• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, November 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kulmi i qëndresës së At Meshkallës erdhi në 1967-ën, kur regjimi komunist ndërmori fushatën barbare për zhdukjen e fesë, ai i dërgoi Mehmet Shehut një…”/ Homazh në 38 vjetorin e klerikut të famshëm

“Dr. Kalivopulli, i diplomuar në Athinë, 50 vjet në shërbim banorëve të Gjirokastrës, vdiq në burgun e Burrelit në shkurt 1964, pasi bëri grevë urie dhe…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm
“Ish-Presidenti Clinton, reagoi i zemëruar ndaj gazetarit të CNN, që i kujtoi zgjerimin e NATOS-s, me shtetet ish-komuniste, si Shqipëria…”/ Dëshmia e ish-drejtorit shqiptar, të ‘Zëri i Amerikës”
“Përveç shtypshkronjës së madhe që kanë në Tiranë për propagandë anti-europiane, si dhe radiostacionit të fuqishëm, kinezët kanë edhe një…”! / Vizita e suedezit në Shqipëri, në ’68-ën
“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
“Takimi im i paharruar me Dom Nikoll Mazrrekun dhe dëshmia e tij e dhimbshme, se si e gjeti dhe zhvarrosi pas shumë vitesh vëllanë e tij…”?!
“Imzot Vinçens Prenushi, me ka rrfye qysh Enver Hoxha e kishte thirrë, gjoja të këshillohej me të për punët e Kishës Katolike Shqiptare, por në në të vërtetë, për…”/ Kujtimet e panjohura të Arshi Pipës
“Kur lexoja ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, ndjeja praninë Hemingway-t, ashtu sikurse vite më vonë, praninë e Ungaretti-t, në poezinë e Martin Camajt…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe gazetarit të njohur
“Në Korçë flitej se ne ishim agjentë jugosllavë dhe se gjatë kontrolleve, na kishin gjetur radio – trasmetuese e, fotografinë e madhe, të Titos…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit

Nga Frank Shkreli

Memorie.al / Në historinë e Shqipërisë së shekullit XX-të ka figura që nuk maten me postet që mbajtën, as me pushtetin që ushtruan, por me forcën morale me të cilën mbrojtën të vërtetën. Ata u bënë ndërgjegjja e një kombi në kohët kur ndërgjegjja kërkohej të heshtte. Një prej këtyre figurave është At Pjetër Meshkalla, jezuiti, edukatori, intelektuali dhe i burgosuri i ndërgjegjes, i cili mbeti i palëkundur përballë një prej diktaturave më të egra komuniste të Evropës. Në 38-vjetorin e kalimit të tij në amshim, kujtimi i At Pjetër Meshkallës, nuk është vetëm një akt nderimi për një meshtar të shquar të Kishës Katolike Shqiptare.

Ai është një detyrim moral për të kujtuar një shqiptar që e mbrojti lirinë e ndërgjegjes kur ajo ishte shpallur armike e shtetit dhe që dëshmoi me jetën e tij se asnjë regjim nuk mund ta nënshtrojë shpirtin e lirë të njeriut.  I lindur në Shkodër më 26 shtator 1901, At Pjetër Meshkalla u formua në traditën intelektuale të Urdhrit Jezuit, duke kryer studimet në Austri, në Itali dhe në Slloveni. Ai u kthye në Shqipëri me bindjen se arsimi ishte themeli i qytetërimit dhe se edukimi i brezave ishte shërbimi më i madh ndaj kombit.

Për nxënësit e tij, ai ishte më shumë se profesor: ishte formues i karakterit, që i mësonte të mendonin lirshëm, të kërkonin të vërtetën dhe të mbronin dinjitetin njerëzor. Ky formim humanist dhe evropian e bëri të papajtueshëm me çdo ideologji totalitare, përfshirë atë komuniste. Ashtu siç kishte kundërshtuar fashizmin, ai nuk mund të pranonte as komunizmin, i cili synonte të nënshtronte jo vetëm institucionet, por edhe mendimin dhe ndërgjegjen e njeriut.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ata fëmijë, që jetonin mes maleve të ashpra, në një qytet të izoluar si Kurbneshi, ëndërronin të ishin Beni, ndërsa unë, Beni i ekranit, do të…”/ Historia e rrallë e aktorit të njohur

“Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë, pasi…”/ Letra e rrallë e të shoqes së Lazër Radit, drejtuar nga internimi Enver Hoxhës

Për këtë arsye At Pjetër Meshkalla u arrestua në vitin 1946 dhe kaloi shumë vite në burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Por burgu nuk e ndryshoi. Përkundrazi, ai e forcoi. Bashkëvuajtësit e kujtojnë jezuitin shqiptar si një njeri të qetë, me humor të hollë, të mbushur me besim dhe shpresë. Në qelitë e errëta ai vazhdoi të ishte mësues, duke u dhënë kurajë të burgosurve dhe duke u kujtuar se e keqja nuk është kurrë e përjetshme.

Në veprën monumentale “Rrno vetëm për me tregue”, At Zef Pllumi e përshkruan At Pjetër Meshkallën si një ndër figurat më fisnike të Klerit Katolik shqiptar, një njeri me kulturë të gjerë, urti të rrallë dhe qetësi shpirtërore të jashtëzakonshme. Për At Zef Pllumin, Meshkalla ishte një mësues edhe në burg, sepse predikonte me shembullin e jetës së tij dhe jo vetëm me fjalë.

Kulmi i qëndresës qytetare të At Meshkallës erdhi në vitin 1967, kur regjimi komunist ndërmori fushatën barbare për zhdukjen e fesë në Shqipëri, duke mbyllur e shkatërruar kishat, xhamitë dhe teqetë, ndërsa vendi u shpall, “shteti i parë ateist në botë”, duke i shpallur luftë edhe Zotit. Në atë atmosferë terrori, At Pjetër Meshkalla ndërmori një akt që edhe sot mbetet ndër më të guximshmit në historinë moderne shqiptare.

Ai i dërgoi kryeministrit komunist të asaj kohe, Mehmet Shehut një promemorie, ku kundërshtonte hapur dhunën ndaj fesë dhe shkeljen e lirisë së ndërgjegjes. Argumenti i tij ishte i qartë: shteti mund të ushtrojë forcë mbi trupin e njeriut, por nuk mund të sundojë ndërgjegjen e tij. Besimi nuk zhduket me dekrete, me propagandë apo me burgime. Ai e dinte se kjo letër do ta kthente sërish në burg. Megjithatë nuk e tërhoqi.

Për të, heshtja përballë padrejtësisë do të ishte bashkëfajësi. Regjimi reagoi siç pritej: At Meshkalla u arrestua përsëri dhe u dënua me vite të tjera burgimi. Promemorja e vitit 1967 mbetet edhe sot një nga dokumentet më të rëndësishme të rezistencës morale shqiptare ndaj totalitarizmit. Ajo nuk ishte një mbrojtje e privilegjeve të Kishës, por një mbrojtje e një të drejte universale: lirisë së ndërgjegjes.

Në këtë kuptim, At Pjetër Meshkalla ishte jo vetëm një meshtar i madh, por edhe një nga mbrojtësit më të hershëm shqiptarë të të drejtave themelore të njeriut. At Pjetër Mëshkalla i përket atij brezi të jashtëzakonshëm të klerikëve dhe intelektualëve shqiptarë, siç janë – Imzot Vinçenc Prennushi, At Zef Pllumi e shumë të tjerë – që nuk pranuan ta sakrifikonin të vërtetën për hir të pushtetit.

Në të njëjtën traditë kulturore dhe evropiane qëndrojnë, ndër të tjerë, edhe Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, të cilët, secili në mënyrën e vet, mbrojtën identitetin kulturor e kombëtar të shqiptarëve dhe për këtë u përballën me shpifje, (madje deri në ditët e sotme), përndjekje ose mërgim. Këta burra nuk i bashkonte ideologjia; i bashkonte një ideal më i lartë: bindja se Shqipëria i përket qytetërimit perëndimor, se liria e mendimit është e shenjtë dhe se kultura nuk mund të ndërtohet mbi frikën.

At Pjetër Meshkalla ndërroi jetë më 28 korrik 1988, vetëm dy vjet para shembjes së regjimit që e kishte burgosur për një pjesë të madhe të jetës. Ai nuk e pa me sytë e tij rikthimin e lirisë fetare dhe pluralizmit politik, por jetoi mjaftueshëm për të dëshmuar se asnjë diktaturë nuk është e përjetshme. Sot, kur shpresojmë që Shqipëria të bëhet pjesë e botës demokratike dhe të forcojë institucionet e saj mbi vlerat e shtetit të së drejtës, figura e At Pjetër Meshkallës merr një domethënie edhe më të madhe.

Kujtesa për ‘të, nuk duhet të mbetet vetëm një ceremoni përkujtimore. Ajo duhet të shërbejë si kujtesë se liria nuk është e garantuar përgjithmonë, se demokracia kërkon qytetarë me ndërgjegje të lirë dhe se pajtimi me historinë është i mundur vetëm mbi themelin e së vërtetës. Sot, në një kohë kur relativizmi moral dhe harresa historike rrezikojnë të zbehin kujtesën e brezave, jeta e At Pjetër Meshkallës mbetet një testament i gjallë.

Ajo na kujton se njeriu mund të humbasë lirinë fizike, por jo domosdoshmërisht lirinë e ndërgjegjes; se besimi mund të përndiqet, por jo të zhduket; dhe se e vërteta mund të vonojë, por nuk mund të mposhtet. Ky është mësimi që na lë At Pjetër Meshkalla sot. Nuk është vetëm mësimi i një meshtari katolik, por i një shqiptari të madh, që e deshi vendin e tij aq shumë, sa ishte i gatshëm të vuante për të drejtën e çdo njeriu për të qenë i lirë.

Në këtë 38-vjetor të kalimit të tij në amshim, homazhi më i bukur nuk është vetëm ta kujtojmë. Është të mbrojmë ato vlera për të cilat ai vuajti: lirinë e ndërgjegjes, dinjitetin njerëzor, tolerancën, besimin dhe demokracinë e vërtetë. Ky shkrim modest është një homazh për një njeri që nuk e ndau kurrë fenë nga dashuria për Atdheun dhe nuk e ndau kurrë besimin nga mbrojtja e dinjitetit njerëzor.

Njëkohësisht, për ata që interesohen, është një ftesë për brezat e sotëm që të njohin një nga personalitetet më fisnike të historisë shqiptare dhe të kuptojnë se liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut kanë pasur mbrojtës të guximshëm të vlerave njerëzore dhe kombëtare edhe në vitet më të errëta të diktaturës komuniste.

Prandaj, në përvjetorin e kalimit të tij në amshim, nderojmë At Pjetër Meshkallën me bindjen se shembulli i tij vazhdon të ndriçojë rrugën e Shqipërisë drejt një të ardhmeje të mbështetur mbi të vërtetën, lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor. Kjo është arsyeja pse emri i tij nuk i përket vetëm historisë së Kishës Katolike Shqiptare. At Pjetër Meshkalla i përket historisë së Shqipërisë!/ Memorie.al 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 07 Gusht 2026

Next Post

“Në 91-in, pasi mbaruam vizitën dhe dolëm jashtë, prof. Ducellier më tha i tronditur: Luan, profesor Buda qenka shumë i varfër...”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohur, për ish-kreun e Akademisë

Artikuj të ngjashëm

“Vëllai im Petriti, do fejohej me vajzën e Enverit, por Ramizi me Nexhmijen, e prishën atë, kishin frikë se pas vdekjes së udhëheqësit, babai, Kadriu,…”/ Raporti Sigurimit, me bisedën e Agron Hazbiut
Personazh

“Ata fëmijë, që jetonin mes maleve të ashpra, në një qytet të izoluar si Kurbneshi, ëndërronin të ishin Beni, ndërsa unë, Beni i ekranit, do të…”/ Historia e rrallë e aktorit të njohur

November 6, 2026
“Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë, pasi…”/ Letra e rrallë e të shoqes së Lazër Radit, drejtuar nga internimi Enver Hoxhës
Personazh

“Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë, pasi…”/ Letra e rrallë e të shoqes së Lazër Radit, drejtuar nga internimi Enver Hoxhës

November 4, 2026
DISA MENDIME TË FILOZOFIT, PROF. ISUF LUZAJ
Personazh

“Në dy udhëtimet që bëri Sartri në SHBA-ës, ishja përkëthenjsi i konferencavet të tija, si në Universitetin t’im në Indiana dhe në…”/ Historia e panjohur e “ballistit” të famshëm, që iku nga Shqipëria në 1944

November 3, 2026
“Më arrestuan bashkë më vëllanë, kapitenin e parë, Gajur Deralla, pasi Prefekti i Tetovës, Mynir Tërshana, me të cilin kisha folur, më spiunoi te gjermanët…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Tetova
Personazh

“Më arrestuan bashkë më vëllanë, kapitenin e parë, Gajur Deralla, pasi Prefekti i Tetovës, Mynir Tërshana, me të cilin kisha folur, më spiunoi te gjermanët…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Tetova

November 1, 2026
“Më 5 korrik 1950, Blanche paraqiti një kërkesë për mbrojtje juridike pranë organizatës për refugjatët dhe në formular ajo shkruante se…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit
Personazh

“Më 5 korrik 1950, Blanche paraqiti një kërkesë për mbrojtje juridike pranë organizatës për refugjatët dhe në formular ajo shkruante se…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit

October 30, 2026
“Blanche Paulette Vlora emigroi në vitet ‘50 në SHBA-ës si refugjate, ku punoi në një fabrikë në Nju-Jork, më pas u vendos në Kanada, ku…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit, që vdiq në 2002
Personazh

“Blanche Paulette Vlora emigroi në vitet ‘50 në SHBA-ës si refugjate, ku punoi në një fabrikë në Nju-Jork, më pas u vendos në Kanada, ku…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit, që vdiq në 2002

October 31, 2026
Next Post
“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën

“Në 91-in, pasi mbaruam vizitën dhe dolëm jashtë, prof. Ducellier më tha i tronditur: Luan, profesor Buda qenka shumë i varfër...”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohur, për ish-kreun e Akademisë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme