• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, January 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Llazar Fundo i ka dhënë 8 mijë franga ari një agjenti komunist nga Shkodra, për të blerë armë në Shqipëri dhe…”/ Dokumenti i Zyrës Sekrete të Zogut

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/ publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit që i përket vitit 1936 dhe bën fjalë mbi një korrespodencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, lidhur me  bashkëpunimin e komunistëve jugosllavë dhe atyre shqiptarë, të cilët nëpërmjet Llazar Fundos, i kishin dhënë 8 mijë franga ari një komunisti nga qyteti i Shkodrës, (me mbiemrin Shpuza), për të blerë armë në Shqipëri dhe për t’i dërguar ato në Jugosllavi, me anë të Liqenit të Shkodrës ku kryhej edhe kontrabanda e duhanit.

Letra e Legatës Jugosllave në Tiranë për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë Shqiptare, e cila sipas porosisë së qeverisë së Beogradit, i kërkonte qeverisë së Tiranës, që të lidhnin një marrëveshje bashkëpunimi, për shkëmbimin e informacioneve lidhur me lëvizjen komuniste (bolshevike) që zhvillohej në mes dy vendeve, si dhe për kontrabandën e armëve dhe duhanit që kishte filluar të intensifikohej shumë, në mes dy vendeve.

Dokumenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë Shqiptare, për Zyrën Sekrete të Ministrinë e Punëve të Brendshme

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Kukës, nga orteku vdiqën 7 veta, 16 të plagosur rëndë, një fëmijë s’gjendet, në Pukë 3 të vdekur, 5 rëndë, 11 s’gjinden, në Lushnja 2380 ha e përmbytur, Durrësi s’ka probleme…”/ Dokumenti sekret i 11 janarit ‘85

“Më 30 dhjetor, në luftimet në afërsi të Krujës midis vullnetarëve esatistë dhe atyre haxhiqamilistë, fuqitë e Esatit shpartallohen…”/ Ana e panjohur e “vitit të brishtë” 1914

MBRETNIJA SHQIPTARE

Ministria e Punëve të Jashtme                                                        

                                        Tiranë, më 16.III.1936

Këtu poshtë, kemi nderin t’i komunikojmë asaj P.T. Ministrie disa informata që në formë private na janë dhënë prej Legatës Jugosllave këtu:

Në kohnat e fundit është konstatuar në Jugosllavi një shtim marrëdhëniesh midis elementëve komunistë të Jugosllavisë (Mali i Zi dhe Maqedoni), dhe atyre të Shqipërisë.

Në Shkodër, një i quajtun Shpuza, është agjent i organizatave komuniste dhe merret me propagandë në favor të këtyre organizatave në Shqipërinë e Veriut.

Autoritetet Jugosllave kanë disa shenja që lënë të kuptohet, se i lartpërmenduri është i ngarkuar prej komunistëve të Malit të Zi, që të blerë armë në të gjithë Shqipërinë.

Një shumë prej 8.000 frangash ari, i është dorëzuar të quajturit Shpuza, një muaj e gjysëm më parë, nga një person prej Podgorice, që i kishte marrë këto para prej Lazar Fundos, i cili është në krye të kësaj organizate për Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Kjo organizatë komuniste, ka për organ botimi në Shqipëri, gazetën “A.B.C.” dhe ky lajm është vërtetuar prej elementëve komunistë të Jugosllavisë.

Gjithashtu, prej muajsh, numri i shpalljeve që përmbajnë shkurtimin e teorive të Marksit dhe të Engelsit, hynë në Shqipëri nga kufiri nëpër fshatrat e liqenit të Prespës.

Ministrisë së P. të Brendshme                                     (Zyrës Sekrete)        

                                                                                              Tiranë                                     

Ministri i Punëve të Jashtme

(firma)

                                                                   PËRMENDORE

Legata Jugosllave, si mbas porosisë së Qeverisë së saj, pyet nëse qeveria shqiptare pranon një bashkëpunim edhe një shkëmbim informatash që i përket lëvizjes bolshevike në Jugosllavi dhe në Shqipëri.

Qeveria Jugosllave ka bërë marrëveshje të tilla me të gjitha Shtetet e Ententës Ballkanike dhe Ententës së Vogël, me Gjermaninë, me Francën dhe me Belgjikën.

Qëllimi është që dy Shtetet të komunikojnë shoku-shokut lëvizjet dëmprurëse bolshevike që mund t’I përkasin njërës anë, ose tjetrës.

Legata Jugosllave, mbi kërkesën e Qeverisë së saj, dhe me urdhër që të bëjë përçapje miqësore verbale pranë Qeverisë Mbretërore Shqiptare, mbi faktin që prej disa kohë e tëhu, kontrabanda e duhanit po intensifikohet në kufirin shqiptaro-jugosllav dhe veçanërisht në Sektorin e Shkodrës. Qeveria e Jugosllave kupton se nga shkaku i ndryshimit të çmimeve të duhanit në Shqipëri dhe në Jugosllavi po shkaktohet prej kësaj kontrabande.

Por, si mbas mendimit të saj, ky intensifikim i propagandës ka lidhje edhe me importimin e armëve që blihen nga bolshevikët ose kryengritësit malazez me anë të agjentëve të tyre në Shqipëri, armë që importohen në Jugosllavi për qëllim dëm-prurëse. Fakti se ka një karvan prej 10 gomarësh të ngarkuar me duhan që barte 22 pushka të gjata dhe që është kapur në kufi të Hotit nga fundi i muajt prill, provon sa më sipër.Qeveria Jugosllave lutet që autoritetet kufizore shqiptare të kenë një vërejtje më të imët në ruajtjen e kufirit.

Gjono Prelevic, shtetas jugosllav, i cili ka qenë sipërmarrës godinash gjatë 10 vjetëve në Shqipëri, ka marrë përsipër ngrehjen e godinës së Legatës Jugosllave në plazhin e Durrësit. Policia ka urdhëruar daljen jashtë kufirit pa ndonjë arsye.  Legata i lutet që t’i lejohet të lartpërmendurit, ndenja në Shqipëri. /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”

Next Post

Pse u krijua Legaliteti?!

Artikuj të ngjashëm

“Në Kukës, nga orteku vdiqën 7 veta, 16 të plagosur rëndë, një fëmijë s’gjendet, në Pukë 3 të vdekur, 5 rëndë, 11 s’gjinden, në Lushnja 2380 ha e përmbytur, Durrësi s’ka probleme…”/ Dokumenti sekret i 11 janarit ‘85
Dossier

January 13, 2026
“Më 30 dhjetor, në luftimet në afërsi të Krujës midis vullnetarëve esatistë dhe atyre haxhiqamilistë, fuqitë e Esatit shpartallohen…”/ Ana e panjohur e “vitit të brishtë” 1914
Dossier

“Më 30 dhjetor, në luftimet në afërsi të Krujës midis vullnetarëve esatistë dhe atyre haxhiqamilistë, fuqitë e Esatit shpartallohen…”/ Ana e panjohur e “vitit të brishtë” 1914

January 13, 2026
“Temperatura, – 25 gradë, dëbora 2 deri 3 m., dhjetra të vdekur nga orteqet, mijra ha toka dhe shtëpi banimi të përmbytura…”/ Zbulohet dokumenti sekret për motin e keq që “gjunjëzoi” Shqipërinë, 7-15 janar 1985

January 12, 2026
Dëshmia e të birit: “Babai im, ish-kryebashkiak i Durrësit, organizoi Kongresin në Lushnje, por u internua nga italianët dhe u burgos nga komunistët…”
Dossier

“Amet Beu e mbërtheu oficernë për fyti dhe nxjerr një kamë, që j’a vë më grykë italianit…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarsisë, për Ahmet Zogun, që mbrojti qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjes

January 11, 2026
“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë
Dossier

“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë

January 12, 2026
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“I dënuari Muharrem Mborja, prej një viti ka kërkuar shtrimin në spital, por për avancim të sëmundjes nuk ka shërim dhe i duhet prerë…”/ Raporti sekret i Prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, në ’73-in

January 11, 2026
Next Post
Abaz Kupi Memorie.al

Pse u krijua Legaliteti?!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme