• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, August 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e genocidin etnik serb ndaj Kosovës, poezia e tij shpreh shpirtin e lënduar…”/ Refleksionet e publicists së njohur nga SHBA-ja, për poetin Agim Gjakova

“Rexhep Ayn Lajçi, duhet të jetë agjent i Zbulimit Jugosllav që vepron nëpërmjet Turqisë kundër vendit tonë, prandaj, Aishe Sh. dhe Sterjo Spase…”/ Udhëzimet e shefit të Sigurimit në ’83-in
“Nurien nga Vlora, një spiune e rekrutuar nga Sigurimi, ish-pjesëtare e ‘Ballit Kombëtar’, e mori me vete drejtori burgut, Metani…”/ Rrëfimi tronditës i ish-shoqes së qelisë, së Musine Kokalarit
“Agim Gjakova është një nga figurat më interesante dhe jetëgjatë të letërsisë shqipe, ka një histori njerëzore dhe krijimtari të jashtëzakonshme, pasi…”/ Refleksionet e publicistes së njohur nga SHBA-ja
“Agim Gjakova është një nga figurat më interesante dhe jetëgjatë të letërsisë shqipe, ka një histori njerëzore dhe krijimtari të jashtëzakonshme, pasi…”/ Refleksionet e publicistes së njohur nga SHBA-ja
“Agim Gjakova është një nga figurat më interesante dhe jetëgjatë të letërsisë shqipe, ka një histori njerëzore dhe krijimtari të jashtëzakonshme, pasi…”/ Refleksionet e publicistes së njohur nga SHBA-ja

Nga Raimonda Moisiu-SADE 

Pjesa e dytë

Memorie.al / Në pranverën e këtij viti, ndodhesha në Tiranë dhe një telefonatë nga mikja ime e ndritur e fisnike, Kozeta Mamaqi, e cila më ftonte në promovimin e një serie veprash, prozë e poezi të autorit dimensional, mikut të saj, Prof. Agim Gjakovës! “Takimi im i parë” me Prof. Agim Gjakovën e ka zanafillën në rininë time të hershme, kjo ndodhi krejt rastësisht, si një “bashkëbisedim intim” me poezinë dhe prozën e tij të shquar. Në atë kohë studioja në Gjuhët e Huaja, -në atë auditor ku vite më parë kishte kryer studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Angleze edhe Profesori i nderuar. Sa herë gjendem në atdhe ftesat për të marrë pjesë në promovime libri, i mirëpres me ndjesinë e një kënaqësie të veçantë të fuqisë së librit, sepse bën jo vetëm bashkë shkrimtarë, poetë dhe dashamirës të artit e letërsisë, porse ndjen atë lidhjen njerëzore dhe empatinë e pastër, për të përjetuar dhe kuptuar botën krijuese të dijes dhe respektit për autorin, mendërisht dhe shpirtërisht, një moment vlerësimi dhe mirënjohje edhe për ata që e duan dhe e shkruajnë letërsinë.

                                                       Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Agim Gjakova është një nga figurat më interesante dhe jetëgjatë të letërsisë shqipe, ka një histori njerëzore dhe krijimtari të jashtëzakonshme, pasi…”/ Refleksionet e publicistes së njohur nga SHBA-ja

“Shuteriqi e mbrojti Koço Kostën, pas novelës së tij te ‘Nëntori’, kur ishte dhënë porosia që ‘të fshikullohej’, madje deri për burg…”/ Dëshmia e poetes dhe shkrimtares së njohur Natasha Lako

“Shtatë Puthje”, një titull metaforik e lirik që kapërcen erotiken e thjeshtë, ato janë ura mes dy brigjeve (sipas Jakov Xoxes te “Lumi e vdekur” – “Një e puthur mbyll dy brigje e çel dy zemra”) – që nuk janë veçse akti fizik njerëzor, por një element mistik, që përfaqëson shtatë pika takimi midis shpirtit të poetit dhe botës, pajton shpirtin e Gjakovës me fatin, dhe njerëzit që e rrethojnë. “Shtatë Puthje” këtu shndërrohen në një bekim ekzistencial, në kërkimin e dashurisë dhe të paqes pas një dëshpërimi apo traziatje të gjatë shoqërore e personale. Puthja është dashuri, dhe paqe që vjen pas stuhive të jetës; “Po puth tokën…/ Po puth detin e shkumëzuar. / Po puth pyllin, /Po puth pragun e shtëpisë, /Po puthë vreshtin, /Po puth shtegun e fëmijërisë, / Po puth fotografinë e nënës”.

“Shtatë Lulet” simbolizojnë zvetënimin, bukurinë, por edhe brishtësinë e jetës e të memories. Çdo “lule” është një stacion poetik që prek një dimension të veçantë të jetës: dashurinë, vendlindjen, vuajtjen, besnikërinë dhe qëndresën. Ciklet poetike; “Shtatë Rrezatime” / “Shtatë Udhëtimet” mbartin një peshë të rëndësishme simbolike dhe filozofike, mençurinë dhe shpirtin e poetit; rrezatimi nënkupton energji, dritë, zgjimin intelektual dhe filozofik si një strehë shpirtërore për të gjetur qetësinë dhe përfaqësojnë pastërtinë, rininë dhe mbijetesën e shpirtit njerëzor përballë dhunës, shtypjes dhe persekutimit; Vargjet e “Shtatë Rrezatime”, janë simbole të dritës dhe dijes, rrezatime të mendimit të lirë, dhe shpresës që depërton përmes errësirës; (Syzeza)… “Kall pyllin, /copëton hënën, /ndrit yllin. / (Harkvetulla)…ma skizon një rrudhës, / si zbulim marramendës. / (Buzëkuqja)… ma mpreh dëshirën, / m’i shti ethet, / …në vorbill ngacmimesh. / (Qafë-gastarja)…e ma hedh tutje mugëtirën, /ma vërtitë tërë rruzullimin. /

Ndërsa te cikli “Shtatë Udhëtimet”- madje poeti e shoqëron edhe me nëntituj sikundër – “Vesi im i parë/ dytë/ tretë/ katërt/ pestë/ gjashtë/ dhe shtatë në shpirt” – shpreh përshkallëzimin emocional të tij që mbart pjekurinë shpirtërore, sekretin dimensional të dashurisë dhe dhimbjes njerëzore. “Vesi” është dialogu unik dhe lirik i ndjenjës, rrugëtimit shpirtëror të vazhdueshëm i poetit mes udhëtimeve dhe endjes së tij; “në mbretërinë e amshuar të ndjenjave”/ porse….”nuk ndalet së udhëtuari” derisa – “dhe gjej shëmbëllimin e dashurisë” – vargëzon poeti.

“Vesi” nis nga i pari që shfaq pikënisjen e ndjenjës, pafajësinë, fëmijërinë ose shkëndijën e parë të vetëdijes, tek “i dyti” takimin me dashurinë apo botën që e rrethon, “i treti” kulmon me ndjenjat rinore, zjarrin e brendshëm dëshirat dhe energjinë krijuese, “I katërti” na rrëfen pikën e kthesës, “I pesti” reflekton; urtësi, vështrimin te vetvetja, pranimin e fatit të jetës ashtu sikundër vjen –ai fat i shkruar diku në “të tretat e lindjes, e ardhjes në këtë botë”, derisa arrin atë pjekurinë e stuhive emocionale te “Vesi i gjashtë” përtej reales, materiales, mistikes, artit dhe lirisë së plotë shpirtërore.

Te “Vesi i shtatë” arrin paqen absolute, mes hyjnores, njerëzores dhe përjetësisë së kujtesës. Cikli “Shtatë Udhëtime” simbolizon vlerat njerëzore, që lidhen drejtpërdrejtë me kalvarin, persekutimin politik e social, sakrificat për të qenë i lirë, për të vërtetën e madhe, identitetin, kujtesën, integritetin dhe dinjitetin kombëtar. Poeti udhëton përmes krahëve dhe mendjes së shëndetshme, për t‘i gjetur kuptimin e jetës, drejtësinë e lirinë absolute në një botë të trazuar përtej mureve të censurës. “Shtatë Fluturime” reflektojnë aftësinë e poetit Gjakova për t’i kthyer përvojat personale në përvoja universale, kombinimi i artit me filozofiken, artistiken, psikiken dhe shpirtëroren, lirinë e shtegtimit të pandalshëm të shpirtit njerëzor drejt të panjohurës dhe të bukurës, ku fluturimi shihet si një mjet për të kapërcyer kufijtë dhe izolimin.

Te cikli “Shtatë Tundime”, Prof. Gjakova shpërfaq dualitetin njerëzor midis rënies – tundimit- dhe ri ngritjes, përplasjet në jetë me dobësitë e veta, dëshirat, sfidat e brendshme, dilemat morale dhe vuajtjen ekzistenciale, përmes sprovave historike dhe politike që ka kaluar autori dhe populli që nga izolimi, përndjekja dhe mbijetesa. Te “Shtatë Ligjërime”, Prof. Agim Gjakova shquhet për ndjeshmërinë ndaj fateve historike, social-politike të atdheut që përbëjnë edhe një shtyllë kryesore të motiveve e përvojave të tij. Poeti komunikon me figurat historike dhe mitet historike për të gjetur forcë; mali, shqiponja dhe shkëmbi shërbejnë si simbole të paluajtshmërisë, të identitetit, kthimin tek rrënjët, për të kujtuar historinë, gjuhën dhe trashëgiminë etnike, çdo “ligjërim” është një akt rezistence intelektuale dhe qytetarie!

Te “Shtatë të Dhimbshëm” -poeti Gjakova ndërton një monolog të brendshëm mbi dhimbjen e tokës, duke përdorur metafora të natyrës, lumi që gjëmon apo mallkon, malet, breshëri për të pasqyruar trazirat e shpirtit jo veçse të tij, por të çdo bashkë-atdhetari. Cikli poetik i dhimbjes fillon me poezinë “Dhembja e parë” (NANA) -ja si vargëzon poeti; “…më dridhen buzët”, / më njomen sytë, / më shungullojnë veshët, / më meket goja”. Në mënyrë të ngjashme, stili i shkrimit të Prof. Gjakovës është in-formal, i thjeshtë, i shkruar në vetën e parë dhe bisedor; “të thërras e nuk më përgjigjesh, /drithërimë, zjarrmi, ftohtë akull, / ngarend, të të arrij, /por/ooo…/është hija jote bir”.

Poeti Gjakova shpërfaq atë që kritikët e quajnë “poezi me këmbë në tokë, troç dhe pa doreza”, ai shpreh dhimbjen për fatin e Kosovës dhe Shqipërisë, duke goditur hipokrizinë shoqërore, humbjen e vlerave njerëzore dhe deformimin e idealeve të lirisë nga udhëheqësit analfabetë apo tradhtarët, siç e thotë te “Dhimbjet nuk mashtrohen si njerëzit”. Përmes gërshetimit të dy cikleve; “Shtatë Ligjërime“/ “Shtatë të dhimbshme”, Gjakova vendos një ekuilibër me elementet mitike, dhe paktin e shpirtit intim, melankolik, reflektiv, herë-herë rebel, e i guximshëm, herë-herë provokues dhe reformator, i fenomeneve të jetës, plagët që mbart një popull, dhe duke shtratëzuar verbin poetik, me energji shprehëse, intensitet të vrullshëm, shqipton me zërin e vet poetik, lirik dhe estetik; zërin dhe dinjitetin që nuk lejojnë tjetërsimin e tij. Kjo dyshe poetike mbetet një dëshmi e fuqishme e mbijetesës shpirtërore dhe kombëtare.

Te cikli “Shtatë të Kundërta” simbolizon filozofinë e kontrasteve të mëdha të jetës dhe realitetit politik e shoqëror, mes të mirës e së keqes, dhe pavarësisht “të kundërtave”, cikli përçon mesazhin e nevojës për ekuilibër dhe zgjim shpirtëror të individit dhe kombit. Cikli “Shtatë Vrragë”, vetë fjala “vrragë” nënkupton një shenjë, plagë të mbetur apo gjurmë vuajtjeje. Ato tregojnë se çdo sakrificë ka lënë një gjurmë të pashlyeshme te poeti dhe tek identiteti kombëtar, duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e gjenocidin etnik. Cikli “Shtatë Nostalgji” përfaqëson botën e ndjeshme, shpirtin e lënduar, dhe fyerjen e inteligjencës së poetit.

Prof. Gjakova e kthen mallin (nostalgjinë) për tokën për shtëpinë, prindërit, rrugicat me kalldrëm të Çarshisë, shokët e rinisë, lirinë e humbur, dhe për njerëzit që e rrethonin, -në durim, kurajo dhe frymëzim, për të mbajtur gjallë identitetin kombëtar. Nostalgjia këtu nuk është thjesht një ndjenjë pasive, lirike, erotike apo romantike, por një formë rezistence shpirtërore, që poeti nuk mund ta shohë e prekë, andaj e sjell atë përmes vargjeve. Cikli “Shtatë cilësitë” – paraqet karakterin e fortë dhe qëndrestar para furtunave dhe stuhive të jetës; “Shpartalloj të gjitha shpikjet e së ligës, / me detin e përballimit”/ – dinjitetin e ndërgjegjes së poetit; “ a më thoni ku shitet ndërgjegjja, /t’i shpenzoj edhe paratë e fundit, / t’ua dhuroj dykëmbëshave që u dridhet dora!”

Krenaria alias (burrëria) është motiv tejet i fuqishëm që paraqet lidhjen me rrënjët, vendlindjen dhe identitetin, andaj poeti Gjakova vlerëson dhe mbron vlerat, traditat dhe historinë e popullit të tij: “ ta vështroj dreqin në sy, / ta dridh dheun si tërmet, /…”më falni njerëz, / që nuk linda nga balta”! Prof. Gjakova është mjeshtër i artikulimit të integritetit emocional, moral dhe atij artistik që krijon një harmoni të plotë midis vlerave që vetë poeti ka në jetën reale dhe vlerave që ai mbron përmes vargjeve të tij. Prof. Gjakova shkruan me vërtetësi, sinqeritet të plotë dhe pa kompromise, ai i qëndron besnik zërit të tij unik, përshkruan ndjenjat njerëzore, gëzimin, dhimbjen, vret frikën ashtu sic janë në të vërtetë, pa i zbukuruar apo ekzagjeruar ato në mënyrë të rreme.

Bota poetike e Prof. Agim Gjakovës konsiston në vizionin, shpirtëror, real e virtual të ekzistencës humane, e arsyeshme brenda përmbajtjes gjenetike nga tradita e besimi, hapësira e koha, në të cilën krijon atë lidhjen e fortë të besimit midis vetë atij dhe lexuesit, duke e bërë poezinë të ndihet e gjallë, e fuqishme dhe e pavdekshme; “askush s’mund të ma lëvrojë qenien /…”më falni njerëz, / që nuk linda nga balta!” Poezia e Prof. Agim Gjakovës funksionon përmes kodeve numerikë, dhe metaforave të shumta, -kur ai ndërthur jetën-lulet, ndjenjën-puthjet, dhe dritën –rrezatimet, -poeti me mjeshtëri artistike e filozofike ndërton një manifest të qëndresës shpirtërore, duke na rrëfyer se pavarësisht kalvarit të netëve të gjata të vuajtjeve e sakrificave, njeriun gjen forcë dhe energji të rilindë e të zgjohet…

Poeti Agim Gjakova flet qartshëm për kufirin midis artit dhe jetës, ku iluzioni bindës i artit lëkundet. Poezia e tij eksploron tensionin midis natyrës së përkohshme të ekzistencës fizike dhe cilësisë së qëndrueshme të ëndrrave, të cilat mund të ofrojnë ndjenjë për-hershmërie dhe arratisjeje. “Nuk gjej mënyrë si t’ua fshij fëlliqësitë,  – dhe na lejon të shohim diçka që lëviz rreth realitetit dhe imagjinatës;  “veç t’i përçoj në hapësirë, / t’i pranojë ndonjë planet i marrosur.” Vargjet e cituara më lart flasin për dëshirën e poetit për t’u shkëputur nga vuajtjet njerëzore dhe për të gjetur qetësi në natyrë. Kjo poezi pasqyron një melankoli të thellë për ikjen nga realiteti i lodhshëm. Titujt numerikë dhe metaforikë dëshmojnë se njeriu, pavarësisht copëtimit shpirtëror apo thyerjeve historike, kërkon gjithmonë një strukturë dhe një pikë zgjimi për të gjetur kuptimin e ekzistencës së tij.

-Prof. Agim Gjakova: Historia dhe atdheu, –një trashëgimi që vazhdon edhe sot…

Poeti i shquar Agim Gjakova i ka kushtuar një vëmendje të admirueshme gjuhës shqipe jashtëzakonisht të pasur, të pastër, të drejtpërdrejtë dhe të punuar mirë, “me këmbë në tokë”, por thellësisht figurative. Ai nuk përdor një thurje klasike rime; ai preferon vargun e lirë por me një ritëm të brendshëm të diktuar nga anafora dhe paralelizmi strukturor. Ndarja në kapituj numerikë i jep librit karakterin e një obelisku letrar, ku çdo varg mbështet tjetrin.  Stili i tij i veçantë letrar ndërton një urë të natyrshme komunikimi midis dy dialekteve kryesore të shqipes. Struktura gramatikore, zhargoni dhe shtrirja gjuhësore, koha e foljeve dhe drejtshkrimi i fjalëve, tregojnë se autori ka njohuri të shkëlqyera e profesionale të gjuhës shqipe.

Origjina dhe jeta e tij mes Kosovës e Shqipërisë, arsimin e hershëm e kryen në vendlindje –Kosovë- dhe pas dëbimit të familjes së tij, ai mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës, për gjuhë e letërsi angleze, më pas ai punoi për dekada si redaktor e skenarist, që e bënë Prof. Gjakovën zotërues të shkëlqyer të toskërishtes dhe gjuhës standarde, dhe një mbrojtës të flaktë i pastërtisë së gjuhës shqipe, që shmangte fjalët e huaja të panevojshme duke shfrytëzuar burimet e brendshme të të dy dialekteve.

Si në poezi e prozë, Prof. Gjakova nuk e braktis forcën, ritmin dhe leksikun e gegërishtes, porse ai e pasuron atë me strukturën dhe butësinë e toskërishtes. Romanet dhe poezitë e Prof. Gjakovës përherë hapin dyert, dhe përherë mbërrijnë te lexuesi. Ajo që shkëlqen në krijimtarinë dimensionale të tij, është pasioni i përjetshëm i Prof. Gjakovës për poezinë dhe letërsinë. Pasioni i tij i paepur dëshmon se letërsia e mirë i mbijeton çdo stuhie, një trashëgimi që vazhdon edhe sot, kur kthejmë kokën pas në udhëtimin e tij krijues, shohim një monument të pasur letrar. Për shumë breza lexuesish, emri i tij nuk është thjesht një emër në kopertinë, ai është një udhërrëfyes përmes botëve të ndryshme letrare.

Figura e vlera kombëtare dhe historike të tilla si poeti e shkrimtari i shquar Prof. Agim Gjakova, duhet të vlerësohen më krenari e dinjitet kombëtar, për artin dhe kulturën, letrat shqipe dhe brezat e ardhshëm, ai na mësoi se shkrimtari nuk është thjesht një vëzhgues, por një dëshmitar i epokave dhe kohës së vet. I mençur, i matur, aktiv dhe me një shpirt të madh, edhe pse me nëntë dekada mbi supe, Prof. Agim Gjakova vazhdon të na japë vepra brilante nga shpirti, talenti dhe pasioni i tij krijues, – shpirtin e tij të lirë dhe rebel, që nuk u përkul kurrë, përherë në emër të humanes dhe dashurisë njerëzore. Prof. Agim Gjakova mbetet një personalitet shumëdimensional që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën tone. Vepra e trashëgimia e tij jeton e plotë, duke frymëzuar sot e kësaj dite brezat e ardhshëm, dhe studiuesit e historisë kombëtare. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas shkarkimit të Apostol Tenefit, në krye të Komitetit të Prizrentit është vënë Hajrulla Ishmi, vëllai i të cilët është varur nga italianët në ’42-in dhe është ‘Hero i Popullit’...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Next Post

“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonur njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’...”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89

Artikuj të ngjashëm

“Bashkë me Revolucionin Kulturor, kinezët sollën edhe gripin ‘Hong Kong’, ku sipas mjekut të njohur, në Tiranë pati 300 vdekje dhe…”/ Dëshmitë e poetit dhe  shkrimtarit të njohur nga SHBA-ës
Art & Kulture

“Agim Gjakova është një nga figurat më interesante dhe jetëgjatë të letërsisë shqipe, ka një histori njerëzore dhe krijimtari të jashtëzakonshme, pasi…”/ Refleksionet e publicistes së njohur nga SHBA-ja

August 27, 2026
“Shuteriqi e mbrojti Koço Kostën, pas novelës së tij te ‘Nëntori’, kur ishte dhënë porosia që ‘të fshikullohej’, madje deri për burg…”/ Dëshmia e poetes dhe shkrimtares së njohur Natasha Lako
Art & Kulture

“Shuteriqi e mbrojti Koço Kostën, pas novelës së tij te ‘Nëntori’, kur ishte dhënë porosia që ‘të fshikullohej’, madje deri për burg…”/ Dëshmia e poetes dhe shkrimtares së njohur Natasha Lako

August 24, 2026
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Art & Kulture

“Pas mbledhjes urgjente në Lidhje ku na komunikuan fjalën e Enverit për Festivalin e 11-të, që na ra si bombë, Shuteriqi më shpëtoi mua dhe Simon Gjonin, nga prangat…”/ Dëshmia e rrallë e Zhani Cikos

August 22, 2026
“Vepra e Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt, duhet parë edhe si një bashkëpunim artistik, që i jep dokumentarit një identitet…”/ Refleksione mbi filmin e ri “Nikolla i zemrës së Tiranës”
Art & Kulture

“Vepra e Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt, duhet parë edhe si një bashkëpunim artistik, që i jep dokumentarit një identitet…”/ Refleksione mbi filmin e ri “Nikolla i zemrës së Tiranës”

August 18, 2026
“Ku e gjente kurajën Bilal Xhaferi, djali i një njeriu të pushkatuar si ‘armik i regjimit komunist’, të kritikonte shkrimtarin më të madh…”?/ Refleksionet e botuesit të njohur; Libri ‘Kadare i denoncuar’, si kod
Art & Kulture

“Ku e gjente kurajën Bilal Xhaferi, djali i një njeriu të pushkatuar si ‘armik i regjimit komunist’, të kritikonte shkrimtarin më të madh…”?/ Refleksionet e botuesit të njohur; Libri ‘Kadare i denoncuar’, si kod

August 15, 2026
“Ai nuk është libër për të krijuar mite, apo glorifikime, por për të ndërtuar vetëdije të thellë historike, duke e parë të shkuarën si…”/ Refleksione mbi veprën “Njerëz të Durrësit”, të autorit Fatmir Minguli
Art & Kulture

“Ai nuk është libër për të krijuar mite, apo glorifikime, por për të ndërtuar vetëdije të thellë historike, duke e parë të shkuarën si…”/ Refleksione mbi veprën “Njerëz të Durrësit”, të autorit Fatmir Minguli

August 8, 2026
Next Post
“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonur njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89

“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonur njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’...”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme