• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 27, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Pas të pamposhturit Ramiz Reka, që e hodha disa herë në tapet, munda edhe Dhori Gërnjotin e Korçës, ku i ati i tij, mjeshtri i madh, Rafaeli…”/ Historia e trishtë e kampionit të Shqipërisë në boks

“Pas të pamposhturit Ramiz Reka, që e hodha disa herë në tapet, munda edhe Dhori Gërnjotin e Korçës, ku i ati i tij, mjeshtri i madh, Rafaeli…”/ Historia e trishtë e kampionit të Shqipërisë në boks
“Pas të pamposhturit Ramiz Reka, që e hodha disa herë në tapet, munda edhe Dhori Gërnjotin e Korçës, ku i ati i tij, mjeshtri i madh, Rafaeli…”/ Historia e trishtë e kampionit të Shqipërisë në boks
“Pas të pamposhturit Ramiz Reka, që e hodha disa herë në tapet, munda edhe Dhori Gërnjotin e Korçës, ku i ati i tij, mjeshtri i madh, Rafaeli…”/ Historia e trishtë e kampionit të Shqipërisë në boks
0
Shares
7.7k
VIEWS

Nga Gjergj Kola

-Rrëfimi i rrallë, Viktor Martinit, boksierit të pamposhtur nga Shkodra, që e mbylli karrierën në moshën 20 vjeçare…!-

Memorie.al / Mbetet një nga emrat e shquar të sportit të boksit në Shkodër por, edhe më gjerë. Për fat të keq tij, sporti i boksit u ndërpre në moshën e tij më të mirë, kur ende nuk i kishte mbushur 20 vjeç por, në fakt tashma ishte dy vjet kampion i Shqipërisë me të rriturit. E kemi fjalën për Viktor Martinin, njeriun që është shquar si kampion në ring, si trajner me shumë vlera por, shpesh është lënë në harresë. Ka lindur në Shkodër më 5 dhjetor të vitit 1943. Sportin e boksit e nis rastësisht megjithatë do të bëhej një nga sportistët më të mirë të vendit, me të dhënat që e karakterizonin. Për fat të keq të tij, ky sport u ndërpre nga shteti komunist i asaj nkohe, kur ai ishte në moshën 20 vjeçare dhe sapo kishte filluar të triumfonte në ringjet shqiptare. Viktor Martini, megjithatë ka se çfarë të thotë në një rrëfim ekskluziv, ku ai do të na tregojë me detaje dhe hollësira të gjithë historinë e jetës së tij e karriën sportive.

Z. Viktor, si e nisët sportin e boksit?

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur

“Edhe pse në Bulqizë më mbronte komandanti i burgut, kolonel Hazbi Lamçe, njerëzit e Feçor Shehut, tentuan të më vrisnin…”/ Historia e panjohur e Xhaferr Kananit, që sfidoi Sigurimin e Shtetit

Ka qenë shtator i vitit 1958, kur unë fillova këtë sport. Isha nisur një ditë nga shtëpia ime tek “Arra e Madhe”, për të shkuar në teatër sepse, kishte një aktivitet. U ndala rrugës tek palestra e sportit, sepse dëgjova zhurmë. Por kjo ndalje e rastësishme, do të ndikonte shumë në karrierën time të mëtejshme.

Po zhvillohej kampionati lokal i ndërmarrjeve.

Gjovalin Çuni, ish-mundësi dhe boksieri i njohur, më del përpara dhe më kërkon të bëhem gati për t’u futur në ring sepse, një nga ata që kishin programuar për të qenë në skuadrën e tij, ishte larguar në mënyrë të papritur. U gjenda i befasuar nga kjo kërkesë.

Nuk kisha bërë asnjëherë më parë boks. Nuk kisha as rrobat e duhura, megjithatë sajuam diçka dhe më ngjitën në ring. Arbitri më pyeti: “I kujt je ti”? “I Nikoll Martinit”- iu përgjigja dhe nga kjo përgjigje edhe arbitri u habit. Në fakt, duhej t’i thoja “I NIL Prodhimit”, ndërmarrjes që përfaqësoja në këtë kampionat, por unë nuk dija gjë dhe gabova.

Arbitri shkoi tek Gjovalini dhe e pyeti pse më kishte marrë mua ngaqë, nuk isha në ndërmarrjen e tij por Gjovoja, i zënë ngushtë, ia shpjegoi se i kishte munguar një sportist dhe më kishin marrë mua sa për të plotësuar numrin por, në fakt rezultoi ndryshe.

Fitova ndeshjen e parë, e më pas edhe të dytën, duke dalë në finale përballë njëfarë Cin Fati, shumë më i madh në moshë, shumë më i bëshëm në trup dhe kuptohet që, të gjithë mendonin se Cini do të fitonte por, nuk ka ndodhur kështu. Kanë qenë tre raunde të tmerrshme. Dyluftim shumë i fortë, grushte njëri, grushte tjetri dhe në fund, kam parë arbitrin duke më çuar dorën si fitues i ndeshjes por, nuk e kuptoja çfarë po ndodhte.

Isha i dërrmuar dhe nuk e dija që kisha fituar.

Sapo kam zbritur nga ringu, më ka dalë përpara vëllai im duke u munduar të më përqafonte, por jam rrëzuar bashkë me të sepse, nuk mund të qëndroja në këmbë. Kaq shumë isha lodhur dhe ndonëse isha shpallur fitues, kundërshtari më kishte rrahur keq. Të mos harrojmë se, ende nuk i kisha mbushur 15 vjeç.

Ky ishte suksesi im i parë në boks. Këtë fitore në fakt, nuk e shijova shumë. Kam shkuar në shtëpi dhe jam mundur t’i fshihem babës, ngaqë isha nxirë krejt në fytyrë. Jam munduar t’i shmangem atij për disa kohë, dhe nuk kam dalë nga shtëpia për 10 ditë me radhë.

Por Gjovalin Çuni, bashkë me një shok tjetër, më erdhën në shtëpi dhe më sollën 1.500 lekë (të reja) që kisha marrë si shpërblim, për këtë sukses në këtë kampionat lokal. Ato lekë më dhanë gëzim sepse, ishin gati një rrogë mujore e babës dhe paratë e para që fusja në xhepin tim. Megjithatë, nuk kisha dëshirë të merresha me boks. As që nuk më shkonte ndër mend një gjë e tillë por, ndodh e kundërta.

Si u rikthyet sërish tek boksi?

Në Shkodër, do të grumbullohej ekipi i të rinjve të boksit, nën drejtimin e Shpresim Bregut, për të marrë pjesë në kampionatin kombëtar të kësaj grupmoshe, që zhvillohej në Tiranë. Trajneri i këtij ekipi, Shpresim Bregu, bashkë me Gjovalin Çunin, një ditë do të vinin në shkollën “Ndoc Mazi” ku isha nxënës dhe më takuan, duke më kërkuar t’i bashkohesha ekipit për të marrë pjesë në kampionat.

Nuk pranova me pretekstin se isha në shkollë dhe nuk më lejonin. Por të dy ata, pa e ditur unë, kishin shkuar tek drejtoresha e shkollës, Doneta Baba dhe i’a kishin mbushur mendjen. Më thërret drejtoresha dhe më thotë se, jam i lirë për të shkuar në Tiranë për kampionat. Mbeta i shtangur sepse, dashje pa dashje, shkova në kampionat.

Kishit pengesë nga familja?

Sërish nuk tregova të vërtetën. Babës i thashë se do shkoj në Tiranë me shkollën, për disa gara atletike dhe ai nuk më pengoi. Mbërritëm atje dhe me mua qëndronte gjithë kohës Ramiz Halili. Ai ishte më i madh në moshë dhe më thoshte: “Ky është filani”, “Ky është kampioni”, etj., etj.

Unë natyrisht që nuk e dija vërtetë çfarë ishin ndeshjet e vërteta të boksit dhe thoja “këtë e rrahi”, “këtë se kam problem”, etj. Ndeshjen e parë në karrierën time, e zhvillova përballë Bujar Labinotit të ekipit “Partizanit”. E ndjeva veten superior dhe e fitova ndeshjen. Në të dytën, shorti më përballi me një boksier vlonjat, por edhe atë e munda.

Njerëzit filluan të habiteshin me fitoret e mia, edhe pse unë nuk dija asgjë për boksin! As si të rrija në ring, as si të ecja, ngaqë nuk më kishte rastisur t’i mësoja në stërvitje. Në ditën e tretë, u ndesha me Dhori Gërnjotin. E rraha lehtë aq sa, u habit edhe i ati, i madhi Rafael Dishnica që ishte trajner i ekipit korçar.

Fitova edhe tre ndeshje të tjera, gjashtë në total dhe kështu u shpalla kampion i Shqipërisë me të rinjtë, në peshën deri në 42 kg. Jemi në vitin 1958 dhe ky është suksesi im i parë. Një emocion i paparë, aq më tepër që mora edhe një shpërblim prej 3 mijë lekësh.

Si e pritën familja këtë sukses tëndin?

Ka qenë diçka e rastësishme. Xhevdet Elbasani, ish- mundësi i njohur i “Vllaznisë”, kishte marrë gazetën në dorë, ku shkruhej për suksesin tim, me titullin: “Viktor Martini, e ardhmja e boksit shqiptar” dhe pasi sheh babën tem, i ban za: “O Nikoll, hajde shihe ça ka shkru gazeta”!

Baba, pa e dit se çfarë ishte shkru, afrohet dhe kur e lexon, bën kryq dhe habitet sepse nuk e dinte që i biri, merrej me boks e, aq ma shumë ishte shpallë kampion i Shqipërisë. Erdhi në shtëpi dhe kuptohet që më bërtiti jo pak sepse, e kisha gënjyer por pas këtij momenti, nuk më pengoi më.

Si vazhdoi karriera juaj më pas?

Në fakt pas kthimit nga Tirana, ku dola kampion, nuk dola në stërvitje sepse sërish, s’kisha dëshirë të merresha me sport, pavarësisht se kisha mësuar se isha një boksier me perspektivë, dhe tashmë edhe gazetat kishin shkruar për mua.

Megjithatë, një ditë mu mbush mendja dhe shkova në palestër për të takuar shokët, por ata më vunë në siklet, duke më thënë se; isha bërë mendjemadh ngaqë kisha dalë kampion e, prandaj nuk dilja në stërvitje. Ma ndryshuan mendjen dhe që nga ai moment, i hyra seriozisht sportit të boksit. Mësova teknikën e duhur, mësova taktikën dhe çdo gjë që më duhej për karrierën time.

Kush ishin pjesë e ekipit në atë periudhë?

Pjesë e ekipit kanë qenë 11 sportistë, por unë do të veçoja disa prej tyre, e veçanërisht Ramiz Halilin që ishte edhe ai kampion, Ibrahim Ramën, Gjovalin Çunin, Pjetër Gjergjin, Hashim Nurjen etj. Trajneri jonë, ishte Shpresim Bregu.

Do shpalleshit kampion edhe një vit më pas, më 1959?

Për fat të keq jo, por jo për formën time të dobët. Në kampionatin e vitit 1959, kam humbur në finale me Xhemal Gramlleshin e “Partizanit”, një humbje e padrejtë sepse, kisha bërë boks më mirë se kundërshtari im dhe e meritoja fitoren por, arbitri ia dha atij. U mërzita shumë.

Kam qarë 3 orë rresht pas asaj ndeshje sepse isha i bindur se ma kishin bërë të padrejtë. Këtë mendim madje, kishin edhe gjithë të tjerët që e kishin parë ndeshjen.

E çuditshme por, emri juaj figuron edhe në listën e ekipit të “Vllaznisë”, pjesëmarrës në Spartakiadën e Parë Kombëtare që u zhvillua po atë vit. Si ju lejuan të merrnit pjesë?

Paksa e çuditshme sepse, rregulli ishte që nën moshën 19 vjeç, nuk mund të merrje pjesë, ndërsa unë ende nuk i kisha mbushur 16. Nuk e di si më kanë lejuar por, natyrisht që Rexhep Rama, që ishte drejtues i sportit në atë periudhë, e që më ka dasht fort, “mbylli njërin sy” dhe më lejoi.

Zura vendin e tretë në peshën deri 51 kg., duke i dhënë disa pikë ekipit. Në finalet e kësaj Spartakiade, mbaj mend që kanë zënë vende të para, Ramiz Halili dhe Fadil Efovija.

Në vitin 1960, do të riktheheshit përsëri kampion me të rinjtë?

Duke parë mënyrën si ma humbën titullin më 1959-ën, një vit më pas, u përgatita fort. Zhvilloja një stërvitje intensive sepse, doja të mos humbja më, duke llogaritur edhe favorizimet që arbitrat mund t’i bënin kundërshtarëve të mi.

Kampionati i vitit 1960, i të rinjve dhe të rriturve, është zhvilluar në formë rrethi, nga maji deri në nëntor, me ndeshje çdo të diel dhe ka qenë një vit i mbarë sepse, i kam fituar të gjitha ndeshjet, duke i marrë para zharg të gjithë.

Kur kaluat me të rriturit?

Në vitin 1961 dhe menjëherë u shpalla kampion. E kam përsëritur këtë gjë edhe në kampionatin e vitit 1962, duke u shpallur për të dytën herë radhazi, kampion i Shqipërisë, tituj këto që do të ishin të vetmit, ngaqë ky sport do të ndërpritej.

Kampionati i vitit 1962, pati edhe një të veçantë tjetër sepse, u shpalla boksieri më i mirë. Fitova në finale ndaj Ramiz Rekës së “Partizanit”, që ishte kampion në fuqi. E kam mundur lehtë. E hidhja në ring, e çoja sërish vetë sepse, kisha dëshira ta vazhdoja ndeshjen por pas 2-3 herësh, ai s’mund të vazhdonte më dhe unë fitova.

Mbaj mend Rexhep Ramën, i cili bërtiste: “Të marrsha të keqen, ky është boksier”. Kanë qenë vite të bukura dhe pjesë e “Vllaznisë” në këto vite, ishin edhe boksierë të njohur si: Mark Pishkashi, Mikel Vila, Ndoc Gjoni, Ymer Gruda (që ishte edhe kampion), ndërsa trajner, kishim Shyqyri Halilin.

Si kaluat tek “Partizani”?

Ka qenë viti 1963. Erdhi koha për të shkuar ushtar dhe më dërguan në Korçë por, “Partizani”, më tërhoqi në Tiranë. Kam zhvilluar vetëm një ndeshje me këtë ekip, të cilën e humba në Durrës sepse, kam thyer nofullën në Spartakiadën e Ushtrisë.

Po atë vit, shteti vendosi të mos e lejonte më ushtrimin e këtij sporti, duke e konsideruar të rrezikshëm. Një peng i madh sepse, ende nuk i kisha mbushur 20 vjeç dhe sapo kisha nisur karrierën madje, duke marrë edhe titujt e parë kampion.

A jeni grumbulluar ndonjëherë në kombëtare?

Për fat të keq jo. Edhe njëherë që kishte ardhë një ftesë në klubin “Vllaznia”, dikush kishte interes të mos më çonte në kombëtare dhe për këtë, sajuan një grumbullim në një pikë turistike. Këtë ma ka thënë më pas, Injac Lacuku, inspektor i klubit “Vllaznia” në atë periudhë.

Edhe trajneri i kombëtares, Ali Kastrati, që ishte njëkohësisht edhe trajner i “Partizanit”, nuk më kishte shumë dëshirë ngaqë, donte të merrte Ramiz Rekën, që e kishte sportist të tijin. Mos grumbullimi im në kombëtare, me siguri që ka ardhur edhe nga biografia ime.

Keni qenë nga ata sportistët me “biografi të keqe” edhe ju?

Po, kam qenë njëri prej tyre. Axha im – Kol Martini, ishte dënuar me 12 vite burg politik dhe nga kjo e kam pësuar edhe unë. Në vitin 1963, kur isha pjesë e “Partizanit”, u grumbulluam dhe u bëmë gati të merrnim pjesë në një turne, në Xhakarta të Indonezisë.

Nga 10 sportistët që u mendua të merrnim pjesë, vetëm 3 shkuan dhe pikërisht Ramiz Sadushi, Martin Çeta dhe Hysen Sharra. Ne të tjerët, mes të cilëve edhe unë, e pësuam për një apo një arsye tjetër.

Kush kanë qenë boksierët më të mirë të “Vllaznisë” në periudhën tuaj?

Do të veçoja Fadil Efovijën por sa I takon mënyrës së boksimit, kam mbetur i mrekulluar nga Ramiz Halili, që bënte një boks të bukur.

Pas mbylljes së boksit, pse nuk e vazhduar karrierën me ndonjë sport tjetër?

Nuk kisha shumë dëshirë. Provova vetëm pak ditë të merresha me mundje por, nuk isha për atë sport. Pasioni i madh i imi ishte boksi dhe me mbylljen e tij, gjithçka mbaroi.

Megjithatë më 1991, me ardhjen e Demokracisë, ishte ndër të parët që u angazhuar për ri ngritjen e boksit apo jo?

Patjetër. Na takonte ne ish – boksierëve të ishim të parët. Bashkë me Shyqyri Halilin, Zef Gjonin, Ramiz Halilin, Fadil Efovijën, Tonin Demën, Kolec Ashikun, Kujtim Demin etj., ndërmorëm nisiativën për të ri-ngritur sërish sportin e boksit dhe ia dolëm. Shkodra duhej ta thoshte fjalën e saj dhe e bëri, në mënyrën më të mirë të mundshme këtë gjë.

Për disa vite keni punuar si trajner tek “Vllaznia”. Përse vendosët të hiqnit dorë nga trajnimi?

Kam punuar nga viti 1991 deri më 2004-ën por, edhe në këto vite me shkëputje, për arsye të ndryshme dhe në fund vendosa të heq dorë, pikërisht në moshën 61 vjeçare, kur në fakt kisha sërish për t’i dhënë këtij sporti.

Kush janë sportistët më të mirë që kanë dalë nga duart tuaja?

Do të veçoja dy prej tyre, Besnik Gjetjen dhe Sead Bushatin, dy sportistë kampionë, pa lënë mënjanë edhe emra të tjerë, shumë cilësorë. /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

"Kush e dha urdhrin për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, cilat forca të armatosura, policore dhe paraushtarake janë fajtore për këto krime...”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur

Next Post

Kalendari Historik 14 Shkurt 2023

Artikuj të ngjashëm

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur
Intervista

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur

March 26, 2023
Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
Intervista

“Edhe pse në Bulqizë më mbronte komandanti i burgut, kolonel Hazbi Lamçe, njerëzit e Feçor Shehut, tentuan të më vrisnin…”/ Historia e panjohur e Xhaferr Kananit, që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 25, 2023
“Enver Hoxha është i zoti shumë, por pak del në rrethe, parvjet, ka qenë në Mirditë, Kukës, vjet ja ka mbajtur këtej…”/ Përgjimet e bisedës së Gjet Kadelit, me bashkëpunëtorin e Sigurimit
Intervista

“Mehmet Shehu më tha se, në burg duhet të ishin Feçor Shehu dhe Kopi Niko, dy kryetarët e Degëve të Shkodrës e Durrësit, që e kishin mendjen …”/ Dëshmia e “majorit” që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 25, 2023
“Në ’75-ën, mbasi isha shpallur ‘armik i popullit’ dhe prisja arrestimin, shkova në shtëpi, ku në orët e vona të natës, dogja dokumentet e librat në gjuhë të huaj…”/ Rrëfimi i trishtë i ish-gazetarit
Intervista

“Kur u vetë dorëzova në Degën e Brendshme të Durrësit, kryetari, kolonel Kopi Niko, i ra kokës me grushte, kurse kur erdhi ministri Kadri Hazbiu, më tha…”/ Historia e “majorit” që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 23, 2023
“Nga ‘Vila Lule’ që arkitekt Sotiri, i’a bërë dhuratë të shoqes, te Pista ‘Iliria’, me dashuritë e fshehta të vajzave gjermano-lindore që, për t’ju shmangur Sigurimit, ato…”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit
Intervista

“Në Degën e Brendshme të Durrësit, ndërhyra për dy mësues nga Vlora, të cilët akuzohehsin se kishin kapur dy vajza nga Elbasani dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Xhaferr Kananit, që sfidoi regjimin komunist

March 22, 2023
“Në Degën e Brendshme të Shkodrës, u paraqita si major i Sigurimit, i dërguar me shërbim nga Kadri Hazbiu dhe ata…”/ Dëshmia e rrallë e Xhaferr Kananit, që sfidoi regjimin komunist
Intervista

“Në Degën e Brendshme të Shkodrës, u paraqita si major i Sigurimit, i dërguar me shërbim nga Kadri Hazbiu dhe ata…”/ Dëshmia e rrallë e Xhaferr Kananit, që sfidoi regjimin komunist

March 21, 2023
Next Post
Kalendari Historik 03 Shkurt 2023

Kalendari Historik 14 Shkurt 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!