• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, July 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Gjirokastra duhet ta vlerësojë dhe nderojë Mërkur Babameton, duke i dhënë vendin që i takon në historinë e atij qyteti, për kontributin e tij dhe familjes Babameto

“Të dënuarit ordinerë, na anatemonin ne politikanëve: ngordhshi në litar, armiq të poshtër, që donit me përmbys Partinë dhe shokun Enver! Vërtet kemi bërë faje, por s’kemi..”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit

Memorie.al / Në pesë-vjetorin e largimit nga kjo jetë të Mërkur Rasim Babametos, bashkëshortja e saj,  Zyhra Babameto Musta, ka dëshirë dhe kërkon që qyteti i tij i lindjes, Gjirokastra, nga ku dhe nisi kalvari gjysëm shekullor i persekutimit  komunist, të rikthejë  në piedestalin e dinjitetit dhe nderimit, një nga familjet më patriotike dhe antikomuniste të Shqipërisë.  Familja Babameto, ku veçanërisht Rasim dhe djali i tij Mërkur Babameto, meritojnë të dekorohen me medaljen; “Nderi i qytetit të Gjirokastrës”, për nga vetë kontributet historike që kanë dhënë. Rasim Babameto, për themelimin e institucioneve të shtetit, dhe bashkë me të, Mërkuri, për  mbrojtjen e vlerat patriotike dhe demokracisë -thotë bashkëshortja e tij  znj. Zyhra Babameto.

Mërkur Babameto lindi më 21 gusht të vitit 1930, në qytetin e gurtë të Gjirokastrës dhe më pas në përfundim të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, ai u vendos familjarisht në Tiranë.

Për shkak të përkatësisë së familjes së tij antikomuniste, forcat partizanët sapo hynë në Gjirokastër, i kërcënuan me jetë dhe  dëmtuan rëndë kullën historike të familjes. Kulla Babameto, arkitekturë tipike të sarajeve, paradoksalisht, ende dhe sot nuk është marrë në përdorim nga trashëgimtarët e familjes!

I at ii Mërkurit, Rasim Babameto, ka qenë deputet i Parlamentit shqiptar që në fillimet e tij në vitet ’20-të të shekullit të kaluar, anëtar i Kongresit të Lushnjës, firmëtar i shpalljes së Republikës, kryeprokuror dhe kryebashkiak në Pejë të Kosovës, kur ato troje shqiptare, ishin nën juridiksionin dhe kufijtë politikë të atdheut amë, apo siç njihet ndryshe, Shqipëria Etnike.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi e detyruan të zhvishej, e varën për këmbësh, me kokëposhtë, së bashku me një prift katolik, i cili kishte vdekur nga torturat.…”/ Historia e panjohur e Qazim Dervishit, gjyqtari i parë ndërkombëtar i futbollit

“Nga familja Toptani, Mulleti, Këlliçi e Bakiu, te Deliallisi, Basha, Kaceli, Tufina, Nallbani, etj., të cilat…”/ Historia e trishtë e grave dhe vajzave aristokrate tiranase, që u persekutuan nga regjimi komunist!

Me marrjen e pushtetit nga forcat komuniste të Enver Hoxhës në vitin 1944, Rasimi dhe dy djemtë, Isak dhe Pëllumb  Babameto, u arratisën nga Shqipëria dhe u vendosën në SHBA-ës.

Për Mërkurin dy motrat, dhe e ëma e sëmurë, nisi kalvari shumë vjeçar i terrorit të diktaturës komuniste nëpër burgje dhe kampe internime, konfiskim pasurie, izolim dhe një mjerim i thellë ekonomik. Për ironi të fatit, gjyshja e Mërkurit, ishte motra e gjyshes së diktatorit komunist Enver Hoxha, por ai (Enveri), kurrë nuk i mori në konsideratë këto lidhje gjaku, përkundrazi, i sulmoi dhe i goditi pa mëshirë ata!

Mërkuri u arrestua në vitin 1967, dhe më 23 janar të po atij viti, Gjykata e Tiranës, e dënoi me 8 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë, me akuzën; “agjitacion dhe propaganda”.

Teksa vuante dënimin në kampin e Spaçit, (Reparti i Riedukimit 303), ai u ri-arrestua pas revoltës së ndodhur aty më 21-23 maj të vitit 1973, revolt e cila siç dihet tashmë, u shtyp më dhunë dhe me forcën e armëve, pasi tronditi nga themelet udhëheqjen e lartë komuniste të Tiranë, me në krye Enver Hoxhën.

Ndër dhjetëra e dhjetëra të dënuarit, ishte dhe Mërkuri, madje një nga protagonistët kryesorë të saj, i cili si rezultat, vuajti vite të gjata burgu dhe në Burrel, si dhe dhe kreu dënime me punë të rëndë në Vlorë.

Gjatë burgosjes dhe revoltës së Spaçit, Mërkur Babameto ka dëshmuar se atij dhe pjesëmarrësve të tjerë në atë revoltë, u janë kryer tortura të shumta nga më çnjerëzoret, nga ana e eksponentëve të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sigurimit të Shtetit.

Pas lirimit nga burgu në vitin 1981, Mërkuri u internua për një periudhë tetëvjeçare, bashkë me të shoqen, Zyrha Mustën, në fshatin e largët Përcëllesh të Tiranës.

Mërkur Babameto ka qenë një zë aktiv në kauzën e dekomunistizmit të shoqërisë dhe shtetit shqiptar, përmes pjesëmarrjes në forume, aktivitetet të ndryshme, në media, si dhe në mbrojtje të parimeve demokratike dhe Shqipërisë evropiane.

Gjatë emigrimit mbi 20 vjeçar në Itali, menjëherë pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ai u bë një zë protagonist në   nismat e të persekutuarve në Diasporë dhe të shoqatave të ish-burgosurve dhe burgosurve politikë, për zhvillimin e kujtesës historike dhe dënimeve të krimeve të komunizmit.

Në këtë pak radhë të këtij shkrimi në këtë përvjetor jubilar të ndarjes së tij nga jeta, gjejmë rastin t’u bëjmë thirrje organeve përkatëse të pushtetit lokal të Gjirokastrës, që t’i japin Mërkur Babametos dhe familjes Babameto, vendin që i takon në historinë e atij qyteti dhe më gjerë. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion...”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh

Next Post

“Pas ndërprerjes të studimeve në universitetin me famë botërore të Moskës, kur prisja të korrja frytin e punës, më syrgjynosën në Ardenicë në kasollen e...”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

Artikuj të ngjashëm

“Pasi e detyruan të zhvishej, e varën për këmbësh, me kokëposhtë, së bashku me një prift katolik, i cili kishte vdekur nga torturat.…”/ Historia e panjohur e Qazim Dervishit, gjyqtari i parë ndërkombëtar i futbollit
Personazh

July 2, 2025
“Nga familja Toptani, Mulleti, Këlliçi e Bakiu, te Deliallisi, Basha, Kaceli, Tufina, Nallbani, etj., të cilat…”/ Historia e trishtë e grave dhe vajzave aristokrate tiranase, që u persekutuan nga regjimi komunist!
Personazh

“Nga familja Toptani, Mulleti, Këlliçi e Bakiu, te Deliallisi, Basha, Kaceli, Tufina, Nallbani, etj., të cilat…”/ Historia e trishtë e grave dhe vajzave aristokrate tiranase, që u persekutuan nga regjimi komunist!

July 1, 2025
“Ky është një krim i vogël, në raport me ato në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje ndaj grave që…”/ Kur Kadare denonconte barbarizmin e regjimit komunist, ndaj grave të huaja

June 28, 2025
“Kur e pyeti shërbëtorin e ambasadës britanike, Qazim Kukeli, se ç’mund të bënte për të, ai i tha; asgjë, vetëm fol mirë për Shqipërinë…”! / Historia e rrallë Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve

June 24, 2025
“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

June 17, 2025
“S’na intereson, sa ka shkruar Lenini, por çka bërë ai për Shqipërinë dhe…”/ Historia e panjohur e deputetit rebel, pjesëmarrës në Revolucionin e Tetorit, që anatemohej si aventurier, se s’martohej dhe Enveri e dënoi me vdekje
Personazh

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për…”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

June 14, 2025
Next Post
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë

“Pas ndërprerjes të studimeve në universitetin me famë botërore të Moskës, kur prisja të korrja frytin e punës, më syrgjynosën në Ardenicë në kasollen e...”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme