• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pas arrestimit të Selim Kelmendit, Myrtezai shkoi në Fushë-Krujë, takoi mësuesin me emrin Nysret, të cilin, Estref Kelmendi, tha se do e zhdukte fizikisht, pasi…”/ Raporti i ‘B. p’. “Furtuna”, në ’83-in

“E vërteta e vdekjes së Selim Kelmendit në burgun e Burrelit, ku të nesërmen erdhi mjeku ligjor dhe i bëri autopsinë në qeli…”/ Dëshmia tragjike e Jetullah Gashit
“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tridhjetë e pesë

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja voluminoze (formulare, hetimore dhe gjyqësore), e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952, filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit, në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt, pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë për në Turqi dhe, si rezultat u emërua mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës.  Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur, ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, por pasi refuzoi emërimin në qytetin e Beratit, në vitin 1971, arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”. Dalja nga burgu e lënia pa punë deri në shembjen e regjimit komunist dhe emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër, deri në vitin 1993, si dhe më pas zgjedhja e tij si Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë, për vendet e Beneluksit, ku ai punoi për çështjen e Kosovës, deri sa u nda nga jeta më datën 11 dhjetor 2020. E gjithë dosja e plotë e Myrteza Bajraktarit, me emrat e funksionarëve dhe oficerëve të Sigurimit të Shtetit, pseudonimet e bashkëpunëtorëve, “kolegëve” e “bashkëpatriotëve” që e ndiqnin dhe survejonin, provokatorët në qelitë e hetuesisë, dëshmitarët që i dolën në gjyq, letrat dërguar Enver Hoxhës dhe instancave të larta zyrtare ku kërkonte pafajësinë e tij, etj., etj., publikohet për herë të parë nga Memorie.al

                                                      Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Dokumenti sekret me raport-informacion e hartuar nga Punëtorët Operativ të Sigurimit të Shtetit, Agim Ramizi dhe Ylli Hila, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit, me pseudonimin “Ylli”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Myrteza Bajraktarit

Marrë nga P.Op. S. Qirici

Dhënë nga B.p. “Ylli”

    Datë, 9.10.1981

                                                                      R A P O R T

Burimi njofton se rreth datës 23.9.1981, i shkoi në shtëpi Myrteza Bajraktari. Në fillim bisedat ishin të përgjithshme. Kur ai e pyeti nëse kishte marrë ose jo ndonjë lajm nga shtëpia, Myrtezai i tha se kishte bërë disa herë telefon, por nuk i përgjigjej njeri.

Burimi i tha që edhe familja juaj është patriote dhe nuk duhet të ketë dalë pa gjë. Sigurisht, u përgjigj Myrtezai, por këta këtu, në mëngjes, të thonë “Patriot”, dhe mbas dite “Patriot m…”! Pra, ai e kishte lënë të kuptohej që, këtu nuk trajtohej si patriot. Fjalët e fundi i tha duke u ngritur për të ikur, se e priste e shoqja.

                                      “Ylli”   

Vlerësim: E dhëna ka vlerë, sepse bën fjalë për objektin M. Bajraktari.

Detyra: B.p., ju dha detyrë që të vazhdojë kontaktet me Myrtezanë dhe të përpiqet për të mësuar reagimet e tij për qëndrimin e partisë dhe qeverisë sonë për Kosovën.

                              Punëtori Operativ 

                               Simon Qirici                   

Dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit me ekstraktin e përpiluar për Myrteza Bajraktarin nga ana e dy Punëtorëve Operativ, Agim Ramizi dhe Ylli Hila, sipas të dhënave të bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Furtuna”

                                                                                                               Sekret

                                                                                                  Ekzemplar i vetëm

                                                                                                    Tiranë, …2.1982

                                                            Ekstrakt

Nxjerrë nga raporti i B.p. “Furtuna”, datë 7.8.1981

……Istrefi, i foli atij edhe për familjen. I tha burimit se ka një baxhanak të madh në moshë me origjinë nga Peja, i cili është burrë shumë i mirë dhe banon në Tiranë. Është njeri shumë pozitiv si unë dhe si ti, kurse baxhanaku tjetër, është ndryshe, nuk është i zgjuar. Kur të vijoj ky i madhi nga Tirana, do të takoj me të.

Punëtori Operativ                                               Punëtori Operativ

  Agim Ramizi                                                              Ylli Hila

                          Vërtetohet se është një me origjinalin                        

                                         Punëtori Operativ

                                           Sokrat Paskali

Sqarim: Estref Kelmendi, është në përpunim aktiv 2/A si agjent i mundshëm i Zbulimit Jugosllav dhe zhvillon agjitacion e propagandë të mprehtë dhe ndiqet me dosje agjenturore në problemin “Gorrilla”.

Ndërsa baxhanaku i tij, në Tiranë, është Myrteza Bajraktari, që është nga ajo Drejtori në kontrollin operativ 2/B.

                                      Punëtori Operativ

                                         Sokrat Paskali

Dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit me ekstraktin e përpiluar për Myrteza Bajraktarin nga ana e dy Punëtorëve Operativ, Agim Ramizi dhe Ylli Hila, sipas të dhënave të bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Furtuna”

                                                                                                   Sekret

                                                                                         Ekzemplar i vetëm

                                                                                     Shkodër, më 12.2.1982

                                                              Ekstrakt

Nxjerrë nga raporti i B.p., datë 14.1.1982.

…..Burimi e pyeti Estrefin se kur do të niset i vjehrri për në Turqi. Estrefi i tha se sot kam telefon në orën 21.00, por më duket se do të niset të martën. Duhet t’i çoj gjëra se i kushton shumë rruga. Burimi e pyeti se a do të shkojnë ata të Kosovës për ta takuar.

Estrefi i përgjigjet se ata mund të shkojnë, por sa para bën….?? Vjehrri ka vetëm dy sy, vetëm drejt. Të ishte Myrtezai, po. Ai ka shumë sy. Por edhe atij, nuk i kam shumë besë, megjithëse flet me mua çdo gjë. Unë atë e kuptoj, kurse ai mua nuk më vlen asgjë. Është burrë shumë i mirë.

Punëtori Operativ                                                        Punëtori Operativ

  Agim Ramizi                                                                     Ylli Hila 

                               Vërtetohet se është një me origjinalin                        

                                             Punëtori Operativ

                                               Sokrat Paskali

Dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit me ekstraktin e përpiluar për Myrteza Bajraktarin nga ana e dy Punëtorëve Operativ, Agim Ramizi dhe Ylli Hila, sipas të dhënave të bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Furtuna”

Marrë nga P. Op. Ylli Hila dhe Agim Ramizi

 Dhënë agjenti “Furtuna”

           Ekstrakt

  Datë, 15.2.1982

….Më pas Estrefi i tregon burimit: “Ka tre ditë që nga Suedia, ka ardhur një kosovar për të ndenjur një muaj”. Burimi i thotë: “Ti je me gjithë mend i marrë. Ku i merr vesh këto gjëra?! Menjëherë”?! Estrefit ju bë qejfi dhe vazhdon: “Edhe unë di. Ky kosovari nga Suedia ka ardhur të takohet me Myrtezanë në Tiranë. Më tha për këtë një mësues gjimnazi në Lezhë, quhet Ibrahim. Ibrahimin e takova në Shkodër, kishte dy ditë që priste të motrën që do t’i vinte nga Ulqini”. Burimi i ka barë pyetjen Estrefit: “Kush është ai kosovar që vjen në Shqipëri për një muaj”?!

Estrefi i është përgjigjur: Është një shok që ka banuar në Shqipëri për tetë vjet (më vonë e korrigjoi, në dy vjet), me nënshtetësi të huaj. Ka ndenjur në Lushnje. Burimi e ka pyetur se: mbi çfarë motivesh ka ardhur këtu? A mos ka njerëz këtu? Estrefi e sqaron burimin: “Ai këtu nuk ka njerëz, por ka ardhur gjoja për të takuar shokët. Qëllimi është për të takuar ndonjë njeri”.

Burimi e pyet: “A është njeri i zoti”? Estrefi i përgjigjet: “Është shumë i aftë. Është si unë dhe si ti me bindje, por vepron edhe praktikisht. Ai ka ardhur për punë me rëndësi”. Burimi pas një kalimi që ka bërë në bisedë Estrefi, e ka sjellë fjalën përsëri tek kosovari i ardhur nga Suedia, duke e pyetur: “Sa mirë e kanë lejuar me ardhë në Shqipëri”?! Estrefi i përgjigjet: “Ai do të ketë premtuar se do të shkruaj apo do të flasë ndonjë gjë për Shqipërinë andej jashtë dhe këta atë duan, por nuk e dimë se ai kryen diçka më të madhe”…?!

….Kur të shkojmë ndonjëherë në Tiranë, ose po erdhi këtu, do të njoh me baxhanakun tim, Myrtezanë, është njeri i zgjuar, thotë Estrefi. Burimi i ka thënë: “A është edhe ai kështu si ne”? Estrefi i është përgjigjur: “Unë diskutoj me të. E kuptoj se është si ne, por kështu siç jemi shtruar bashkë, nuk jam shtruar me të. Vetëm njëherë ka bërë gabim. Ka pasur iluzione për demokratizëm”. Burimi e ka pyetur se në ç’rast…? Estrefi ka vendosur të shpjegojë: “Kur u diskutuan ligjet, u tha se do të ketë falje. Myrtezai shpresoj se do t’i falnin njerëzit dhe që t’i nxirin nga burgu, gjë që nuk ndodhi kurrë, sa të jenë këta”.

Burimi e ka pyetur se për këtë dëshironte të lirohej me falje? Estrefi thotë: “Jo. Për demokratizëm. Burimi i thotë Estrefit: “Të fortë jeni që arritët të nxirrni në Turqi, vjehrrin! Ku e gjetët gjithë atë forcë?! Estrefi përgjigjet: “Jo këtu. Myrtezai ka një të njohur në ambasadën turke në Tiranë. me atë shokun e ambasadës turke, me marifet ka ndërhyrë tek këta dhe arriti me e nxjerr vjehrrin jashtë. Duhet të dilte Myrtezai, se vjehrri nuk di, është dhe në moshë…”!

Me të dalë nga Turizmi, Estrefi i thotë burimit: “Kosovari i shkretë ka ardhur këtu”. Burimi pyet: “Myrtezai ka ardh”? Jam shumë kurrioz ta njoh atë njeri, që ti e bën të madh”. Estrefi thotë: “Në qoftë se ai vjen këtu, ose ne shkojmë në Tiranë, patjetër do të të njoh me të”.

Burimi e ka pyetur: “P.sh., si e shpreh zgjuarsinë e tij Myrtezai”? Estrefi shpjegon: “Myrtezai thotë se: bë me pas pare shumë, jo me i hedh përtokë, por me ditë me i administrue. Kurrë nuk kisha ble me shumicë, p.sh., tri pula, etj. Jo. Kisha blerë gjysëm pule, pjesën tjetër, njëherë tjetër. Kjo me qëllim që të mos biem në sy, se nga i marr këto pare”…

                                 “Furtuna”

Sqarim: Estref Kelmendi është në përpunim aktiv 2/A si agjent i mundshëm i Zbulimit Jugosllav. Myrteza Bajraktari është në 2/B, por për drejtimin Jugosllav. Vizitori nga Suedia, nuk njihet nga ana jonë.

Detyra: Direkt në drejtim të Myrtezait, nuk janë dhënë, sepse ju dhanë të tjera, në bazë të situatës operative.

Vlerësimi: E dhëna paraqet interes operativ, mbasi bën fjalë për veprimtari spiunazhi.

 Punëtori Operativ                                  Punëtori Operativ

  Agim Ramizi                                             Ylli Hila

Dokumenti sekret me raport-informacionin e përgatitur nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Sokrat Paskali, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Furtuna”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Myrteza Bajraktarit dhe baxhanakut të tij, Estref Kelmendi

 Mori P.Op., Sokrat Paskali

    Dha agjenti “Furtuna”

    Shkodër, 15.8.1983

                                                                   R A P O R T

Më datën 14.8.1983, burimi takohet rastësisht me Myrteza Bajraktarin, baxhanakun e Estref Kelmendit, me banim në Tiranë. Mbasi burimi i ftoi për vizitë dhe ata nuk kishin mundësi t’i përgjigjeshin ftesës së tij, Myrtezai tha: Ama, edhe ju duhet të vini. Herën tjetër, ishit në Tiranë dhe nuk na keni ardhur. Kur të vini përsëri, ju presim. Mirëseardhëshi dhe të dy palët u ndanë miqësisht.

                                   “Furtuna”

Sqarim: Estrefi me Myrtezain, ndiqen në përpunim aktiv 2/A, si agjent të mundshëm të Zbulimit Jugosllav, në problemin e centralizuar “Gorilla”.

Vlerësim: E dhëna ka vlerë, mbasi tregon interesin që ka Myrtezai për bashkëpunëtorin tonë.

Detyra: Bashkëpunëtorit do t’i jepet një vijë sjellje e përshtatshme kur të dërgohet me kombinacion në Tiranë, më 19.8.1983, bashkë me Selim Kelmendin.

                            Punëtori Operativ

                              Sokrat Paskali

Dokumenti sekret me ekstraktin e nxjerrë nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Sokrat Paskali, me të dhënat e agjentit të Sigurimit me pseudonimin “Furtuna”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Myrteza Bajraktarit dhe baxhanakut të tij, Estref Kelmendi

 Mori P.Op., Sokrat Paskali

   Dha agjenti “Furtuna”

                 Ekstrakt

Nxjerrë nga raporti i B.P. “Furtuna”, i datës 26.9.1983

Më datën 26.9.1983, burimi së bashku me Estref Kelmendin, shkojnë një Tiranë, me qëllim që të punonin në Institutin e Studimeve Historike dhe të takonin disa miq të Estrefit. Rrugës, Estrefi i thotë burimit, se: do të bëjmë një vizitë te Myrtezai, tek Selim Kelmendi në Fushë-Krujë dhe tek Osman Rustemi në Tiranë. Mund të shkojmë edhe tek Ahmet Sadiku, por, ky nuk është kurrkund si Myrtezai, mund të krahasohet me Hysni Shalën.

Me datën 20.9.1983, në darkë, Estrefi shkon tek Ahmet Sadiku. Në mëngjesin e datës 21.9.1983, Estrefi i thotë burimit, se ashtu si të flas për gjërat e mira, ashtu do të të tregoj edhe për një fatkeqësi të madhe që na ka ndodhur. Selim Kelmendin e kanë arrestuar. Bëmë mirë që nuk i dërguam telegram, se do të shkonim, sepse në këtë situatë, nuk duhet gabuar. Me vjen keq si njeri, mbasi ka qenë shumë i mirë. Selimi nuk ka qenë në nivelin e njerëzve të punës sonë.

Të jesh i sigurt se asnjë nga njerëzit e punës sonë nuk është dëmtuar. Selimit, mund t’i kenë futur ndonjë njeri, që në njërën anë është përpjekur t’i bëjë kurthin dhe të shpifë. Të jesh i bindur se ai nuk është kapur si agjent, sepse nuk ka qenë i tillë, por, për sjellje jo të mira. Sa për t’i dhënë dhjetë vjet burg, do ta motivojnë se ka bërë agjitacion e propagandë. Selimi ka shkuar edhe me një femër e cila, i kishte prindërit të dënuar për politikë në burg. Ne i kemi thënë disa herë, gabon.

Me datën 23.9.1983, Estrefi shkon tek Myrtezai dhe ditën tjetër, i thotë burimit, se: shqetësimi ynë vazhdon. Kemi dy net pa fjetur. Me Myrtezën kemi ndenjur gjithë natën pa gjumë. Ai e ka pasur shok të ngushtë. Selimi ka në Laç edhe një shok tjetër të ngushtë, me emër Dedë Berisha, që është burrë shumë i mirë. Arsyetimi im për arrestimin e Selimit, ishte i njëjtë me atë të Myrtezait. Myrtezai ka shkuar urgjentisht në Fushë-Krujë, sepse e ka thirrur e shoqja e Selimit.

Kur ka shkuar atje, Myrtezai ka gjetur vetëm të shoqen dhe shtëpinë lëmsh, sepse e kishin kontrolluar ata të Sigurimit. Selimin nuk e kishin lënë në burgun e Krujës, por e kishin sjellë në atë të Tiranës. Në Fushë-Krujë, Myrtezai kishte takuar një mësues me emrin Nystret, biond, njeri shumë i lig. Ky  kishte thënë Myrtezait, se: Selimin e kanë arrestuar si agjent jugosllav. Myrtezai i kishte thënë se: edhe ti je i bindur se Selimi ka qenë agjent jugosllav?!

Nustreti i ishte përgjigjur, se ashtu janë hapur fjalë, ndërsa Myrtezai, i kishte folur me përçmim. Unë tha Estrefi, do të përgatis patjetër, asgjësimin e tij fizik, megjithëse nuk kemi detyra të tilla. Ai duhet zhdukur, se është i dëmshëm.

                                      “Furtuna”

Sqarim: Estrefi me Myrtezain, ndiqen në përpunim aktiv 2/A, si agjent të mundshëm të Zbulimit Jugosllav, në problemin e centralizuar “Gorilla”.

Vlerësim: E dhëna është me vlerë, pasi tregon reagimet e këtyre objekteve që janë ndjekur në aktivitet të përbashkët, me Selim Kelmendin dhe evidencon lidhje të reja të tij, që mund të shfrytëzohen për interesa operative.

Masat Operative: Të njoftohen me telegram, Kruja, për tendencën e mprehtë të objektit Estref Kelmendi.

                                   Punëtori Operativ

                                     Sokrat Paskali

Shënimi i kryetarit:

  1. Në vijë sjelljen që do t’iu bëhet B. p., duhet me doemos që të bisedojë dhe të debatojë rreth mendimit që objekti i ka thënë më parë që “Selimi është më i rëndësishëm se unë, e se ti”, kurse tani shprehet, se nuk di gjë, për veprimtarinë tonë.
  2. Të sqarohet sa më parë se si mendon objekti, “ta zhdukë Nusrertin dhe nëpërmjet objektit, ky akt të parandalohet, duke i thënë se veprime të tilla, na rrezikojnë, aq më tepër, që janë edhe jashtë detyrave, të cilat, u janë ngarkuar nga zbulimet e huaja”.
  3. Me telegram, të njoftohet Dega e Punëve të Brendshme Krujë, për mendimin e shfaqur nga Estrefi, për tendencë terrori. Memorie.al

                              Kryetari i Degës

                              Përparim Xhoxhaj

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

 Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 03 Qershor 2022

Next Post

“Një nga shoqëruesit, e mbyti kapiten Gjelosh Lulin, i rrëmbeu florinjtë që kishte, i shkuli dhëmbët dhe e groposi, por komunistët e nxorën, i prenë kokën dhe…”/ Dëshmia tragjike e 91 vjeçarit

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Një nga shoqëruesit, e mbyti kapiten Gjelosh Lulin, i rrëmbeu florinjtë që kishte, i shkuli dhëmbët dhe e groposi, por komunistët e nxorën, i prenë kokën dhe…”/ Dëshmia tragjike e 91 vjeçarit

“Një nga shoqëruesit, e mbyti kapiten Gjelosh Lulin, i rrëmbeu florinjtë që kishte, i shkuli dhëmbët dhe e groposi, por komunistët e nxorën, i prenë kokën dhe…”/ Dëshmia tragjike e 91 vjeçarit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!