e bënë mëndjen çorbë; të njëjtin person tani e shikoje në “Dajti” dhe më pas te…”/ Përgjimet e “Vëzhguesit” për të internuarit e Zvërnecit
“S’jam i detyruar të përgjigjem, pasi kur isha anëtar i Komitetit Qendror dhe ministër, unë takohesha …”/ Deponimet e Bedri Spahiut, janar ‘58
“S’jam i detyruar të përgjigjem, pasi kur isha anëtar i Komitetit Qendror dhe ministër, unë takohesha …”/ Deponimet e Bedri Spahiut, janar ‘58
“S’jam i detyruar të përgjigjem, pasi kur isha anëtar i Komitetit Qendror dhe ministër, unë takohesha …”/ Deponimet e Bedri Spahiut, janar ‘58

Dashnor Kaloçi  

Pjesa e njëzetenëntë

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet një dosje voluminoze që i përket Tuk Jakovës, i cili që nga periudha e Monarkisë së Zogut, ishte një nga krerët kryesorë të Grupit Komunist të Shkodrës, i dënuar me burg politik në gjyqin e famshëm të vitit 1938, së bashku me Qemal Stafën e Vasil Shanton, pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare dhe anëtar i Komitetit Qendror Provizor të saj, që nga mbledhja themeluese e 8 nëntorit të vitit 1941, komisar politik i Brigadës së Parë Sulmuese dhe Korparmatës së Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku nga mbarimi i Luftës, në nëntorin e vitit 1944 e deri në 1955-ën, mbajti disa funksione dhe detyra të larta partiake e shtetërore, si: anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, ambasador fuqiplotë i Republikës Popullore të Shqipërisë në Beograd, President i Sindikatave të Shqipërisë, ministër i Financave dhe zv/Kryeministër i qeverisë shqiptare, të kryesuar nga Enver Hoxha etj. E gjithë dosja voluminoze (formulare dhe hetimore) që publikohet për herë të parë nga Memorie.al., ku ndodhen me qindra dokumente të panjohura, në ngarkim të ish-gjeneral-leitnant Tuk Jakovës, (“Hero i Popullit”), të cilat i përkasin periudhës së viteve 1951-1959, kur ai pas kontradiktave të shumta, që kishte me Enver Hoxhës që nga mbarimi i Luftës, në vitin 1951 u përjashtua si anëtar i Byrosë Politike dhe në 1955-ën, u përjashtua edhe nga Komiteti Qendror i PPSh-së, duke u shkarkuar edhe nga të gjitha funksionet e partiake e shtetërore, që kishte mbajtur deri në atë kohë, u internua familjarisht në rrethin e Beratit, ku pasi punoi disa kohë si përgjegjës i Repartit të Zdrukthëtarisë në atë qytet, në 1957-ën, u dënua me izolim në Kalanë e Kaninës së rrethit të Vlorës, ku dhe u arrestua në vitin 1958, duke u dënuar me 20 vjet burg, i akuzuar si “tradhtar e armik i popullit”, deri sa vdiq në spitalin e Burgut të Tiranës në vitin 1959, në rrethana misterioze! Çfarë thuhet në dokumentet sekrete (relacione, fotografi, kartela, formularë, raport-informacione, shënime, proces-verbale, raporte-survejimi, plane-masash, deklarata, letra denoncuese, etj.) që i përkasin periudhës 1955-1959, kur ai ishte në ndjekje dhe survejim të vazhdueshëm nga organet e Sigurimit të Shtetit, cilët ishin oficerët e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që ishin ngarkuar për vëzhgimin e tij dhe emrat e pseudonimet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që e mbanin atë nën kontroll të rreptë?!

                                                Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Edhe pse vdekja po e kanoste, nga urrejtja e madhe që kishte ndaj Partisë dhe pushtetit popullor, i pandehuri Hamit s’tregoi aspak kujdes për pjellën e tij…”/ Akt-akuza ndaj shkodranit që e ktheu UDB-ja

“Hetuesi im i ri, Ali Xhunga, një shkurtabiq nga fshatrat e Përmetit, që ngrefosej me i dhanë vetes autoritet, pasi më mbajti tre muaj varun në qeli, filloi torturat me…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

Dokumenti me proces-verbalin e marrjes në pyetje të pandehurit Bedri Spahiu, nga ana e hetuesve të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Nuredin Kërxhaliu dhe Rexho Hyseni

 Në Tiranë, me 18 Janar 1958.

Unë Nuredin Kërxhaliu dhe Rexho Hyseni, hetues të Drejtorisë Sigurimit Shtetit, muarëm në pyetje të pandehurin Bedri Spahiu, i cili deponon se më poshtë:

                                                            Proçes – Verbal

Pyetje: Po çfarë shtroi Tuku lidhur me atë që të nderohej përbërja e Byrosë Politike?

Përgjigje: Tuku më duket se shtroi se ishte çështja e Spiro Kolekës që Tuku mendonte, sepse nuk është vënë në vendin e përshtatshëm në Muzeun e Luftës Nacional-Çlirimtare, se Spirua nuk ka qenë as në udhëheqje të Luftës dhe as në udhëheqje të Partisë në atë kohë.

Pyetje: Çfarë gjëra të tjera shtroi Tuku në këtë Plenum?

Përgjigje: Më kujtohet se Tuk Jakova, turbull më kujtohet se diskutoj çështjen e një vajzës e cila kishte mbetur pa punë dhe qe mbetur e vrarë. (Kjo mund të kuptohet si fjalitë e shkëputura).

Pyetje: Si e në ç’mënyrë i keni kundërshtuar ato teza të Tukut në Plenum?

Përgjigje: Mua nuk më kujtohen se si i kam kundërshtuar konkretisht, por më duket se i kam hedhur në terren dhe jam bashkuar me pikëpamjet e anëtarëve të tjerë të Komitetit Central.

Pyetje: Përveç atyre që përmendët më lart, keni biseduar ndonjë çështje tjetër me Tuk Jakovën?

Përgjigje: Përveç atyre që thashë më sipër, unë nuk kam  biseduar asgjë tjetër me Tukun.

Pyetje: Për çështjen e Miladinit e abetares që biseduat më Tukun, juve i shfaqët mendimin?

Përgjigje: Për çështjen e Miladinit që më tha Tuku si dhe çështjen e abetares, Tuku i tha si konstatime, muhabeti filloi me abetaren dhe këtu rrahën mendimet, mbasi ishte një çështje që më përkiste mua, mbasi nuk ramë dakord se Tuku nuk u bind që masa që kishte marrë Ministria, e drejtë sipas pikëpamjes sime, tha se unë këtë konstatim e kam nga terreni, dhe tha se kam edhe nja dy tre konstatime të tjera edhe m’i përmendi ato që thashë më lart.

D.m.th., çështjen e Miladinit që nuk del puna e tij dhe çështjen e Muzeut për Spiro Kolekën, i cili tha që e kanë vënë atje më një vend që nuk është vendi i tijë (po më mirë të shihet formulimi i im, relativisht i freskët që kam dhënë në raportin tim në Byronë Politike), dhe tha do të bisedoj me shokun Enver.

Për këto konstatime do t’i them edhe për abetaren. Prandaj përveç çështjes së abetares që më përkiste mua, çështjet e tjera nuk i shtroi e as i diskutuam se ishin konstatime që kishte bërë ai dhe do t’i bisedonte me Sekretarin e Përgjithshëm…!

Pyetje: Në ç’mënyrë e keni diskutuar çështjen e abetares në mes tuaj dhe Tukut?

Përgjigje: Tuku tha qe ne nuk kemi bërë mirë që kemi unifikuar abetaren, unë i shpjegova se tezat e kundërta që kanë qenë për këtë çështje, disa pedagogë të Arsimit thoshin të mos bëhej unifikimi, se do të detyroheshin fëmijët të mësojnë fjalë kur ata kanë nevojë të lexojnë ca fjalë. Pjesën tjetër arsimore e pranonte këtë vështirësi, por thoshte se kjo vështirësi do të konspektohet kur fëmijët të kalojnë në klasat e larta që kanë tekstet unike.

Nga të dyja anët ka pasur edhe konsideracione të tjera të shumta që nuk më kujtohen. Tuku ishte i mendimit që të anohej mendimi, prandaj bëhet konspektimi i pedagogëve që ishin për abetaren të ndarë, duke vënë si arsye vështirësitë e fëmijëve të klasës së parë të fillores së Veriut.

Pyetje: Juve për bisedën e mësipërme, si çështjen e Miladinit, abetaren e tjera, juve personalisht e vutë në dijeni Partinë, para se të mblidhej plenumi?

Përgjigje: Për çështjet që më tha Tuku mua dhe që i përmendëm më lart dhe për çdo precizion ose mos precizion, duhet bazuar me raportin që i kam dhënë Byrosë Politike mbas plenumit të Prillit, as që shtrohej çështja dhe as që kish kuptim dhe arsye pse të njoftohej Partinë, pse ato që më tha mua ishin konstatime të terrenit, që ai paraqiste si shkelje të vijës së Partisë dhe të rregullave të Partisë dhe kaq ishte e vërtetë, sa më tha se do të bisedonte me Sekretarin e Partisë.

Pyetje: Juve keni deponuar më përpara që në bisedat personale që keni pasur me Tuk Jakovën, ku ka shtruar çështjet e sipërpërmendura, nuk keni diskutuar më gjatë, d.m.th., se nuk i keni aprovuar as disaprovuar, ndërsa në Plenumin e Prillit të Komitetit Qendror, juve thoni se i keni kundërshtuar pikëpamjet e Tuk Jakovës. Tregoni ku qëndron evolucioni i pikëpamjeve tuaja në lidhje me ndryshimet që bëtë në Plenum?

Përgjigje: Për saktësi më të madhe të reagimit tim ose jo në bisedimin që më bëri Tuku për ato 3-4 çështjet duhet parë raporti im dhe në Byro. Duhet patur parasysh që çështjet që më tha mua janë çështje konstatimi siç thashë më lart dhe s’kanë të bëjnë me pikëpamje të ndryshme me vijën e Partisë, kurse ato çështje që shtroj në Plenum, ashtu si i ngriti ai (për çështjet që ngrita më lart) ishin gabim, pse nisej jo nga realiteti, dhe pikëpamjen e kam dhënë në diskutimin tim.

Proçesin mbasi e lexova, thëniet e mija janë shkruara drejt, e firmos.

                           I pandehuri                                          Hetuesit

                          Bedri Spahiu                        Nuredin Kërxhaliu, Rexho Hyseni 

Dokumenti me proces-verbalin e marrjes në pyetje të pandehurit Bedri Spahiu, nga ana e hetuesve të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Nuredin Kërxhaliu dhe Rexho Hyseni

                                             Proces-verbal

Në Tiranë, më 14 janar 1958.

Në hetuesit e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Rexho Hyseni dhe Nuredin Kërxhaliu, muarëm në pyetje të pandehurin Bedri Spahiu, i cili deponoj:

Pyetja filloi në ora 10.00

Pyetja mbaroi në ora 14.00

Pyetje: Kur e keni informuar zyrtarisht Komitetin Qendror, për bisedat që keni bërë me Tuk Jakovën, për çështjet që do të shtronte në Plenumin e Prillit?

Përgjigje: Siç e kam thënë dhe në proçeset e tjera, bisedat e Tukut me mua nuk kanë qenë bisedë e veçantë, siç thuhet në pyetje, por një bisedë mbi konstatime që bëhet gjithnjë midis të gjithë udhëheqsave dhe nëpunësve që kanë funksione kontrolli bashkë, kështu nuk ishte e nevojshme që të lajmëroja Komitetin Qendror, deri sa unë isha vetë në Komitetin Qendror, ku shtroi çështjen e tij Tuku dhe ku m’u pre diskutimi dhe unë mbeta pa diskutuar për to, ashtu si dhe anëtarë të tjerë të Komitetit Qendror.

Pyetje: Në deponimet tuaja të mëparshme, keni deponuar se i keni hedhur poshtë çështjet që shtroi Tuku. Si i keni hedhur poshtë, përderisa ju nuk keni vënë në dijeni Komitetin Qendror?

Përgjigje: Unë siç kam thënë i kam hedhur poshtë në plenumin e Qershorit, ashtu si të gjithë anëtarët e tjerë të Komitetit Qendror, çështjet që shtroi Tuku në mbledhjen e Prillit.

Pyetje: Juve keni deponuar se Tuku këto i kishte konstatime nga terreni. Nga i kishte këto konstatime Tuku?

Përgjigje: Ato 3-4 çështje që më tha Tuku, kishin karakter konstatimi, por nga i kishte dhe si i kishte, nuk di, nuk më kujtohet, për preçision, të shihet raporti që kam dhënë.

Pyetje: Na tregoni, se gjatë qëndrimit në Elbasan, keni ardhur në Tiranë?

Përgjigje: Nuk kam ardhur në Tiranë gjatë qëndrimit në Elbasan.

Pyetje: Dihet botërisht se gjatë qëndrimit në Elbasan, juve keni ardhur në Tiranë. Pse nuk tregoni të vërtetën?!

Përgjigje: Siç kam thënë edhe më lart, unë nuk kam ardhur asnjëherë në Tiranë.

Pyetje: Keni qenë në Tiranë, në muajin Prill 1956?

Përgjigje: Nuk kam qenë në Tiranë, pra as në Prill të vitit 1956.

Pyetje: Keni qenë ndonjëherë në shtëpinë e vëllait të Hulusi Spahiut?

Përgjigje: Nuk kam qenë në Tiranë, prandaj nuk kam qenë as në shtëpinë e tij.

Pyetje: Kur e keni marrë lejen e zakonshme dhe ku e keni kaluar?

Përgjigje: Nuk e kam marrë lejen e zakonshme.

Pyetje: Po leje të jashtëzakonshme, a keni marrë?

Përgjigje: Nuk kam marrë as njëlloj leje.

Pyetje: Ju është sëmurë ndonjëherë ndonjë fëmijë dhe ku i keni mjekuar?

Përgjigje: Në Elbasan më janë sëmurë të gjithë fëmijët dhe i kam mjekuar atje.

Pyetje: Ju keni deponuar se përveç Tuk Jakovës dhe Frano Jakovës, nuk ju ka ardhur njeri tjetër në Elbasan. Ju kujtohet se në shtëpinë tuaj ju ka ardhur Marie Jakova?

Përgjigje: Në shtëpinë time, siç kam deklaruar nuk ka ardhur kurrkush tjetër përveç Tuk Jakovës dhe Frano Jakovës, Frano ka ardhur me familjen e tij edhe me fëmijët e vegjël.

Pyetje: Nuk ka ardhur vetëm Maria?

Përgjigje: Jo, Marija vetëm nuk ka ardhur.

Pyetje: Hetuesia ka të dhëna se ju keni ardhur në Tiranë, pse e fshihni?

Përgjigje: Siç e kam thënë edhe më lart, s’është e vërtetë që të kem ardhur në Tiranë.

Pyetje: Gjatë kohës në Elbasan, ju kanë ardhur të njohur nga qyteti në shtëpinë tuja dhe ju keni shkuar në shtëpitë e tyre?

Përgjigje: Gjatë qëndrimit tim në Elbasan, as që më ka ardhur njeri në Elbasan dhe as që kam shkuar në shtëpitë e tyre.

Pyetje: Hetuesia ka të dhëna që gjatë qëndrimit tuaj në Elbasan, në shtëpinë tuaj ka ardhur Dhora Leka?

Përgjigje: Nuk është e vërtetë që të ketë ardhur në shtëpinë time Dhora Leka.

Pyetje: Jeni takuar ndonjëherë me Dhora Lekën, pas përjashtimit tuaj nga partia?

Përgjigje: Nuk jam takuar me Dhora Lekën pas përjashtimit tim nga partia.

Pyetje: Po gjatë periudhës, nga Plenumi i Prillit, deri në Plenumin e Qershorit, jeni takuar me Dhora Lekën?

Përgjigje: Nuk jap llogari për periudhën që kam qenë anëtar i Komitetit Qendror. Në rast se kërkoni llogari për atë periudhë, atëherë mund t’ju përgjigjem.

Pyetje: Hetuesia kërkon llogari nga ju, pavarësisht se çfarë postesh keni pasur në periudha të ndryshme në shtet dhe në parti, prandaj tregoni jeni takuar nga Plenumi i Prillit, deri në atë të Qershorit?

Përgjigje: Në qoftë se ju e quani të udhës që të pyesni ish-anëtarin e Komitetit Central dhe për takimet e tija me njerëz edhe gjatë periudhës kur ishte anëtar i Komitetit Central, unë ju them që të pyesni sekretarin tim në Ministri, i cili mbante shënim emrat e njerëzve që vinin për takim dhe rojën e Bllokut që kishte përsipër garantimin e sigurimin e udhëheqjes.

Pyetje: Nuk marrim parasysh se çfarë keni qenë ju, për neve ju jeni një i arrestuar i thjeshtë, si të gjithë të arrestuarit e tjerë, prandaj përgjigjuni direkt pyetjes që ju bëhet?

Përgjigje: Unë ju përgjigjem direkt pyetjeve që më bëhen dhe pikërisht ashtu siç më vihet në dukje, ashtu siç duhet dhe ashtu siç i intereson të drejtës.

Pyetje: Na tregoni atëherë, jeni takuar me Dhora Lekën, gjatë periudhës së Plenumeve të Prillit dhe të Qershorit?

Përgjigje: Për mua nuk ka asnjë periudhë kohe në mes Plenumit të Prillit dhe të Qershorit, pse nuk ka pasur asnjë ndryshim në pozitën time si anëtar i Komitetit Central dhe si ministër, prandaj në atë periudhë kohe unë jam takuar me të gjithë Shqipërinë dhe me kë jam takuar atëherë, ju mund t’u drejtoheni atyre që ju thashë.

Pyetje: Po midis Prillit dhe Qershorit, ekziston për juve koha?

Përgjigje: Në ndryshimin e pozitës sime, nuk ekziston koha midis Qershorit dhe Prillit.

Pyetje: Pavarësisht nga ndryshimi ose jo i pozitës suaj, ekziston koha midis Prillit dhe Qershorit?

Përgjigje: Për mua, s’ka kuptim kjo pyetje, prandaj nuk dua t’i përgjigjem.

Pyetje: Kjo pyetje ka kuptim për hetuesinë, prandaj ju duhet t’i përgjigjeni.

Përgjigje: As një kuptim nuk ka për mua dhe nuk më intereson nëse ka kuptim për hetuesinë dhe unë mund t’ju përgjigjem vetëm gjërave që kanë kuptim.

Pyetje: D.m.th., ju nuk i përgjigjeni pyetjeve që nuk kanë kuptim dhe interes për juve?

Përgjigje: Nuk u përgjigjem pyetjeve që nuk kanë as një kuptim në vetvete, në pikëpamjet e hetuesisë dhe këtij proçesi.

Pyetje: Këto pyetje paraqesin interes për organet e hetuesisë dhe nuk ju pyesim ju se si i çmoni. /Memorie.al

                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 12 Mars 2022

Next Post

“Shoku Enver, unë kërkova autorizim dhe Rexhepi me Mihallaqin e shpunë Teme Sejkon te vendi dhe e mbytën…”/ Dëshmia e Kadri Hazbiut në mbledhjen e Byrosë, shtator ‘82

Artikuj të ngjashëm

“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Edhe pse vdekja po e kanoste, nga urrejtja e madhe që kishte ndaj Partisë dhe pushtetit popullor, i pandehuri Hamit s’tregoi aspak kujdes për pjellën e tij…”/ Akt-akuza ndaj shkodranit që e ktheu UDB-ja

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Hetuesi im i ri, Ali Xhunga, një shkurtabiq nga fshatrat e Përmetit, që ngrefosej me i dhanë vetes autoritet, pasi më mbajti tre muaj varun në qeli, filloi torturat me…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

May 11, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

May 11, 2025
“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime
Dossier

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kufomës së Muhamet Spahisë, kriminelët Fadil Kapisyzi dhe Dul Rrjolli do t’i kalonin indiferentë, kurse Xhemal Selimi, ma injoranti i atij burgu, i ra me…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 10, 2025
“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën
Dossier

“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën

May 11, 2025
Next Post
Kadri hazbiu dhe Veli Llakaj

“Shoku Enver, unë kërkova autorizim dhe Rexhepi me Mihallaqin e shpunë Teme Sejkon te vendi dhe e mbytën…”/ Dëshmia e Kadri Hazbiut në mbledhjen e Byrosë, shtator ‘82

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!