• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, November 23, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Eksperienca ushtarake që kemi marrë nga republika e Kinës, po shfrytëzohet dhe po përshtatet për ushtrinë tonë, pasi ne jemi duke…”/ Takimi i Enver Hoxhës me kryeministrin kinez, Çu En Lai, mars 1965

“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65
“Me duhanin që mbillni, doni të plotësoni nevojat e eksportit, por Kina për shembull, nuk përdor duhanin tuaj, kurse Spiro Koleka…”/ Takimi i Çu En Lait me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, 27 mars ‘65
“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65
“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65
Mao Ce Duni: “Mos kinin frikë se jeni pak, edhe Marksi me Engelsin ishin vetëm në fillim, por idetë e tyre….”/ Takimi i panjohur me Hysni Kapon dhe Ramiz Alinë më 29 qershor ’62, në Wuhan
Ten Hsiao Pin: “Unë po mendoj për sigurinë e shokëve shqiptarë dhe nëse ju doni që kthimi juaj të mbahet sekret, një aeroplan i yni do t’ju çoj …”/ Kapo dhe Alia, takimi i panjohur, Pekin ’62

Pjesa e tretë

Memorie.al /Në mars të vitit 1965, një delegacion i lartë kinez i kryesuar nga kryeministri, Çu En Lai, mbërriti për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ajo ishte vizita e tij e dytë zyrtare në vendin e vogël komunist ballkanik dhe u zhvillua nga data 27 deri më 29 mars 1965 në Tiranë, ku ai u prit nga udhëheqësit kryesorë të Shqipërisë komuniste, duke filluar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Haxhi Lleshi etj., të cilët dolën për ta pritur mikun kinez që në aeroportin e Rinasit, nën tingujt e bandës muzikore dhe truprojave ushtarake të nderit. Takimet zyrtare u mbajtën në selinë e Kryeministrisë, ku përveç Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të Byrosë Politike dhe qeverisë shqiptare, si; Beqir Balluku, Hysni Kapo, Spiro Koleka, Adil Çarçani, Gogo Nushi, Haki Toska, Manush Mysfiu, Ramiz Alia, Rita Marko, Spiro Koleka, Koço Theodhosi, Abdyl Këllezi, Behar Shtylla, dhe ambasadori shqiptar në Kinë, Nesti Nase etj..

Po çfarë u bisedua në takimet me kryeministrin kinez, cilat ishin kërkesat prioritare të bërë nga qeveria shqiptare për ndihma dhe kredi nga Republika Popullore e Kinës dhe përgjigjja e Çu En Lait lidhur me sa i kërkohej? Lidhur me këto etj., na njohin dokumentet arkivore ku ndodhet proces-verbali i takimit në fjalë, i cili është nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilin po e publikojmë me disa shkurtime.

                                            Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

Duke soditur gjithë këtë histori shqiptare, kuptohet shumë qartë se varrezat e Rrmajt në qytetin e Shkodrës, janë për ne shqiptarët, si ato të Parisit për francezet dhe ato të Romës për italianët etj.

“Në librin e tij ‘Shqiptarë e Sllavë’, autori Lumo Skëndo shkruan se; qyteti dhe tërë kazaja e saj, kanë qenë një nga qendrat më aktive të propagandës…”/ Reportazh nga qyteti shqiptar i Tetovës

Mars 1965

Proces-verbali i bisedës mes shokut Çu En Lai dhe udhëheqësve të partisë e të shtetit shqiptar, 27 – 29 mars 1965

Shoku Çu En Lai dhe udhëheqës të tjerë të Partisë Komuniste kineze, u takuan me udhëheqësit shqiptarë në selinë e kryeministrisë në Tiranë.

Pala Shqiptare: Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Haki Toska, Hysni Kapo, Manush Mysfiu, Ramiz Alia, Rita Marko, Spiro Koleka, Koço Theodhosi, Abdyl Këllezi, Behar Shtylla, dhe ambasadori në Kinë, Nesti Nase

Pala kineze: kryetari Çu En Lai, anëtarët e komitetit qendror Xie Fuzhi, Zhang Hanfu, Zhao Jimin, Çu Jien Guo dhe Li Xianian.

Takimi i parë nisi më 27 mars 1965, në 16.30. Të gjithë pjesëmarrësit u ulët dhe shoku Enver Hoxha i kërkoi Çu En Lai të nistë takimin sipas axhendës së eventeve të tilla.

Vijon nga numri kaluar 

SHOKU ENVER HOXHA; Gjithashtu shoku Çu En Lai, desha t’ju informoj në lidhje me arritjet e ekonomisë sonë gjatë vitit të shkuar. Gjatë vitit 1964 me frymën tonë patriotike dhe mobilizimin revolucionar të partisë dhe popullit, kemi realizuar planin e prodhimit industrial me 100.7 %, duke rritur prodhimin me 7.4 % prej një viti më parë. Objektivat u arritën thuajse në të gjitha fushat e industrisë. Prodhimi i përgjithshëm bujqësor për 1964 ishte më i madh se ai i vitit 1963.

Kemi prodhuar më shumë grurë, bimë industriale, perime, qumësht etj., ndërsa për duhanin, pambukun, ullinjtë, nivelet ishin më të ulëta se ato të 1963. Në blegtori kemi prodhuar më shumë kafshë se një vit më parë. Objektivat e qarkullimit të mallrave të rralla u tejkaluan me rreth 10 %, ose ndryshe 5.7 % më shumë se një vit më parë. Kjo tregon rritje të fuqisë blerëse të popullit tonë dhe rrjedhimisht rritje të standardeve të jetesës. Megjithëse rritje modeste, është gjithsesi rritje.

Ne mbajtëm një plenum të veçantë të Komitetit Qendror për objektivat e këtij viti, prej madhësisë së tyre. Në të përcaktuam se prodhimi total industrial, do të jetë 4.7% më i madh se një vit më parë, ndërsa prodhimi total bujqësor 5% më i madh. Prodhimi frutor do të jetë 2% më shumë se 1964 ndërsa ai blegtoral 5% më i madh. Një fokus të veçantë kemi caktuar në prodhimin e grurit ku parashikojmë një prodhim 8.7% më të madh se 1964.

Objektivat janë të njëjtë në të gjitha fushat e ekonomisë por forca jonë kryesore do të mobilizohet të bujqësia, përfundimi i ndërtimit të objekteve industriale me ndihmën tuaj dhe vënia e tyre në punë. Ne besojmë se do të arrijmë suksese të mëdha nga objektet industriale që po ndërtojmë me ndihmën e republikës së Kinës. Këtë vit ne patëm një dimër më të vështirë se zakonisht. Kishte shumë dëborë, jo vetëm në male ku bie zakonisht, por dhe në zonat fushore e bregdetare.

Bora nuk na dëmtoi shumë bujqësinë por vetëm blegtorinë, pasi na shkaktoi 100.000 vdekje kafshësh të vogla, prej mungesës së ushqimit të tyre, të qumështit dhe dështimeve në pjellje. Me gjithë ndihmën shtetërore në zonat prekura, i ftohti na kapi në befasi veçanërisht në zonat e ulëta. Tashmë në bujqësi sezoni i mbjelljeve të pranverës po shkon mirë dhe kushtet e motit janë të favorshme. Punonjësit, traktorët dhe kafshët e punës janë mobilizuar në plugimet dhe mbjelljen. Ne shpresojmë që puna të shkojë mbarë dhe të shkojnë në kongresin tonë me rezultate të kënaqshme.

SHOKU ÇU EN LAI: Kur do të mbani kongresin e partisë shoku Enver?

SHOKU ENVER HOXHA: Ne mendojmë nga fundi i vitit ose fillimi i vitit të ardhshëm. Uniteti i partisë sonë me popullin dhe uniteti me motrën tonë Kinën e madhe, na bën gjithnjë e më të fortë në përpjekjen tonë të përditshme revolucionare. Situata në kufijtë tanë është aktualisht e qetë. Armiqtë tanë e kanë parë vendosmërinë tonë dhe për momentin nuk po na provokojnë.

Por ne gjithsesi po e mësojmë popullin, ushtrinë dhe rojet kufitare, të jenë gjithmonë vigjilentë dhe të mos lejojnë asnjë periudhë qetësie në mbrojtjen e atdheut, siç thotë dhe populli ynë; “lumi fle armiku s’fle”. I kemi kushtuar një vëmendje të veçantë rritjes së përgatitjes ushtarake të forcave të armatosura. Eksperienca teknike ushtarake që kemi marrë nga republika e Kinës, po shfrytëzohet dhe po përshtatet për ushtrinë tonë.

Siç kërkohet nga plani i armatimit, ne kemi stabilizuar strukturën organizative dhe planet e mobilizimit të luftës. kemi vazhduar gjithashtu përgatitjen operacionale në terren dhe armatimin e policisë popullore. Ardhja juaj këtu shoku Çu En Lai, forcon edhe më shumë situatën tonë politike, të brendshme dhe të jashtme. Me ndihmën bujare dhe internacionaliste që na jep Kina, vullneti dhe besimi i popullit tonë rritet edhe më shumë, pasi ai e ndjen varfërinë me zemrën e çeliktë të Kinës që është me ne, në kohëra të mira e të këqija.

Në lidhje me situatën ndërkombëtare, ne mendojmë se partia dhe qeveria e Kinës, nuk u kapën në befasi nga zhvillimet e fundit ndërkombëtare. Ju i keni parashikuar saktësisht ato, duke reaguar në mënyrë revolucionare dhe duke ditur të influenconi situatat. Partia juaj ka arritur me sukses që të përfitojë nga forcimi i kampit socialist dhe përpjekja çlirimtare e popujve të botës.

Akuza BRSS-së dhe SHBA-së

Në të njëjtën kohë puna e vazhdueshme marksiste-leniniste e partive tona, ka demaskuar në sytë e popujve dhe komunistëve të të gjithë botës, natyrën agresive dhe luftënxitësve të imperializmit botëror, me në krye amerikanët dhe tradhtinë e revizionistëve modern, me në krye sovjetikët. Ne mendojmë se karakteristika e veçantë e kësaj periudhe është bashkëpunimi mes imperializmit amerikan dhe revizionistëve sovjetikë.

Ata po bashkëpunojnë gjithnjë e më hapur ditë pas dite, pasi imperializmi amerikan ka gjetur një shok te Hrushovi dhe aleatët e tij, për të vënë në jetë praktikat e tyre luftënxitëse, të shkatërrimit të komunizmit dhe ndryshimit të zonave të influencës botërore, për të krijuar një sistem të ri kolonializmi të dominuar nga dy superfuqitë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik.

Këto dy superfuqi, duke pasur objektivin e njëjtë të luftës kundër socializmit të vërtetë, po përpiqen të mbrojnë dhe të forcojnë supremacinë e tyre, duke shtrënguar grupin e aleatëve dhe duke u përpjekur të rrëmbejnë aleatë të vegjël nga njëri-tjetri dhe duke sulmuar vendet e socializmit të vërtetë si Kina, Koreja, Shqipëria e Vietnami i Veriut. Aleanca amerikano-sovjetike po materializohet çdo ditë e më shumë dhe po kthehet në rrezikun kryesor për fatin e botës.

Kjo aleancë po rritet në sferat politike, ideologjike, ekonomike kulturore dhe po zyrtarizohet me marrëveshje, traktate e kontrata nga të dyja palët. Natyrisht që tendenca e këtyre dy superfuqive është dominimi i botës me anë të shtypjes së socializmit, të lirive dhe pavarësisë së kombeve. SHBA-ja vepron me zjarr dhe dhunë, duke përdorur presionin bërthamor dhe çdo lloj shantazhi tjetër, për të krijuar zonat e saj të influencës dhe për të dominuar popujt e botës.

Me anë të konfrontimeve të saj me socializmin ata mendojnë se do të arrijnë të realizojnë planet e tyre djallëzore. Ndërsa Bashkimi Sovjetik me kursin e tij të bashkë-ekzistencës paqësore mendon se mund të evitojë luftën përgjithmonë, por nga ana tjetër fiton kohë për të luftuar socializmin dhe për të forcuar pozitën e tij botërore. Kuptohet që revizionistët sovjetikë po luajnë me zjarrin. Ata i lejojnë imperialistëve amerikanë të veprojnë të pa shqetësuar, duke përdorur zjarrin dhe dhunën kundër popujve që luftojnë për lirinë e tyre.

Kurse sovjetikët përdorin çdo mënyrë për dëmtuar, korruptuar dhe për t’i skllavëruar ato. Por këta banditë gjithmonë përpiqen të vënë të tjerët për të bërë punët e pista. Sigurisht që ngjarjet nuk do të zhvillohen siç ata presin, pasi ka të tjera forca kolosale që veprojnë, siç janë popujt socialistë që po shkatërrojnë planet e imperialisto-revizionistëve. Krijimi i kësaj aleance amerikano-sovjetike, nuk mund të zhdukë ligjin e vjetër të xhunglës, por përkundrazi e bën atë edhe më real.

Kjo po ndodh jo vetëm mes dy superfuqive, por dhe mes vendeve të tjera kapitaliste dhe atyre ku janë në pushtet revizionistët, siç janë vendet socialiste të Evropës, që me ritme të shpejta po degjenerojnë në kapitalizëm. Ky degjenerim i Bashkimit Sovjetik dhe i vendeve socialiste, ka risjellë vendosjen e ligjit të xhunglës mes tyre, të gjitha së bashku ose një nga një, që si një tufë ujqërish të uritur i sillen rrotull arenës ndërkombëtare, bashkë me ujqërit e tjerë imperialistë.

Kontradiktat e tyre të pakapërcyeshme janë të dukshme si në aktivitete e NATO-s, në OKB, në Tregun e Përbashkët Evropian, në Laos e në Kongo, ose në çështjen e Gjermanisë. Kjo është një grup çështjesh komplekse, por është detyra jonë të lundrojmë për të gjetur kursin e duhur dhe për të nxjerrë konkluzionet e duhura, me qëllim caktimin e strategjisë se përpjekjes kundër armiqve.

Situata ndërkombëtare

Mund të themi se në përgjithësi situata ndërkombëtare është e favorshme për forcat socialiste. Imperializmi në përgjithësi dhe ai amerikan në veçanti, është drejt dekompozimit, dekadencës dhe rënies së lirë. Ata po humbasin terren dhe po demaskohen nga të gjitha drejtimet, në çdo veprim që bëjnë. Revizionizmi modern dhe ai hrushovian në veçanti, ka dëmtuar kauzën tonë socialiste dhe komunizmin ndërkombëtar, duke shkaktuar një krizë në mes të lëvizjes sonë.

Por duke e ditur këtë fakt, ne mund të themi se demaskimi i tij dhe përpjekja jonë do ta flakë tej këtë mbeturinë në mesin tonë. Pas Luftës së Dytë Botërore, kampi imperialist deshi disa kohë sa të ngrihej në këmbë, prandaj ishte i detyruar të pranonte ndihmën amerikane që shoqërohej me dominimin e tyre nga SHBA-ja. Imperializmi amerikan dhe ai britanik, arritën të bëjnë pas vetes partnerët e dobësuar nga lufta, në një aleancë politiko-ushtarake të cilën ata e përdorin për të sunduar vendet e tjera.

Ata kanë krijuar baza ushtarake në të gjitha vendet kapitaliste të botës, nën maskën e ndihmës ekonomike apo ushtarake. Në të njëjtën kohë Amerika ndryshon vullnetin ekonomik të vendeve duke diktuar vendimet e saj në fushat e ekonomisë, investimeve, tregtisë etj. Nuk ka dyshim që në këtë situatë SHBA dikton dhe mënyrën e jetesës, mendimin ideologjik dhe politik të këtyre vendeve.

Duke financuar rindërtimin e Bon-it në Gjermaninë Perëndimore, SHBA-ja ka riarmatosur fashizmin dhe revanshizmin, për krijimin e një Gjermanie fashiste aleate të saj, e cila funksionon dhe si mjet shantazhi ndaj vendeve të tjera. Kështu blloku kapitalist, nën sundimin e plotë të amerikanëve, kërcënon vendet e tjera me presionin e luftës. Por ata nuk janë aq të fuqishëm sa kanë qenë më parë. Tanimë Franca, edhe pse një vend kapitalist dhe anëtar i NATO-s, ka nisur kontradiktat e hapura me imperializmin amerikan.

Kapitali i madh për rindërtimin e Francës, nuk po duron diktatin e amerikanëve dhe refuzon mbytjen e vendit nga sundimi kapitalist. Kjo ka dobësuar fuqinë politike dhe ushtarake të NATO-s. Zhvillimi është diçka pozitive për ne dhe nuk vjen vetëm nga faktori francez, por dhe nga lufta ideologjike e vendeve socialiste kundër imperializmit amerikan. Franca po përdor kapitalin e saj për të hequr prangat e SHBA-së dhe ne si marksistë duhet të shfrytëzojmë situatën, edhe pse shpresat janë të paktë që Franca të ndryshojë kurs.

Fenomeni është një nga parashikimet e bëra prej kohësh nga Stalini. Ne mendojmë se imperializmi amerikan është i shqetësuar prej problemeve dhe kjo tregohet dhe nga veprimet e tij agresive të kërcënimeve bërthamore. Këto të fundit janë shenja dobësie dhe jo force. SHBA-ja po përpiqet të krijojë një pozitë të re për veten, duke u mbështetur në Bon të Gjermanisë, që është aleati i tyre më i fuqishëm dhe më agresiv. Ne besojmë se Boni është çmimi për të gjithë. Amerikanët po bëjnë gjithçka që kancelari revanshist gjermano-perëndimor Ludvid Erhard dhe qeveria e tij, të ruajnë qëndrimin e tyre pro-amerikan dhe për të arritur këtë, amerikanët me shumë vështirësi po përpiqen të plotësojnë të gjitha kërkesat e tyre, veçanërisht me armatime dhe armë bërthamore.

Nga ana tjetër amerikanët gjithashtu po përpiqen të ulin në gjunjë sovjetikët në lidhje me bashkimin e Gjermanisë, sipas kushteve të revanshistëve të Bonit. Nëse amerikanët e arrijnë këtë, ata do të forcojnë pozitën e tyre në Evropë, dhe do të mund të izolojnë Francën duke e bërë t’i bindet presionit të tyre dhe duke e ndaluar të krijojë aleanca të tjera, sidomos me sovjetikët revizionistë.

Konkluzionet

Pra, në konkluzion mund të themi se amerikanët po përpiqen të dëmtojnë objektivin francez të ringjalljes së aleancave të vjetra me vendet europiano-lindore, qendrore dhe juglindore, dhe në të njëjtën kohë e lidhur ngushtë me Bonin për “luftën kundër komunizmit”. Aktualisht por në fakt Franca po përpiqet të krijojë një dominancë të sajën. Kjo është dhe arsyeja e avancimeve Goliste drejt vendeve të demokracive popullore, me anë të dhënies së huave dhe zhvillimit të marrëdhënieve kulturore me to.

Nga ana tjetër amerikanët po përpiqen të mbrojnë dhe të forcojnë aksin Bon-Uashington, të forcojnë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, në mënyrë që BRSS-ja të ndjekë kursin amerikan dhe mos të bëhet aleat me Francën. Në këtë situatë, opinionet e vendeve të tjera të NATO-s nuk do të merren fare në konsideratë me përjashtim të Londrës dhe Bonit. Cilado parti që të jetë në pushtet në Britani, do të vazhdojë balancimin tradicional të politikave, që si zakonisht do të anohet drejt favorizimit të SHBA-së.

Tradita, historia apo interesi i aleancave të vjetra, e ka bërë Britaninë gjithmonë aleate të SHBA-së, edhe pse kontradiktat mes tyre ekzistojnë dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë. Në të njëjtën kohë, dihen qëllimet e qeverisë revanshiste të Bonit, e cila lufton për dominim në Evropë, për sofistikimin e armëve të saj bërthamore dhe për t’u dukur si aleati më i parë në krah të SHBA-së në NATO.

Gjermania Perëndimore kërkon të gëlltisë Republikën Demokratike Gjermane dhe të rivendosë kufijtë e Rajhut të Tretë. Ajo kërkon aleanca të reja dhe kërcënon nisjen e konfliktit bërthamor, sa herë e konsiderojnë të nevojshëm partnerët e saj. Prandaj Boni është arma kryesore mbështetëse e SHBA-së dhe përpiqet të mos prishë marrëdhëniet me vendet e tjera përfshi dhe De Gol, apo vendet e demokracive socialiste.

Me aq sa mund ta gjykojmë situatën, koalicioni imperialist në Evropë nuk është ende gati për të shkuar në luftë. Së pari çështja franceze ka tronditur ekuilibrat dhe do të duhet ca kohë për ta rivendosur, dhe së dyti, kapitullimi i revizionistëve sovjetikë dhe i satelitëve të tyre në Evropën lindore po krijon një peizazh të ri për imperialistët. Ata kanë tani më shumë shpresë dhe mundësi për koalicione.

Ata nuk do t’i lënë pa shfrytëzuar këto momente deh do të nisin aventura të reja ose konflikte të armatosura. Ne kemi arritur në konkluzionin se një re e zezë është ngritur mbi Evropën, mbi kontinentin që tashmë është kthyer në parkun e lodrave të imperialisto-revizionistëve dhe intrigat e tyre. Por megjithatë mes tyre ka kontradikta të thella, edhe pse këto nuk mund të çojnë në një atmosferë revolucioni./ Memorie.al

                                                 Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 23 Nëntor 2026

Next Post

Duke soditur gjithë këtë histori shqiptare, kuptohet shumë qartë se varrezat e Rrmajt në qytetin e Shkodrës, janë për ne shqiptarët, si ato të Parisit për francezet dhe ato të Romës për italianët etj.

Artikuj të ngjashëm

Duke soditur gjithë këtë histori shqiptare, kuptohet shumë qartë se varrezat e Rrmajt në qytetin e Shkodrës, janë për ne shqiptarët, si ato të Parisit për francezet dhe ato të Romës për italianët etj.
Dossier

Duke soditur gjithë këtë histori shqiptare, kuptohet shumë qartë se varrezat e Rrmajt në qytetin e Shkodrës, janë për ne shqiptarët, si ato të Parisit për francezet dhe ato të Romës për italianët etj.

November 22, 2026
“Në librin e tij ‘Shqiptarë e Sllavë’, autori Lumo Skëndo shkruan se; qyteti dhe tërë kazaja e saj, kanë qenë një nga qendrat më aktive të propagandës…”/ Reportazh nga qyteti shqiptar i Tetovës
Dossier

“Në librin e tij ‘Shqiptarë e Sllavë’, autori Lumo Skëndo shkruan se; qyteti dhe tërë kazaja e saj, kanë qenë një nga qendrat më aktive të propagandës…”/ Reportazh nga qyteti shqiptar i Tetovës

November 22, 2026
“Me duhanin që mbillni, doni të plotësoni nevojat e eksportit, por Kina për shembull, nuk përdor duhanin tuaj, kurse Spiro Koleka…”/ Takimi i Çu En Lait me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, 27 mars ‘65
Dossier

“Me duhanin që mbillni, doni të plotësoni nevojat e eksportit, por Kina për shembull, nuk përdor duhanin tuaj, kurse Spiro Koleka…”/ Takimi i Çu En Lait me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, 27 mars ‘65

November 23, 2026
“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984
Dossier

“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984

November 21, 2026
“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65
Dossier

“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65

November 22, 2026
“Ja e vërteta e shifrës së 6 mijë të zhdukurve nga regjimi komunist,  që thuhet se nuk u janë gjetur eshtrat ende…”/ Refleksionet e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme
Dossier

“Radio-Janina jep një orë emision me Silogjet Vorio-epiriote dhe të arratisurit, me propagandë antishqiptare, Sebastiano e Micotaqis…”/ Letra Komitetit Partisë së Sarandës për Ramiz Alinë, 17 nëntor ‘90

November 19, 2026
Next Post
Duke soditur gjithë këtë histori shqiptare, kuptohet shumë qartë se varrezat e Rrmajt në qytetin e Shkodrës, janë për ne shqiptarët, si ato të Parisit për francezet dhe ato të Romës për italianët etj.

Duke soditur gjithë këtë histori shqiptare, kuptohet shumë qartë se varrezat e Rrmajt në qytetin e Shkodrës, janë për ne shqiptarët, si ato të Parisit për francezet dhe ato të Romës për italianët etj.

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme