• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, June 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
“Ndërsa ai po i shikonte me trishtim partizanet me barkun e fryrë, njëra prej tyre i tha: xhaxha, ne s’kemi shkuar në mal vetëm për luftë, por…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit
“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!
“Sipas Dr. Teodor Kareco, ish-funksionar i Partisë Punës, por studiues objektiv i Luftës, numri i dëshmorëve partizanë e nacionalistë, është 3442 vetë…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për librin e Dr. Uran Butka

Nga FRITZ RADOVANI

Memorie.al / Nga viti 1949, zj. Frida Sadedini, vazhdoi me kenë e burgosun…! E internueme…! Prap e burgosun, e torturueme dhe gjithnjë e dënueme po, por edhe e diskriminueme për ma shumë se 45 vjet, mbasi Frida Sadedini vazhdoi me kenë e dëbueme edhe mbas vjetit 1992. Mart’ha, ama e Fridës, ishte mbesa e Preng Pashës, kështu që lidhej me Markagjonët dhe Fisin Pervizi. Edhe kjo lidhje ishte shkak burgosje dhe internimi i Frida Sadedinit. Ajo ishte një simbol i qëndrueshmërisë së pathyeshme ndër hetuesitë sllavo-komunistë të shtetit terrorist të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, dhe organeve të tyne të diktaturës. Këtë ajo e tregoi edhe në Prill të vjetit 1968, kur Frida e shoqnueme me polici, u pat sjellë edhe në Shkodër, kur po zhvillohej në Kishën e Motrave Stigmatine gjyqi i montuem nga Sigurimi për Klerikët Katolik të Tiranës ku, Frida mohoi të gjitha akuzat e shpifjet… N’ emër të popullit…!

Ishte hera e parë që njoha një shqiptare të maleve heroike të Mirditës! Ndoshta edhe një film për te, sot asht i pabesueshëm nga Rinia Shqiptare! Në vitin 1992 e njoha zj. Frida Sadedini në Shkodër, në Shtëpinë e Markagjonëve ku, më 2004 ka mbyllë edhe sytë bashkë me rrugën e pafund të një kalvari të pashoq! Jo heshtje, Shqiptarë! Figurat e nanave dhe motrave shqiptare që vuejtën dhe u diskriminuen si pak gra e vajza të vendeve komuniste, në Shqipninë e Donika Kastriotit…! Nuk duhet t’i mbulojmë me pluhun turpi…! Ato ishin e mbeten heroina të nderueme të popullit shqiptar! Dosja e secilës prej tyne, asht një libër antikomunist në vete!

                                                       PROCES – VERBAL

Gjithashtu mund të lexoni

“Deri në 1938-ën në Shqipëri kishte 404 makina personale, 124 autobuzë dhe 442 kamionë, atë vit kishin hyrë në vend 205 automjete, 64 vetura…”/ Kur specialistët e “FIAT”- eksploruan Shqipërinë në 1938-ën

“Si shembull i përkryer i Realizmit Socialist të viteve 1930, në pikturë, merret tabloja e Juri Pimenovit ‘Moska e re’, ku autori pikturon kryeqytetin sovjetik me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Sot me 17 Maji 1949 merret në pyetje e pandehura Frida Sadedini, e cila deklaron: Quhem Frida Sadedini e bija e Ahmetit, gjallë (ndodhet në burg) dhe e Martha Dodës në burg e dënueme me dhjetë vjet, jam e datëlindjes 1914, lindur në Shkodër, banuese qysh nga 1922 në Tiranë, e pamartueme, e padënueme, me arsim të mesem (5 klasë gjimnaz).

Ma përpara nuk jam marrë me ndonji punë, vetëm tani 2 vitet e fundit kam shërbye si shërbëtore pranë konsullit Francës Giz, dhe tani së fundi pranë Domeng. Baba ka ushtruar profesionin doktor, nana nuk ka pas ushtrue ndonji profesion, shtresë e lartë. Tri vjetët e para të shkollës fillore i kam ba në shtëpi, ku më jepte mësim nji mësuese gjermane privatisht, e cila quhej Ana, që mbiemni i saj nuk më kujtohet. Në vjetin 1924, kam shkue në shkollë në Itali (Bari), ku kam ndejë në kolegjë nji vjet, me bursen e prindërve të mi.

Mbas nji vjeti d.m.th. në vjetin 1925, kam emigrue në Itali me babën e me nanën pse ishin “opozitë” dhe ndiqeshin nga Zogu dhe në këtë kohë unë dal nga kolegja dhe vazhdova studimet jashtë, gjithnji në Bari në shkollën Regjina – Elena. Në vitin 1926 largohem me nanën nga Bari për në Romë, ku unë vazhdova mësimet në kolegjë, internat murgeshash, e cila quhej Dorote. Nga Bari u larguem, mbasi midis nanës dhe babës kishte dizarmoni, kështu që nana dhe unë u larguem tue lanë babën në Bari.

Mbas ardhjes në Romë nana bani demarsh dhe aty nga vitet 1937 – 1938, kthehet në Shqipni, tue më lanë mue në Itali (Romë). Aty nga viti 1927 ose 1928, jam kthye nga Italia për vakanca, pastaj jam kthye përsëri në Itali, ku kam vazhdue mësimet në kolegjë deri në vitin 1929, në këtë kohë kam ardhë për vakanca në Shqipni, ku sëmuhem (paratifo) etj. dhe si mbas këshillave të doktorëve që thojshin për mue se duhet ndrrue klima (të largohem nga Italia), nana vendosë dhe më largon nga Italia në vitin 1929 dhe më dërgon me vazhdue mësimet në Vjenë (Austri).

Në Itali pata vazhdue mësimet deri në të dytën gjimnaz. Në Vjenë hyna në kolegj që quhej Dame – Disian, në këtë shkollë përdorej edhe gjuha frëngjisht, mbasi aty kishte murgesha franceze dhe për mue kjo ishte nji lehtësi, mbasi unë e dijshe frëngjishten. Më duket se gjatë shkollës që unë vazhdojshe shkollën në Vjenë, nana merrte bursë për mue. Vjetin e parë kam mësue gjuhën. Kam qendrue në Vjenë në shkollë deri në vjetin 1934, në këtë kohë kthehem në Shqipëri për gjithnji dhe nuk kam vazhdue ma asnji shkollë. Në shkollë kishe dëshirë dhe kam mësue ma tepër letraturë – gjuhë.

Si gjuhë të huaja flas dhe shkruaj mirë italishten e gjermanishten. Di gjithashtu të flas mirë dhe të shkruaj (me gabime) frëngjisht. Frëngjishten e kam mësue në familje, mbasi baba e nana flitshin në shtëpi gjithnji frëngjisht, mbasi baba nuk e dinte shqipen. Nga vjeti 1934 që u ktheva nga Austria, kam qendrue vazhdimisht me banim në Tiranë. Përafërsisht nga viti 1937, kam shkue në Austri për qejf tek shoqet e mija të shkollës, ku kam qendrue afër nji muej.

Në Itali kam shkuar dy herë, herën e parë aty nga vjeti 1938, shkova me marrë nanen e cila ishte sëmurë dhe herën e dytë, në vjetin 1939, se italianët na kishin në sy të keq me qellim që të largohemi nga Shqipëria. Kemi qendrue në Romë nga muej Mars deri në Korrik 1939 dhe jemi kthyer përsëri në Shqipëri. Në vjetin 1942 kemi dashtë të shkojmë edhe njiherë në Itali, mbasi ishte nana e sëmurë, por u penguem nga policia italiane.

Sa sipër janë të vërteta dhe i firmoj.

E Pandehura:                                             Hetuesi:

Frida Sadedini                                 Toger Esat Mani

18 Maji 1949; Hetimet vazhdojnë…deri në muejn Korrik 1950…15 muej Hetuesi

Frida SADEDINI deklaron:

Gjatë luftës nuk kam ba pjesë n’asnji Parti as organizatë politike. Këtu në Tiranë rrethi jem shoqnor dhe që unë kam shoqni ose miqësi me ta janë: Familja Fuat Toptanit, Tirana me të bijën Dylfiqare, mesa Sanije…! Me të bijat e Pjeter Bumçit: Çilen, Albina e Elda…! Me Bibika Vilen në Romë…! Me familjen e Gjon Bonattit, të bijën Xita, të bijtë Nikollen dhe Alfredin…! Me Agostin Bonattin dhe gruen Gjyljana…!

Me Ganimet Toptanin (e arrestueme)… Semiha e Hyqmete Toptanin. Zef Guraziun…! Me Luçije e Angjela që banin flokët ondulacion…! Nuk ua dij mbiemrin…! Luçia asht në burg. Llesh Ndojin nga Mirdita me djalin Gegen…! Vinte tek na Skender Shkupi…! Njoh në Shkoder Sander, Patrik e Tonin Saraçin…! Ida Melgushin…! Aurel e Alfred Ashikun…! Këta i njoh qysh fëmijë…!

Luçije dhe Ana Kola që vinin nga Shkodra. Kam në burg kushrij Dod Bardhokun dhe Luigjin…! Kam njohë disa nga anëtarët e misionit anglez në Tiranë … Jacobs shefin e misionit amerikan…! Majorin e misionit Francez Visdorf…! Mbasi iku misioni erdhi Legata franceze…! Pico dhe Henri Giz. Këto i njoh që në Shkodër në vitin 1921…! Aty kam njoh edhe daktilografisten Shufie, Chartie që ka ardhë tashti në 1949… kur unë ishe shërbtore në Ambasadë.

Aty nga Giz mësova për arrestimin e Riza Danit dhe Dan Hasanit në Shkoder…! Kam njoh edhe Pader Gjadrin, Pader Mëshkallen dhe Guljelm Luken…! Nga Preng Previzi ka ardhë një kartolinë, ku kuptohej se asht në Greqi. Kam njoh edhe Rrok Obotin…! Po me këta njerëz nuk kam pasë asnjë lidhje…!

***

Ministria e P. Brendshme

Drejtoria e Sigurimit Shtetit

Dega e VII- të

Tiranë, 17 Qershor 1949

Mbas një shkrese nga kapiten Skënder Vinçani… përpilohet:

AKT – AKUZA:

Me 3 Janar 1950 i ka sjellë kësaj Gjykatë Proces Verbalet e mbajtura nga ana e Sigurimit të Shtetit kundër: Agostin Bonattit… Frida Sadedinit…. etj… Tiranë 6 Janar 1950…

Gjyqi u formue prej: Kap. I-rë Mustafa Iljazi Kryetar; Kap. I-rë Shaban Hoxha Antar, Aspirant Hilmi Haxhija Antar; Ndihmes Prokuror Ushtarak Kap. II-të Hilmi Telegrafi, sekretar marshall Et-hem Guda…

Gjyqi u caktue me 7 Janar 1950. Mbasi u sollën të burgosurit nga burgu, u caktuan avokatet e mbrojtjes kapitenët Gaqo Stefa dhe Vangjel Gjomeka…

U muar në pyetje F. Sadedini:

Unë nuk di gja për pushtetin, mirë kam rrojtur përpara dhe mirë po rroj tashti…! Konsullit dhe të tjerëve u kam bërë nga nji çaj…! Nuk më kujtohet që të kemi bisedue gja për Preng Pervizin, letrat i kanë ardhur konsullit, jo mue. Francezët me mue nuk kanë bisedue kurr për shqiptarë…!

Ajo nuk pranon asnjë akuzë politike dhe se asht qenë në shërbim të spiunazhit francez…!

VENDIM:

             “N’ EMEN TË POPULLIT”

Gjykata Ushtarake e Tiranës e formuar prej:

Kapiten I-rë – Mustafa Iljazi, Kryetar, Kapiten I-rë – Shaban Rexha, Anëtar; N/Toger Veli Lilaj, Anëtar. Nd. Prokurori i Ushtrisë Popullore Kap I-rë – Hilmi Telegrafi dhe sekretar Reshter Nestan Ceka, sot me datën 6 Korrik 1950 dha këtë

Vendim: Në padinë penale të regjistruar nr. 117 Radhorit Themeltar të vitit 1950…:

  1. Agostin Bonati, 2. Skender Konica, 3. Skender Shkupi, 4. Frida Sadedini, 5. Adem Pilku, 6. Guljelm Rasku, 7. Simon Rasku, 8. Gjon Çefa, 9. Pader Paskal Gjadri, 10. Luçia Kola, 11. Gjysh Shkreli, 12 Elena Beçi, 13. Isuf Vrioni, 14. Kosta Meksi, 15. Rakip Strazimiri, 16. Lush Pogu, 17. Agop Kahanexhian, të arrestuar në vjetin 1949…!

Në përfundim të gjykimit me dyer të mbyllura, asistuan Kap. I-rë Vangjel Gjomeka dhe Kap. II-të Gaqo Stefo (Avokatë të Ministrisë së Brendshme)… Prokurori Kap. II-të Hilmi Telegrafi, kërkon:

…Per të pandehurën Frida Sadedini, 20 vjet privim lirie e punë të detyruar. Humbjen e të drejtave civile për 5 vjet. E pandehura Frida nuk ka ba rekurs fare dhe nuk ka paraqitë asnjë kërkesë. Në fjalën e fundit e pandehura Frida Sadedini tha: Nuk kam qenë agjente në Legaten franceze. Kërkoj mëshirë.

Tiranë, 23 Qershor 1950

Si mbas nenit 3 dhe nr. 10 të ligjit 372, datë 12/12/1946 i dekllaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit. Me anën e këtyre agjentave misionet e huaja kanë mundur të mësojnë të gjitha sekretet e shtetit shqiptar…!

***

Republika Popullore e Shqipërisë

Gjykata e Lartë Ushtarake

Nr. 233 Regj. Themel.

Nr. 161 i Vendimit. Data 29 Korrik 1950.

Gjykata e Lartë Ushtarake e formuar në Këshillë prej:

Kapiten I – Vangjel Kocanit Kryetar;

Kapiten I – Nonda Papuli Antar; Kapiten II – Hidaji Lagji Antar;

Duke qenë t’asistuar Sekretar Reshter Kasem Murataj, dhe Nd. Prokurori Kapiten I – Hilmi Telegrafi, me datën 29 Korrik 1950, shpallë këtë Vendim:

Frida SADEDINI, dënohet me 15 vjet privim lirie e punë të detyruar. Per 5 vjet humbjen e të drejtave civile elektorale. Konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme për të gjithë të dënuarit.

U shpall me 8 Korrik 1950.

(Vetëm firmat)

Gjykata shënon: Së bashku me të dënuarit e sipërm edhe e dënuara Frida Sadedini, bij e Ahmetit e Martha Dodës, …Arrestuar me 17 Maji 1949, porse kjo nuk ka paraqitur rekurs ankimi. Vendimi i Gjykatës së faktit nuk paraqet ndonji të metë ligjore, prandaj

Vendosi:

Ky vendim është i formës së prerë

Tiranë 29 Korrik 1950

(Vetëm firmat)

Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake: Pasi dëgjoi referatin e Kap. I-rë Vangjel Kocanit, dhe pasi bisedoi gjerësisht çështjen, ligjëroi vendimin e Gjykatës Ushtarake Tiranë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Informatorja, e cila mendohet të ishte shqiptare, paraqet Faik Konicën si ‘të paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi...”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së 

Next Post

Kalendari 19 Prill 2026

Artikuj të ngjashëm

“Deri në 1938-ën në Shqipëri kishte 404 makina personale, 124 autobuzë dhe 442 kamionë, atë vit kishin hyrë në vend 205 automjete, 64 vetura…”/ Kur specialistët e “FIAT”- eksploruan Shqipërinë në 1938-ën
Dossier

“Deri në 1938-ën në Shqipëri kishte 404 makina personale, 124 autobuzë dhe 442 kamionë, atë vit kishin hyrë në vend 205 automjete, 64 vetura…”/ Kur specialistët e “FIAT”- eksploruan Shqipërinë në 1938-ën

June 2, 2026
“Si shembull i përkryer i Realizmit Socialist të viteve 1930, në pikturë, merret tabloja e Juri Pimenovit ‘Moska e re’, ku autori pikturon kryeqytetin sovjetik me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Si shembull i përkryer i Realizmit Socialist të viteve 1930, në pikturë, merret tabloja e Juri Pimenovit ‘Moska e re’, ku autori pikturon kryeqytetin sovjetik me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

June 2, 2026
“Pas ardhjes së nazistëve në pushtet, Von Graevenitzi realizoi bustin e Hitlerit në bronz dhe në vitin 1935 ai mori pjesë në Kongresin e Partisë Naziste, i ulur pranë Hitlerit…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Pas ardhjes së nazistëve në pushtet, Von Graevenitzi realizoi bustin e Hitlerit në bronz dhe në vitin 1935 ai mori pjesë në Kongresin e Partisë Naziste, i ulur pranë Hitlerit…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

June 1, 2026
“Krerët e ‘Bashkimit Demokrat’ me në krye Gjergj Kokoshin, u zhgënjyen nga mosndërhyrja e aleatëve te Enver Hoxha, për shtyrjen e zgjedhjeve, e për këtë, në 1972-in, Musine Kokalari…|/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Historianët komunistë, edhe pse nuk i pret më arrestimi e tortura, siç bënte dje pushteti i tyre, vazhdojnë t’a mbajnë të shtrembëruar historinë si dikur, sepse…” / Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

June 2, 2026
“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

June 2, 2026
“Ndonëse Serbia na i mori 20.000 km / katror, Enver Hoxha, i nisur thjeshtë nga egoizmi i tij i skajshëm, jo që ai fakt nuk ia lëkundi drejtimin, por…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës
Dossier

“Ndonëse Serbia na i mori 20.000 km / katror, Enver Hoxha, i nisur thjeshtë nga egoizmi i tij i skajshëm, jo që ai fakt nuk ia lëkundi drejtimin, por…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

June 2, 2026
Next Post
Kalendari 01 Prill 2026

Kalendari 19 Prill 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme