• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, October 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pas intervistave në mediat e huaja për Enver Hoxhën, S. Lazri kishte thënë: ky njeri e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë, më shumë se sa i gjithë…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit dhe gazetarit të njohur!

“Fati tragjik i kolegut gazetar te ‘Zëri i popullit’, pasi e kritikoi Enver Hoxha për shkrimin e…”/ Kujtimet e gazetarit të Radio-Tirana dhe ‘RD’-së
“Turistët e huaj dukeshin sikur vinin nga një planet tjetër dhe Hotel ‘Dajti’, ishte kthyer në ‘Shtatmadhorinë’ e Sigurimit të Shtetit, pasi aty…”/ Kujtimet e ish-gazetarit të RTSH-së, nga Franca
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së

Nga Dashnor Kokonozi

                                       – Dy Ilirët nga të cilët njëri është heroi im! –

Memorie.al / Nuk është se me Ilir Bulkën dhe Ilir Gurakuqin kemi ndenjur shumë bashkë. Tre minuta gjithsej. Miku im ishte Ilir Gurakuqi, Bulkën e njihja pothuaj që nga fëmijëria, por nuk ishim shumë të afërt. Përshëndeteshim dhe aq.  Me sa di ai pak fare miqësi kishte edhe me Gurakuqin. Por ndodhi që një ditë, kur Gurakuqi kishte mbaruar punën e tij dhe erdhi të më thërriste mua te RTSH-ja, pashë se poshtë te shkallët kishte takuar Ilir Bulkën, që ishte ndodhur rastësisht aty. Ishte çasti i vetëm kur për herë të parë e të fundit ndenjëm bashkë. Tre minuta më pas, mora Gurakuqin dhe dolëm në bulevard. Bulkën e lamë aty. Kokë ulur, i rrethuar nga një ndjenjë vetmie dhe duke thithur thellë një cigare.

Një javë më pas, Ilir Bulka braktisi grupin e sportistëve që shoqëronte, diku në aeroportin Athinës, dhe kërkoi azil politik.

Gjithashtu mund të lexoni

“Agjenti ynë i ri në Durrës duhet të shfrytëzohet më shumë, duke siguruar se shpërblimi financiar do të paguhet te familja e tij, kurse agjenti në Bari…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Menjëherë filloi edhe një veprimtari të jashtëzakonshme kundër regjimit. Që nga ai çast e për muaj e vite të tëra ai do të mbetej në qendër të bisedave e komenteve tona. Gjithçka e ndiqnim dita më ditë nëpërmjet intervistave që Bulka i jepte fillimisht shtypit grek e që pastaj merreshin e riprodhoheshin në shumë vende perëndimore.

Një pjesë të gazetave ku ato shfaqeshin i gjeja unë, një pjesë Ilir Gurakuqi. Takoheshim dhe i komentonim gjatë. Në fillimet e veta Bulka u përqendrua te figura e Enver Hoxhës, por më tej nuk mungonin analizat për natyrën e ashpër të diktaturës shqiptare, për të drejtat e njeriut, internimet, burgosjet, ekonominë e urisë, censurën etj. Ishim me të vërtetë admirativë për guximin e tij.

Mbi të gjithë për faktin se, ndryshe nga shumë të tjerë që nuk shpreheshin me qëllim që të mbronin familjen ne Shqipëri, Ilir Bulka ishte i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanosej asaj, siç dilte në një intervistë.

Në sytë e mi ai vërtet që merrte përmasat e një njeriu të jashtëzakonshëm dhe më vinte keq që nuk kisha bërë përpjekje për ta njohur më nga afër. Mbase ngaqë atë ndjesinë e vetmisë ai ta jepte edhe po të ishte i rrethuar nga njëmijë vetë. Ishte dikush që bluante me vete pareshtur.

Më vonë kur shkoi në Amerikë dhe u afrua me VOA kam përshtypjen se ai nuk u kuptuar mirë nga ata që e rrethonin, duke krijuar opinione të pasakta për të. Një ditë Gurakuqi më mori në telefon dhe më kërkoi të takoheshim sa më shpejt.

Sapo kishte dalë nga një mbledhje e rëndësishme me drejtorin e tij, Sofokli Lazrin, një ndihmës i afërt, mbase më i afërti i Ramiz Alisë për problemet e jashtme. Takimi i ishte kushtuar Ilir Bulkës.

Intervistat e analizat e tij dukej se kishin krijuar një shqetësim të jashtëzakonshëm te kupola e diktaturës, sa në një çast Lazri kishte thënë: ky njeri e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë socialiste më shumë se sa i gjithë emigracioni politik këta 45 vjet! Tamam kështu! Mbeta fare pa gojë!

Më së fundi kisha mundur të kuptoj diçka nga natyra e tij e mbyllur, nga ajo bluarja në heshtje dhe vështrimi i përhumbur sa herë që thithte thellë cigaren. Jemi mësuar të na i tregojnë te tjerët me gisht heronjtë, i thashë Gurakuqit dhe nuk jemi në gjendje t’i njohim kur i kemi përpara!

E di, e ndjej se fjalën “hero” nuk e kapërdijnë të gjithë. Një palë do të thonë se hero ishte Qemal Stafa, të tjerët do të thonë se hero ishte Skënderbeu. Edhe mund të jetë kështu, por askush nuk ka përmendur se qe shumë më e lehtë të ishe Qemal se sa Ilir.

Për të parin do të thonë se bërtiste në mes të gjyqit që ishte komunist dhe i tillë do të vdiste, por nuk përmendin se çfarëdo që të bënte ai, ligjet e monarkisë nuk lejonin që të prekej familja e tjetërkujt veç fajtorit. Për Skënderbeun pastaj puna ishte edhe më e thjeshtë.

Shumë dokumente saktësojnë se sa herë që afroheshin ushtritë turke, ai e dërgonte familjen e tij në Napoli apo Venedik! (Ndjesë nëse kam prekur njeri). Kërkush nuk vepronte duke e lënë familjen e tij në dhëmbët e hienave. Prova është se Ilir Bulka tha më shumë të vërteta për diktaturën komuniste se i gjithë emigracioni politik i 45 vjetëve pikërisht për këtë arsye.

Jam i sigurt se po të mos ishte rregulli e ndëshkimit të familjeve të kundërshtarëve, regjimi komunist do ta kishte patur jetën të paktën 20 vjet më të shkurtër. I vetmi që u ngrit mbi këtë dhimbje të tmerrshme, ishte Ilir Bulka!/ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Agjenti ynë i ri në Durrës duhet të shfrytëzohet më shumë, duke siguruar se shpërblimi financiar do të paguhet te familja e tij, kurse agjenti në Bari...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Te Hotel ‘Adriatik’-u, krenaria e ‘Albturist’, uji vjen me cisternë, plazhi publik s’ka çadra, por çarçafë të lidhur në katër shkopinj dhe rroba banje të qepura vetë me…”!/ Libri i suedezit, në ’68-ën
Dossier

“Agjenti ynë i ri në Durrës duhet të shfrytëzohet më shumë, duke siguruar se shpërblimi financiar do të paguhet te familja e tij, kurse agjenti në Bari…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 9, 2026
“Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 9, 2026
“Pas ndeshjes, një futbollist i Laçit bëri një gjest antisportiv, kurse tifozët nga Laçi hodhën në fushë granatë tip ‘Fik’, të dy u ndaluan nga policia…”/ Raporti i Mehdi Bushatit, për trazirat në Pukë. prill ‘87

October 6, 2026
“Varianti i dytë, për rrëzimin e regjimit, do të jetë revolta politike e të dënuarve në repartin 303 Spaç, ku i pandehuri Xhelal Koprencka, do të…”/ Akt-akuza e hetuesit, që çoi në pushkatim nacionalistin e njohur
Dossier

“Pas goditjes me plumb mbas koke, mjeku kontrolloi trupat dhe u mbajt proces-verbali, e gjitha zgjati një orë, por makthi i saj po më ndjek…”/ Dëshmia e ish-oficerit për ekzekutimin e Lezhos dhe Kokomanit

October 6, 2026
“Shoku Foto, e ndjejmë përgjegjësinë e rëndë, por vëmendja jonë ishte për fushatën e korrjes…”/ Fjala e Abdyl Pilafit në mbledhjen e Byrosë, për ngjarjen e rëndë te “Naftëtari”–“Dinamo”, qershor ‘88!

October 7, 2026
“Në tetor 1913 në Raven u masakruan 30 vetë, ku 12 i hodhën në pus, në Vergan u vranë 52 vetë nën 25 vjeç, në Zuznije 45 vetë, në Shtirovicë po 45 …”/ Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve

October 5, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme