• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, July 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Kongresin e Paqes në Helsinki, Schoeman, foli kundër metodave që u përdorën ndaj delegacionit shqiptar…”/ Zbulohet korrespodenca e Enverit me filozofin anglez Berntrand Rasëll, në ’66-ën

Të maskuar si specialistë të Metalurgjikut, me mision sekret në luftën e Vietnamit nën bombat e amerikanëve / Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut madhor Fadil Toçi…
“Në Kongresin e Paqes në Helsinki, Schoeman, foli kundër metodave që u përdorën ndaj delegacionit shqiptar…”/ Zbulohet korrespodenca e Enverit me filozofin anglez Berntrand Rasëll, në ’66-ën
“Në Kongresin e Paqes në Helsinki, Schoeman, foli kundër metodave që u përdorën ndaj delegacionit shqiptar…”/ Zbulohet korrespodenca e Enverit me filozofin anglez Berntrand Rasëll, në ’66-ën
“Në ’62-in, kur Mehmet Shehu po mbante fjalimin në OKB, mërgata antikomuniste shqiptare e la protestën, pasi u dëgjuan thirrjet ‘Vorio-Epir’, dhe…”/ Historia e dy familjeve nga Puka, që u arratisën në 1951-in

Pjesa e parë

Memorie.al Disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit, ku ndodhet fondi arkivor i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së, hedhin dritë mbi korrespodencën e panjohur të udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, me britanikun Rasëll Bertrand, filozofin e njohur majtist, i cili në mesin e viteve ’60-të, kur vendosi t’i shkruante udhëheqësit numër një të Shqipërisë, i kishte kaluar të ‘90-at. Sugjerimet e tij mbi luftën që duhej bërë ndaj “imperializmit amerikan” dhe pikëpamjet e Enverit mbi pikat që i parashtronte miku britanik, i cili në atë kohë dërgoi në Tiranë edhe përfaqësuesin e tij, Ralf Schaonman. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin dokumentet arkivore që po publikojmë më poshtë në këtë shkrim.

Deklaratë për Shtypin e Rasëll Bertrand

Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë në krye çdo egërsi që mund t’i paraqitet një gjyqi të krimeve të luftës. Kampet e para të përqendrimit u ngritën dhe tetë milion njerëz të futur në to u detyruan me forcë të bëjnë punë të detyruar. Më pas helme dhe napalm u përdorën kundër popullsisë civile. Të gjitha këto u bënë nën drejtimin e oficerëve amerikanë. Qeveria e SHBA-ve ka shtrirë me ngulm aksionet e veta.

Gjithashtu mund të lexoni

“Më 5 qershor ‘45, Enver Hoxha, urdhëron Divizionin V të UNÇSH; të arratisurit e dorëzuar në divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Ushtrisë Jugosllave dhe…”/ Refleksionet e historianit të njohur

“Enver Hoxha, për interesin e tij personal, e dobësoi rolin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, pasi ai nuk permëndi rezistencën e Zogut në prillin e ’39-ës…”/ Refleksionet e analistit të njohur

Shembulli më i fundit i barbarizmit të imperialistëve amerikanë është përdorimi in-diskriminues i cianidit dhe gazrave helmuese. Pa pikën e turpit ata kanë gënjyer duke thënë se ato “nuk janë helmuese”. Rasti i fundit që u pa me ushtarët australianë që vdiqën (të cilët kishin maska për kundër gazit), nga efekti i këtyre gazrave që ata vetë i kishin hedhur.

Kjo është pandershmëria e fundit e autoriteteve të SHBA. Ata në perëndim që kanë bashkëpunuar për të gënjyer popujt e vendeve perëndimore janë po ashtu fajtorë për këtë ngjarje sikurse dhe gjermanët që pasuan veprimet e Hitlerit. Intelektualët dhe gazetarët perëndimorë kanë një përgjegjësi të rëndë.

Popujt e tërë botës le të bëjnë thirrje që Presidenti Xhonson, Din Rasku dhe Robert Maknamara, t’i paraqiten gjyqit si kriminelë lufte dhe të gjithë popujt të mbështesin pa ngurrim popullin vietnamez në luftën e tij kombëtare.                                

                        (Berntrand Rasëll)

14 janar 1966

LETRA E PËRGATITUR NGA “FONDATA E PAQES BERNTRAND RASËLL” DËRGUAR ENVER HOXHËS MË 20 JANAR TË VITIT 1966      

         “Fondata e Paqes Berntrand Rasëll”  

20 janar 1966 

Kryeministrit Enver Hoxha Tiranë     

                                      Shqipëri

I dashur kryeministër Hoxha

Po ju shkruaj për t’ju treguar mbi planet tona në lidhje me njohjen, demaskimin dhe izolimin e imperializmit amerikan dhe të gjithë atyre që bashkëpunojnë me të. Në Britani kemi filluar një fushatë kundër imperializmit, vijat kryesore te të cilat përfshiheshin në mesazhin tim drejtuar Konferencës së Helsinkit.

Unë u impresionova shumë nga diskutimi që pati sekretari i im me udhëheqësin e delegacionit shqiptar. Ata të dy qenë të një mendimi plotësisht. Po ju dërgoj së bashku me këtë letër deklaratë të cilat shpresoj se mund t’ju shërbejnë.

Në to ka një numër planesh shumë të rëndësishme, për të cilat do t’u isha mirënjohës po të mësoja opinionin tuaj. Në këtë drejtim unë do t’u isha gjithashtu mirënjohës në qoftë se do të ishte e mundur që Zoti Ralf Schaonman, të vizitonte Shqipërinë si përfaqësues i im. Unë e ndjej veten të bindur se ju do t’i gjeni propozimet tona në përputhje me pikëpamjet t’uaja. Shpresoj shumë në përgjigjen tuaj.

                        I juaji sinqerisht  

                          Bertrand Rasëll

Teksti i deklaratës së Bertyrand Rasëll për Radio – Moskën

Duket se është politika e Shteteve të Bashkuara që të mos bëjë të gjithë Amerikën Latine satelite të Qeverisë Amerikane. Unë shpresoj s Konferenca e Solidaritetit në Kubë, do t’i tregojë Amerikës ndjenjat e kësaj lëvizje. Kudo ç’dëshirojnë SHBA-ës, është gjë e keqe. Ata duan qeveri shërbëtore të bindura, me njerëz të korruptuar, njerëz parazitë që ndihmojnë Shtetet e Bashkuara për të shtypur kudo (lëvizjet) nacional-çlirimtare.

Në këto çaste ky është rreziku më i madh për të kërcënuar botën. Problemi që u del përpara të gjithë miqve të lirisë kudo është: A mund të ndalet Amerika pa një luftë bërthamore? Për zgjidhjen e këtij problemi Bashkimi Sovjetik ka një pjesë të rëndësishme për të lojtur. Është dukur se Bashkimi Sovjetik në çështjen e ndjekjes së paqes është duke i bërë shumë koncesione Shteteve të Bashkuara.

Në rast se Bashkimi Sovjetik do të luajë një rol të dobishëm në luftën për çlirimin nacional kudo në botë, ai duhet të ndërrojë politikën e tij. Për këtë Bashkimi Sovjetik mund të bëjë shumë. Në çdo vend të Amerikës latine ka parti të mëdha që merakosen  për liri nacionale dhe për të shfrytëzuar vetë burimet e tyre natyrore. Për çdo vend të Amerikës Latine, me përjashtim të Kubës, partia që është në fuqi, që ka qeverinë, është shërbëtore e bindur e SHBA-ve.

Qeveritë e një sërë vendeve të Amerikës Latine po ua dorëzojnë pasuritë e vendeve të tyre imperializmit amerikan, duke zgjatur kështu më tej varfërinë e punëtorëve të tyre. Vendet e Amerikës Latine po ruhen t’u japin fuqinë e tyre Shteteve të Bashkuara nga frika e militarizmit të SHBA-ve. Bashkimi Sovjetik ka arritur fitore pas luftërave të mëdha shumëvjeçare dhe tani ai duhet të ndihmojë vendet e tjera që të.

                 Shoqata për paqe Bertrand Rasëll  

27 prill 1966  

LETRA E FILOZOFIT MAJTIST ANGLEZ BERNTRAND RASËLL, DËRGUAR ENVER HOXHËS MË 16 MAJ 1966 

Kryeministrit Enver Hoxha                                      

                                 Tiranë Shqipëri

I dashur kryeministër Hoxha. Mora letrën tuaj me një kënaqësi shumë të madhe dhe duke e çmuar atë së tepërmi. Bashkohem plotësisht me mendimin tuaj se është e nevojshme të kundërshtohet imperializmi i SHBA-ve. dhe sidomos brutaliteti i tij të tanishëm në Vietnam.

Gjithashtu jam i një mendimi se Bashkimi Sovjetik shpesh ka bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara, me përfundime të këqia, si për paqen botërore dhe për të drejtat sociale.

Ne dëshirojmë t’u bëjmë të ditur se më shumë që të jetë e mundur detyrat që u dalin popujve të Perëndimit, në mënyrë që të kundërshtojnë efektivisht  militaristët dhe kapitalistët, të cilët e kanë bërë botën objekt shfrytëzimi e zotërimi.

Ne kemi një seri planesh për botim dhe plane për aktivitete politike, për të cilat unë do të dëshiroja të kem mendimin tuaj. Mirësia juaj për të pranuan përfaqësuesin tim personal çmohet së tepërmi dhe do të dëshiroja t’ju sugjeroj që ai të vizitojë Tiranën, sikurse thoni ju, javën e dytë të qershorit.

Ju mund të jeni të interesuar për tekstin e fjalimit të tij dhënë tani shpejt me anë të Radio-Hanoit për ushtarët amerikanë që luftojnë në Vietnamin e Jugut. Jam në pritje që të mësoj rreth të ardhmes së bisedimeve tuaja.

                      Me falënderime të ngrohta dhe nderime  

                                 Sinqerisht i juaji

                                  Berntrand Rasëll

                                       d.v.  

16.V.1966  

Përktheu V.C.

DOKUMENTI ARKIVOR ME INFORMACIONIN MBI FILOZOFIN MAJTIST ANGLEZ BERNTRAND RASËLL, DËRGUAR ENVER HOXHËS

                  Informacion

I. Mbi Filozofin anglez Bertrand Rasëll 

  1. Filozofi anglez Bertrand Rasëll me 26 janar 1966, i drejtoi një letër shokut Enver Hoxha, në të cilën informonte mbi planet e e tij në lidhje me njohjen, demaskimin dhe izolimin e imperializmit amerikan dhe të gjithë atyre që bashkëpunojnë me të.

Ai shkruante se në Tiranë ka filluar një fushatë kundër imperializmit, vijat kryesore të së cilës përfshihej në mesazhin e tij drejtuar Kongresit Botëror të Paqes në Helsinki. Së bashku me letrën Rasëll dërgoi edhe disa deklarata të tija; “në to, thoshte ai, ka një numër planesh shumë të rëndësishme” për të cilat do të dëshironte të mësonte mendimin e shokut Enver.

Njëkohësisht Rasëll lutesh që përfaqësuesi i tij, Ralph Schoeman të vizitonte Shqipërinë. Në përgjigjen e 11 prillit 1966, shoku Enver, pas paraqitjes së pikëpamjeve të partisë sonë lidhur me problemet e sigurimit të paqes e të luftës kundër imperializmit amerikan dhe revizionizmit hrushovian, shprehet gatishmërinë për të pritur në Shqipëri Ralph Schoenman. Në letrën e 27 prillit 1966 Bertrand Rasëll ngre këto çështje; 

– çmon së tepërmi përgjigjen  shokut Enver,

– bashkohet plotësisht me mendimin tonë se është e nevojshme të kundërshtohet imperializmi i SHBA-ve dhe sidomos brutaliteti i tij të tanishëm në Vietnam.

– është i një mendimi se Bashkimi Sovjetik shpesh ka bashkëpunuar me SHBA-të me përfundime të këqia si për paqen botërore ashtu dhe për të drejtat sociale,

– dëshiron të bëj të ditur detyrat që u dalin përpara popujve të perëndimit, në mënyrë që të kundërshtojnë efektivisht militaristët dhe kapitalistët, të cilët e kanë bërë botën objekt shfrytëzimi dhe zotërimi,

– ai ka një seri planesh për botim dhe plane për aktivitete politike, për të cilat dëshiron të ketë edhe mendimin e shokut Enver.

– Çmon së tepërmi gatishmërinë për të pritur përfaqësuesin e tij në Shqipëri dhe sugjeron që kjo vizitë të bëhet në javën e parë të qershorit.

Së bashku me dy letrat e mësipërme, Bertrand Rasëll ka dërguar edhe disa deklarata të tij të bëra gjatë viteve 1965-1966, që trajtojnë problemin e luftës kundër imperializmit amerikan.

II. Kush është Rasëll dhe cilat janë pikëpamjet e tij?

Bertrand Rasëll është filozof anglez pacifist dhe anti-imperialist. Ndonëse në moshë mbi 90 vjet, në vitet e fundit është larguar nga partia laburiste angleze, ka marrë pjesë shumë aktive në lëvizjet kundër luftës, sidomos është dalluar për qëndrimet e tij të hapëta e luftarake kundër agresionit amerikan në Vietnam.

Edhe nga korrespodenca e tij me shokun Enver, del se ai ka besim në politikën gjoja anti-imperialiste të udhëheqjes së sotme sovjetike. Ai është themelues i “Shoqatës për paqe, Bertrand Rasëll”. Memorie.al

Përgatiti Agim Isaku

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më 5 qershor ‘45, Enver Hoxha, urdhëron Divizionin V të UNÇSH; të arratisurit e dorëzuar në divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Ushtrisë Jugosllave dhe...”/ Refleksionet e historianit të njohur

Next Post

“Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin, i torturonin, por edhe për t’i...”/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike

Artikuj të ngjashëm

“Më 5 qershor ‘45, Enver Hoxha, urdhëron Divizionin V të UNÇSH; të arratisurit e dorëzuar në divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Ushtrisë Jugosllave dhe…”/ Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Më 5 qershor ‘45, Enver Hoxha, urdhëron Divizionin V të UNÇSH; të arratisurit e dorëzuar në divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Ushtrisë Jugosllave dhe…”/ Refleksionet e historianit të njohur

July 7, 2026
“Enver Hoxha, për interesin e tij personal, e dobësoi rolin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, pasi ai nuk permëndi rezistencën e Zogut në prillin e ’39-ës…”/ Refleksionet e analistit të njohur
Dossier

“Enver Hoxha, për interesin e tij personal, e dobësoi rolin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, pasi ai nuk permëndi rezistencën e Zogut në prillin e ’39-ës…”/ Refleksionet e analistit të njohur

July 6, 2026
“U arrestua inxhinieri Edmond Demiraj, pasi në oborrin e Ministrisë së Brendshme, vdiqën dhe u plagosën punëtorët…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, për ngjarjen e rëndë te ‘Bunk’ Art 2’, qershor ‘83
Dossier

“U arrestua inxhinieri Edmond Demiraj, pasi në oborrin e Ministrisë së Brendshme, vdiqën dhe u plagosën punëtorët…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, për ngjarjen e rëndë te ‘Bunk’ Art 2’, qershor ‘83

July 7, 2026
“Sipas raporteve nga Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku, të Divizionit V të UNÇSH, në mars 1945, partizanët shqiptarë u zhvendosën me urdhër të Komandës Jugosllave…”/ Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Sipas raporteve nga Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku, të Divizionit V të UNÇSH, në mars 1945, partizanët shqiptarë u zhvendosën me urdhër të Komandës Jugosllave…”/ Refleksionet e historianit të njohur

July 7, 2026
“Pasi u nis nga Rehova e Beratit dhe gjatë rrugës së Fierit kaloi në revistë divizionin ‘Siena’, natën e kaloi në një repart në periferi të Vlorës, ku…”/ Ana e panjohur e vizitës së Duçes në Shqipëri në ’41-in
Dossier

“Pasi u nis nga Rehova e Beratit dhe gjatë rrugës së Fierit kaloi në revistë divizionin ‘Siena’, natën e kaloi në një repart në periferi të Vlorës, ku…”/ Ana e panjohur e vizitës së Duçes në Shqipëri në ’41-in

July 5, 2026
“T’perhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetem nder katolikë, por edhe nder zotnitë tjerë e, punet e Shqyperisë shpejt kishin me…”/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906
Dossier

“T’perhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetem nder katolikë, por edhe nder zotnitë tjerë e, punet e Shqyperisë shpejt kishin me…”/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906

July 4, 2026
Next Post
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh

“Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin, i torturonin, por edhe për t’i...”/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme