• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, May 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nëse s’do e vrisnin dot, apo ta helmonin, variant tretë ishte që ta merrnin të gjallë Enver Hoxhën e, ta dërgonin në Moskë…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”

“Ta themi këtu midis nesh, ngjarja me bandën e Xhevdet Mustafës, ku na u vranë 6 veta, neve na…”/ Fjala e Enverit në Mbledhjen sekrete në Komitetin Qendror, 22 tetor ‘82
“Nëse s’do e vrisnin dot, apo ta helmonin, variant tretë ishte që ta merrnin të gjallë Enver Hoxhën e, ta dërgonin në Moskë…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”
Dokumentet e Sigurimit të Shtetit: “Banda e Xhevdet Mustafës, pasi të shkonte në ‘Bllok’-un e udhëheqjes, do…”/ Raportet sekrete të “Liqeni i Shkodrës”, “Aktori”, “Boga”, etj.

Dëshmia e bujshme: “Unë e qëllova Xhevdet Mustafën dhe e lashë të vdekur, pasi ai na hyri në shtëpi dhe na vrau …”/ Rrëfimi i të zotit të shtëpisë, për ngjarjen e 26 shtatorit ’82
“Nëse s’do e vrisnin dot, apo ta helmonin, variant tretë ishte që ta merrnin të gjallë Enver Hoxhën e, ta dërgonin në Moskë…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”
“I dashur shoku Enver, i jam mirënjohës Partisë dhe juve, si udhëheqës largpamës e, jam dakord për çdo…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për letrat dërguar diktatorit, nga Balluku, Shehu, Deljana, Xhelo, etj.
“Nëse s’do e vrisnin dot, apo ta helmonin, variant tretë ishte që ta merrnin të gjallë Enver Hoxhën e, ta dërgonin në Moskë…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”
Debati i babait tim, Ramazanit me Enverin në hotel “Dajti”, që solli burgosjen e tij….

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e parë

Memorie.al / Edhe pse kanë kaluar 44 vite nga ngjarja e 26 shtatorit të vitit 1982, kur diku në bregdetin e Divjakës zbarkoi e ashtuquajtura “Banda Xhevdet Mustafa”, si dhe mbi 35 vite nga shembja e regjimit komunist, ku janë bërë publike me dhjetëra dëshmi e dokumente arkivore për atë ngjarje, përsëri ajo mbetet e mbuluar me mister dhe e vërteta rreth saj ende ka mbetur e pazbardhur plotësisht. Madje pa e ekzagjeruar aspak, mund të thuhet se “Banda Xhevdet Mustafa”, është një ndër misteret më të mëdha të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, përgjatë 45 viteve të sundimit të tyre. Pikëpyetjet më të mëdha dhe kryesore rreth saj, lidhen jo vetëm me rolin e Sigurimit të Shtetit në përgatitjen dhe sjelljen e saj në Shqipëri, por edhe me qëllimin apo misionin primar që kishte e ashtuquajtura “Banda Xhevdet Mustafa”! Pra: “vrasjen e udhëheqësit kryesorë të Partisë”, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të asaj kohe, e artikuluar gojarisht dhe shkruar edhe nga vetë Enver Hoxha), por edhe me mënyrën se si u paraqit dhe veproi ajo pas zbarkimit në bregdetin e Divjakës; duke filluar që nga pamja e tyre e jashtme (veshjet dhe armatimi), apo duke eliminuar fizikisht disa persona, të cilit nuk e rrezikonin aspak rrugëtimin e tyre drejt Tiranës, gjë të cilat siç dihet, çoi dhe në dekonspirimin e tyre!

Lidhur me sa më sipër, ka aq shumë pikëpyetje dhe mistere, saqë do të duheshin shkrime të tëra dhe përsëri çdo analizë e bërë, nuk do të ishte shteruese! Madje mund ta shtojë edhe më shumë “mjegullën” që ka mbuluar atë që nga 26 shtatori i vitit 1982, kur ajo zbarkoi diku në bregdetin e Divjakës. Nisur edhe nga kjo, si dhe interesin e madh që ka pasur dhe vazhdon të ketë për të ashtuquajturën “Banda Xhevdet Mustafa”, në vazhdën e dëshmive si dhe dokumenteve arkivore që kemi publikuar në afro 35 vite nga shembja e regjimit komunist, në këtë shkrim po publikojmë disa dokumente arkivore të nxjerra së fundmi nga fondi i AIDSSH-së (Autoriteti për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al.

Gjithashtu mund të lexoni

“Premiera e filmit gjerman ‘Jud Süß’, u dha me 24 shtator 1940 në Pallatin e “Oufas” në Berlin, në praninë e Gëbelsit dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Dashuri, Komsomol dhe Pranverë’, kompozuar në 1978 nga A. Pahmutova, u kushtohet kosmomolasve që s’pyesin as për furtunë dhe as për zjarre, që…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

DOKUMENTI SEKRET ME INFORMACIONIN E PUNËTORIT OPERATIV ENVER ZENELI, ME DËSHMITË E DHËNA NGA ISH-ZV. MINISTRI I MBROJTJES NAZAR BERBERI, LIDHUR ME URDHRIN E DHËNË NGA KADRI HAZBIU, PËR TË DËRGUAR NJË HELIKOPTER NË DIVJAKË

SEKRET

                                                                                            Ekzemplar i vetëm

                                                                                         Tiranë, më 11.2.1983             

                                          INFORMACION

Më datën 11.2.1983, nga ana e Zv. ministrit të Punëve të Brendshme, shokut Zylyftar Ramizi, u thirr Nazar Berberi dhe iu kërkua të jepte sqarime rreth urdhrit që ka dhënë më datë 26 shtator 1982, për të dërguar një helikopter në Divjakë. Ai fillimisht u pyet se për çfarë arsye ka dhënë urdhër për të bërë gati një helikopter më datën 26 shtator 1982? Pse e kërkoi? Ku do ta niste? Kush kish dhënë urdhër për këtë problem?

Nazar Berberi tha se më kanë dhënë urdhër në disa raste që helikopterët të shkonin me shërbim, vetëm kur janë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, për arsye sëmundjesh të rënda. Përveç këtyre rasteve unë nuk kam dhënë asnjë urdhër, për asnjë destinacion tjetër. Me gjithë insistimet tona, që ai të jepte shpjegime për këtë problem, ai ngulte këmbë që nuk i kujtohej që më datë 26 shtator të kishte dhënë një urdhër të tillë dhe se përveç rasteve të sëmundjeve, s’kishte dhënë urdhër për asnjë rast tjetër.

U thirr sh. Pandeli Berberi dhe ja tha në sy Nazar Berberit, duke i thënë që: “Më 26 shtator 1982, rreth orës 9.00, juve me keni urdhëruar që të bëhet gati një helikopter, pastaj më vonë e keni analluar këtë urdhër”! Nazar Berberi hiqej sikur nuk i kujtohej dhe mbas shumë debatesh ai tha se: “Më kujtohet se atë ditë që u zbulua banda e Xhevdet Mustafës, isha në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore.

Do hyja në mbledhjen e organizatës bazë të Partisë së Drejtorisë së Kuadrit. Atë ditë Veli Llakaj ishte në zyrë. Para dreke, orën e saktë nuk e mbaj mënd, por duhet të ketë afërsisht aty nga ora 9.00 e mëngjesit, më thërret Veli Llakaj dhe më urdhëron që të bëhej gati një helikopter, që do të shkonte në Divjakë të Lushnjes, sepse ishte diktuar një diversant dhe meqenëse ai ishte futur në një vend që nuk mund të kapet, duhet të shkonte një grup kimie, që të hidhte lëndë helmuese me veprim të përkohshëm.

Veli Llaka më tha se Kadri Hazbiu atë ditë kishte qenë në Elbasan dhe andej e kishte urdhëruar të bëhej gati një helikopter për në Divjakë. Siç më tha Veliu, Kadri i kishte thënë atij që në helikopter të shkonte dhe Enver Lagji, së bashku me helmet me veprim të përkohshëm. Në prezencën time, Veli Llaka, urdhëroi Enver Lagjin që të gjente këtë lloj helmi e, të nisej urgjent bashkë me drejtorin e Institutit të Kimisë në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore.

Enver Lagji shkoi në Institutin e Kimisë dhe në Brigadën e Parë u vonua shumë se nuk po gjente helme të tilla dhe kur u kthye, nga Veliu u dha urdhër që të mos nisej helikopteri, se sipas Veliut banda u asgjësua. Unë sapo mora urdhrin nga Veli Llaka, mora në telefon sh. Pandeli Berberi, rreth orës 9.00, (datë 26.9.1982), dhe i thashë të bënte gati një helikopter”.

Kur i thamë se pse nuk dha shpjegime që në fillim për këtë problem, Nazar Berberi filloi të thoshte se: “Nuk m’u kujtua ky rast, por jo se s’desha t’jua thojsha”!

PUNËTORI OPERATIV

                             ENVER ZENELI

DOKUMENTET SEKRETE ME EKSTRATIN E RAPORT-INFORMACIONIT TË DEGËS SË BRENDSHME TË RRETHIT GJIROKASTËR, PËR BANDËN E XHEVDET MUSTAFËS, E CILA ZBARKOI NË DIVJAKË MË 26.IX.1982

                                                                                                 SEKRET

                                                                                    Ekzemplar i vetëm

                                                                                  Tiranë, më 27.12.1983               

                      Ekstrakt

Nxjerrë nga informacioni i Degës së Punëve të Brendshme Gjirokastër, Nr. 60/10, dt. 6.12.1982

“…Edhe kjo bandë që u kap me kryetar Xhevdet Mustafën, nga qeveria jonë ishte urdhëruar të kapeshin të gjallë, por bashkëpunëtori Kadri Hazbiu i shtypi me tank që të mos diktohej për vete. Ata kishin për qëllim udhëheqësin e Partisë. Me një variant ta vrisnin, tjetri ta helmonin, e me variantin e tretë ta çonin të gjallë në Bashkimin Sovjetik.

(Foto Barka nga Bodrishta, në PP, TA)

Oficeri i Drejtimit

                          Pandeli Pando

Sh. Ylli

T’i jepet detyrë Gjirokastrës, të sqarojë se nga i di ky person këto gjëra, e të na informojnë.

26.1.1983                     Enver Zeneli

DOKUMENTET SEKRETE ME EKSTRAKTIN E RAPORT-INFORMACIONIT TË DEGËS SË BRENDSHME TË RRETHIT GRAMASH, LIDHUR ME FJALËT QË QARKULLONIN PËR BANDËN E XHEVDET MUSTAFËS

                                                                                             SEKRET

                                                                                  Ekzemplar i vetëm

                                                                               Tiranë, më 27.12.1982               

                      Ekstrakt

Nxjerrë nga informacioni i Degës së Punëve të Brendshme Gramsh, Nr. 5/8, dt. 13.11.1982.

“….Kadri Hazbiu, ç’e do që u kap, se ai desh të bënte punën e madhe. Ai nuk donte ta vriste udhëheqësin kryesor, po sikur udhëheqësi kryesor të vriste veten?! Shkopi që do t’i jepesh udhëheqësit, ishte përgatitur pjesë pjesë nga jashtë dhe do të mbushej me lëndë eksplozive. Kadriu do t’ja jepte dhuratë, po ç’e do që u zbulua…”.

(S…M…, shtresë e mesme, me arsim 8-vjeçar, i këshilluar në 2/B, vjeç 38).

Oficeri i Drejtimit

                             Pandeli Pando

Shoku Ylli

T’i jepet detyrë Gramshit, të sqarojë se nga i di ky këto gjëra e, të na informojnë.

26.1.1983                                     Enver Zeneli

DOKUMENTET SEKRETE ME EKSTRAKTIN E RAPORT-INFORMACIONIT TË DEGËS SË BRENDSHME TË RRETHIT POGRADEC, LIDHUR ME FJALËT QË QARKULLONIN PËR BANDËN E XHEVDET MUSTAFËS

                                                                                       SEKRET

                                                                            Ekzemplar i vetëm

                                                                         Tiranë, më 27.12.1982               

                      Ekstrakt

Nxjerrë nga informacioni i Degës së Punëve të Brendshme Pogradec, Nr. 17/8, dt. 15.11.1982.

“….Më ka thënë një shok nga Starova, se kur erdhi banda e kriminelit Xhevdet Mustafa, kishte vajtur edhe Kadri Hazbiu dhe Xhevdet Mustafa i kishte thënë Kadriut se ti më solle në Shqipëri, kështu që Kadriun e zbuloi Xhevdet Mustafa dhe kështu ka ardhur koha të bëhet luftë, por po nuk u bë, edhe tani s’ka për t’u bërë më, por sivjet me siguri duhet të pëlcasë luftë…”!

(Një element në 2/A, për llogari të Degës së I-rë)

Oficeri i Drejtimit

                             Pandeli Pando

DOKUMENTET SEKRETE ME EKSTRAKTIN E RAPORT-INFORMACIONIT TË DEGËS SË BRENDSHME TË RRETHIT GJIROKASTËR, LIDHUR ME FJALËT QË QARKULLONIN PËR BANDËN E XHEVDET MUSTAFËS

                                                                                                     SEKRET

                                                                                          Ekzemplar i vetëm

                                                                                        Tiranë, më 10.1.1983               

                      Ekstrakt

Nxjerrë nga informacioni Nr. 18, dat 4.1.1983, dërguar Degës së Punëve të Brendshme Gjirokastër

“…Edhe banda që u kap, kish urdhër që të kapeshin gjallë, por Kadri Hazbiu, si bashkëpunëtor i tyre, i shtypi me tank, që të mos diktohej vetë ai. Ata kishin si qëllim për eliminimin fizikisht të udhëheqësit kryesor të Partisë, ose ta çonin të gjallë në Bashkimin Sovjetik”.

Pandeli Pando

Shoku Pandeli Pando

Këto informacione serioze, na i vononi! Përse?! Përse i copëtoni! Kush e ka dhënë këtë informatë! Ç’masa janë marrë?!

Drejtoria e I-rë

                                 Zylyftar Ramizi

Shoku Ylli

Materiali të vendoset në dosjen e armikut Kadri Hazbiu. Në shënimin që ka lënë shoku Zylyftar.

Të njoftohet shoku Pandeli Pando: i cili duhet të informojë për masat që janë marrë.

Edhe ne duhet të kemi dijeni, se nga i di ky këto gjëra, kush ja thotë?

26.1.1983                     Enver Zeneli

Shoku Hekuran

Janë bërë gjëra të çuditshme.

Platforma nuk ndalon të informosh shokun Enver, për këdo e për kë del gjëra të dyshimta. Byroja Politike e ka vendosur Platformën e, prej saj e shokut Enver, merren udhëzime çfarë të bëhet më tej, për të bërë verifikimet e nevojshme./ Memorie.al

20.1.1983                  Zylyftar Ramizi 

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Rrallë më ka ra me pa ndër shqiptarë polemikë pa pasion, pasi me këtë nivel kulture njerzore e fetare që kemi, thom se ne...”/ Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

Next Post

“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj...”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve

Artikuj të ngjashëm

“Premiera e filmit gjerman ‘Jud Süß’, u dha me 24 shtator 1940 në Pallatin e “Oufas” në Berlin, në praninë e Gëbelsit dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë…”/  Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

May 20, 2026
“Dashuri, Komsomol dhe Pranverë’, kompozuar në 1978 nga A. Pahmutova, u kushtohet kosmomolasve që s’pyesin as për furtunë dhe as për zjarre, që…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Dashuri, Komsomol dhe Pranverë’, kompozuar në 1978 nga A. Pahmutova, u kushtohet kosmomolasve që s’pyesin as për furtunë dhe as për zjarre, që…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 20, 2026
“Në muajt e parë të vitit 1921, Gjyqi i Nalt i Sheriatit, i kërkoi Ministrisë së Arsimit, që të drejtën e inspektimit të lëndës së besimit…”/ Historia e panjohur e raporteve të shtetit shqiptar, me religjionet fetare

May 18, 2026
“Poema Simfonike, që shkaktoi tërbimin e bolshevikëve, u kompozua nga Haçaturiani me rastin e 30-vjetorit të Revolucionit të Tetorit, por më 1948 ai u dërgua në Armeni për…” / Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 19, 2026
“Kompozitori i famshëm Shostakoviçi vdiq në 1975-ën dhe në funeralin madhështor që u organizua nga Partia Komuniste, merrnin pjesë ata që e persekutuan…”/ “Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Vsevolod Zadaratskit do të përplaset në Gulag edhe në vitin 1937, nën pretekstin se kishte luajtur vepra të muzikantëve fashistë si Vagner dhe Shtraus, të cilët…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 17, 2026
Next Post
“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj…”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve

“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj...”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme