Nga Dashnor Kaloçi
Pjesa e nëntë
Memorie.al / Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.
Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.
Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarësia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.
Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.
Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku pas legjislacionit të zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, një vend të veçantë zë edhe Kodi Penal, gjë të cilat janë botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.
Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)
(Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)
Kodi Penal 1928
Libri i Parë
LIBRI I DYTË
Deliktet
TITULLI I
Delikte kundra sigurimit Shtetnuer
NENI 145. – Kushdo që, jashtë rasteve të parapame në nenin 65, i ban strehë ose i ep ndihmë ose i prokuron ushqime, armë, municione ose petka ose i ndihmon ose i lehtëson veprimin një shoqënije, si ajo që tregohet në nenin e ma sipërme, ndëshkohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Në qoftë se fajtori këto vepra i ka ba, passi banda ka fillue veprimet, aplikohen dispozitat e nenit 134.
NENI 146. – Përjashtohen nga ndëshkimi i fajeve të parapamë në të dy nenet e ma sipërme:
Ata të cilët, para ose posà që urdhërohen nga Qeveria, përndajnë bandën ose ndalojnë që banda të kryejë deliktin për të cilin ishte formuem.
Ata të cilët, pa pasë marrun pjesë në formimin ose në komandën e bandës, para se ose posà urdhënohen nga Qeverija, hiqen pa kundërshtim, tue dorëzue ose tue lanë armët.
NENI 147. – Kur dy ose ma shumë persona lidhen dhe vendosin që me mjete të caktueme, të bajnë ndo njanin nga deliktet e parapame në nenet 111, 126, 127, 129, 130, 133, e në pikat II të nenit 141, secili nga ata ndëshkohet.
Në rastet e nenevet 111, 126, e 127 me burgim të randë nga tetë deri më pesëmbëdhjet vjet.
Në rastin e nenit 129 e 130 me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjet vjet, dhe në rastin e nenit 133, me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Në rastin e pikës II të nenit 141, me burgim të randë, nga dy deri në tetë vjet.
Nuk ndëshkohet ay që hiqet nga shoqënimi para se të fillojë e kryemja e deliktit dhe para çdo ndjekjeje.
NENI 148. – Kushdo që, jashtë rastevet të parapame në nenet 64 e 65, botënisht eksiton me ba ndonjanën nga deliktet e parapame në nenet 111, 126, 127, 129, 130, 133, ndëshkohet për të vetmin këtë faj, me burgim të randë ose me burgim nga tre deri në pesë vjet, në rastet e parapame në nenet 111, 126 e 127; dhe nga dymbëdhjetë deri në tridhjet muej në rastet e parapame në nenet 129, 130, 133, tue i u shtue në çdo rastë gjoba e randë nga tre qint deri në tremijë fr. ari.
NENI 149. – Kur fajtori në të kryemit e ndonjanit nga deliktet e parapame në këtë titull, ban një tjetër delikt, që sjell një ndëshkim të përkohshëm kundra lirisë personale ma tepër se pesë vjet, ndëshkimit që rezulton nga aplikim i nenit 77, i shtohet një e gjashta.
NENI 150. – Dispozita e nenit të ma sipërme aplikohet dhe për atë, i cili, për me ba njanin nga deliktet e parapame në këtë titull, pushton një godinë publike ose private, ose heq me forcë ose me dhelpënina nga një vënd ku shiten ose janë të depozitueme armë, municione, ose sende ushqimore, dhe sikur vepra të sjellë një ndëshkim kundra lirisë personale, jo ma tepër se pesë vjet.
NENI 151. – Kushdo që, merr vesht sigurisht formimin e një bandë ose lidhjeje që kanë për qëllimin të kryemit e fajeve të tregueme në nenet 111, 126, 127, 129, 130 e 133 dhe mendon të lajmërojë Qeverinë, në qoftë se ato faje vihen në veprim, ndëshkohet me burgim nga tre deri në gjashtë muej.
NENI 152. – Përjashtohen nga ndëshkimi i caktuem një nenin e ma sipërme bashkëshorti (conjoint) pindt, dhe të parlindunit, të pas lindunit, vjehërri dhe vjehrra, vëllaznit dhe motrat, kunetët dhe kunatat, dhandrri dhe nusja, ungjit edhe ungjet e fajtorit.
NENI 153. – Ndsëhkimevet me burgim ma tepër se pesë vjet që shënohen në këtë titull, mund t’u shtohet dhe të vumunit nënë vrojtim të posaçëm t’Autoritetit të sigurimit publik.
TITULLI II
Delikte kundra lirisë
KAPTINA I
Delikta kundra lirisë politike
NENI 154. – Kushdo që me violencë, frikësim, ose me potere (tumulte), ndalon tanësisht ose pjesërisht, ushtrimin e çdo lloj së drejte publike, ndëshkohet, kur faji nuk asht parapa me dispozita të posaçme prej ligjës, me burgim nga një deri në tridhjetë muej dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në njëmijë fr. ari.
Në qoftë se fajtori asht nëpunës i Shtetit dhe ka ba deliktin tue abuzue nëpunësinë, burgimi asht nga një deri pesë vjet.
Kaptina II
Delikte kundra lirisë së fesë dhe së ndërgjegjes
NENI 155.- Kushdo që, për me poshtënue ndo njanën nga fet e nderueme prej Shtetit, ndalon ose turbullon ushtrimin e funksionit të fesë, ose ceremonitë fetare, ndëshkohet me burgim deri në tre muej dhe me gjobë të randë, nga pesëdhjetë, deri në pesëqindët fr. ari. Në qoftë se faji asht ba tue përdorë violencë, frikësime ose çnderime, fajtori ndëshkohet me burgim, nga tre, deri në tridhjet muej dhe me gjobë të randë, nga njëqint deri në njëmijë e pesëqint fr. ari.
NENI 156. – Kushdo që, për me poshtënue ndo njanën nga fet e nderueme prej Shtetit, botënisht poshtënon ushtëruësin e asaj feje, mbi kërkimin e anës s’ofendueme, ndëshkohet me burgim deri në tre muej ose me gjobë të randë nga njëqint deri në tremijë fr. ari.
NENI 157.- Kushdo që, për me poshtënue ndo njanën nga fet e nderueme prej Shtetit, shkatërron, prish ose me mënyra të tjera çnderon në vënde publike, sende që janë të destinueme për ushtrimin e asaj feje, ndëshkohet me burgim nga dhet ditë deri në dy muej dhe me gjobë të randë deri në treqint fr. ari. Në qoftë se poshtënimi asht ba n’ushtrimin’ e sipër të fes, ose kundra një fetari asht përdor violencë ose, ky asht poshtënue n’ushtrimin’ e sipër ose nga shkaku i ushtrimit të funksionit të tij, ndëshkohet me burgim, nga një deri në gjashtë muej dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në njëmijë fr. Ari
NENI 158.- Kushdo që, në vendet e destinueme për fè, ose vorreza, prish, ç’figuron ose ndynë statuët, pikturat, vorrezat, ndëshkohet me burgim nga një muej deri në një vjet dhe me gjobë të randë deri pesëqint fr. ari.
NENI 159.- Kushdo që tue ba vepra poshtënuese mbi një kufomë njeriu ose mbi eshtnat e këtij, ose me qëllim çnderimi ose me çdo tjetër qëllim të paligjshme, heq tanësisht ose pjesërisht, kufomën ose eshtnat, ose violon me çdo mënyrë varrin ose arkën ose sendet e tjera që janë varrosun bashkë me kufomën, ndëshkohet me burgim nga një deri në gjashtë muej dhe me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari. Jashtë rasteve të sipër-tregueme, kushdo që heq tanësisht ose pjesërisht, ose, pa pasun leje, çvaros një kufomë njeriu, ose vjeth eshtnat e atij, ndëshkohet me burgim deri në një muej dhe me gjobë të randë deri në treqint fr. ari.
Në qoftë se vepra asht ba nga persona që kanë përsipër ose janë emnuem me rujtun vorrezat, ose të tjera vënde për varrosje, ose nga ata persona të cilëve u asht lanë rujtja e kufomave, ndëshkimi asht, në rastin e pikës 1 të këtij neni, me burgim nga dy muej deri në një vit dhe me gjobë të randë nga pësëdhjet deri njëmijë e pesqint fr. ari, dhe në rastin e §II. me burgim deri në dy muej dhe me gjobë të randë deri në treqint fr. ari.
NENI 160. – Kushdo që poshtëron botënisht tjetrin për shkak se nuk ushtron veprat e një feje, ndëshkohet mbi kërkimin e t’ofenduemit, me burgim deri në tre muej, ose me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari.
KAPTINA III
Delikte kundra lirisë vetjake
NENI 161. – Kushdo që vën një njeri në rrobëni, ose në të tjera gjëndje analoge, ndëshkohet me burgim të randë nga dymbëdhjetë deri në njëzet vjet.
NENI 162. – Kushdo që, jashtë ligjës, privon ndonjë njeri nga liria vetiake, ndëshkohet me burgim të randë nga një muej deri në pesë vjet dhe gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari.
Në qoftë sa fajtori për të kryemit e veprës ose sa vazhdon ajo, përdor friksime, mundime, dhelpënina ose e ban atë vepër me qëllim vendete ose fitimi, ose me qëllim ose me pretekst fetàr, ose dorëzon personin për një shërbim ushtarak përjashta Shtetit, ndëshkimi asht me burgim të randë, nga tre deri në tetë vjet dhe me gjobë të randë, nga pesqint deri në tremijë fr. ari.
Në qoftë se kjo vepër bahet kundra prindit ose kunda bashkëshortit ose kundër një antari të Dhomave Legjislative, ose kundër një nëpunësi të Shtetit për shkak të nëpunësisë së tij, ose nga vepra i shkaktohet të damtuemit një dam i randë në personin, në shëndetin ose në pasuninë e tij, ndëshkimi asht me burgim të randë nga pesë deri në pesëmbëdhjet vjet dhe me gjobë të randë nga njëmijë deri në pesëmijë fr. ari.
Ndëshkimit i zbritet një e gjashta deri në gjysmën, në qoftë se fajtori liron me dashjen e vet atë person para se të bahet çdo veprim ndejkjeje, pa që t’i ketë mrritë qëllimit dhe pa që t’i ketë shkaktue ndo një dam.
NENI 163. – Nëpunësi i Shtetit që, tue abuzue nëpunësin ose pa mos mbajtun konditat ose formalitetet e përshkrueme prej ligjës, privon ndonjë persona nga liria vehtijake, ndëshkohet me burgim nga tre muej deri në shtatë vjet dhe, në qoftë se vepra bashkohet me ndonjanën nga cirkostancat e tregueme në pikës II e III të nenit të ma sipërme, burgimi asht nga gjashtë deri në pesëmbëdhjet vjet.
Ndëshkimit i zbritet një e gjashta deri në gjymsën në rastin e parapamë në pikën e fundit të nenit ma sipërme.
NENI 164. – Kushdo që, pa pasun qëllim luksuri, martese ose fitimi, me çdo qëllim tjetër, heq një person ndënë pesëmbëdhjetë vjeç, me hirin e këtij, nga prindët, nga tytori ose nga ay që kà kujdesin ose rojën e të voglit, qoftë dhe përkohësisht, ose me hirin e tij e mban pa të drejtë, ndëshkohet me burgim të randë deri në një vit.
Në qoftë se vepra asht ba pa hirin e personit të hequn ose të mbajtun, ose i vogëli nuk ka mbush moshën dymbëdhjetë vjeç, aplikohen, si mbas rasteve, dispozitat dhe ndëshkimet e caktueme në nenet e ma sipërmë.
NENI 165. – Nëpunësi i Shtetit që tue abuzue nëpunësin e vet urdhëron ose mban një kërkim sipër trupit (perquisition personelle), ndëshkohet me burgim deri në gjashtë muej.
NENI 166. – Nëpunësi i Shtetit që drejton një burg në qoftë se pranon në burg ndo një njeri, pa urdhën t’Autoritetit kompetent, ose refuzon t’i bindet një urdhëni për lirimin e një personi, ndëshkohet me burgim deri një vit.
NENI 167. – Nëpunësi kompetent i Shtetit, i cili sado që ka marrë dijen për një burgim të paligjshëm nuk vepron, ose vonon (se refuzon të baj veprimet për lirimin e të burgosunit, ose t’i a referojë Autoritetit që ka për detyrë të marrë masat për atë lirim, ndëshkohet me burgim deri në dy muej.
NENI 168. – Nëpunësi i Shtetit q’asht ngarkue me ruajtjen ose me transportimin e një personi të rreshtuem ose të dënuem ose që ka mbi atè person një autoritet për shkak të nëpunësisë, në qoftë se ban kundra atij vepra arbitrare ose përdorë rreptësina të pa pranueme prej rregulloreve, ndëshkohet me burgim nga një deri në tridhjet muej.
NENI 169. – Nëpunësi i Shtetit që, kur ban njanën nga deliktet e parapame në nenet e ma sipërme, vepron për qëllim privat, në rastin e nenit 167, ndëshkohet me burgim të randë nga një der në pesë muej tue u pushue nga nëpunësia për një kohë deri në një vit, dhe në rastet e tjera, ndëshkimit i shtohet një e gjashta tue u kthye burgimi në burgim të randë.
NENI 170. – Kushdo që përdor violencë, ose frikësim për me shtrëngue një njeri që të bajë, të tolerojë, ose të emetojë ndonjë gja, ndëshkohet me burgim të rand deri në një vit dhe me gjobë të randë, deri në njëmijë fr. ari, dhe në qoftë se mbarohet qëllimi, burgimi’i randë asht jo ma pak se një muaj dhe gjoba e randë jo ma pak se njëqint fr. ari.
Në qoftë se violenca ose friksimi asht ba me armë ose nga person që ka ndryshue formën, ose nga dy a ma shumë persona të bashkueme, ose me shkresë anonime ose në mënyrë simbolike, ose tue përdor ndonjë fuqi friksore që rrjedhë prej shoqnive të mshefuna, të cilat ekzistojnë ose janë të suponueme, burgim i randë asht nga dy deri në pesë vjet, dhe në qoftë se i mërrinë qëllimit ky ndëshkim nuk asht ma pak se tre vjet.
Në rast burgimi i randë caktohet për një kohë jo ma pak se gjashtë muej, mund të shtohet dhe të nënvumunit në vrejtim të posaçëm t’Autoritetit të sigurimit publik.
NENI 171. – Kurdoherë që kjo ligjë nuk urdhënon ndryshe, me fjalën “armë”, në rast që këto janë konsiderue si shkaqe randësore të një faji, kuptohen:
Armët e mshefta (insidieux) dhe gjithë ato që quhen vetiu (propremendit) armë, kur që mund të përdoren për sulme.
Armët e sipër tregueme dhe çdo lloj tjetër vegël e afët për sulmë kurdoherë qëmbahen në mënyrë që frikson njerzit.
Kur delikti asht ba prej dy ose ma shum personave të pashkuem, konsiderohet si i bamun me armë, po qe se të paktën njani prej tyne ka qenë çiltazi i armatosun me armë nga ato që quhen vetiu armë ose të paktën dy me armë nga ato tjerët lloj.
NENI 172. – Kushdo që, jashtë rasteve të tjera të parapame nga ligja, frikson ndo njanin se ka m’i ba një dam të randë e të pa drejtë, ndëshkohet me burgim të randë, deri në gjashtë muej.
Në qoftë se friksimi asht ba me ndonjanën nga mënyrat e tregueme në pikën II të nenit 170, ndëshkimi asht me burgim të randë nga tre deri në një vit, dhe në rastin që burgimi i randë asht caktue për një kohë ma tepër se gjashtë muej, mund të shtohet dhe të nënvumunit në vrejtim të posaçëm t’Autoritetit të sigurimit publik.
Për çdo tjetër friksim, ndëshkimi asht me gjobë të randë deri në treqint fr. ari dhe ndjekjet bahen mbi kërkimin e anës së damtueme; por në qoftë se friksimi në kët rast asht ba me armë, ndëshkimi asht me burgim nga pesëmbëdhjetë ditë deri në gjashtë muej dhe ndjekjet bahen kryesisht.
KAPTINA IV
Delikte kundra padhunësisë të banimit
NENI 173. – Kushdo që, arbitrarisht futet ose qëndron në banimin e tjetrit, ose në dependencat e banimit kundra ndalimit t’atij që ka të drejtën t’a ndaloj ose t’a nxjerrë, si dhe ay që futet atje ose qëndron msheftazi ose me dhelpëni, ndëshkohet me burgim të randë nga një deri në tridhet muej dhe me gjobë të randë deri në treqint fr. ari.
Në qoftë se delikti asht ba natën ose me violencë kundra personit, ose me armë, ose nga dy ose ma shumë persona të bashkuem, ndëshkimi asht me burgim të randë nga një deri në gjashtë vjet dhe gjoba e randë jo ma pak se dyqint fr. ari.
Ndjekjet bahen vetëm mbi kërkimin e anës së damtueme.
NENI 174. – Nëpunësi i Shtetit që, tue abuzue nëpunësin, ose tue mos respektue konditat dhe formalitetet të përshkrueme nga ligja, hyn në banimin e tjetrit ose në depëndencat e këtij, ndëshkohet me burgim nga tre muej deri në tre vjet.
Në qoftë se nëpunësi qi hyn në këtë mënyrë, ban kërkim (perquisition) ose vepra të tjera arbitrare, ndëshkohet me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në njëmijë fr. ari.
Në qoftë se fajtori ka veprue në këto raste, për një qellim privat, ndëshkimit i shtohet një e gjashta dhe burgimi kthehet me burgim të randë.
Në qoftë se kërkimi bahet në magazina, Zyra ose tregtore, pa mos mbajtun formalitetet që urdhëron ligja, fajtori ndëshkohet me burgim të randë nga dy muej deri në dy vjet. Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm