• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, March 26, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Historia e panjohur e mjekes Margarete Blank, e lindur në Kiev, e cila u ekzekutua nga nazistët në Sheshin ‘Mynih’ të Drezdenit, ditën e fundit të tyre…!

Historia e panjohur e mjekes Margarete Blank, e lindur në Kiev, e cila u ekzekutua nga nazistët në Sheshin ‘Mynih’ të Drezdenit, ditën e fundit të tyre…!
Historia e panjohur e mjekes Margarete Blank, e lindur në Kiev, e cila u ekzekutua nga nazistët në Sheshin ‘Mynih’ të Drezdenit, ditën e fundit të tyre…!
Historia e panjohur e mjekes Margarete Blank, e lindur në Kiev, e cila u ekzekutua nga nazistët në Sheshin ‘Mynih’ të Drezdenit, ditën e fundit të tyre…!
Historia e panjohur e mjekes Margarete Blank, e lindur në Kiev, e cila u ekzekutua nga nazistët në Sheshin ‘Mynih’ të Drezdenit, ditën e fundit të tyre…!
Historia e panjohur e mjekes Margarete Blank, e lindur në Kiev, e cila u ekzekutua nga nazistët në Sheshin ‘Mynih’ të Drezdenit, ditën e fundit të tyre…!
0
Shares
247
VIEWS

Nga Dr. Birgit Sack

Memorie.al/Në mbrëmjen e 8 shkurtit të vitit 1945, në orën gjashtë e dy minuta, mjekja Margarete Blank, u ekzekutua me gijotinë, në oborrin e godinës së Gjykatës së Qarkut, në Sheshin ‘Mynih’ në Dresden. Së bashku me të, njëmbëdhjetë gra dhe burra të tjerë, vdiqën në këtë vend duke u ekzekutuar ditën e fundit të diktaturës nacional-socialiste. Pas kësaj, sulmet me bomba në Dresden e shkatërruan aq shumë gijotinën dhe ndërtesat e Drejtësisë në sheshin e ‘Mynih’-ut, saqë makineria e vrasjes, nuk mundi të vazhdonte më tej. Më shumë se 1.300 njerëz të pafajshëm, kishin rënë viktima të saj, midis periudhës së viteve 1933 – 1945. në Sheshin e ‘Mynih’-ut.

Kush ishte Margarete Blank dhe pse duhej të vdiste?

Rinia dhe trajnimi

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

Margarete Blank lindi më 21 shkurt 1901 në Kiev, i cili atëherë i përkiste Perandorisë Ruse. Ajo ishte vajza e një stomatologu dhe një inxhiniereje. Prindërit e saj ishin me origjinë gjermanë, por nga vendet balltike. Ata ishin pasardhës të emigrantëve gjermanë, që u vendosën në provincat e Detit Baltik të Perandorisë Ruse. Margarete, vëllai e motra e saj më të mëdhenj, morën një edukim protestant të klasës së mesme dhe arritja e përpjekja për përparim, luajti një rol të rëndësishëm në familjen e tyre.

Pasi ndoqi shkollën në Kiev, Margarete Blank, filloi të studionte në kolegjin lokal të grave dhe aty nga fundi i Luftës së Parë Botërore, ajo punoi si përkthyese në një zyrë të administratës së ushtrisë gjermane. Forcat e armatosura gjermane, kishin marshuar në Kiev, nën traktatin e paqes ‘Brest-Litovsk’, të vitit 1918 me Rusinë, me qëllim që të detyronte qeverinë ruse, t’ia dorëzonte Ukrainën, Rajhut Gjerman. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kur trupat gjermane u tërhoqën nga Kievi, të nxitur nga prindërit e tyre, Margarete dhe motra e saj Eleonore, u largua nga atdheu i tyre me trupat gjermane, në dimrin e vitit 1918-1919. Një luftë e re civile kishte shpërthyer tashmë midis ukrainasve, që përpiqeshin për një shtet sovran dhe popullsisë ruse.

Motrat Blank, fillimisht shkuan në Kolberg (Pomerania Lindore) ku ato morën mësime private dhe u diplomuan në shkollën gramatike lokale. Më pas ato u transferuan në Leipzig. Vendimi i tyre për të kaluar në qytetin tregtar të Saksonit, u bë ndoshta shkak për faktin se vëllai i tyre, Herbert, me profesion avokat, ishte vendosur atje si një përkthyes.

Nga ana profesionale, Margarete Blank ndoqi gjurmët e nënës së saj dhe më maj 1921, u regjistrua për të studiuar në Mjekësi, në Universitetin e Lajpcigut, ku vëllai i saj e mbështeti financiarisht. Më 23 korrik të vitit 1923, Margarete kaloi provimin e mesëm mjekësor, me notën e përgjithshme “shkëlqyeshëm”. Pas plotësimit të dhjetë semestrave të studimit, ajo kaloi provimet e saj shtetërore, duke marrë sërish vlerësime të larta. Gjatë vitit të detyrueshëm të praktikës, Margarete, shërbeu në një poliklinikë gjinekologjike në Leipzig. Katër vjet pas provimit të saj të ndërmjetëm, ajo arriti të marrë licencën mjekësore. Më pas ajo kaloi katër muaj, si praktikante mjekësore, në Departamentin për Mjekësinë e Brendshme në Klinikën Universitare në Leipzigut. Tetë muaj të tjerë vijuan në Departamentin e Kirurgjisë dhe më pas Margarete punoi për një vit tjetër, në të njëjtën klinikë, si mjeke praktikante. Për të mbajtur veten dhe motrën e saj që studionte në atë kohë, ajo ndihmoi në zyrat e mjekëve praktikantë, të cilët zbuluan se ajo i zëvendësonte shumë mirë. Një mjek në vitin 1928 shkroi: “Ajo është e aftë, e besueshme dhe e arsimuar mirë, në kirurgji, obstetrikë si dhe mjekësi të brendshme. Ajo ishte pa dyshim shumë e kërkuar nga pacientët”.

Në fund të viteve 1920, mjekja e re filloi të shkruante tezën e saj të doktoraturës, nën mbikëqyrjen e Henry Ernest Sigerist (1891-1957), i cili kishte qenë Drejtues i Institutit për Historinë Mjekësore, në Universitetin e Leipzigut, që nga viti 1925. Më në fund në vitin 1932, Margarete mori titullin e doktoraturës nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Lajpcigut. Në disertacionin e saj, ajo përktheu dhe komentoi një histori mjekësore, e cila ishte regjistruar në shkrime më të gjata shtjelluese, nga mjeku holandez, Herman Boerhaave (1668-1738).

Një mjeke e përkushtuar në komunitet

Gjatë pregatitjes të tezës së doktoraturës, Margarete Blank, punoi për të siguruar jetesën e saj. Ajo tashmë kishte mbledhur përvojën e nevojshme profesionale, e cila ishte parakusht për të filluar punë si një mjek i përgjithshëm. Në vjeshtën e vitit 1928, ajo bleu një tokë jashtë Lajpcigut, ku kishte një shtëpi të vogël prej druri. Nga fundi i janarit 1929, ajo dhe motra e saj, u vendosën në shtëpinë e fshatit, Panitzsch. Në nëntor 1929, këshilli lokal i Panitzsch dha pëlqimin e tyre për vendbanimin e përhershëm të Margarete Blank, si mjekja e parë zyrtare në atë komunitet. Deri në atë kohë, ishte një mjek nga Borsdorfi fqinj, i cili kishte trajtuar kujdesin mjekësor të nxënësve të shkollës, në Panitzsch, i cili kishte dhënë ndihmën e parë, në raste aksidentesh. Për të qenë në gjendje të pajiste zyrën dhe për të siguruar jetesën e saj, Margarete duhej të vazhdonte të punonte si mjeke zëvendësuese, për të tjerët. Rreth kësaj kohe, motra e saj braktisi studimet dhe vazhdoi të punonte si recepsioniste apo shtëpiake, në banesën dhe zyrën e Margarete. Nga fundi i vitit 1929, kjo familje përfshinte gjithashtu dhe orientalistin Dr. Siegfried Behrsing, bashkëshortin e ardhshëm të Eleonore Blank. Edhe ai gjithashtu, ishte një gjerman balltik. Rrethi i të majtëve-intelektualë, u formua dhe nga prania e ruso gjermanëve të tjerë, miq të motrave.

Margarete Blank, nuk kaloi shumë kohë duke u kujdesur për miqësitë dhe lidhjet e saj familjare. Ajo bëri një jetë të izoluar, pas zhvendosjes të Eleonore dhe Siegfried Behrsing në Berlin, në fundin e viteve 1930. Ajo gjithmonë në radhë të parë, vinte punën e saj.

Menjëherë pas fillimit të diktaturës nacional-socialiste, Margarete do të kalonte përvojën e procedurës rigoroze të pushtetarëve të rinj, kundër racës “të ndryshme” nga pikëpamja racore. Një dekret i ri në prill të vitit 1933, kërkoi që të gjithë mjekët e afirmuar, të provonin prejardhja e tyre “ariane”. Në korrik 1933, Shoqata Zyrtare e Mjekëve të Leipzig-ut, anuloi Licencën e Margarete Blank, sepse ajo nuk mundi të paraqiste dokumentet e kërkuara. Vendimi u anulua pas ankesës nga Margarete, që bëri në vjeshtë të të njëjtit vit. Ajo u pranua se nuk mund të sigurojë një “provë ariane”, për shkak të origjinës të familjes së saj, ruso gjermane, dhe se nuk kishte asnjë tregues me prejardhje “jo-ariane”.

Në vitin 1938, mjekja u vu edhe një herë nën vëzhgimin e regjimit. Këtë herë qëndrimi i saj politik, bëri që ajo të dilte para gjyqit. Rasti ishte një ankesë me shkrim nga Margarete Blank, drejtuar përfaqësuesve të saj profesionistë, zyrës rajonale e Leipzig-ut e Shoqatës Zyrtare të Mjekëve të Gjermanisë. Ajo kishte shkruar se: “në rastet e aksidenteve, tentativa për vetëvrasje dhe sëmundjeve të ngjashme që ndodhin në fshat, duhet të thirret një mjek tjetër, që jeton diku tjetër dhe jo unë si mjeke rezidente”. Kjo procedurë nuk ishte e zakonshme. Normalisht, në raste të tilla, do të konsultohej me mjekun rezident. Në fillim ndërhyri Shoqata Zyrtare e Mjekëve, me kryebashkiakun e Panitzsch, në favor të kauzës së drejtë, të ngritur nga Margarete Blank.

Kur kryetari i Bashkisë i shprehu Shoqatës dyshime për besnikërinë e saj ndaj regjimit, Shoqata gjithashtu u distancua nga mjekja. “Ndoshta do të kishte bërë më mirë mos të ngrinte zërin aq shumë, për disa raste të humbura”. Kryebashkiaku kishte raportuar se Margarete Blank, as nuk e përdorte përshëndetjen e Hitlerit dhe as nuk mori pjesë në mbledhjet e partisë. Për më tepër, motra e saj kishte pasur kontakte me Partinë Komuniste në të kaluarën. Kur ndodhi ky incident, nuk pati pasoja të drejtpërdrejta politike për mjeken, që nuk i përkiste as Shoqatës Nacional Sociliste Gjermane të Mjekëve dhe as ndaj NSDAP. Megjithatë, ajo tregonte se besnikëria e demonstruar në mënyrë aktive ndaj regjimit Nacional Socialist, ishte një parakusht që dikush të ishte në gjendje të mbronte interesat e arsyeshëm profesional.

Arrestimi

Më pak se një vit para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më 14 korrik 1944, Departamenti i Policisë së shtetit të Lajpcigut, (Gestapo), arrestoi Margarete Blank, si një “spiune dhe agjente bolshevike”. Arrestimi i cili ishte urdhëruar tashmë, u shty me një ditë, sepse mjekja ishte e nevojshme për trajtimin e pacientëve me difterinë.

Pse u arrestua ajo? Dr. Werner Benne, i cili ishte mobilizuar në frontin lindor në Rusi, si një oficer epror mjekësor, e denoncoi atë në Gestapo, gjatë periudhës së pushimeve të tij në shtëpi. Arsyeja e denoncimit nga kolegu i saj, ishin deklaratat pro-ruse dhe kritike ndaj regjimit, të bëra nga Margarete, të cilat ja kishte thënë gruas së tij Erika dhe ajo e informoi burrin e saj menjëherë në lidhje me to, në një letër drejtuar frontit. Këto deklarata u bënë kur Margarete bëri një vizitë në shtëpi e çiftit, për t’u kujdesur për fëmijët e tyre, të cilët ishin të sëmurë, me kollë të mirë. Sipas dëshmisë së mëvonshme të Margarete Blank në gjykatë, të dyja gratë, po flisnin për origjinën e saj ruse. Erika Benne, i kërkoi asaj më shumë informacion për vendin dhe njerëzit. Do të ishte e pamundur të rindërtohej saktësisht, ajo çfarë tha Margarete Blank. Është e qartë se ajo hapur, shprehu bindjen e saj për rusët, si një popull paqedashës, me vetëdije kombëtare. Sipas Margarete Blank, për të fajësoheshin vetë gjermanët, për bombardimet e qyteteve gjermane. Për më tepër, ajo parashikoi afrimin e fundit të regjimit nazist.

Werner Benne i cili denoncoi Margarete Blank, gjatë kohës që ishte me leje në shtëpi, pranoi dhe miratoi se ajo do të persekutohej për arsye politike. Ky lloj denoncimi i sjelljes së papëlqyeshme nga njerëzit e rrethit të denoncuarve, ishte shumë shpesh, shkaku i parë për hetime. Gjatë diktaturës Nacional Socialiste, kjo ishte shumë e zakonshme dhe nxiti një klimë të përgjithshme mosbesimi.

Shumë informatorë përdorën denoncimin për të larë hesapet e tyre private. Ata vepruan me zili ose hakmarrje. Presioni shoqëror gjithashtu, luajti një rol. Werner Benne, i cili e njihte vetëm pak ose ndoshta aspak, Margarete Blank, me shumë mundësi veproi me bindje politike. Besnikëria ndaj regjimit nazist e motivoi atë, të kryente veprimin e tijë të mbrapshtë. Ndoshta ai u përkiste edhe atyre ndjekësve “besimtarë” të Hitlerit, që nuk donin të pranonin fundin e afërt të regjimit dhe kështu ata vazhdonin të denonconin njerëzit që shprehnin vlerësime kritike ndaj tij, sepse ata vetë nuk e duronin dot këtë “të vërtetë”.

Pasi Werner Benne denoncoi Margarete Blank në Gestapo, udhëheqësi i grupit lokal të NSDAP në Panitzsch, zhvilloi hetime të mëtejshme. Udhëheqësja e Shoqatës lokale të Grave Naziste, Frieda Schnabel, e informoi atë, se në vitet 1940 dhe 1942, mjekja kishte bërë deklaratën miqësore ndaj Anglisë dhe Rusisë. Këto tre gra më vonë u paraqitën para Gjykatës Popullore (Volksgerichtshof) së bashku me Erika Benne, si dëshmitarë të ndjekjes penale, kundër Margarete Blank.

Pas arrestimit, Margarete Blank u transferua nga burgu i Policisë së Leipzig, në burgun e hetuesisë në rrugën ‘Moltke’ të Leipzig-ut. Gjatë kësaj kohe, gjëja e parë që ajo u përpoq të bënte, ishte të siguronte kujdesin mjekësor, për pacientët e saj dhe të organizonte punët e saj personale. Ajo i bëri kërkesë Shoqatës Zyrtare të Mjekëve nga burgu i Leipzig-ut, të lejohej të vazhdonte praktikën e saj mjekësore. Pacientët e saj “në asnjë rast nuk mund të kalonin nën kujdesjen e përhershme, të kolegëve të mbingarkuar nga vendet fqinje”. Edhe pse ajo nuk u ndje “përgjegjëse për pasojat e mos disponueshmërisë së saj”, ajo me dashamirësi u kërkoi atyre “të reduktonin dëmet në popullatë, sa më shumë që të ishte e mundur”. Sidoqoftë, në kundërshtim me lutjen e Margarete Blank, Shoqata nuk e mbrojti lirimin e saj nga burgu, por përkundrazi në vendin e saj, caktoi një mjek tjetër për një kohë të përhershme.

Kërkesa për të mbështetur lirimin e saj nga burgu, tregonin qartë, se ajo nuk e priste një dënim me vdekje. Në tetor të vitit 1944, ajo u transferua nga Leipzig, në burgun e hetimor të Dresdenit, në rrugën ‘Georg Bähr’, pasi gjyqi i saj do të zhvillohej në ndërtesën e gjykatës ngjitur me burgun.

Ndjekja Penale

Instrumentet për ndjekja penale të Margarete Blank, i’u përmbajtën dekretit të jashtëzakonshëm të ligjit penal të kohës së luftës të 17 gushtit 1938. Ai i përkiste veprës penale të “korrupsionit të forcës ushtarake”. Sipas nenit 5 të këtij dekreti, i cili është përdorur për të dënuar Margarete Blank, personat të cilët “u përpoqën publikisht të korruptonin ose të paralizonin vullnetin e popullit gjerman ose popujve aleat, për t’u vetë deklaruar me forcë”, duhej të dënoheshin me vdekje. Formulimet ishin shumë të paqarta dhe ato bënë të mundur klasifikimin e një numri të madh pohimesh si “korruptuese”. Për më tepër, u përdor një interpretim jo i zakonshëm, tepër i gjerë, i termit “publik”. Në akt-akuzë u sugjerua se; “duke marrë parasysh nivelin e saj të arsimimit”, ajo duhet kishte pritur që deklaratat e saj, t’i përcillen personave të tretë, që do të thotë se ajo ishte shprehur “publikisht”.

Më 15 dhjetor 1944, Senati i 6-të i Gjykatës Popullore, i pranishëm në sallën e gjyqit të Gjykatës së Qarkut të Dresdenit, në sheshin e Mynihut, dënoi me vdekje Margarete Blank dhe humbje e përhershme e të drejtave civile për “deklarata shumë korruptuese”, ndaj një “gruaje gjermane, burri i së cilës është në fushën e betejës”. Gjyqtarët e pranuan se Margarete Blank, ishte një “mjeke e njohur dhe e aftë”, e cila “me vetëmohim, ndihmoi popullatën gjatë sulmeve terroriste”. Megjithatë, “Tradhtia e rëndë ndaj popullit gjerman, gjatë luftës së tij më të ashpër”, për fat anuloi “të gjitha meritat e të akuzuarës” dhe kërkoi “përjashtimin e saj nga komuniteti e popullit gjerman”.

Qeveria nacional socialiste, edhe para se të nxirrte dekretin e jashtëzakonshëm të ligjit të kohës së luftës, i dënoi si vepra penale, deklaratat kundër regjimit. Shumë shpejt pas marrjes së pushtetit nga Hitleri, regjimi penalizoi deklaratat “e pavërteta” që pretendohej se dëmtonin Rajhun ose qeverinë, me anë të një të ashtuquajtur “dekret tradhtie” të marsit 1933. Çdokush mund të përfundonte në gjykatë, vetëm se kishte thënë një shaka, ose për përhapje thashethemi.

Me fillimin e luftës, mendimet e shprehura kritike përpiqeshin më shpesh në bazë të dekretit të ri për: “korrupsion i forcës ushtarake”. Në ndryshim nga “tradhtia”, ato shpesh ndëshkoheshin me ekzekutim. Dënimi që ju dha Margarete Blank, për deklaratat kritike të bëra në një bisedë tek për tek, nuk ishte përjashtim. Fjalët e Margarete po dilnin të vërteta pas humbjes në Stalingrad-it në vitin 1943, kur fitorja përfundimtare e luftës për Rajhun Gjerman, ishte bërë gjithnjë e më e pamundur.

Në këtë kohë, lufta e regjimit u përqendrua veçanërisht kundër të ashtuquajturve “disfatistë”. Termi u krijua gjatë Luftës së Parë Botërore në Francë. Ai përshkruan nxitjen sistematike të zhgënjimit, dorëheqjes dhe dyshimeve për fitoren ushtarake në radhët e veta.

Shumica e denoncimeve politike, u ndëshkuan nga autoritetet partiake dhe Gestapo, pa përfshirë gjyqësorin. Vetëm disa nga ankesat i janë përcjellë prokurorit. Pse Margarete Blank përfundoi në gjyq? Dy arsye ishin ndoshta vendimtare. Dihej tashmë për Margarete Blank, se ajo ishte armiqësore ndaj regjimit Nacional Socialist. Kjo u regjistrua në fund të viteve 1930, ku për më tepër, luajti rol pozicioni i saj si mjeke. Si e tillë ajo ishte një nga njerëzit e arsimuar të fshatit, mendimi i të cilës ndikonte te të tjerët.

Përballë vdekjes

Pas marrjes së vendimit të dënimit me vdekje, Margarete Blank u vendos në një nga qelitë e vdekjes, në krahun e grave të burgut të Dresdenit. Ajo e ndau qelinë me luftëtaren e rezistencës çeke, Anna Pollertová (1899-1944) dhe sipas kujtimeve të Eleonore Behrsing, gjatë vizitave, ajo vazhdonte të qante, për fatin e shoqes së saj të qelisë, e cila “u dënua krejtësisht pa faj, sepse ajo kishte vepruar vetëm nga dashuria për atdheun, që patjetër duhej ndihmuar”.

Përballë vdekjes, ishte veçanërisht e dhimbshme për Margarete Blank, që nuk ishte në gjendje ta praktikonte profesionin e saj, që e kishte përmbushur. Në fillim të janarit 1945, ajo i tha ish-recepsionistit të saj: “Kur hyj në dhomën e mjekut këtu (në burg), harrohem për një moment. Do ta kuptoni”.

Pas dënimit, Ministria e Drejtësisë e Rajhut, filloi procedurën e detyrueshme të zbutjes. Lutjet për mëshirë nga Eleonore Behrsing, gjithashtu dhe në emër të pacientëve, dhe nga një fqinj ishin të pa suksesshme. Më 17 janar 1945, Ministri i Drejtësisë i Rajhut urdhëroi “ekzekutimin e dënimit nga autoriteti i Führer-it”.

Në ditën e ekzekutimit të saj, 8 shkurt 1945, Margarete Blank falënderoi vëllain e saj, në një letër lamtumirë për mbështetjen e tij gjatë studimeve. Në këtë mënyrë, ai e kishte “ndihmuar atë të kishte një jetë përmbushëse, vërtet të lumtur”. Ajo i kërkoi falje, sepse ndonjëherë i kishte dhënë përparësi detyrës së saj, ndaj pacientëve të sëmurë, më shumë sesa marrëdhëniet familjare.

Rreth tre javë pas ekzekutimit të saj, Margarete Blank, u varros në varrezat e Shën Gjonit në Dresden. Pas përfundimit të Luftës, eshtrat e saj u transferuan në Leipzig. Ajo gjeti prehjen e saj të fundit në një korije nderi në Varrezat Jugore të Lajpcigut së bashku me “luftëtarët e shquar kundër fashizmit” dhe “antifashistë e funksionarë të merituar të ndërtimit të socializmit në Republikën Demokratike Gjermane”.

Pasojat

Në rrjedhën e ndjekjes penale të krimeve nacional-socialiste pas vitit 1945, në zonën e pushtimit Sovjetik, gjyqi i Margarete Blank, u rishqyrtuar nga prokurori i shtetit. Meqenëse informatori Werner Benne, ishte shpallur i zhdukur, gruaja e tij Erika Benne, dhe ish-drejtuesja e Shoqatës së ‘Grave Naziste’, Frieda Schnabel, duhej të përballeshin me akuzën në Gjykatën e Qarkut të Leipzig, në vitin 1946. Gjyqi përfundoi me një dënim të dy të akuzuarave, si “bashkëpunëtorë në kryerjen e krimit kundër njerëzimit”, me dënime të larta, dhjetë vite burgimi për Erika Benne dhe dymbëdhjetë vjet burgimi, për Frieda Schnabel.

Për ta paraqitur aktin veçanërisht të dënueshëm, të dyja gratë ishin gjithashtu të akuzuara në mënyrë të pafavorshme, bazuar në “personalitetin e mjekut, që ra viktimë e vrasjes gjyqësore… vlerat e larta etike dhe profesionale të të cilit qëndrojnë mbi çdo dyshim”. Erika Benne dhe Frieda Schnabel, bënin pjesë në mesin e rreth 2.500 njerëzve, që ishin dënuar midis viteve 1945 dhe 1964, në zonën pushtuese Sovjetike, sepse ata i kishin shërbyer regjimi nazist, si informatorë.

Regjimi SED, më vonë e stilizoi Margarete Blank, si një “luftëtare të rezistencës antifashiste”, në mënyrë që të mund ta integronte atë në konceptin e tyre të historisë. Gjatë diktaturës Nacional Socialiste, njerëzit u persekutuan politikisht, u dënuan dhe u ekzekutuan, jo vetëm sepse i rezistuan regjimit në mënyrë aktive dhe të organizuar, por sepse shumë njerëz u persekutuan thjesht për bindjet e tyre. Margarete Blank, ishte një prej tyre, një mjeke e arrirë profesionalisht, e cila i’u përkushtua pacientëve të saj, përtej standardeve të zakonshme, duke e vënë veten të fundit. Megjithatë drejt regjimit, ajo ishte e gatshme të shfaqte vetëm një minimum besnikërie formale. Ajo ishte vetëm një anëtare, në Mirëqenien e Popullit Nacional Socialist, por jo e NSDAP ose Shoqatës Nacional Socialiste Gjermane të mjekëve. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 4 Mars 2022

Next Post

“Te shtëpia e Dhora Lekës, diplomati jugosllav Cveto, i tha Mitës; a e kuptoj tani Tuku se kush është Enveri dhe a e njohu atë…”? / Deponimi i Tuk Jakovës, janar ‘58

Artikuj të ngjashëm

“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Personazh

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

March 21, 2023
“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin,  kryeinxhinierin e Naftës
Personazh

“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin, kryeinxhinierin e Naftës

March 21, 2023
Next Post
“Te shtëpia e Dhora Lekës, diplomati jugosllav Cveto, i tha Mitës; a e kuptoj tani Tuku se kush është Enveri dhe a e njohu atë…”? / Deponimi i Tuk Jakovës, janar ‘58

“Te shtëpia e Dhora Lekës, diplomati jugosllav Cveto, i tha Mitës; a e kuptoj tani Tuku se kush është Enveri dhe a e njohu atë…”? / Deponimi i Tuk Jakovës, janar ‘58

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!