• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, April 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup

“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup
“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup
“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Në 1966-ën kur u suprimua Ministria e Drejtësisë, që sipas Mehmet Shehut, ishte e panevojshme, Aranit Çela, porosiste gjyqtarët; kodet futini në sirtar dhe nxirrni …”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
“I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire”/ Dosja Shtjefën Kurti – Vrasja e porositur e një Rilindasi –
“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup

Nga ALBERT RAMAJ

Pjesa e parë

Memorie.al / Për fëmijërinë e Dom Zef Ramajt kemi shumë pak informata. Dom Zefi u lind më 8.1.1882 në Stubëll të Epërme (Komuna Viti) dhe vdiq më 25.12.1914 në Shkup, prindërit e tij ishin i ati Pali dhe e ëma Çila, kishin 6 djem dhe dy vajza. Zefi ishte fëmija i pestë i tyre. Në vitin kur u lind Dom Zef Ramaj, Stublla e Epërme kishte 24 shtëpi dhe 149 shpirtra (banorë), shumica katolikë shqiptarë, përveç 2 shtëpive që ishin kritpokatolikë me 10 shpirtra. Stublla i përkiste në këtë kohë famullisë së Cërngorës – Letnica, apo siç quhej; Montenegro di Scopia. Zefi duhet të kishte vizituar vitet e para të shkollës në Prizren. Kurse 9 vite të tjera vizitoi në Shkodër, 5 vite të shkollës ‘Normale’ dhe 4 vite të tjera në kolegjin Ksaverian, filozofi dhe teologji, deri në vitin 1905.

Kërkesës së Imzot Troksit, që kandidatët e Ipeshkvisë së Shkupit të shkolloheshin, të studionin në Innsbruck, Austro-Hungaria iu përgjigj pozitivisht. Në këtë universitet studiuan dhe studentë të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare. Njëri nga ta ishte edhe Zef Ramaj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndonëse dekoratën e fashizmit e ktheu mbrapsht, duke thënë; ‘kjo s’asht për mue’, Gjergj Fishta pranoi t’emërohej anëtar i Akademisë italiane, sepse…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova

Ky, më 26.9.1905, bashkë me katër shqiptarë të tjerë, nën përcjelljen e Dom Nikollë Ashtës, arriti në Innsbruck. Shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit i kishte paguar Austria. Studentët, përveç rrobave në trup, nuk kishin gjë tjetër me vete kur arritën në Innsbruck.

Vendi prej nga vjen Dom Zef Ramaj shënohet “Albania”. Ndër studentët shqiptarë që kishin studiuar atje janë edhe Martin Berisha nga Peja, Françesk Karma nga Tivari, Shtjefën Kurti nga Prizreni, Marjan Glasnović nga Janjeva, Lazër Shantoja nga Shkodra etj. Këtu do të shënojmë edhe disa nga dokumentet që gjenden në arkivin shtetëror e që kanë të bëjnë me studentin e atëhershëm, Zef Ramaj nga Stublla.

Më 24 prill 1906, rektori i konviktit, P. Michael Hofmann, informon për katër studentët shqiptarë: Berishën, Gjergjin, Ramajn dhe Karmën. Ai thotë se këta po përparojnë jo vetëm në gjuhën gjermane, por edhe në studime. Rektori i seminarit në Innsbruck, P. Michael Hofmann S. J., datë 25 korrik 1907, njofton se; tashmë Berisha, Karma, Ramaj e Gjergji i kishin përfunduar studimet dhe se ishin kthyer në Prizren, ku dhe do të shugurohen për meshtarë.

Më tej, rektori flet për ndarjen, që siç thotë, ishte e rëndë për ta, por që shpreson të mos shkëpusin lidhjet dhe për raporte të mira të të sapo kthyerve me përfaqësuesit austro-hungarez ne vendlindjen e tyre. Rektori kishte paguar shpenzimet e udhëtimit për kthimin e tyre në vendlindje, sikundër edhe për gjërat e nevojshme për meshë të parë për katër kandidatët e, për gjëra të tjera që kishin kërkuar vetë studentët shqiptarë.

Një dokument që kemi marrën nga arkivi i konviktit teologjik, “Canisianum” të Innbruckut, shënohet se nga aty Dom Zef Ramaj kishte shkuar në Prizren më 8 korrik 1907. Më tej, shkruhet për të se; “ishte shumë i gjallë, fisnik”. Sipas të njëjtit burim, mësojmë se dom Zefi ishte shuguruar për meshtar në Prizren në muajin korrik 1907.

Konsullata austriake në Prizren, përmes zëvendës-konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi kishte shuguruar Dom Zef Ramajn nga Stublla e Dom Martin Berishën nga Peja dhe informon edhe për caktimin e Dom Zef Ramajt “Cooperator” në famullinë e Shkupit, pra ndihmës i famullitarit të atëhershëm (të Shkupit), Dom Ndue Bytyqit.

Sipas burimeve austriake, Dom Zefi fillimisht ishte emëruar “cooperator” (ndihmës-famullitar) e më vonë famullitar i Shkupit. Ai ishte edhe mësues në shkollën shqipe pranë famullisë së Shkupit, sikundër edhe në shkollën e Hekurudhës (një shkollë elitare për kohën, ku mësonin edhe fëmijët e diplomatëve të huaj). Shkolla shqipe (për meshkuj dhe femra), pranë Kishës Katolike në Shkup, kishte ekzistuar qysh para vitit 1889.

Prej vitit 1893, me kërkesën e Gjon Kajtazit, mësues i kësaj shkolle, atë e ka përkrahur financiarisht Austro-Hungaria, me një shumë-vjetore prej 500 frangash. Mësues në këtë shkollë ishin: Gjon Kajtazi, Nikollë Rrota, Mate Logoreci, një mësues për gjuhën turke, Gaspër Beltoja, Gapsër Mikeli, Dom Zef Ramaj, dy motra, murgesha nga Zagrebi, njëra prej të cilave ishte Protegjena Bekes (Bekaj) nga Stublla (Protegjena Bekaj është tezja e babait të autorit të këtyre rreshtave).

Më 31 janar 1911, konsullata austriake e Shkupit, njofton se një grup ortodoksësh nga Maqedonia, më saktë nga Kumanova, kishin shkuar tek Argjipeshkvi Lazër Mejda, tek Dom Pashk Krasniqi, famullitari në Ferizaj, por edhe tek Dom Zef Ramaj në Shkup, për t’iu treguar se dëshironin të kalonin në katolicizëm dhe se për këtë kërkonin mbështetjen dhe ndihmën e tyre.

Të sqarojmë se fjala është për besimtarë ortodoksë maqedonas dhe jo për komunitetin katolik të ritit bizantin, i cili jeton edhe sot e kësaj dite në territorin e Maqedonisë (sidomos në Jug të Maqedonisë, në Strumicë).

Në raportin e datës 24.3.1911, konsulli Heimroth njofton se Dom Zefin e kishte vizituar një nëpunës për t’u informuar nëse pas kërkesës së ortodoksëve maqedonas për konvertim në katolicizëm, fshihej ndonjë interes a përfitim material? Më 8 mars 1914, kishin shkruar edhe një letër shumë interesante në gjuhën italiane, lidhur me rastin e konvertimit të 60 familjeve ortodokse maqedonase në katolicizëm.

Më 1 dhjetor 1913, raportohet për problemet që kishin besimtarët katolikë në Shkup, e sidomos ata që ishin në Kryesi të Këshillit të Kishës. Kështu, Rrok Prenk Berishën, një arpunues, pasi e kishin dënuar me shumë të mëdha në të holla, organet lokale serbe e kishin kërcënuar që ta lëshonte vendin, përndryshe do ta burgosnin.

Këtë e bënin nën pretekstin kinse të aktivitetit e të intrigave politike të Rrok Berishës. Do thënë se Rrok Berisha (i një familjeje 14 anëtarësh), besimtar i Dom Zefit, atëbotë ishte një figurë në zë në Shkup.

Po ashtu, ai kishte miqësi dhe bashkëpunim edhe me Alandro Kastriotin, pretenduesin e fronit shqiptar të asaj kohe, që jetonte në Paris. Me depërtimin e Rrok Berishës dhe të njerëzve në zë, siç njofton konsullata e Austro-Hungarisë, organet serbe dëshironin dobësimin e elementit katolik shqiptar në Shkup.

Famullitari Dom Zef Ramaj, informon konsullatën se Rrok Berisha, me familjen vet 14 anëtarësh, do largohet së shpejti nga Shkupi në drejtim të Durrësit. Më 3 prill 1914, konsullata austro-hungareze raporton për vizitën që iu kishte bërë dom Zef Ramaj, në fakt ai po këshillohej me ta për gjendjen e re politike. Konsulli njofton edhe për interesimin e Dom Zefit se si duhej të vepronin shqiptarët katolikë për çështjen e shtetësisë e të shërbimit ushtarak, meqë besimtarët e tij do të ballafaqoheshin me kërkesën e organeve zyrtare, për t’u deklaruar nëse përcaktohen për shtetësi turke apo serbe.

Konsulli i shpjegon Dom Zefit se me Marrëveshjen e paqes mes Serbisë e Turqisë, të datës 9 mars, nuk ishin të rregulluara çështjet në fjalë për shqiptarët katolikë, por vetëm për myslimanët (të cilët nuk obligohen për të shkuar shërbimin ushtarak serb). Dom Zef Ramaj, njofton se shumica e shqiptarëve katolikë të Shkupit, të gjendur në këto rrethana, po e mendojnë largimin nga vendi i tyre.

Më 11 prill 1914, konsullata austriake informon për marrjen peng të trenit të linjës Prizren-Shkup. Në këtë tren kishte qëlluar edhe Dom Zef Ramaj (që po kthehej nga Prizreni), i cili dëshmon për vrasjen e një personi. Sipas Dom Zefit, në tren ndodhej edhe inspektori i policisë, Cerovic (i njohur për kohën), i cili pyetjes së Dom Zefit; se pse ndodhej në këtë tren, Cerovic kishte përgjigjen: “rastësisht”.

Dom Zefi njofton se për ngjarjen në fjalë i ngarkuan shqiptarët, më saktë Jusuf Tabian nga Tetova me njerëzit e tij dhe se organet e shtetit kishin dërguar 200 xhandarë, për t’u marrë me rastin. Meqë Dom Zefi kishte udhëtuar me këtë tren, për konsullatën e Austro-Hungarisë ishte krejt e qartë, se kush e kishte bërë rrëmbimin e trenit. Më vonë, pikërisht ky inspektor Cerevic kishte kërcënuar Dom Zef Ramaj dhe disa meshtarë tjerë për shumë gjëra, bile edhe largimin e Dom Zef Ramaj nga Shkupi.

Konsulli i Austro-Hungarisë në Shkup, lajmëron se kishte marrë pjesë në festën e Korpit e të Gjakut të Krishtit në Ferizaj. Meshën, me urdhër të Ipeshkvit Lazër Mjeda, e kishte udhëhequr Dom Zef Ramaj, në kocelebrim me At Zadrimën. Konsulli kishte marrë pjesë me uniformë zyrtare në meshë, të cilën e cilëson shumë të denjë, sikundër edhe pjesëmarrjen dhe paraqitjen e popullatës shqiptare katolike.

Dom Zef Ramaj kishte shërbyer në Shkup prej vitit 1907 deri më 25 dhjetor të vitit 1914, kur dhe kaloi në amshim. Kishte jetuar dhe vepruar në Shkup, në një kohë shumë të vështirë, në kohën e Perandorisë Osmane, me të cilën kishte probleme jo vetëm administrative, sidomos më 1910, kur organet lokale dëshironin që në pronën e Kishës Katolike, të ndërtonin rrugën. Pas rënies së Perandorisë Osmane, problemet vazhdojnë me serbët, gjatë luftërave ballkanike, kur gjendja e shqiptarëve, sidomos e atyre katolikë në Shkup, ku kishte shërbyer si meshtar e mësues, ishte tej mase e rëndë.

Organet lokale turke provonin ndërtimin e një rruge në Shkup, e cila po u ndërtua, prek dhe një pjesë të oborrit të kishës. Dom Zefi i kishte shpreh shqetësimin dhe i kishte kërkuar ndihmë për këtë rast edhe konsullatës së Austro-Hungarisë.

Dom Zefi, më 20.6.1910, kishte parashtruar ankesë edhe pranë organeve turke, që rruga të mos ndërtohej siç kishin planifikuar ata, meqë rruga prekte edhe diku 570 metra katror të Kishës, ndërkohë që autoritetet lokale turke, nuk kishin paraparë ndonjë kompensim.

Konsullata e Austro-Hungarisë e sheh të arsyeshme kompensimin e pronës së kishës nga ana a organeve lokale turke. Argjipeshkvia e Shkupit kishte fat të madh, me emërimin e Imzot Mjedës në krye të saj. Ai ishte një prijës i vërtetë shpirtëror në kohëra mjaft të vështira për popullin e Argjipeshkvinë, siç ishin Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike, si dhe Lufta e Parë Botërore.

Gëzimin e madh për emërimin e Mjedës në krye të Argjipeshkvisë Shkup-Prizren, e tregon edhen jë shkrim i Dom Zef Ramaj, botuar në “Elçija e Zemres s`Krishtit” më 1910, ku shkruan ndër të tjera edhe këtë: “Ishte nji vjet e gjysë qi kishim mbetë pa Barii, pa Priis, e sakt qi fort t`vshtiirshme kiene për ne kto dit vorfnimit.

Por i Lumi Zot ne e mram na ngushlloi, tui na zgjedhë për Argjipeshkëv nji njeri qi e kishte për zemër, e i cili prandei s`muite mos me ken edhe për zemër t`onë. Po, i Lumi Zot na ngushlloi tui na çue për Argjipeshkëv Emzot Lazer Mieden. Veç na diim se sa kemi dishrue me pasë nji Barii, e sa na u knaq zemra, kuer ndieme se ky do t`ishte Emzot Lazer Miedia e, me sa dishiir e kemi pritë!

Te tan Meshtarija me popull mbarë a gzue, kuer kaa ndije se njimend do t`na vite. Famullija e Shkupit e pat nafak me kenë e para me e pritë ket Zotnii çuemun prei Zotit, per me na rregullue, e kio famullii tui ja diit Zotit per nderë u mundue me e pritë saa maa mirë qi t`muite.

Prei Sarajevet i Shndritshmi Zotnii me tel na baike me diitë diten qi do t`mriite, e at herë, nji ditë përpara t`ardhunit, me pushtlla t`posaçme u dha fiala t`tanve shpii per shpii` si shqyptarve si t`hujve, (t`tan bashkë janë 140 shpii) se me 4 ndanorit kishte për t`ja mrii Argjipeshkvi i rii Emzot Lazer Miedia, e qi t`urdhnoishin me dalë me u pritë n`Stacion t`udhës hekrit. Njimend burrnimi mar duel; graat e fmija ishin mledhë n`oborr t`Kishës”. / Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj

Artikuj të ngjashëm

“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Personazh

“Ndonëse dekoratën e fashizmit e ktheu mbrapsht, duke thënë; ‘kjo s’asht për mue’, Gjergj Fishta pranoi t’emërohej anëtar i Akademisë italiane, sepse…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 13, 2026
“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova
Personazh

“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova

April 12, 2026
“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar
Personazh

“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar

April 11, 2026
“Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë dhe gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty, ai dekoroi Sak Fasllinë për…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Rugovës
Personazh

“Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë dhe gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty, ai dekoroi Sak Fasllinë për…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Rugovës

April 10, 2026
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Personazh

“Kam dyshimin e madh, se në asnjë vend të Bllokut Lindor, regjimi nuk ka patur fatin komod që pati në Shqipërinë komuniste, pasi…”/ Libri i Mërgim Korçës, që u nda nga jeta në SHBA-ës në shkurt 2026

April 9, 2026
“Denigrimi që i bëri atij regjimi komunist vazhdon ende, pasi një shkolle në Korçë që kishte ndërtuar ai, i kanë vënë emrin ‘Sevasti Qirjazi’…”/ Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit
Personazh

“Denigrimi që i bëri atij regjimi komunist vazhdon ende, pasi një shkolle në Korçë që kishte ndërtuar ai, i kanë vënë emrin ‘Sevasti Qirjazi’…”/ Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit

April 8, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme