• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, August 13, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Princi Sihanouk i Kamboxhias ndërmjetësoi në ’72-in për ta lidhur Enverin me Beogradin”/ Dëshmia e rrallë e ish-Komandantit të Aviacionit Luftarak për marrëveshjen e…

Ulu ti Mehmet dhe mos fol këta janë specialistë dhe aeroporti do bëhet në Gjadër dhe jo në Hekal” / Dëshmia e ish-komandantit të Aviacionit për debatet e Enverit në…

“Në ’63-in kur isha atashe në Pekin, gjeneral-majori bullgar, Markov, më tha se se Mehmet Shehu ishte agjent i…”/ Dëshmia e ish-kolonelit, që vuajti 10 vjet në Burrel
19
Shares
2k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Koço Kotës, me origjinë nga qyteti i Korçës, i cili pasi u shkollua në Universitetin e Athinës për Shkencat Politike, në vitin 1912-të u kthye në Shqipëri, duke iu përgjigjur thirrjes së Ismail Qemalit, që e emëroi atë si kryesekretar i Ministrisë së Arsimit. Pas përkrahjes së madhe që ai i dha Ahmet Zogut për rikthimin në pushtet, në vitin 1925 e emëroi në postin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe më pas, si kryeministër i Shqipërisë, funksione të cilat ai i kreu me besnikëri të lartë ndaj Mbretit Zog, të cilin e shoqëroi gjatë largimit të tij nga Shqipëria, në prillin e vitit 1939, pas agresionit fashist të Benito Musolinit. Dëshmia e mbesës së tij, Kristina Kote, për vendosjen e Koço Kotës në Selanik, ku në vitin 1945 tre oficerë të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, të cilët me ndihmën e komunistëve grekë, që asokohe kontrollonin një pjesë të madhe të Greqisë, e rrëmbyen atë me forcë duke e futur në një makinë të mbyllur dhe e sollën në Tiranë, për t’u dënuar më pas në Gjyqin Special, me 30 vite heqje lirie. Vdekja e tij tragjike në burgun e Burrelit dhe persekutimi më pas i familjes së vëllait të tij, Ilia Kote, i cili jo vetëm që nuk ishte marrë kurrë me politikë, por ai kishte qenë mbështetës i flaktë i Fan Nolit….

“Xhaxhai im Kostaqi, apo Koço siç e thërrisnim ne, në familjen tonë u largua shpejt nga Korça dhe u vendos në Tiranë, që para vitit 1920, për arsye se ai u muar me politikë. Ndryshe nga Koço, babai im Ilia, që u diplomua në Stamboll për Drejtësi, jo vetëm që nuk u mor me politikë, por ai i thoshte Koços që të hiqte dorë nga politika. Por Koço nuk e dëgjoi kurrë babanë tonë dhe ai u angazhua në politikë, që i ri në qeverinë e Ismail Qemalit, ku u emërua si Kryesekretar në Ministrinë e Arsimit. Ndonëse Koço punoi dhe luftoi një jetë të tërë, për të mirën e Shqipërisë, që nga Kongresi i Lushnjes ku u zgjodh Sekretar i tij dhe më pas, si Ministër i Punëve Botore, si dhe dy herë si Kryeministër i Shqipërisë, ai pati një fat tragjik. Pas mbarimit të Luftës, ai u largua nga Athina, ku ishte vendosur pas largimit të Zogut dhe u vendos në Selanik, së bashku me dy shokët të tij, ish-funksionar të lartë të Monarkisë. Nga fillimi i vitit 1945, në shtëpinë ku banonte shkuan dhe e takuan tre oficerë të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria, të cilët arritën deri aty, të ndihmuar nga komunistët grekë që në atë kohë kontrollonin një pjesë të madhe, të territorit të Greqisë, ku përfshihej dhe Selaniku. Ata iu hoqën si nacionalistë dhe e gënjyen duke i thënë, se duhet të kthehej me ta në Shqipëri, pasi do formohej një Qeveri koalicioni, me komunistët e Enver Hoxhës. Ndonëse Koço nuk i besoi thëniet e tyre dhe nuk pranoi të kthehej, ata e morën me forcë në një makinë të mbyllur dhe e sollën në Tiranë, ku e nxorën para Gjyqit Special, në marsin e vitit 1945. Fatkeqësisht Koços i doli fjala e vëllait dhe babait tim Ilias, i cili i kishte thënë që të mos përzihej në politikë. Kështu pas dënimit me burg, të përjetshëm në Gjyqin Special, ai vdiq në mënyrë tragjike në qelitë e errëta të Burgut të Burrelit”. Kështu e kujton Kristina Kota, historinë e xhaxhait të saj, ish- Kryeministrit të Shqipërisë Koço Kota, i cili mori pjesë aktive në politikën shqiptare në moshë fare të re, në Qeverinë e Ismail Qemalit dhe më pas në Kongresin e Lushnjes ku u zgjodh Senator, për ta vazhduar karrierën e tij të gjatë si deputet, Ministër i Brendshëm, i Punëve Botore si dhe dy herë Kryeministr i Shqipërisë.

                                                       vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Babai ishte prift dhe vdiq në burgun e Tiranës, por kur gjetëm varrin në Sharrë, u tmerruam, pasi trupi…”/ Dëshmia rrëqethëse e minoritarit që vuajti 17 vjet në Vlorë, Rubik, etj.

“Në kampin e Qafë-Barit, atë që nuk realizonte normën, e tërhiqnin zvarrë nëpër borë, i hapnin gojën dhe i fusnin…” / Dëshmia e ish-të dënuarit, që ditën e lirimit, s’pranoi të thoshte: “Rroftë Partia”!

Zoti Ohri, cila ishte arsyeja kryesore që nxirrte Mehmet Shehu për të mos e ndërtuar aeroportin ushtarak në Luginën e Gjadrit dhe cili ishte mendimi i palës kineze lidhur me atë gjë?

Të vetmin problem që nxirrte kryeministri Mehmet Shehu, ishte ai i tokës. Pra, ai thoshte se nuk mund të na jepte tokën e bukës, të cilën ne, pra Shqipëria, e kishim me pakicë. Këtë mendim të kryeministrit tonë ne ua kishim bërë prezent edhe palës kineze, por ata na thonin se edhe Kina e kishte me pakicë tokën e bukës, por kur binte fjala për mbrojtjen e vendit, ajo gjë nuk mund të vihej në diskutim. Por desha të shtoj se nuk ishte normale që ne ta kundërshtonim mendimin e kinezëve për ndërtimin e aeroportit në Gjadër, kur ata na e bënin pothuajse falas.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mbrojtjes, a u kërkua mendimi juaj në lidhje me ndërtimin e aeroportit?

Po, gjatë asaj mbledhje foli dhe Mendu Backa, Lavdosh Dule dhe unë. Lavdoshi shpjegoi nga ana teknike duke marrë përsipër ndërtimin e aerodromit, kurse në fjalën time unë argumentova nga ana ushtarake duke u kapur kryesisht në tre pika kryesore se përse aeroporti i Gjadrit ishte i përshtatshëm dhe i plotësonte të gjitha parametrat e duhura. Pika e parë që rrëzonte versionin e ndërtimit të aeroportit në Rinas, ishte se Rinasi ishte shumë afër kryeqytetit dhe njëkohësisht edhe brenda rrezes së goditjes së zjarrit. Pika tjetër e favorshme që kishte Gjadri, ishte se tunelet ishin shumë afër pistës. Duke pasur parasysh se në atë kohë, Shqipëria rrezikohej nga një sulm eventual edhe nga Lindja prej Traktatit të Varshavës edhe nga Perëndimi prej NATOS, unë shpjegova se nga Gjadri, plotësohej rrezja taktike e veprimeve të aviacionit, e cila nga perëndimi shkonte deri në aeroportet e Puljas në Itali dhe nga ana lindore deri në kufirin me Bullgarinë. Të gjitha shpjegimet e mija nga ushtarake unë i bëra mbi një hartë të cilën e vendosa mbi tavolinë.

Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku, çfarë mendimi kishte në lidhje me ndërtimin e aeroportit?

Edhe Beqir Balluku ishte me mendimin tonë që aeroporti të ndërtohej në Gjadër dhe pas mbledhjes së Këshillit të Mbrojtjes, kur unë me Mendu Backën e Lavdosh Dulen shkuam për t’i treguar lidhur me vendimin që ishte marrë për miratimin e variantit të Gjadrit, ai u gëzua shumë.

Si u veprua pas miratimit të variantit të Gjadrit?

Në fund të mbledhjes, Enveri tha: “Mehmet, merr masa me Ministrinë e Mbrojtjes dhe njofto kinezët se ne e miratuam Gjadrin”. Por Mehmeti vazhdonte të qëndronte me inat dhe siç ju thashë më lart, kur dolëm ai nuk na dha as dorën.

Çfarë u bë pas miratimit të atij variant, pra që aerodromi do të ndërtohej në Gjadër?

Pas miratimit të atij varianti, grupi i specialistëve kinezë shkoi në Kinë dhe filloi nga puna për përgatitjen e projektit, i cili pjesërisht u përgatit atje dhe në Shqipëri. Për ndërtimin e atij aeroporti që për atë kohë ishte tepër modern dhe nuk i linte asgjë mangët as aeroporteve më të mirë që kishte në Ballkan, u punua nga viti 1971 deri në vitet 1975-‘76.

Çfarë kishte të veçantë ai aerodromi…?!

Ai aeroport i plotësonte të gjitha parametrat e duhura dhe ishte i pajisur edhe me pistë rezervë, duke bërë të mundur që avionët të ngriheshin në fluturim duke u nisur që nga gryka e tunelit.

Konkretisht, ku konsistoi ndihma që ju dhanë kinezët për ndërtimin e atij aerodromi?

Për ndërtimin e atij aerodromi, në periudha të ndryshme kohe erdhën disa grupe specialistësh kinezë, të cilët u akomoduan në Hotelin e Gjuetisë në Lezhë dhe në Gjadër. Veç të tjerash ata sollën nga Kina dhe 200 automjete të mëdha vetëshkarkuese, si dhe të gjitha pajisjet e tjera të nevojshme. Nga Ministria e Mbrojtjes si përfaqësues pranë specialistëve kinezë, u caktua Josif Zegali, i cili shkoi deri në Suedi dhe disa shtete të tjera perëndimore për të blerë pajisjet e nevojshme që duheshin për hapjen e tuneleve. Po kështu gjatë atyre viteve që punohej për ndërtimin e tij, aty shkonte shpesh për të ndjekur punimet edhe ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku. Në ndryshim nga aerodromet e tjerë që ishin ndërtuar deri në atë kohë në Shqipëri, në atë të Gjadrit nuk u dërguan për të punuar të burgosurit, por ai u ndërtua me forca ushtarake.

Kur përfundoi aerodromi, ndryshoi mendim Mehmet Shehu?

Në vitin 1975 kur aerodromi i Gjadrit ishte në prag të përfundimit të tij, në mënyrë që të mos krijoheshin subjektivizma në përzgjedhjen e kuadrit ushtarak që do të shërbente aty, ne menduam që aty të çonim një skuadrilje të plotë me “Mig 21” nga regjimenti i Rinasit. Por meqenëse ata nuk donin të lëviznin nga Tirana, nxorën pretendime duke thënë se ai aerodrom nuk bënte, dhe i dërguan një letër Mehmet Shehut.

Çfarë ndodhi pas kësaj letre?

Në atë kohë, Mehmet Shehu më thirri mua, me komandantin e ri që më kishte zëvendësuar (në vitin 1975 unë isha shkarkuar si Komandant i Përgjithshëm i Aviacionit dhe punoja si këshilltar pranë Komandës së saj) dhe bashkë me mua, edhe Duro Shehun, (vëllanë e tij) që mbante funksionin e sekretarit të Komitetit të Partisë së Aviacionit. Sapo hymë në zyrë, Mehmeti më tha: “Hë mo Edip, ti që më refuzove Hekalin, e shef që aviatorët thonë që nuk bën Gjadri?! Çdo bëjmë tani, ta prishim gjithë atë beton që kemi hedhur atje”.

Si iu përgjigjët ju?

Çfarë t’i thosha, ishte e kotë të debatoje pasi ai nuk më thirri për të më marrë mendim, por vetëm për të më thënë atë gjë. Dhe pas kësaj ai na caktoi që të formonim një komision për ta parë gjendjen në vend dhe t’i sillnim atij konkluzionet përfundimtare. Kështu ne shkuam në Gjadër dhe të gjithë ata që e kishin kundërshtuar, ndërruan mendim duke thënë se aerodromi nuk kishte asnjë mangësi. Kur shkuam përsëri tek Mehmeti, ai na tha se do të bisedonte edhe me Enverin në mënyrë që ta zgjaste edhe aeroportin e Kuçovës, duke e bërë atë ekuivalent me atë të Gjadrit.

Pas aeroportit të Gjadrit, kërkoi Shqipëria ndihma të tjera në fushën ushtarake nga kinezët?

Në fundin e vitit 1972, pas vizitës së presidentit amerikan, Nikson në Kinë dhe letrës që i kishte dërguar Partisë Komuniste të Kinës, Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë, me vendim të Byrosë Politike dhe të Këshillit të Mbrojtjes, u nis për në Kinë një delegacion i madh i Ministrisë së Mbrojtjes, i kryesuar prej Ministrit Beqir Balluku. Ai delegacion në të cilin ndodhesha edhe unë si Komandant i Përgjithshëm i Aviacionit Luftarak, përbëhej prej 18 oficerësh madhorë (ish-gjeneralë e kolonelë) si: Hito Çako, Rrahman Parllaku, Abdi Mati, Vaskë Gjino, Halim Ramohito, Todi Naço, Mendu Backa, Abaz Fejzo, Alfred Moisiu etj., dhe prej 22 ekspertësh të llojeve të ndryshmeve të armëve që dispononte ushtria jonë.

Kishte ndodhur më parë që të shkonte në Kinë një delegacion kaq i madh?

Jo, kjo ishte hera e parë dhe bashkë me delegacionin tonë që ishte më i madhi që kishte shkuar ndonjëherë në Kinë, ishin edhe dy radio telegrafistë nga Ministria e Brendshme, gjë e cila nuk ishte e zakontë, pasi bisedimet që bëheshin jashtë, përcilleshin për në Tiranë me anë të shifrantëve të ambasadave tona përkatëse. Në parantezë desha të them, se vajtjes së atij delegacioni në Kinë, i parapriu ardhja e një delegacioni të Drejtorisë Politike të Ushtrisë kineze në Shqipëri, në vitin 1971. Sa për kuriozitet po ju them se delegacioni kinez në fillim donte të shkonte në Rumani, por Enveri u tha se po të shkonin më parë atje, ata nuk kishin pse vinin në Shqipëri, duke e argumentuar se kinezët na kishin ne miq më të ngushtë se rumunët.

Si vepruan kinezët pas pretendimeve të Enverit?

Ata erdhën më parë në Shqipëri dhe më pas shkuan edhe në Rumani e Jugosllavi. Ideja e delegacionit të Drejtorisë Politike të Ushtrisë kineze në bisedimet me palën shqiptare në Tiranë, ishte kjo: “Ne jemi larg dhe nuk ju ndihmojmë dot, prandaj afrohuni me Rumaninë e Jugosllavinë dhe krijoni një Bllok të fortë”.

Të kthehemi tek delegacioni ushtarak që shkoi në Kinë, në çfarë itinerari udhëtuat dhe si ju pritën atje?

Për të udhëtuar për në Kinë, pala kineze na kishte dërguar një avion të posaçëm Ill-64″ të blerë nga rusët, i cili ishte më i madhi që ishte ulur ndonjëherë në Rinas. Udhëtimi ynë u bë në itinerarin: Rinas-Bukuresht-Teheran-Urumçi (Kina perëndimore) Pekin. Nisja e avionit nga Rinasi u bë me 30 minuta vonesë, pasi kur ne të gjithë kishim zënë vend dhe prisnim nisjen, kryeministri Mehmet Shehu, kishte ardhur aty dhe po bisedonte kokë më kokë me ministrin Beqir Balluku, në një nga sallat e aeroportit.

U morr vesh se për çfarë kishin biseduar?

Mehmeti i dha Beqirit porositë e fundit, duke i thënë se avioni do të ndalonte në Bukuresht dhe ai do të takohej me Ministrin e Mbrojtjes të Rumanisë. Porosia e fundit e Mehmetit ishte ajo se çfarë qëndrimi do të mbante Beqir Balluku ndaj homologut rumun, pasi situata në të cilën ndodhej Shqipëria në atë kohë ishte tepër e vështirë.

Në ç’drejtim ishte e vështirë?

Siç thashë më sipër, ne po niseshim për në Kinë, pas idesë që kishin hedhur kinezët në Tiranë për krijimin e Boshtit: Bukuresht-Beograd-Tiranë dhe për realizimin e kësaj ideje, kinezët kishin sjellë si ndërmjetës në Tiranë, Princin e Kamboxhias, Norodom Sihanouk i cili qëndroi për disa muaj këtu dhe zhvilloi shumë bisedime me Enver Hoxhën. Por Enveri nuk e pranoi idenë e kinezëve, duke thënë se se jugosllavët nuk mund të dilnin kurrë kundër sovjetikëve.

U realizua takimi me Ministrin e Mbrojtjes të Rumanisë në Bukuresht?

Po, në aeroportin e Bukureshtit kishin dalë për ta pritur delegacionin tonë, vetë Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë, i cili kishte qenë shok klase me Beqir Ballukun në Akademinë “Voroshillov” të Moskës dhe gjithashtu edhe zv / kryeministri rumun, Bondarosh. Ministri Beqir Balluku bisedoi rreth një orë kokë më kokë me dy personalitet e larta rumune që kishin dalë për ta pritur, gjë e cila për ne ishte krejt e papritur.

Ju, pjesëtarët e delegacionit nuk kishit dijeni për atë takim?

Ne nuk kishim dijeni për zhvillimin e atij takimi dhe kur e mësuam atë gjë, menduam se situata ishte e keqe./Memorie.al

                                                                       Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share19TweetPinSendShareSend

Previous Post

Ulu ti Mehmet dhe mos fol këta janë specialistë dhe aeroporti do bëhet në Gjadër dhe jo në Hekal" / Dëshmia e ish-komandantit të Aviacionit për debatet e Enverit në…

Next Post

“Një farë Milto Gjikopulli, që hiqet si filozof dhe strateg, me shokët e tij i ka vënë kazmën sektorit të naftës”/ Shënimet e Enverit që çuan në plumb inxhinjerin e famshëm…

Artikuj të ngjashëm

“Babai ishte prift dhe vdiq në burgun e Tiranës, por kur gjetëm varrin në Sharrë, u tmerruam, pasi trupi…”/ Dëshmia rrëqethëse e minoritarit që vuajti 17 vjet në Vlorë, Rubik, etj.
Intervista

“Babai ishte prift dhe vdiq në burgun e Tiranës, por kur gjetëm varrin në Sharrë, u tmerruam, pasi trupi…”/ Dëshmia rrëqethëse e minoritarit që vuajti 17 vjet në Vlorë, Rubik, etj.

June 18, 2022
“Në kampin e Qafë-Barit, atë që nuk realizonte normën, e tërhiqnin zvarrë nëpër borë, i hapnin gojën dhe i fusnin…” / Dëshmia e ish-të dënuarit, që ditën e lirimit, s’pranoi të thoshte: “Rroftë Partia”!
Intervista

“Në kampin e Qafë-Barit, atë që nuk realizonte normën, e tërhiqnin zvarrë nëpër borë, i hapnin gojën dhe i fusnin…” / Dëshmia e ish-të dënuarit, që ditën e lirimit, s’pranoi të thoshte: “Rroftë Partia”!

June 10, 2022
“Pas arrestimit tim, djalit dy muajsh që kisha në çerdhen e Maliqit, i bëri një gjilpërë doktoresha, (gruaja e anëtarit të Byrosë Politike) dhe ai…”/ Historia e tmerrshme, e ish-të burgosurit të Spaçit!

June 9, 2022
“Në burgun e Burrelit ku vuajta 17 vjet, kur vdisnin të dënuarit, sillin arkivole fare të vegjël dhe me kazëm, gjymtyrët i’a…”! / Dëshmia rrëqethëse e ish-të burgosurit për makabritetet dhe ata që i kryenin

June 8, 2022
“Në burgun e Burrelit, Koço Kotën e kanë torturuar çnjerëzisht e godisnin me bajonetë dhe plagët e çara i’a mbushnin me…”/ Dëshmia rrëqethëse e nipit të ish-kryeministrit, që e rrëmbyen në Greqi në ’45-ën

June 14, 2022
“Koçi Topçe dhe Koçi Kolloquku, partizan të Brigadës së IV-të prej Korçe, n’oborr të shtëpisë, i kanë ra babës pesë herë pistoletë kresë…”/ Historia e dhimbshme e shërbyesit të Kol Bib Mirakajt

June 13, 2022
Next Post
“Një farë Milto Gjikopulli, që hiqet si filozof dhe strateg, me shokët e tij i ka vënë kazmën sektorit të naftës”/ Shënimet e Enverit që çuan në plumb inxhinjerin e famshëm…

“Një farë Milto Gjikopulli, që hiqet si filozof dhe strateg, me shokët e tij i ka vënë kazmën sektorit të naftës”/ Shënimet e Enverit që çuan në plumb inxhinjerin e famshëm…

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!