• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, July 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Bashkangjitur ju dërgojmë një pliko të Bertrand Rasëll, adresuar shokut Enver Hoxha, e cila na u dorzua…”/ Zbulohet korrespodenca e Enver Hoxhës me filozofin majtist anglez, 12 korrik ’66

“Në Kongresin e Paqes në Helsinki, Schoeman, foli kundër metodave që u përdorën ndaj delegacionit shqiptar…”/ Zbulohet korrespodenca e Enverit me filozofin anglez Berntrand Rasëll, në ’66-ën

Pjesa e dytë

Memorie.al / Disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit, ku ndodhet fondi arkivor i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së, hedhin dritë mbi korrespodencën e panjohur të udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, me britanikun Rasëll Bertrand, filozofin e njohur majtist, i cili në mesin e viteve ’60-të, kur vendosi t’i shkruante udhëheqësit numër një të Shqipërisë, i kishte kaluar të ‘90-at. Sugjerimet e tij mbi luftën që duhej bërë ndaj “imperializmit amerikan” dhe pikëpamjet e Enverit mbi pikat që i parashtronte miku britanik, i cili në atë kohë dërgoi në Tiranë edhe përfaqësuesin e tij, Ralf Schaonman. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin dokumentet arkivore që po publikojmë më poshtë në këtë shkrim.

                                                      Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME INFORMACIONIN MBI FILOZOFIN MAJTIST ANGLEZ BERTRAND RASËLL, DËRGUAR ENVER HOXHËS DHE PROGRAMI PËR VIZITËN E TIJ NË SHQIPËRI                  

Gjithashtu mund të lexoni

“Kundrejt atyre që do të fshehin paret e floririn, duke ua dhënë të tjerëve për shkëmbim, Pushteti ynë Popullor do të marrë masa…”/ Ndërrimi i monedhës në ’46-ën, alibia e Enver Hoxhës për zhvatjen e tregtarëve

“Në Kongresin e Paqes në Helsinki, Schoeman, foli kundër metodave që u përdorën ndaj delegacionit shqiptar…”/ Zbulohet korrespodenca e Enverit me filozofin anglez Berntrand Rasëll, në ’66-ën

                                        Informacion

I. Mbi Filozofin anglez Bertrand Rasëll 

Nga korrespodenca dhe dokumentet e dërguara dalin këto pikëpamje kryesore të Rasëllit:

a) Imperializmi amerikan është armiku kryesor i popujve të botës. Është e domosdoshme që të izolohet me rezistencë dhe jo me fjalë.

b) Në vende të ndryshme të krijohen komitete veprimi për të organizuar mbështetjen për popullin vietnamez.

c)“Shoqata e paqes Bertrand Rassëll” është duke përgatitur një gjyq për t’i gjykuar si kriminelë lufte për agresionin në Vietnam, Xhonsonin, Din Raskun dhe Robert Maknamarën.

d) Bashkimi Sovjetik në çështjet e paqes është duke i bërë shumë konçensione SHBA-ve. Në rast se Bashkimi Sovjetik don të luajë një rol të rëndësishëm në luftën për çlirimin kombëtar kudo në botë, ai duhet të ndërrojë politikën e tij.

e) Është e rëndësishme që të ketë unitet, por më e rëndësishme është që uniteti të jetë i bazuar në parime dhe jo në oportunizëm.

f) Rruga për sigurimin e paqes është lufta popullore e të shtypurve kundër kontrollit amerikan të pasurive të botës. Në qoftë se Bashkimi Sovjetik – po qe se dëshiron paqen – gjë që është e diskutueshme – kërkon të fitojë favore nga SHBA-të duke minimizuar ose kundërshtuar luftën për çlirim kombëtar dhe socializmin, nuk mund të arrihet as paqe dhe as drejtësi.

g) Rreziku i një lufte bërthamore nuk mund të largohet duke u frikësuar nga forca e SHBA, por duke izoluar imperialistët amerikanë e duke u rezistuar veprimeve të tyre do të kihet sukses kundër shantazhit të tyre bërthamor.

Përfaqësuesi i tij, Schoeman që vjen në Shqipëri më 28 qershor 1966, duket është me kombësi amerikane por jeton në Angli. Është rreth 30 vjeç. U ka bërë thirrje ushtarëve amerikanë në Vietnam të kthehen në vendin e tyre.

Në Kongresin e Paqes në Helsinki, është ngritur haptazi në favor të delegacionit tonë dhe kundër metodave antidemokratike që përdorën drejtuesit e Kongresit ndaj delegacionit shqiptar.

III. Propozime

Nga korrespodenca e Rasëllit del se përfaqësuesi i tij në Shqipëri vjen kryesisht për të parashtruar pikëpamjet e filozofit anglez dhe për t’i diskutuar këto. Përveç pikëpamjeve politike ai do të paraqitë edhe planin e Rasëllit për botime dhe aktivitete politike që nuk i ka përcaktuar.

Edhe për këto do të dëshironte që të kishte mendimin e shokut Enver. Mbase me ketë rast e për këtë qëllim mund të kërkojë edhe ndonjë ndihmë financiare. Schoeman parashikohet të qëndrojë e shumta një javë. Propozojmë që të jetë mysafir i Këshillit tonë të paqes. Do të bëjmë një program vizitash në vendin tonë.

                        25.VI.1966

RELACIONI I AMBASADORIT SHQIPTAR KRISTAQ MISHA, DËRGUAR DREJTORIT TË DREJTORISË SË JASHTME NË KOMITETIN QENDROR TË PPSH, PËR PLIKON QË BERTRAND RASËLL I DËRGONTE ENVER HOXHËS

             Komitetit Qendror të PPSH  

                (Shokut Pirro Bita)  

                                           Tiranë

Bashkangjitur ju dërgojmë një pliko të Bertrand Rasëll, adresuar shokut Enver Hoxha, e cila na u dorëzua me datën 12 korrik nga dy përfaqësues të sekretariatit të Rasëll-it.

                           Ambasadori:

                       (Kristaq Misha)

LETRA E ENVER HOXHËS, DËRGUAR FILOZOFIT MAJTIST ANGLEZ BERNTRAND RASËLL, MË 11 PRILL TË VITIT 1966

I nderuari zoti Bertrand Rasëll

Lexova me vëmendje dhe interes të veçantë letrën tuaj që prek çështjen e madhe, jetike për të gjithë popujt, çështjen e përbashkët të luftës kundër imperializmit amerikan dhe bashkëpunëtorëve të tij, për ruajtjen e paqes dhe sigurimit ndërkombëtar.

Respekti që Ju tregoni ndaj popullit shqiptar, ndaj Republikës Popullore të Shqipërisë, ndaj Qeverisë Shqiptare, që ndërtojnë socializmin dhe luftojnë me vendosmëri kundër imperializmit amerikan dhe ndjekin me simpati çdo ndërmarrje Tuajën që synon mbrojtjen e paqes.

Populli shqiptar e ka dëgjuar zërin tuaj kundër luftës imperialiste agresive amerikane dhe ka përshëndetur në personin Tuaj luftëtarin e shquar që i shërben kauzës së paqes, duke luftuar e hedhur poshtë konceptet shoviniste që i ndajnë popujt e vegjël e të mëdhenj dhe meritat e tyre i vlerësojnë si sipas madhësisë së shteteve.

Qëndrimi burrëror e i ndershëm i Juaji, vlerësimi që Ju i bëni luftës së popullit shqiptar, na kujtojnë bashkatdhetarin Tuaj, admiruesin dhe mikun e madh të Shqipërisë, poetin e famshëm të Anglisë, Xh. G. Byron, i cili i frymëzuar nga trimëritë, karakteri, virtytet e popullit tonë, në veprën e pavdekshme “Shtegëtimi i Çajld Haroldit”, ndër të tjera, shkruante me dashuri për shqiptarët:

Të rreptë bijt’ e shqipes

po vetitë nuk mungojnë

Në çast rreziku dhe nevoje;

Ç’armiq për vdekje,

po sa miq besnikë!

Duke ndjekur traditat kombëtare të të parëve tanë. Lidhur me qëndrimin ndaj miqve dhe armiqve dhe shfaqjen haptazi të mendimeve, nëpërmjet kësaj letre, ne dëshirojmë të flasim me Ju, mik i nderuar i popullit tonë, me zemër të hapur dhe të shprehim pikëpamjen tonë të sinqertë lidhur me problemin që na shqetëson; mbrojtjen e paqes.

Mendimi i popullit shqiptar dhe i qeverisë së tij është se liria, paqja, demokracia dhe sigurimi i popujve sot rrezikohen seriozisht nga imperializmi amerikan, nga politika aventureske agresive e qeverisë së Xhonsonit, si dhe nga politika tradhtare e kapitullimit, e lëmoshave dhe e e bashkëpunimit me agresorët imperialistë që ndjek udhëheqja e sotme revizioniste e Bashkimit Sovjetik. Shumë fakte e veprime konkrete e vërtetojnë këtë. Jo vetëm kaq.

Duke ndjekur me kujdes veprimtarinë agresive të imperializmit amerikan dhe aleatëve të tyre, si dhe qëndrimin e udhëheqësve të sotëm sovjetik, ne kemi krijuar bindjen, se që të dy këto fuqi të mëdha sistematikisht dhe në koordinim të plotë midis tyre, po punojnë për përgatitjen e plotë të luftës kundër Republikës Popullore të Kinës dhe popujve të tjerë.

Synimi kryesor i tyre është Kina liridashëse, sepse populli kinez zhvillon një luftë të vendosur kundër imperializmit amerikan, se ai përkrah aktivisht popujt e shtypur të botës që kanë rrokur armët për të flakur zgjedhën imperialiste, sepse Kina Popullore është bërë një pengesë e pakapërcyeshme për planet e imperialistëve amerikanë dhe hrushovianve që përpiqen për sundimin botëror dhe ndarjen e zonave të influencës midis tyre.

Prandaj, mendimi ynë, është, se në kushtet e sotme lufta popullore kundër agresorëve imperialistë do të jetë vërtet efektive, në qoftë se demaskimi i imperializmit amerikan shoqërohet edhe me lojën djallëzore që luajnë partnerët e tij, të çdo ngjyre qofshin.

Bashkëpunimi me udhëheqësit revizionistë sovjetikë për këtë qëllim do të kishte pasoja të rrezikshme për kauzën e paqes e të lirisë së popujve. Populli shqiptar është kundër çdo bashkëpunimi me partnerët dhe bashkëpunëtorët e imperializmit amerikan.

Populli shqiptar dhe qeveria e tij janë e do të jenë solidarë dhe shokë lufte të vendosur me të gjitha ato forca që kundërshtojnë efektivisht imperializmin amerikan, që goditin dhe shpartallojnë pozitat e tij, sundimin e tij në botë; ne jemi përkrah të gjithë popujve të Azisë, të Afrikës, të Amerikës Latine, përkrah gjithë popujve të Evropës e të Amerikës që luftojnë kundër zgjedhjes imperialiste amerikane, kundër shfrytëzimit amerikan.

Ne shprehim hapur mendimin tonë. Ai ndoshta në ndonjë drejtim mund të ndryshojë nga mendimi Juaj. Por ne e dimë se këto mendime ia shprehim një miku të respektuar të popullit dhe të vendit tonë të vogël. Ne jemi gati të presim me kënaqësi përfaqësuesin tuaj, Zotin Ralph Schoeman, në çdo kohë që Ju do ta gjeni të dëshirueshme. Ky do të ishte një tjetër rast i mirë për të shkëmbyer përsëri mendimet tona, për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër imperializmit amerikan.

Lutemi pranoni, i nderuari Bertrand Rasëll, përshëndetjet tona më të ngrohta dhe urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj personale, për suksese gjithnjë më të mëdha në veprën Tuaj shumë fisnike të luftës kundër imperializmit amerikan, armikut të përbashkët të popujve, për lirinë dhe paqen në botë. / Memorie.al

                   Me nderime e respekt të veçantë 

                                  Enver Hoxha  

Tiranë, më 11.4.1966

 (Përgatiti Agim Isaku)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kundrejt atyre që do të fshehin paret e floririn, duke ua dhënë të tjerëve për shkëmbim, Pushteti ynë Popullor do të marrë masa...”/ Ndërrimi i monedhës në ’46-ën, alibia e Enver Hoxhës për zhvatjen e tregtarëve

Next Post

“Ftesën e Gazmend Kapllanit për të shkuar në Greqi, Ndoc Gjetja do ta cilësonte si ‘mrekullia e madhe’, pasi nga fundi i humnerës, papritur ai...”/ Historia e panjohur e poetit të famshëm nga Lezha

Artikuj të ngjashëm

“Kundrejt atyre që do të fshehin paret e floririn, duke ua dhënë të tjerëve për shkëmbim, Pushteti ynë Popullor do të marrë masa…”/ Ndërrimi i monedhës në ’46-ën, alibia e Enver Hoxhës për zhvatjen e tregtarëve
Dossier

July 9, 2026
“Në Kongresin e Paqes në Helsinki, Schoeman, foli kundër metodave që u përdorën ndaj delegacionit shqiptar…”/ Zbulohet korrespodenca e Enverit me filozofin anglez Berntrand Rasëll, në ’66-ën
Dossier

“Në Kongresin e Paqes në Helsinki, Schoeman, foli kundër metodave që u përdorën ndaj delegacionit shqiptar…”/ Zbulohet korrespodenca e Enverit me filozofin anglez Berntrand Rasëll, në ’66-ën

July 9, 2026
“Më 5 qershor ‘45, Enver Hoxha, urdhëron Divizionin V të UNÇSH; të arratisurit e dorëzuar në divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Ushtrisë Jugosllave dhe…”/ Refleksionet e historianit të njohur

July 7, 2026
“Enver Hoxha, për interesin e tij personal, e dobësoi rolin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, pasi ai nuk permëndi rezistencën e Zogut në prillin e ’39-ës…”/ Refleksionet e analistit të njohur

July 6, 2026
“U arrestua inxhinieri Edmond Demiraj, pasi në oborrin e Ministrisë së Brendshme, vdiqën dhe u plagosën punëtorët…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, për ngjarjen e rëndë te ‘Bunk’ Art 2’, qershor ‘83

“Sipas raporteve nga Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku, të Divizionit V të UNÇSH, në mars 1945, partizanët shqiptarë u zhvendosën me urdhër të Komandës Jugosllave…”/ Refleksionet e historianit të njohur

“Ftesën e Gazmend Kapllanit për të shkuar në Greqi, Ndoc Gjetja do ta cilësonte si ‘mrekullia e madhe’, pasi nga fundi i humnerës, papritur ai…”/ Historia e panjohur e poetit të famshëm nga Lezha

“Ftesën e Gazmend Kapllanit për të shkuar në Greqi, Ndoc Gjetja do ta cilësonte si ‘mrekullia e madhe’, pasi nga fundi i humnerës, papritur ai...”/ Historia e panjohur e poetit të famshëm nga Lezha

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme