• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, March 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Letra e Beqir Ballukut nga burgu për Enverin: Mos më quani armik, kam pasur koncepte borgjezo-revizioniste, më lini në….

“Ju tregoj raportet që babai kishte me Enverin, Hysniun, Mehmetin, përse e eliminuan dhe kush e sulmoi…”/ Dëshmia e rrallë e djalit të ish-ministrit Beqir Balluku
Letra e Beqir Ballukut  nga burgu për Enverin: Mos më quani armik, kam pasur koncepte borgjezo-revizioniste, më lini në….
abdyl-kellezi-nexhmije-hoxha-beqir-balluku-vito-kapo-dhe-ramiz-alia
Letra e Beqir Ballukut  nga burgu për Enverin: Mos më quani armik, kam pasur koncepte borgjezo-revizioniste, më lini në….
Letra e Beqir Ballukut  nga burgu për Enverin: Mos më quani armik, kam pasur koncepte borgjezo-revizioniste, më lini në….
Letra e Beqir Ballukut  nga burgu për Enverin: Mos më quani armik, kam pasur koncepte borgjezo-revizioniste, më lini në….
BEQIR_BALLUKU_ME_GRUAN
BEQIR_BALLUKU_ME_KINEZET_NE
Letra e Beqir Ballukut  nga burgu për Enverin: Mos më quani armik, kam pasur koncepte borgjezo-revizioniste, më lini në….
BEQIR_BALLUKU_ME_NUSEN_OSE
BEQIR_BALLUKU_ME_SHOKET
BEQIR_BALLUKU_NE_BORE
BEQIR_BALLUKU_NE_PUDIUM_ME_
Letra e Beqir Ballukut  nga burgu për Enverin: Mos më quani armik, kam pasur koncepte borgjezo-revizioniste, më lini në….
Letra e Beqir Ballukut  nga burgu për Enverin: Mos më quani armik, kam pasur koncepte borgjezo-revizioniste, më lini në….
6
Shares
5.5k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon letrën e  ish-Ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku për Enver Hoxhën, e datës 18 Shtator të vitit 1974, e dërguar nga Roskoveci ku vuante fillimisht internimin, i akuzuar si “armik i partisë dhe popullit”. Në 24 faqe të asaj letre, Balluku i shpjegon gjithçka ish-shefit të tij, duke filluar që nga periudha e Luftës, e deri në atë ditë që ndodhej aty, larg shokëve dhe i ndarë nga familja. Dhe me damkën e madhe si i “pushkatuar politikisht” ai i lutet Enverit dhe Partisë, që të vënë dorën në zëmër dhe t’i japin edhe njëherë mundësinë që për ato pak vjet të jetës që i kanë mbetur, t’i kalojë pranë shoqërisë socialiste, duke dhënë kontributin e tij qoftë dhe në duke punuar në punë krahu…?!

                                                    LETRA E BEQIR BALLUKUT PËR ENVERIN   

Komitetit Qendror të PPSH-së

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

Shokut Enver Hoxha

Po ju drejtohem me këtë letër KQ mbas afro dy muaj të përfundimit të shqyrtimit me objektivitet e durim M-L të gabimeve dhe fajeve të mia në drejtim të zbatimit e mbrojtjes të vijës së Partisë në sektorin ku punoja.

E konsideroj të nevojshme që të theksoj qysh në fillim se shqyrtimi i çështjes sime në bazë të analizave M-L në Byronë Politike dhe Plenumin e Komitetit Qendror, si dhe masat e drejta që u muarrën në raport me shkallën e gabimeve, fajeve dhe qëndrimeve të mia ndaj tyre në atë kohë, janë masa të bazuara dhe të merituara nga ana ime. Për gjithë këtë punë të madhe, për të gjitha përpjekjet e bërë të prira dhe të frymëzuara nga partishmëria e lartë, për të analizuar e shoshitur problemet me principialitet M-L si dhe kujdesi deri në fund për të shëruar dhe dhënë dorën shokut që bën gabim e faje, siç u bë në mënyrë të plotë në rastin tim, më angazhon dhe më vënë përpara detyrës që t’ju falenderoj nxehtësisht Byronë Politike, Komitetin Qendror e shokun Enver, dhe njëkohësisht të kërkojë ndjesë për të gjitha telashet që i kam nxjerrë Partisë.

Unë  e them sinqerisht tani që jam pushkatuar politikisht, që jam ndarë nga gjiri i dy gjërave më të shtrenjta të jetës sime, Partisë dhe popullit tim, të cilën ia kushtova me entuziazëm dhe vendosmëri energjitë dhe qenien time, dhe që kam ëndërruar të eci në këtë rrugë fisnike deri në fundin e jetës, deri në varr, e them tani që jam veçuar nga familja, të cilën e krijova në epokën e Partisë, dhe që kam ëndërruar të jetë pa njolla e ballëlartë në gjirin e shoqërisë tonë socialiste, se si në analizën e Byrosë Politike, të aktivit dhe Plenumit të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe pohimi i gabimeve dhe fajeve të mia, nuk ka ndodhur sepse unë kam menduar se kjo është rruga dhe metoda më e mirë për t’u mbrojtur ose nga frika e masave, por për faktin nëse me gjithë qartësinë dhe argumentin M-L të analizave, ndërgjegjja ime e sëmurë nuk më ka lënë të shoh shkaqet dhe rrethanat e qenies sime në opozicion me vijën ushtarake të Partisë të Punës armiqësore me qëllim, që kam synuar në çarjen e unitetit në Byro, në mes të shokut Enver dhe Mehmet, që kam punuar për hartimin e një platforme të re tezash, të gjitha këto tek unë kanë rënë si një bombë dhe në kohën e parë kanë krijuar një turbullirë të madhe psikologjike. Pas mbledhjes së Byrosë në këtë gjendje unë kam vajtur në aktiv mbas 14 ditësh, i bindur thellësisht se gabimet dhe fajet e mia kuadrot do t’i dënojnë rreptësisht sepse ata janë të Partisë dhe jo të personave, dhe nuk kam shpresuar absolutisht edhe mbrojtjen më të vogël nga ndonjë shok, duke qenë në këtë gjendje unë qëllimisht në këtë mbledhje të kuadrove kryesorë të ushtrisë  për një problem të tillë delikat, nuk kam shprehur rezervat që kisha në kokë, por premtova se do të flas në Plenumi.

Balluku: Kam pasur koncepte borgjezo-revizioniste

Pra unë gjatë gjithë analizave kam qenë i gozhduar nga mendimi subjektiv se kam ndërmarrë përpunimin e një teme bazuar në konkluzionet e Plenumit të 12 të Komitetit Qendror të PPSH-së për zbërthimin e pasurimin e tezave. Unë në autokritikën time të cekët në Byro kam pranuar, se frymëzuesi i këtyre materialeve jam unë si dhe gabimet që theksoheshin në analizë, ndërsa për qëndrimin tim në opozicion me vijën, të punës armiqësore, të synimit të çarjes së unitetit në Byro, unë i përmbahesha mendimit se veti e cilësi të tilla kurrë nuk kanë qenë në karakterin tim, gjatë gjithë jetës sime në Parti, pra ato nuk mund të jenë edhe sot, nga këto koncepte borgjeze revizioniste kam qenë i përshkruar nga fillimi i analizimit dhe deri në përfundimin e çështjes sime në Plenum.

Kjo gjendje e turbullt ideologjike më ka çuar të qëndroj me kokëfortësi para analizave M-L dhe bile pyetjeve të shokëve që ishin një ndihmë për mua, t’i përgjigjem çfarë të them të pohoj ato që thoni ju. Si për gabimet dhe fajet e mia dhe veçanërisht për qëndrimet negative ndaj tyre unë kamë qenë i ndërgjegjshëm se masat ndëshkimore do të ishin të rënda karshi meje.

Balluku: Tani jeta ime si militant është këputur

Tani që jeta ime si revolucionar dhe militant është këputur e shuar në mënyrë tragjike ekskluzivisht për fajin tim, me qëllim që të lehtësoja ndërgjegjen time dhe të mbaj edhe në këtë gjendje siç jam jashtë radhëve të Partisë të pashuar zjarrin e patriotizmit ndaj kauzës të Partisë dhe të popullit, që me gjithë gabimet dhe fajet e rënda që kam bërë, edhe në këtë pjesë të vogël të jetës që më ka mbetur nuk do ta rreshtoj kurrë veten kundër tyre, por do t’i përmbahem me thonj dhe me dhëmb asaj pjese të mirë të jetës sime kaluar në shërbim të popullit e të Partisë, dhe do të dënoj dhe hedh poshtë me neveri e urrejtje pjesët e këqija të saj.

Meqenëse fajet dhe gabimet e mia janë lidhur me disa probleme të rëndësishme parimore të artit ushtarak popullor, në fillim dua të vë në dukje se pas çlirimit të vendit, nën udhëheqjen e Partisë dhe të shokut Enver, me prioritet ndaj të gjithë sektorëve të tjerë shtetërorë, u fillua nga puna për transformimin e modernizimin e ushtrisë tonë nga ushtri partizane në ushtri të rregullt, detyra e së cilës në momentin e dhënë historik, nuk ishte çlirimi i vendit, por mbrojtja e fitoreve të revolucionit dhe pushtetit popullor në fuqi kundër agresorit me fuqi të rregullt ushtarake.

Për zbatimin e kësaj detyre, Partia përgatiti kuadrot, siguroi bazën materiale dhe në raport me kontingjentet njerëzore dhe pajisen e tyre hartoi strategjinë dhe planet e mbrojtjes të cilat nga periudha në periudhë janë zhvilluar dhe përsosur deri në ditët tona. Në tërë këtë periudhë nën udhëheqjen e Partisë edhe unë me shokët, me të meta dhe dobësi, kam dhënë kontributin tim të thjeshtë.

Është me vend të theksoj se rregulloret tona para daljes së tezave të Këshillit të Mbrojtjes, për luftën në front dhe në prapavijë e përjashtonin dhe nuk e trajtonin fare tërheqjen edhe me urdhër si fenomen në luftim si në fushën taktike ashtu dhe operative, ndërsa për operacionet e kalimit në prapavijat e armikut kur lufta në front ishte e pamundur as që bëhej fjalë fare.

Balluku: Nga cektësia rashë në gabime ushtarake

Në vitin 1966 me porosi të udhëzimeve të mia është përpunuar një material prej 25 faqesh që është quajtur teoria e rrëshqitjes, i cili u hodh poshtë nga konsulta, por duke u larguar nga rregulloret që atë kohë ishin përkthim i rregulloreve sovjetike, unë bie në gabime në trajtimin e problemeve ushtarake, ky fakt flet për cektësinë e trajtimit të lidhjes së këtyre problemeve në kushtet e specifikimit të vendit tonë dhe të ushtrisë.

Ky material sot dhe në të ardhmen ne shkallën e zhvillimit të ushtrisë e mendimit ushtarak nuk ka asnjë vlerë për t’u përdorur, ky material bashkë me një maket të vogël të shtjellimit të tezave, sipas skemës të Këshillit të Mbrojtjes, përpunuar nga një grup pune në atë kohë kishin mbetur në kasafortën time në shtëpi, në mes të materialeve të vjetra të Komisionit të Planit etj, të cilat ia dorëzova shokut Hito. Dalja e tezave të Këshillit të Mbrojtjes në vitin 1967 është një ngjarje e shënuar sepse ato janë një armë e fuqishme në dorë të ushtrisë, ato janë mishërimi i vijës ushtarake të Partisë e mësimeve të shokut Enver si gjatë luftës nacional-çlirimtare ashtu dhe të periudhës së pasçlirimit.

Balluku: Tezat e Enverit duhet të ishin orientimi ynë

Trajtimi me një frymë të lartë M-L i problemeve politiko-ushtarake, përcaktimi i faktorëve që do të veprojnë përkohësisht në anën e armikut dhe vazhdimisht në anën tonë si dhe përcaktimi i formave të luftimit dhe operacionit, që përmblidhet në ndërtimin dhe aktivizimin fillimisht të mbrojtjes strategjike  pozicionale-aktive dhe në të pastajmen të kalimit në kundërmësymje e mësymje për asgjësimin e armikut janë jo vetëm parime bindëse se një vend i vogël si vendi ynë mund të përballojë e thyejë agresorin ose koalicionin e agresorëve, por e vetmja formë e sigurtë për mbrojtjen e vendit në kushtet tona. Në këtë vështrim të artit ushtarak popullor ka individualitet shqiptar dhe është një pasurim, sistemim e zhvillim i mëtejshëm i mendimit ushtarak, tezat e Këshillit të Mbrojtjes janë shtigje e rrugë të çara nga Partia dhe shoku Enver për mbrojtjen e socializmit e të diktaturës së proletariatit në Shqipëri, kështu i kam vlerësuar, kuptuar e pranuar këto projekt-teza në vitin 1967./Memorie.al

                                                                 Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share6TweetPinSendShareSend

Previous Post

Raporti sekret i Kadri Hazbiut: Emisionet e Radio-Tiranës, të mërzitshme për turistët, pa interes, shokët gjermanë na sugjerojnë turizmin politik…

Next Post

Nuk e pranuan as në konkurs te Mjeshtëria, por u bë kampion në Maratonë. Historia e Pjetër Pëllumbit, legjendës së atletikës në vitet ’80-të që ëndërronte Pietro Menean dhe u bë Abebe Bekila i Shqipërisë…

Artikuj të ngjashëm

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in
Dossier

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

March 29, 2023
“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
Next Post
Memorie.al

Nuk e pranuan as në konkurs te Mjeshtëria, por u bë kampion në Maratonë. Historia e Pjetër Pëllumbit, legjendës së atletikës në vitet ’80-të që ëndërronte Pietro Menean dhe u bë Abebe Bekila i Shqipërisë…

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!