• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, April 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në librin ‘Nana Kosovë’, nuk kam sulmue serbët dhe s’jam urëdhërue prej Mid’hat Frashërit, mbasi me ‘Ballin Kombëtar’…”/ Historia e panjohur e profesorit të famshëm, i diplomuar në Stamboll

Nga Enver Memishaj

Memorie.al / Vasfi Samimi (Visokë, 1908 – 4 gusht 1981), graduar Profesor Doktor i Shkencave, mjek veteriner, futbollist me “Fenerbaçen” në Turqi, shkrimtar dhe publicist. Bashkëthemelues i shërbimit veterinar shqiptar dhe institucioneve të para diagnostike veterinare e humane, shëndetit publik veterinar dhe ligjit të parë të shërbimit veterinar, kontribute të shquara në zhvillimin e konsolidimin e veterinarisë dhe kërkimit shkencor. Pedagog në Universitetin Bujqësor, Tiranë.

Jeta dhe vepra e tij, janë botuar në 28 vëllime, nga dy djemtë e tij, pasi shteti e kishte harruar këtë patriot dhe shkencëtar. Samimi është përfaqësues i asaj gjenerate profesionistësh intelektualë, të formuar në Turqi dhe Gjermani, të cilët jetësuan lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndër botimet e tij në fushën e letërsisë, përmendim “Nëna Kosovë”, është një nga përshkrimet e sinqerta dhe romantike të autorit, për vitet 1938-‘43. Libri çelet me shprehjen poetike: “Kam shkuar pesë herë në Kosovë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Turp i madh, një polici e tërë lufton me armë me një të çmendur, kuadrot tanë, s’janë të përgatitur të ndeshen trup me trup…”! / Raportet sekrete të Sigurimit për ngjarjen që tronditi Korçën më 12 dhjetor ’87

“Kur Kapidan Mark Gjomarku, n’bised’e sipër i tha Patër Anton Harapit, se prej vrasjes At Shtjefën Gjeçovit e, deri n’botim të ‘Kanunit’, Kleri Katolik…”/ Refleksionet e studiuesit nga SHBA-ja

I jam bërë pesë herë dashnor. Qielli i Kosovës, ndriçon me rrezet e diellit, që i veshin syrin njeriut, atmosfera e saj është mbushur me një fuqi tërheqëse dhe në tokat e saja të shenjta, valon një fuqi magjiplote”.

Vepra “Shqipëria e vërtetë, Nëna Kosovë” (1938-1943), Ndjenja dhe mendime, Përshtypje udhëtimi nga Tokat e Liruara, botimi i parë në Tiranë 1943, botimi i dytë, Tiranë 1995.

“Ky libër i dedikohet martirëve të mortshëm e të rijnë, kohërave të kaluara e, të ditëve te sotshme, që kanë ra dëshmorë për lirinë e kombit e, t’atdheut. Në këtë libër nuk ka politikë, shovinizëm dhe pamje të njëanshëm, por ka vetëm nji parashtrim të sinqertë, nji të vërtete të shenjtë njerëzore…”!

Me të ardhur komunistët në pushtet, Vasfi Visoka, është një nga të parët që u arrestua më 7 dhjetor 1944, dhe e shpunë para “Gjyqit Special” për “Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit”, i njohur ndryshe si “Gjyqi Special”, që ishte një gjykatë komuniste që veproi në pranverën e vitit 1945.

Trupi gjykues përbehej nga 9 veta, kryetar i saj u emërua gjeneral lejtnant Koçi Xoxe (teneqexhi me 5 klasë shkollë), dhe anëtarë: kol. Hysni Kapo, n/kol. Beqir Balluku, kap. i I-rë, Hajdar Aranitasi, partizan Gaqo Boboshtica, Dr. Medar Shtylla; Faik Shehu, Halim Budo, gjykatës; Gaqo Floqi, gjykatës.

Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë, edhe Bilbil Klosi, major Gjon Banushi dhe major Haki Toska. Prokuror i Gjyqit, ishte Bedri Spahiu, gjeneral-major. Sipas Badri Spahiut, “Enver Hoxha, ishte udhëheqësi i vërtetë, gjykatësi dhe prokurori”.

Prokurori kërkoi dënimin e Vasfi Samimit me 5 vjet burg, ndërsa gjykata u tregua e “humane” dhe e dënoi me 3 vjet burg, pa asnjë provë juridike. Ai u lirua nga burgu në vitin 1946, me amnisti dhe mbeti për jetë, i suverjuar nga Sigurimi i Shtetit. Po përse u dënua patrioti dhe shkencëtari Vasfi Visoka?

Nga proçes-verbali i gjykatës, mësojmë se Vasfi Visoka, u dënua për botimin e librit “Nëna Kosovë”, pasi “idetë e këtij libri prishnin miqësinë me serbët”, që mbanin të pushtuar Kosovën martire, sepse autori i cilësonte akademikët serbë; intelektualë kriminelë, në lidhje me Kosovën dhe mbronte pikëpamjen se; “nuk ka as Shqipëri të Madhe, as Shqipëri të Vogël, por ka vetëm Shqipëri të Vërtetë”.

Ai libër i shkruar me pathos atdhetari, plot ndjenja njerëzore, përgjegjësi të madhe qytetare e guxim të spikatur intelektual, ishte bërë ndëshkim i pamëshirshëm për të, për sa qe gjallë. Në dhjetor të vitit 1944, libri u hoq nga qarkullimi dhe mbeti libër i ndaluar, përgjatë gjithë periudhës, sa vazhdoi regjimi komunist.

 Proçes-verbali i gjykatës:

“U thirr i pandehuri Vasfi Samim Visoka, i biri Zeqirit dhe Safete Aliut, lindur në Berat më 1905, (disa japin si vit lindje, vitin 1908) i martuar ka dy fëmijë, i pa dënuem, me arsim të naltë, në veterinari, në Stamboll e Berlin.

Ju kënduen të pandehurit, akuzat e formulueme prej Komisionit Qendror, për Zbulimin e Krimeve e të Kriminelëve të Luftës dhe Armiqve të Popullit, me akt-akuzën datë 24.2. 1945, që përmban:

  1. Ka qenë vegël e ndërgjegjshme e propagandës armike si publicist.
  2. Si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës Popullore, ka qenë përgjegjës për fushata propagandistike anti-aleate dhe anti-nacionalçlirimtare.

U pyet i pandehuri, t’u përgjigjet akuzave të më sipërme e tha:

“Prej 15 vitesh si nëpunës, me ndërgjegje jam munduar për të mirën e vendit tim. Unë si njeri e nëpunës teknik, nuk kam peshuar kurrë në drejtimet politike, që janë ndjekë në vendin tonë dhe as jam përzier e as kam dashtë të përzihem, me rryma politike.

Artikujt që unë kam shkrue, 70 %, kanë përmbajtje bujqësore e blegtorale, 20 %, me karakter sportiv dhe 10 %, me frymë letrare.

Librin “Nëna Kosovë”, e kam bërë unë me plot ndërgjegje dhe marr përgjegjësi, për përmbajtjen e saj. Këtë libër, e kam shkrye si shqiptar dhe ka një stil human dhe kam thënë në atë libër, se problemi i Kosovës, me asnjë mënyrë, nuk duhej të zgjidhej me luftë.

Nuk është e vërtetë aspak, që unë të kem qenë urdhënue prej ndokujt, me bamë atë libër, por e kam bamë vetë, vullnetarisht.

Unë kam pas dhe kam bindje, për të mirat e një Federate Ballkanike dhe jam kundërshtar i rreptë, i çdo lloj shovinizmi. Në këtë libër, po të shqyrtohet, do të shihet se nuk kam përdorë fjalën “fashizëm”, ose ndonjë fjalë, kundër ndonjë fqinji”.

Mbi kërkimin e prokurorit, tha:

“Unë në këtë libër, nuk kam sulmue serbët dhe nuk kam qenë urdhërue prej Mid’hat Frashërit, me e përgatit, mbasi unë me ‘Ballin Kombëtar’ nuk kam pas asnjë lidhje.

Artikulli i botuar në gazetën “Bashkimi i Kombit”, më datën 6 janar 1944; “Goditëm, por dëgjomë”, i referohet mes frymës njerëzore që përmban dhe krejt i pa anshëm, për zhdukjen e vëlla-vrasjes, sepse unë nuk dojshe, që ballisti të vriste një pjesëtar të Nacional-çlirimtares dhe anasjelltas.

Bashkimin unë e dojshe, për të mirën e vendit dhe kundër okupatorit. Artikulli vetë, asht i qartë. Artikulli nuk ka qenë kontrollue prej gjermanëve, sepse në atë kohë gjermanët, nuk ushtrojshin kontroll mbi shtypin.

Unë mendojshe si krejt i paanshëm, që kombi shqiptar, si i vogël dhe i varfër, duhej të kishte një takt, me ndalimin e vëlla-vrasjes. Unë them se; lufta duhej të vazhdonte, kundër okupatorit.

Unë nuk kam pasur asnjë qëllim politik, në artikujt e mi, sepse në asnjë grup politik ,nuk jam marrë dhe këtë juve do ta keni konstatue, dhe se emri im, nuk asht përmend në organizatat politike…!

Artikujt e mi, nuk duhet të kenë interpretimin, që u jep zotni prokurori, sepse ato janë të qarta, se janë bame me një frymë humanitare dhe krejt të pa anshëm….”!

Avokati tha se kena këta dëshmitarë: Inxh. Jovan Adam, Andon Mazreku, Gaqo Progri, Sokrat Mio, Kostaq Cipo, Hilmi Taçi, Dr. Veis Sejko, inxh. Lazar Treska. Tiranë më 22.3.1945

Fjala e fundit përpara gjykatës: “I shoqërohem mbrojtësit tim, duke shtuar se; prej 15 vjetësh në shërbim, kam shkruar libra e artikuj, gjithnjë në shërbim të popullit e, të vendit tim, në rast se kam bërë ndonjë gabim, kërkoj ndjesë nga Gjykata e Popullit dhe kam besim, se do vendosni pafajësinë time”.

Para gjykatës, më 22 mars 1945, për të dhënë fjalën e fundit, nuk u paraqitën: Emin Toro, Koço Kota, Mahmut Golemi, e Abedin Xhiku, sepse ndodhshin të sëmurë në burg, vuanin nga “sëmundja e dajakut”!, ndërsa Et’hem Cara, Refat Begolli dhe Ihsan Libohova, ndodheshin në spitalin e burgut, pasi, kishin ngrenë më shumë dru, se katër të parët.

Gjykata tregohet “humane” dhe cakton: Gaqo Floqin, Hysni Kapon, Beqir Ballukun dhe Bilbil Klosin, për t’u marrë fjalën e fundit shtatë të pandehurve, atje ku dergjeshin nga “sëmundja e dajakut”! (Arkivi i M.P.B., Dosja 1568, fq. 266 – 267). Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 9 Tetor 2024

Next Post

“Këtu jemi, s'kem ku vemi, brenda qerthullit burg, do vërtitemi të tërë, ku kanë me na çu, ma zi se në ferr’ - ia ktheu Havzi Nela, Astrit Delvinës...”! / Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit të Spaçit

Artikuj të ngjashëm

“Kur u afruam te vendi i pushkatimit, ai djali që ishte dënuar për vrasje, qante dhe kërkonte mëshirë, por Gaspër Çurçia, i tha…”/ Dëshmia tronditës e ish-prokurorit që asistoi në ekzekutimin e muzikantit të famshëm
Dossier

“Turp i madh, një polici e tërë lufton me armë me një të çmendur, kuadrot tanë, s’janë të përgatitur të ndeshen trup me trup…”! / Raportet sekrete të Sigurimit për ngjarjen që tronditi Korçën më 12 dhjetor ’87

April 1, 2026
“Nga ‘Historia e Sigurimit të Shtetit’, e botuar në vitin 1974, nxirren mjaft të dhëna rreth diktaturës, si… “/ Ana e panjohur e krimeve të regjimit komunist, shqiptaro-jugosllav
Dossier

“Kur Kapidan Mark Gjomarku, n’bised’e sipër i tha Patër Anton Harapit, se prej vrasjes At Shtjefën Gjeçovit e, deri n’botim të ‘Kanunit’, Kleri Katolik…”/ Refleksionet e studiuesit nga SHBA-ja

March 31, 2026
“Prej vjetit 1944 e, deri në 1990-ën, ‘Kanuni’ kje identifikue veç me gjakmarrjen edhe e keqja âsht se edhe sot e kësaj dite, vazhdohet…”/ Refleksionet e studiuesit Mërgim Korça, nga SHBA-ja
Dossier

“Prej vjetit 1944 e, deri në 1990-ën, ‘Kanuni’ kje identifikue veç me gjakmarrjen edhe e keqja âsht se edhe sot e kësaj dite, vazhdohet…”/ Refleksionet e studiuesit Mërgim Korça, nga SHBA-ja

March 30, 2026
“Nuk ju mjaftuene dhetvjeçarë, tue gjykue e predikue n’bazë moralit komunist, po edhe sot vazhdoni e propagandoni, se si Këshillat Nac-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit nga SHBA-ja, për ‘Kanunin’

March 29, 2026
“Daut Gumeni mbajti një qëndrim shumë armiqësor në gjyq, duke argumentuar pikpamjet e tij…”/ Zbulohet raporti sekret i Sigurimit, 27 mars ’70; Populli Tepelenës kërkoi dënimin me vdekje të poetit nga Gusmari

March 28, 2026
“Shoferin e zuri gjumi dhe makina u përmbys, i zuri poshtë të gjithë e mori flakë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit nga ngjarja e vitit ’49 në dalje të Milotit, ku vdiqën 20 nxënës nga Kukësi

March 27, 2026
Next Post
“Todi Lubonja shprehet se hetuesi i tij i ka thënë: koka nuk do të mbetet mbi supe po s’i pranove këto, ose do të varim dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘76

“Këtu jemi, s'kem ku vemi, brenda qerthullit burg, do vërtitemi të tërë, ku kanë me na çu, ma zi se në ferr’ - ia ktheu Havzi Nela, Astrit Delvinës...”! / Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit të Spaçit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme