• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, April 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj…”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve

Memorie.al
“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup
“Të mjerët na për patriotë që paskemi pasë, të cilët…”/ Letrat e harruara të Dom Lazër Shantojës për Imzot Mjedën, thesar i fshehur i letërsisë shqipe dhe një zë i mbytur në errësirën e diktaturës!
“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup
“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup
“I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire”/ Dosja Shtjefën Kurti – Vrasja e porositur e një Rilindasi –

Nga ALBERT RAMAJ

Pjesa e dytë

Memorie.al / Për fëmijërinë e Dom Zef Ramajt kemi shumë pak informata. Dom Zefi u lind më 8.1.1882 në Stubëll të Epërme (Komuna Viti) dhe vdiq më 25.12.1914 në Shkup, prindërit e tij ishin i ati Pali dhe e ëma Çila, kishin 6 djem dhe dy vajza. Zefi ishte fëmija i pestë i tyre. Në vitin kur u lind Dom Zef Ramaj, Stublla e Epërme kishte 24 shtëpi dhe 149 shpirtra (banorë), shumica katolikë shqiptarë, përveç 2 shtëpive që ishin kritpokatolikë me 10 shpirtra. Stublla i përkiste në këtë kohë famullisë së Cërngorës – Letnica, apo siç quhej; Montenegro di Scopia. Zefi duhet të kishte vizituar vitet e para të shkollës në Prizren. Kurse 9 vite të tjera vizitoi në Shkodër, 5 vite të shkollës ‘Normale’ dhe 4 vite të tjera në kolegjin Ksaverian, filozofi dhe teologji, deri në vitin 1905.

                                                Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Rrallë më ka ra me pa ndër shqiptarë polemikë pa pasion, pasi me këtë nivel kulture njerzore e fetare që kemi, thom se ne…”/ Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup

I Nderueshmi Zotni D. Nikoll Mazreku, Prifti i famulliis t`Pezrendit, bashkë me D. Pashko Krasniqin, kishin dalë me e pritë n`Kumnov, per me i thanë n`emen te tanve: “Mirë se po t`bie Zoti”. I nderushmi Zotnii D. Nikoll Glaznoviç, D. Mikel Glaznoviç, Viçe-Korclla i Nemces (Zotni Korclla nuk ishte ktu), Gjergj Adamkievitz, Viçe-Korclla i Italies, Zotni Galanti, Viçe-Korclla i Frances, bashkë me popullin mbarë, sikuer thaçë, ishin mledhë n`Stacion t`udhes hekrit.

Qe ja mrrini ai ças i bardh, n`t`cillin i Shndritshmi Argjipeshvi i rii do t`shkelte n`Arkidioçez t`vet. Mbasi t`tanë ja murne doren, gjithmbarë u ndisne kah Kisha, ku kumont i baishin me diit gjytetit mar, se katolikt kishin nji gzim t`posaçem. Prej deres t`oborrit deri n`derë t`Kishes, ishte stolisë me bush, me lule e me bairaqe e para ders t`Kishes nji qemer i bukur e, n`të shyti (stemma) i perndritshmit Zotnii Emzot Lazer Miedes…”!

Luftërat ballkanike, më 1912 e 1913, për popullatën shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë ishin shumë të rënda. Kjo gjendje e rëndë pasohet me Luftën e Parë Botërore, më 1914. Popullata shqiptare në Kosovë e Maqedoni, kishte mbetur më shumë nën mëshirën e shteteve evropiane dhe të personave të caktuar sesa në diçka tjetër. Në këto rrethana, një rol shumë pozitiv (për këtë popullatë), e ka luajtur Dom Zef Ramaj dhe Kleri Katolik shqiptar i Argjipeshkvisë së Shkupit, në krye me Imzot Lazër Mjedën.

Një rol të rëndësishëm për “shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë”, do të luante edhe Argjipeshkvi i Shkupit, Imzot Lazër Mjeda, bashkë me Dom Zef Ramaj. Para nisjes për në Vlorë, Ismail Qemajli ndodhej në Vjenë. I gjendur pa para në xhep, më saktë me një çek bankar të pavlefshëm (asnjë nga bankat vjeneze nuk e merrte parasysh), Ismail Qemajli s’kishte se si të udhëtonte për në Vlorë, për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë.

I njohur me situatën, Imzot Mjeda mobilizoi miqtë që kishte pranë qeverisë së Austro-Hungarisë, dhe i mundësoi Ismail Qemajlit, që me një anije ekstra të financuar nga Vjena, të arrinte në Durrës. Mjeda duhej të merrte po ashtu pjesë në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.

Nëpunësi austriak i konsullatës në Shkup, më 29 nëntor 1912, i dërgon një letër qendrës, me çka njofton se mësuesi i shkollës së famullisë katolike vendore, Logoreci, bashkë me famullitarin Dom Zef Ramaj, e kanë informuar se Logoreci dhe Argjipeshkvi Imzot Mjeda, sot kishin pranuar një letër nga Durrësi, dërguar prej të deleguarve shqiptarë të Kosovës Veriore.

Atyre u kërkohej që të dërgonin një delegat nga Shkupi, për mbledhjen e planifikuar në Vlorë, të organizuar nga krerët (paria) e gjitha anëve të Shqipërisë, që kishte të bënte me shpalljen e autonomisë së Shqipërisë. Ata do të konsultohen edhe për marrjen e masave eventuale, varësisht prej situatës që do krijohet pas shpalljes së autonomisë së Shqipërisë.

Nga Logoreci kërkohet që, në rast se i deleguari nuk mund të udhëtojë, të paktën për këtë çështje të dërgojë një letër përkrahëse në emër të shqiptarëve të këtushëm, të ndërmjetësuar nëpërmjet entit të këtushëm konsullor të monarkisë. Në lidhje me këtë, Heimroth thotë se u ka shpjeguar (Logorecit dhe Dom Ramajt), se për momentin nuk është i sigurt nëse ka mundësinë për një gjë të tillë.

Nga një telegram i konsullit austro-hungarez në Shkup dërguar Vjenës, në nëntor 1912, mësojmë se delegatët shqiptarë kishin lutur Argjipeshkvin Lazër Mjeda, famullitarin e Shkupit, Dom Zef Ramaj dhe mësuesin Logorezi, që të përbënin një delegacion për pjesëmarrje në Vlorë, për të biseduar për gjendjen e shqiptarëve dhe mundësisht edhe të shpallet “autonomia” e Shqipërisë.

Nganjëherë thuhet se shkrimet e dërguara nëpër gazeta të atëhershme austriake, janë të Lazër Mjedës. Do thënë se disa nga informacionet për gjendjen e popullatës shqiptare, ishin dërguar edhe nga Dom Zef Ramaj e Dom Pashk Krasniqi, siç njofton vetë Lazër Mjeda, kur i shkruan Vatikanit (më 24 janar 1913), letrën e njohur për gjendjen në Argjipeshkvi.

Në këtë letër shihet shumë qartë se Dom Zef Ramaj e Dom Pashk Krasiniqi, raportonin sidomos për ato vende që ishin afër famullisë së tyre. Dom Zefi, raportonte për gjendjen në rajonin e Shkupit, Kumanovës, Kisela Vodës, Tetovës (Kalkandele) e Gostivarit, kurse Dom Pashk Krasniqi, raportonte për Prizrenin, Pejën e vende të tjera përreth.

Do thënë se Dom Zefi kishte informacione të mira edhe për Karadakun në Kosovë, meqë vinte nga ajo pjesë, nga Stublla. Një raport i konsullit austriak në Shkup, informon për tmerret e masakrat ndaj popullatës (shqiptare pa dallim religjioni) të zonës së Karadakut.

Raporti njofton mbi bazën e informacioneve që konsullit ia kishte dhënë Dom Zefi, e këtij të fundit Mitat Aga nga Gjilani. Heimrot, konsull austriak në Shkup, i përmend ministrit austro-hungarez, Leopold Berchtold, më 9 shkurt 1913, një letër të Mjedës dhe shton se informacionet (që përmbante ajo), ishin dhënë nga Dom Zef Ramaj.

Se Dom Zef Ramaj kishte raportuar vendet evropiane për gjendjen e shqiptarëve, tregon edhe botimi i letrave private të teologëve shqiptarë (të universitetit të Innsbruck-ut) në gazetën austriake “Allgemeiner Tiroler Anzeiger” të datës 28 mars 1913, mandej, se vendi prej nga vinin shkrimet ishte Shkupi, ku tashmë, Dom Zefi ishte me shërbim, ku shkruan ndër të tjera kështu:

“Për momentin nuk kam mundësi që t`ju dërgoj një raport të detajuar. Ju duhet të keni parasysh se gjendemi në gjendje lufte… nuk mund të paramendoni atë se çka është mëkatuar ndaj bashkatdhetarëve tanë në këtë luftë… zemra ime është përplot, për atë se çfarë mund t`ju shkruaj më tutje. Më mirë do të vdisja, se Shqipërinë ta shihja në këtë gjendje, në të cilën gjendet”.

Në artikullin e gazetës “Reichspost”, jepen në detaje masakrat e bëra ndaj popullatës shqiptare (pa dallim feje), në territorin e Kosovës e Maqedonisë, duke filluar prej Shkupit, Kalkandeles, Ferizajt, Prishtinës, Prizrenit, Gjeneral Jankovicit, Tërstenikut, Pejës etj. Reichspost i jep rëndësi kësaj dosjeje dhe shkruan tre faqe, në numrin e 17 janarit 1913. Në këtë shkrim ceket se dosja është autentike dhe nga një personalitet shqiptar dhe se ka dëshmitar për gjithë atë çfarë ka ndodhur në Shkup.

E ky, pa dyshim, është Dom Zefi, famullitar në Shkup, ndërkohë që Imzot Mjeda gjendej në Vjenë, në kontakt me qarqet diplomatike të atjeshme, por edhe me media, për çështjen shqiptare në Kosovë e Maqedoni dhe se Leo Freundlich, në librin e tij “Golgota shqiptare” përshkruan vrasjet në rajonin e Karadakut, si në Lubishtë, Smirë, Komogllavë, Shashare – të gjitha këto vende në afërsi të Stubllës, vendlindjes së Dom Zefit, të cilën ky i fundit e vizitonte shpesh edhe për të qenë mirë i informuar me gjendjen e përgjithshme.

Ngjarjet e paraqitura në libër, autori i kishte marrë prej gazetës së sipërpërmendur, të datës 17.1.1913. Në raportet e 24 janarit 1913, Mjeda tregon se informacionet e dhëna aty për gjendjen e shqiptarëve, i kishte nga Dom Zefi e Dom Pashk Krasniqi. Më 9 shkurt të vitit 1913, konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth i shkruan Vjenës zyrtare se Imzot Mjeda, raportonte duke u thirr në informacionet e Dom Zefit. Edhe vetë Heimroth, në një rast shkruan: “Ashtu siç shkruan Mjeda në letrën mbi tmerret (ndaj shqiptarëve), më kanë ardhur edhe mua në vesh. Famullitari i Shkupit, Dom Ramaj më tregoi se ai ishte dëshmitar dhe përmend një ushtar serb me emrin Çiceriç”.

Konsulli vazhdon tutje duke thënë se këto gjëra i kishte parë edhe murgesha katolike që vepronte në spitalin e Shkupit e, që ishte edhe mësuese e subvencionuar nga Austro-Hungaria. Fjala është për murgeshën Protegjena Bekes nga Stublla, bashkëvendëse e Dom Zefit. Ajo kishte parë shumë kufoma të shqiptarëve myslimanë në lumin Vardar. Më vonë, konsulli shkruan se burim informacioni i Dom Zefit, ishte edhe Luigji Naraçi, që njihej shumë mirë me Dom Zef Ramaj. Konsulli, në këtë raport përmend jo më pak se shtatë herë emrin e Dom Zefit, për grumbullimin e informacioneve mbi masakrat ndaj shqiptarëve.

Edhe zv. konsulli anglez, W. D. Peckham, njofton Londrën zyrtare për tmerret ndaj shqiptarëve. Ai shkruan se raporti është i bazuar në të dhënat që kishte ofruar famullitari i Shkupit, Dom Zef Ramaj. Të dhënat që jep ky raport përkojnë plotësisht edhe me ato informata që kishte dhënë edhe konsulli Heimroth, ato përkojnë saktësisht edhe me kohën e publikimit të të dhënave në shtypin austriak (të cekur dhe më lart), datë 28 shkurt 1913 Memorandumi i famullitarit të Shkupit, që Peckham i kishte dërguar Londrës, titulluar “Memorandum on Massacres of Albanians-Statements of Catholic Cure of Uskub”.

Dom Zef Ramaj, familja Bojaxhiu dhe pagëzimi i Nënë Terezës

Falë përkushtimit të Nënë Terezës për më të varfrit e botës, familja Bojaxhiu u bë e njohur në botë. Gonxhe Bojaxhiu u lind në Shkup më 26 gusht 1910, ndërsa një ditë më vonë (më 27 gusht) u pagëzua, nga Dom Zef Ramaj. Siç duket, familja Bojaxhiu ishte shpërngulur nga Prizreni në Shkup, para vitit 1903. Në një foto të bërë, me rastin e shugurimit të katedrales së Zemrës së Krishtit në Shkup, më 1903, e shohim edhe Kolë Bojaxhiun.

Familja Bojaxhiu ishte një ndër familjet e vjetra të Prizrenit, siç dëshmojnë disa nga dokumentet e arkivit të famullisë së Prizrenit. Edhe në arkivin shtetëror në Luzern, ruhen dokumente të shumta për këtë familje. Vetë Lazër Bojaxhiu, i kishte dërguar zviceranit Eugen Vogt, të dhëna, ndër të tjera, për babin Kolë e nënën Dranë. Dom Zef Ramaj jep disa të dhëna mbi familjen Bojaxhiu, të jetës së tyre në Shkup, siç njoftojnë burimet austriake.

Në Arkivin Shtetëror të Austrisë ruhen dokumente mbi figurën e Kolë Bojaxhiut. Këtu po cekim njërin nga dokumentet që posedojmë: Më 26 korrik 1911 konsullata e Austro-Hungarisë në Shkup, konkretisht zëvendëskonsulli Lejhanec, ndër të tjera, qeverisë së tij, i shkruan: “Siç njoftojnë njëzëri famullitari i këtushëm, Dom Zef Ramaj, dhe jezuiti Patër Genovizzi, disa katolikë të këtushëm – në krye me Luigj Naraçin dhe Kolë Bojaxhiun, që janë të njohur si miq të italianëve – këto ditë iu kanë drejtuar me një kërkesë Konsullatës italiane, ku e lusin që të ndërtojnë një shkollë të veçantë italo-shqiptare”.

Si arsye ata theksojnë, se shkolla famullitare (pranë Kishës Katolike, shënimi im), për shkak të mungesës së kuadrit mësimdhënës, funksionon në mënyrë të pamjaftueshme dhe nuk mund t`iu ofrojë nxënësve një shkollim të nevojshëm…”! Më tutje në këtë dokument thuhet se, këta të dy (Luigji dhe Kola), do të tubojnë nënshkrime nga popullata vendore katolike.

Duke u mbështetur në burimin në fjalë, përveç asaj se Kolë Bojaxhiu dëshironte ngritjen e një shkolle të veçantë, një shkollë që do të financohej nga qeveria (e atëhershme) italiane, e jo nga ajo austro-hungareze (si ajo pranë famullisë së Shkupit), vërtetohet se Kolë Bojaxhiu ishte katolik dhe njëkohësisht i angazhuar shumë për shkollimin e popullatës shqiptare në Shkup. Shkupi në atë kohë nuk ishte vetëm një qendër tregtare më e madhe se Prizreni, por ishte edhe një qendër e kulturës shqiptare./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nëse s’do e vrisnin dot, apo ta helmonin, variant tretë ishte që ta merrnin të gjallë Enver Hoxhën e, ta dërgonin në Moskë...”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”

Artikuj të ngjashëm

“Në dimrin e vitit 1945, mora nji letër nga Padër Antoni Harapi, me anë të zotit të shtëpisë që e mbante të mshehun, ku më thoshte;…”/ Dëshmia në gjyq e Padër Mark Harapit, 12 dhjetor, 1946
Personazh

“Rrallë më ka ra me pa ndër shqiptarë polemikë pa pasion, pasi me këtë nivel kulture njerzore e fetare që kemi, thom se ne…”/ Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

April 15, 2026
“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup
Personazh

“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup

April 14, 2026
“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Personazh

“Ndonëse dekoratën e fashizmit e ktheu mbrapsht, duke thënë; ‘kjo s’asht për mue’, Gjergj Fishta pranoi t’emërohej anëtar i Akademisë italiane, sepse…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 13, 2026
“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova
Personazh

“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova

April 12, 2026
“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar
Personazh

“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar

April 11, 2026
“Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë dhe gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty, ai dekoroi Sak Fasllinë për…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Rugovës
Personazh

“Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë dhe gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty, ai dekoroi Sak Fasllinë për…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Rugovës

April 10, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme